E hene, 29.04.2024, 07:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Faik Krasniqi

E diele, 19.06.2011, 06:57 PM


Faik Krasniqi

 

 

DY SY

 

Dy sy të vegjël

ngadalë mbyllen,

një buzëqeshje

e ëmbël

vjedhurazi shikon

dhe niset në kërkim

të ëndërrës së saj

 

 

DO TË PUTHË

 

Do të puthë në buzë,

do të puthi ëmbël

që gjatë të më kujtosh

nëse ndonjëherë largohesh

përsëri të më kërkosh

 

 

Poeti

 

Kur isha fare i vogël lexoja shumë poezi

më pëlqenin vargjet e bukura të poetëve

të thurrura me mjeshtri

Kur fillova edhe vetë të shkruaja

e kuptova që diçka që kishe në zemër

dhe dashurinë ndaj një femre

mund t'ja shprehje në poezi

me ndjenjë dhe me zemër

Dhe që poeti me disa vargje

mund ta japë kuptimin

sikur një shkrimtar të shkruajë një Roman

 

 

ZEMRA TY TË DONË

 

Pa ty nuk mund të rri dot

pa ty jeta më bëhet hi

pa ty varri varri nuk më pranon

se zemra ime vetëm ty të donë

 

 

DASHURIA

 

Dashuria është një shpirt

me dy trupa, të bën të vuash

të qeshesh,të gëzohesh,të lotosh

por ngelet e vetmja pasuri që kemi

deri në frymëmarrjen e fundit

 

 

VITET IKIN

 

Vitet ikin po i merrë era

por pas kujtimeve mbahu fort

peshojnë të ëmblat

ëndërra kujtimesh

një jetë e tërë

si shlyen dot

 

 

FJALËT E TUA

 

Fjalët e tua ,vezullojnë si një

dritë çiri ,pranë dritares

dhe i shpallin luftën

vetmisë dhe errësirës sime



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora