Kulturë
Gjon Neçaj: Malisheva
E enjte, 16.06.2011, 07:32 PM
Gjon NEÇAJ
MALISHEVA
Ne metastazat kanceroze te hordhive pushtuese,
Ky emer zemadh kancelarive shoviniste qarkullonte mote e mote;
Ndaj me dhembe hekurin e shqyenin bijte malishevas,
Duke sfiduar kasnecet e stervitur te Beogradit,
Ne prehistorine e golgotes se udheve te kesaj bote…
Kur themi Kosove,kemi thene Malisheve,
Rritur mbi bozhure breza trimash me plisa sinonim bjeshkesh,
Ne rrugetimin qindravjecar te brezave te nje race,
Me votren e ndezur dhe britmat e femijeve ne kullat e shpuara
nga plumbat e hordhive…
E historia qortonte bijte e Loke Madhes,
Per te rrokur armet ndaj armikut te perjetshem,
E lirine kerkonin udheve te historise,
Per te fituar nje dite ate qe kerkonin prej moti,
E lulkuqet luluan gjak te njome Labinoti…
Kosova therriste ne shtate e shtatedhjete,
Malisheva trime armet mbante ngjeshe…
Kur themi Kosove,kemi thene Malisheve,
Me pushket n’frengjia e gjerdanin ngjeshe,
Luftuan moteve me pushke e pene,
Duke ruajtur nderin e Lokes Nene…
Kosoves i dhane lirine,
Malisheves ia rriten lavdine,
Ndaj cdo pervjetor nderohen mot mbas moti,
Deshmoret e lirise ,nipa Kastrioti.
Ne rilindjen e pervjetoreve te fitores,
Zerin e ngre deri ne kupe te qiellit,
Askujt s’ja leshojme hisen e diellit…