E hene, 29.04.2024, 09:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Halit Bogaj

E shtune, 18.06.2011, 07:58 PM


Halit Bogaj

 

 

AMERIKËS

Me rastin e 12 vjetorit të çlirimit

 

T’ falemnderit Amerikë

Për Kosovën Republikë

T’ falemnderit Bil Klinton

Që nga lind e perëndon

T’falemnderit o Titan

Ti që erdhe në Ballkan

Ti që erdhe në Ballkan

Dhe e mposhte një tiran

T’falemnderit Amerikë

Që na hoqe tmerr e frikë

T’falemnderit për çdo ditë

Që na solle diell e dritë

Edhe jeta ishte Ferr

Edhe dita ishte terr

Gjithëçka ishte si stuhi

Mbushur plot me egërsi

Se armiku ynë qyqar

Dinte vetëm për të vrarë

Gjithashtu Zonja Ollbrajt

E fuqishme fort u mbajt

Vesli Klarku gjeneral

Na i bënte zemrat mal

E godiste keq Serbinë

Përgatiste pavarësinë

Xho Bajdeni fort kërkonte

Në Serbi trupat t’i çonte

E përkrahte Toni  Bleri

Si shqiponja si skifteri

Robert Doli angazhohej

Që Serbia të largohej

Ben Gilmeni si gjithmonë

E vajtonte fatin tonë

Tom Lantoshi një burrë trim

Fliste ai me shumë kushtrim

Elioti me të tjerë

Ngriste zërin si përherë

 

 

KOSOVA

 

Kur e shihja vendin tim

Kah jetonte në mjerim

Kah sulmohej nga Serbia

Kah përpiqej për shpëtim

Bota mbarë e shikonte

Por armiku prapë vepronte

Kur e shihnim këtë rini

Tek luftonte për liri

Ne na vinte prapë fuqia

Që na jepte Perëndia

Dridhej toka nga barbarët

Që rrethonin çlirimtarët

Me armatë e polici

Anembanë bënin kërdi

I lejonte historia

I përkrahte Nënë Rusia

Por një ditë u ndëshkuan

Duke ikur ata shkuan

Beogradi bombardohej

Shumadia po ndëshkohej

Kurse sot Kosova jonë

E pavarur po jeton

Por medet ca qyqarë

Kanë harruar çka ka ngjarë

Për një ulëse deputet

Vrasin presin për pushtet

Shkelin gjakun dhe lirinë

Rrezikojnë ardhmërinë

Lusim Zotin Amerikën

Të na heqin sërish frikën

Qeni i keq dhe çdo horr

Ta bjen ujkun në oborr

Kur i shoh se çka flasin

Llomotisin dhe bërtasin

I them shoqes mori grue

Nuk po mundem me durue

 

 

BARDHYL AJETIT

 

Kaluan vite dhe stuhira

Erdhën ditët më të mira

Por një  trim na e vranë

Të përlotur ne na lane

 

Kriminelët pa mëshirë

Që janë fsheur n’errësirë

Do të japin llogari

Që e vranë atë të ri

 

Që e vranë atë djalë hasreti

Me atë zemër sikur deti

Me atë emër lapidar

Fort i rrallë ndër shqiptarë

 

Do të dalin ata struca

Që janë futur në biruca

Që kanë mbetur të mallëkuar

Në çdo vend  ku janë strehuar

 

Do të dalin atdhetarë

Hakun tënd për ta marrë

Për të sjellur drejtësi

Në këtë vend në Dardani

 

 

IDRIZ SEFERI

 

Me rastin e 100 vjetorit  të Betejës së Kaçanikut dhe bgritjes së lapidarit

 

Gjeneral Idriz Seferi

Na tregonte ç’ishte nderi

Ç’ishte nderi krenaria

Ç’ishte vendi shqiptaria

 

Nëpër luftra dhe beteja

Me shpejtësi si rrufeja

Çante udhën anembanë

Me atë pushkë e jatagan

 

I tillë ishte gjenerali

Si ariu që del nga mali

Si kuçedër si stuhi

Ai luftonte për liri

 

Ai luftonte n’Kaçanik

Si hero e trim kreshnik

Zinte gryka edhe prita

Me djelmoshat si petrita

 

Për këtë trevë e për vatan

Ai u hodh si uragan

Si një burrë i madh shqiptar

Meritoi  shumë lapidarë

 

 

MASAKRIMI

 

Bota ndiente neveri

Për atë ditë e atë çmendi

Çdo korrik kur afrohet

Srebrenica përkujtohet

 

Gjenerali maniak

E mbuloi tokën me gjak

Vriste pleq e të rinj

Vriste burra sikur minj

 

Në dylbi ai shikonte

Perëndimin provokonte

Ishte çartur ai barbar

Kishte thirrë gazetarë

 

Kinse  jepte ca dhurata

Karamele çokollata

Por një ditë edhi drejtësia

E arritur nga fuqia

 

Bombardohej maniaku

Dalngadalë po merrej haku

Dhe dënohej ai monstrum

Që e bënte atë zullum

 

Sot e shohim të  dorëzuar

Nga gjykata i kërkuar

Ishte bërë si i mjerë

Ishte tharë e ishte terë



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora