E marte, 06.05.2025, 03:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXXI)

E diele, 29.05.2011, 04:58 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXXI)

 

Nga Mejdi Asllani

 

- Po pse a ka ndodhë kjo ndonjë herë, apo vetëm parashikoni?

- Po, a e vranë Enver Hadrin, Isuf e Bardhosh Gërvallën bashkë me Kadri Zekën e shumë të tjerë. Ndërhyri një tjetër.

            Për një moment, u zhyta në mendime, më shkoi mendja te një frazë e një rapsodie; “Mua më thonë Shaqir Duli, ku qëlloj dy këmbët i nguli”. Prandaj i thash vetës, kur patrioti ka vullnet dhe zemër për të vepruar. Kudo që të ndodhë mund ta jap kontributin e vet. Aty mora inspirimin për ta shkruar një poezi për këta dëshmor të kombit. Por, nuk mundë të përcaktohesha lehtë se, a ta shkruaj për të tret. Apo për njërin nga ata. Nëse do të shkruaja për këta tre, i mbetsha borq Enver Hadrit e shumë të tjerëve me fat të njëjtë, e që nuk do të përfshiheshin aty. Me qenë se për Isufin Kadri Zekën dhe Enverin ishte shkruar më tepër, vendosa ta veçoja Bardhoshin, edhe ashtu ishte më i riu. Prandaj ia kushtova poezinë si vijon:  

   

YLLI I DËSHMORIT

 

-Ja, babi, atje lartë në qiell

një yll shumë po shëndritë

a mos është, vallë, ai diell

apo janë të Bardhit* sytë?

 

-Ah! Thëllënzë e imja bijë,

i thotë babai voglushës ngadalë,

të gjitha yjet një nga një

janë sytë e të rënëve për ideal!

 

Ja, shikoje atje si vezullojnë

Shkronjat LIRI nga yjet vizatuar.

Gjakimin e heronjëve këto tregajnë

       Për tokën tonë të amshuar.

 

*)Bardhi-Barrdhosh Gërvalla, të

cilin UDB-a jugosllave e vrau

së bashku me vëllain Jusufin dhe

shokun e jetës dhe luftës Kadri Zekën

me 17 janar l982 në Gjermani.

 

 Me këtë poezi synoja dy qëllime, njëri ishte që sakrificën sublime të këtyre veprimtarëve. Me rreziqe të mëdha për jetën e tyre. Në një vend të huaj. Ku shumica e mërgimtarëve dhe azilantve, i gëzonin të mirat e atij standardi jetësor. Këta burra të dheut nuk kursenin asgjë për ta rreshtuar popullin në binare drejt çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Që mundi të mos u shkoj huq, por ti ngritë ndër yje të pa shuara dhe qëllimi i dytë ishte që lexuesit, që kryesisht ishin të rinj. Ta kuptojnë se edhe nëse e pësojnë me jetë. Veprimtaria e tyre patriotike, do të shndërrohej në një shkëndi. E cila nuk do të shuhet kurrë, gjer sa të ketë Shqiptar mbi këtë rrokulli, si thoshte Fishta.

Ashtu si ka qenë dhe ishte bërë zakon që ne Shqiptarët , të i përqafomi me fanatizëm. Qofshin ato konfesione religjioze apo ideale partiake. Edhe tani, kjo dukuri ishte prezentë në mesin e diasporës Shqiptare këtu në perëndim. Fanatikët e LDK-ës atyre të LPK-ës, u thonin të kuq. Nga se e mbronin idealin komunist të Enver Hoxhës. Ndërsa këta të LPKës, anëtarëve të LDKës u thoshin Titista. Nga se politika e asaj kohe e udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova, më shumë i konvenonte Jugosllavisë së mbetur nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit se sa Shqiptarëve. Marrë në përgjithësi edhe vet partitë përbrenda, nuk kishin unitet. Si për shembull: për brenda LDKës, Qeveria e Bukoshit në egzil, nuk komunikonte si duhet me Kryesinë e saj në Kosovë. Lëvizja popullore e Kosovës, ishte e ndarë, në atë me adresë dhe pa adresë. Unikombi gjithashtu, në atë të Sadri Ramabajës dhe të Brahim Avdylit. NDSH-ja nga Balli kombëtar etj. Edhe pse të gjitha kishin të vetmin qëllim, çlirimin e trojeve Shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë. Prapë nuk merreshin vesh thua se nuk e flisnin të njëjtën gjuhë.

Në raste të tubimeve nëpër klube Shqiptare. Ndodhte edhe ngritja e zërave, në mbrojtje të idhujve të vet, si që ishin: Ibrahim Rugova dhe Enver Hoxha. U nevojitej ndërhyrja e ndonjë veprimtari me autoritet, për të mos ardhur gjer te konflikti. Prandaj unë, mu për këtë arsye i dhashë veti detyrë që të punoj me këta të rinj, me një qëndrim indiferent ndaj partive. Por me qëndrim të fortë kombëtar. Bëhesha sikur fare nuk më interesonin partitë dhe programet e tyre. Shfrytëzoja çdo ndejë, apo tubim. Duke u fol vetëm për interesin madhor kombëtar. I cili gjithëhera duhet të jetë mbi interesat partiake dhe sektare. Por gjithnjë i kujdesshëm që mos ta lëndoj as konin, duke ia kritikuar partinë, anëtar i së cilës ishte personi.

Ky qëndrim i imi, bëri që për një kohë të shkurtër, të përfitoj simpatinë e shumë të rinjve. Që dita ditës vinte duke u shtuar numri i atyre, që vinin dhe rinin me mua dhe rreth meje. Kishte raste të ftoja edhe veprimtar të dalluar të çështjes kombëtare , me të cilët kisha afërsi më të madhe si që ishin Zotërinjtë: Kadri Osmani, Halit Naxhaku, Gani Syla, Muharem Dina, Brahim Avdyli, një herë edhe të Madhin Bacë Hysen Tërpeza. Me qëllim që edhe ata të kontribuojnë, në vetëdijesimin i këtyre të rinjve. Për luftën e shenjt për çlirimin e tokave të robëruara. Këto takime të i quaj ligjërata kishin efekt të madh. Sepse, si do të shihet më vonë, të gjithë ata djem, të radhitur nëpër zona të ndryshme të UÇK-ës, dhanë kontributin e vet. Në shërbim të atdheut. Ishte një rast të cilin e ka përmend edhe Z. Kadri Osmani se një anëtar i kryesisë së LDK-së dega në Zvicër, të ketë kritikuar, pse të ulen Veprimtarët e atij kalibri me hajna. Unë iu pata përgjigj me shkrim; Se ata nuk janë hajna si thoni ju. Por edhe sikur të ishin, ne nuk kem së tepërmi të rinj për të ia fal djallit. Ata janë djemtë tanë dhe ne do të punojmë me ta.

  Partitë politike Shqiptare, aktivitetin e zhvillonin kryesisht në shkrime nëpër gazeta si që ishin “Bota sot”, “rilindja”, “zëri i popullit” dhe nëpër disa revista javore dhe mujore, nëpër tubime në klubet Shqiptare dhe kohë pas kohe në demonstrata të qeta. Që organizoheshin herë në Bernë herë në Gjenevë. Natyrisht edhe me kontakte të kryesive me ndonjë ministër apo person politik të rangut të ultë të shteteve ku jetonin. Qeveria e LDK-ës kishte edhe hallin e grumbullimit të tre përqindëshit. Të cilin e realizonte me dyzet- dyzetepesë për qind. Përqindja më e madhe realizohej nga mërgimtarët e viseve jashtë Kosovës, nga ata të Maqedonisë dhe të Preshevës, se sa nga Kosovarët.

Unë me bekimin dhe djemtë si i kisha pranë merrnim pjesë në çdo aktivitet ose tubim. Kishte raste kur edhe diskutoja. Por, pas çdo diskutimi publik, të nesërmen ose shkruante gazeta “Bujku” se policia kanë torturuar familjen e Mejdi Asllanit në lagje të Emshirit me pretekst të kërkimit të armëve, ose, kanë kërkuar Mejdi dhe Bekim Asllanin. ose si u tha më lartë,”supozohet se policët kanë qenë të dehur, andaj e kanë torturuar familjen. Këto informate në gazetën “Bujku” i jepte qendra informative e “republikës së Kosovës” prej nga i merrnin edhe gazetat tjera, që botoheshin në diasporë. Këto informata nuk shërbenin për asgjë, pos për të na e bërë jetën skëterrë neve në Zvicër. Kur e dinim mirë se familja në Prishtinë gjithashtu është duke jetuar në skëterrë.

Qeverisë Zvicerane nuk i ngutej kaloi një vit nga intervista e parë dhe nuk na thërrisnin për intervistën e dytë, e cila do ta përcaktonte fatin tonë. Do të na pranohej azili politik, apo jo. Për pa na u pranuar azili politik nuk kishim të drejtë të dilnim jashtë shtetit Zviceran. Por, as të i tërheqim familjen nga Kosova në mënyrë legale.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx