E hene, 29.04.2024, 05:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi nga Neki Lulaj

E marte, 31.05.2011, 07:56 PM


Neki Lulaj

 

 

ERDHA  LOKE

 

Erdha  Loke për tu këthyer,

se m´ka djegë malli  për Juve,

një bukë misri me duar të rreshkura,

t`lutëm Loke, me na gatuar…!

 

Lehin qentë Loke përtej muri,

drojë se armiqët më kanë hetuar,.!

se ne ushtarët e UÇK-së,

jemi t´betuar mos me u dorëzua.

 

Kemi pikë takimin të Ara e  Stanit,

me trimat e Kombit pët tu takur,

ka ca ditë që s`kemi ngrenë,bukë

lufta për Liri na ka bashkuar,……!

 

Lehin qentë, biro pa ja ndarë,

edhe ca këlysh atyre u janë bashkuar,

për  pakë eshtëra që lëpinë tradhëtarët,

po e humbin nderin vehtën duke e poshtëruar.

 

Lokja ime mos ke merak,

se ne UÇK-ja do të sjellim Lirinë,

do ti ndjekim okupuesit përtej gardhit,

e zuzarët këtu kurrë s´do ta kenë rehatinë.

 

Bukën e misrit  e gatoi, Lokja

me duar të rreshkura nga pleqëria,

iku ushtari  i UÇK-së në Aradhë, por ra Hero,

u këthye  në Lapidar, kur erdhi Liria…!

 

 

ATA NUK KANË VDEKUR

 

Lakuriqët që i vretë rrezja e Diellit,

sërish luftë thërrasinë në Kosovë

nuk ka vdekur Jo Adem Jashari,

sërish barrikadohët për Lirinë tonë.

 

Mjeranët e butakët pa ndërgjegjje,

që krekosën si bretkosat e fryera,në moqale

nuk do ta gjejnë kurrë rehatinë në Kosovë,

se Sali Çekaj dhe Agim Ramadani,nisën prej Kosharje.

 

Tingëllon zilja e mordit për ata,

Xhevë Lladrovci, pushkën akoma nuk e ka lëshue

Luan Haradinaj dhe luftëtarët e Lirisë,

ngjallën sërish në Kosovë me luftue.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora