E marte, 06.05.2025, 03:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Fran Buzhala: Përshkrim kohor…

E diele, 29.05.2011, 04:45 PM


Nga kultura-Refleksione,-publicistikë

 

Përshkrim kohorë…

 

Jeta ka kuptim aty ku jetohet,aty ku janë pranë tingujt e jetës,-por s´kan thënë kotë se harresa është armiku më i madh i njeriut!

Çoroditu botë e çoroditur, pasi na zhgenjyet në fundin e vdekjesë!?

E´shkuara dhe tashmja po kryqezohen...!

 

Përse janë kaq të zymta fytyrat tuja sot,ai na solli këtë burrë për tu bërë gazi i botës.

Kreun e komunistëve e ktheu në detyren e tijë,tani i konvertuar në demokrat,bashkë me ne ishte shërbtori i tij truproja.këta breza të vjedhur...!.

 Ata? thanë :kemi par te dy nga një ëndërr,por s´ka kush na interpreton...

Pastrova dheun para saj,ajo do të lëshonte rrënjë për tërë vendin.Ja një ëndërr u shfaq para meje  hardhi rrushi,e shtrydha me dorë,dualën tre degë,lulet e tyre çelën,dhe rrushi i bistakëve u poq për njerëzit, shpezët,për edhe për shtatë milion fryte të “zhuritur”para erës se lindjes...veshi rroba lirie,aty ku kishte ardhë psherërtima  të burgosurve politikë,gjithë populli im do te bindet pa diskutim,ku dalgandale po shtrinë rrënjët deri ne det.

A´i njeriu pyeti për ne drejtëpërdrejtë dhe për të afermit tanë,a është gjallë ende prindi juaj,ku kishte dhën bukën e lotëve ,ata lotë qe ishin bërë krahë kundër errësirës.Ky kishte bërë një besëlidhje me “tenderet”kundër atyre lotëve?,mos me dilni përpara po s´më sollët valigjen që po pret me “flori” të nenshkrimeve?,deri kur do të djegë “furia”jote po si zjarri,do të vlojë tërbimi zemërmi,kanë shkretuar vendin,e ja hedhin fajin të parëve..., njeriu i fshatit ju drejtua,-hm hm se ti je i madh e bën gjëra të “mahnitshme”.Dikush në çytet,fletë për “paqe” e besnikët e tij,thotë,-se drejtësia e paqja janë puthur,tjetri fletë për rezistencë;se nga dheu do të mbijë besnikeria?,ndonjë tjetër thotë;nga qielli do të veshtroi drejtësia?,tjetri me kok kryelart citon,-vendi ynë do të mbushët me lavdi, m´i muarën të gjitha lavdit, besimet edhe shenjtoret e krishtër dhe ata islam,deshmitari qe luftoi errësriat mbeti vetëm?po ku dijnë këta,se qka mendon zoti!!!

Dëgjoja një gjuhë që nuk e kuptoja ne ditarin e mbrëmjes,në mengjes mjegullon e nxjerr lule,në mbrëmje vyshket e thahet,ku pranë saj qëndron një gomar kokëfortë që rri shtrirë nën dy batanije duke fjetur,i pëlqen toka tij për pushim këtijë dembeli.

Ju drejtova çlirohu mbaj larg mëkatet o “Gomar”se gjakun e pastër të rinis ata trandofila duke marr rrugën e perendimit e kanë derdhur në ujë s´ka kushë t´i varros.

 

Për një moment bëra dialog me “gomarin”e dytë qe nenshkruajke letra te “trandofilave “të pushtetit.I premtova disa lek,që shetiste pranë plazhit qe kishte ardhur nga Prishtina ne detin Shqiptar.

Deshta ta kurruptoi se qka po me thotë ky horoskop i qeveris!Pranoi disi nga disa lek,dhe ja qka me përgjigj:tani do te behet skenderbe heronjë për bashkim këta qeveritar ,pse,për shak te krizes se tyre te mbushur deri në fyt,ta mashtroin publikun...vellëzerit e mi të një gjaku mi largoi,të njohurit mu bënë si të huj. Çoroditu botë e çoroditur,deri kur do te ma acaroni shpirtin,dhe do të më dërrëmoni më fjalë kështu përshpëriste një pushues ne plazhin e Durrësit,-nuk kam më shokë të ngushtë,dhe ata qe njoh mu larguan,edhe në paqa gabuar gabimi im do të me mbetet mua,me qortuat me dhjetra herë,si s´ju vjen turpë të silleni kështu me mua,sepse nuk isha nga ato varre të pasura qe vjedhin,përfundon rrëfimi i këtij luftëtari të heshtur qe se tregoi emrin...? kundër meje mu ndez zemrimi i këtyre varreve të pasura,sepse isha...e luftova deri te “Rrënjët e mollës së kuqe”pakë mëshirë,pakë mëshirë o shokët e mijë te luftës,se zoti me ka  prekur mua me dorë,mezi i shpëtova vdekjes.Edhe për një pemë ka shpresë,dhe nese pritet me sopat ajo mbin serish...

Ah sikurse të shkruheshin fjalët e mija,të hidheshin ne një libër ku ka demokraci të vertet.

A nuk e keni ditur gjithënjë këtë ju pushtetarë që kur u krijua njeriu në tokë,se britma e gëzuar e të ligut është jetëshkurtër!

Ata armiqtë po bëjnë zhurm,ato fytyra që na kërcenuan me vdekje po bisedojnë kokë më kokë kundër popullit me dinakeri?,të gjitha themelet e tokës po lëkunden, mëshira jote le të na dalë përpara,na lërë gjallë që të thrrasim emrin tënd    por ata nuk marrin vesh e nuk kuptojnë në errësir,vetëm enden duke vazhduar,as kushë s´jau dëgjon zërin, ah sikur populli im të më dëgjonte...,nisjani një kënge merrni dajrën,me veglën me dy tela,aty ku zemrae trupi lëshuan britma gëzimi,aty ku zogu gjeti pragun e shtëpisë.

Aty ku me shpatëne heroit me krahun e fortë shpërndau armiqt,pranë ketij lartësimi  krijoi; veriun edhe jugun,themelfortë,më dhimbje lindje,tokën dhe vendin.

A´ do të na thrrasë,unë do ti përgjigjëm,do ti rri pranë në vuajtje,do ta çliroi e do ti jap lavdin,ti i ke shkeputur vargonjët e mi..U zbraza pranë altarit te deshmorit,për shqetsimit,dhe i rrëfeva për vujatjen tonë: Pasi na zhgenjyet në fundin e vdekjesë!

 

Vëtë trupi i njeriut  është përcjellësi e vetëm midis botës së jashtme e vetëvetes,është në kontakt me pjesën e jashtme të botës me anë të disa shqisave nervore ,për një moment me ndau në dy” terminale “mendimet e mija, bota e jashtme na humbet për madhësinë e njerërzve që mendojnë se vetëm “paraja” i mbush mendë , kohëzgjatjen e saj, pasuritë e panumërueshme e të padepërtueshme, origjinën e saj, të ardhmen e fundin. Format e largëta e shfaqjet  tona ndaj kësaj bote të vogël të saj aq sa e njohim, mund të na japin vetëm informacione sa të paqarta aq dhe të pakta në numër.

 

Jam i çmendur me këta te rrethuar të panjohur...?imaxhinoja këta njerëz në kërkim të identitetit!.

 

Ky terror që ka ndrydhur njerëzit që vijnë nga mentaliteti ballkanik,para transformimeve:Në  kulturë,cilvlizim,shkenc,teknologji,njeriu i sotëm,pra shqiptaret në ballkan në trojet etnike i bëjnë  tarnsformimet si kurse edhe shpëzet transformohen gjatë fluturimit për te vdekur,për gjahëtarët...!

Ndeza kompjuterin(Pc)auuuu sa shpejtë u shafqën virusët e “zgjuar” te mediave te pushtetit!

Debatet hmmm,- a ka hajdut të ndershëm?,tjetri virus vazhdon;mos ja falë jetën armikut deri në zgjedhjet e ardhshme...një tjetër me i zgjuar ma theu mendnjën edhe mua disi seriozë:

Nuk ka pushtetë me të fuqishëm sa pushteti i mendjesë!!!

Po kush na qenka ky pushtet i mendjes së lirë?,ta marrim shembullwww.facebook.com

 

Teja hedhësh një shikim te shkurtër në www.facebook.com ,ku bëhen kontakte  miqësish me miliona në tërë botën,ku një numër i madh janë shqiptarë.

Dhe syri të shkon ne shum debate interasante nga bota shqiptare,në atë ,kulturor,si domos leterësi,histori,politikë,përkujtime etj.Shumë debate po thujse një pjesë e madhe dalin mendime duke e mbrojtur idolet e vet partiak,por e veqant janë nga diaspora me shum,qe flasin në shum lami:për prepsektivën e vendit,për bashkimin kombëtar nga kultura,muzika, historia,letersia,poezi,etj.

Në shum gazeta dominon,klani “Parti shtet”,-dhe shum shkrime me “vizione”te qarta,gazetat nuk i botojn shkrimet,e shum analisteve dhe shum tjerëve qe kanë mbet në prapasken,pra jo figura publike,dhe aq me veshtir është se nuk shifet kjo botë e vogël...,me një shoqeri të çoroditur,ku aksionar janë politikanët,dhe dirigjojnë redaktorët,qe,figura e politkës të jetë e pastër në relacionet,media-pushtet.

Në profilet  e tyre të shkon syri edhe te prezantimet e personit,pra lindja ,vendi,relegjioni,e tjera pyetje,por gjithnjë dominon ajo fryma kombëtare si domos nga diaspora.Ndërsa po te ja hedhësh syrin,politikanëve të kosovës,një pjesë që janë edhe figuar publike.nëpër qeveri e pushtete, deputet,ku si njerëz dallojnë;shembull në profilin e tyre shenojnë me  krenari, prezantimine se qfarë relexhioni i  takon,pra në njerën anë e shënon islam,apo ndonjë tjetër  besim.Në tjetrën anë kanë lëvduar në emër të kombëtares,si pjesmarrës ne dy sistemet,ishë komunist dhe tani pluralistë,gjatë periudhave te levizjes qlirimtare,po ashtu dhe asnjehrë nuk bëjnë debat,i dridhën kontakteve publike sepse pronen private ,personale, materiale ja kanë arrit qellimeve te veta,që nëkupton se një pjesë bukur e madhe e politikanëve,nëpër subjekte politike,nga fjalori tyre mashtures e kanë rrejtë edhe levizjen “paqësore edhe atë qlirimatre “me një elektorat gënjyes,pra duke votuan rrenacakët...dhe dallojnë edhe si njerëz me prezencëne tyre,por në shumë raste,ka ndikuar edhe qeshtje pozitive nga debatet e kritikave që ju kanë bërë shum debatues,qe ka ndikuar si një terapi politike nga publiku shqiptar në këtë link,facebook.Është bërë si një parlament mendimesh nga tërë shqiperia etnike,Kosova diaspora,njohje miqësh të një gjaku,nga Presheva,Çameria,veriu e jugu i Shqiperisë,Tetova Ulqin,Tuz,dhe atë qe komunikim me popullin e se bënë qeverit shqiptare qe rrijn duke vezhguar nga viruset e tyre politik,e bëri këto kontakte mendimesh,pëkërisht kjo faqe facebook,qe ky publik miqësh me menquri e bëri,që te jetë ilir ne mendime si tërë popujt e evropës te jetojn të lirë ,drejt rrugës se idealistëve ne Evropen e Bashkuar shpirtërisht,pse jo edhe me Shqiperinë e Bashkaur .Një boshllëk i dukshëm,si një terror që e ka ndrydhur mendimin njeriut të sotëm,nga mendja e frikëshme.

Imaxhinoje njeriune e djeshëm pa”veshë”ndërsa sotë i verbër,dyshon në ekzistencën e shumë mistereve  të fshehura të tingullit? :Nëntingujtë e këngëve mshifen sekretet!

Megjithatë, edhe mali shembet e thërrmohet,edhe shkëmbi lëviz nga vendi,ashtu si e grryen uji gurin,dhe vershimi i tij merr para dheun e tokës,ti shkatërron shpresën vdekatarit!.

 

Një “kukëll”pikëllimi në rrugën e të pastrehëve!

 

Duke shikur kamerat e tv se është mbushur plazhi me njërëz qe kishin ikur nga tv,prej torturave politike në mediat e pushtetit,për të bërë qetsin pran plazhit.Mu rikujtua pushimet pranë plazheve të detit vitin e kaluar në Durrës.

Femijët qeshnin ne dhomën tjetër me një film,me banorëte kopshtit zoologjik,që vinin nga elita politike,-Pozit-Opozit,nga skenat qesharake...,duke sulmuar njëri tjetrin.

Vijnë pran plazheve me zërin e tyre për te fituar kafshatën e gojës, urdhëroni,rrush,banane, ndonjë reklamë kombëtare ,Çamëria Kosova janë Shqipëri,kështu me radhë...vazhdova ne qytet,ku infrastruktura,pra kanalizimet e ujërave te zeza...derdhen në det,sepse ende janë nga sisitemi vjeter rreth 40 vite.Shikoja njerëz rrugëve,lypës, fëmijë duke kërkuar lek,ulur nëpër trotuare me një kemb anash të fshehur  mirë, mendoja se ne shikim te par dukej pa njërën kemb, kishte me dhjetëra rrugëve qe nga plazhi e deri ne qytet te Durrësit.Një udhëtar e pyeta te gjithë këta fëmijë janë pa njërën kemb?jo me tha,e kanë bosin e tyre qe i len rrugëve kështu, se s´janë pa kemb,por vetëm e mëshefin  njërën kemb.Pran tyre një foshnjë e mbeshtjellur  me një çarçaf të bardh  duke qarë me zë trishtues qe paralajmeron fortuna, mendoja se kanë braktisur rrugëve,fotoaparatin tim e mora ne dorë të bëjë një foto qe mu duk trishtuese në një qytet me ato Palme(pisha)të bukura,por nga një ballkoni te kafenesë qëndronte si një tigër me syza te errët bosi i fëmijëve rrugëve si pas udhëtareve kishte lidhje me politiken e shtetit,pushtetit ,dhe ndërhynte si rrufeja ne gj´do rast!..

Shëtisim rrugëve te qytetit ,shikoi libra pran trotuareve duke shitur, me ato Palme qe as ne perëndim ma te bukura si kam par,dhe rastësisht pyes sa te  bukura janë këto palme?pyesja njeriun shitës te librave; kanë  prerë  gjdo gjë ai me përgjigj:kanë qen edhe me shumë te mbushur me mija, qyteti rrugëve, gjdo kund ne Shqipëri me pisha te bukura por i kanë prerë shkatërrua,kur te mbjellësh një bën me vite shumë duke u rritur...duke aladuar se janë mbjelll në komunizem?Po ato apartamente te bukura janë ndertuar në komunizëm?po edhe ato,pse si kanë ë prishur,hmm jo se janë shtëpiat tona që banojmë me mijra banor,aha!!!

Kthehemi rrugës për ne Kosovë,rastësisht autobusi ndalet prishet,mu aty ne kthesën për ne Shëngjin bëmë një pauzë derisa te rregullohet riparimi?pran rrugës shitës pleq,plaka,fëmijë,si duket të gjitha ato perime ju shiten fati tyre?pyes plaken qe kishte mbi 90 vjeçare,prej cilit vend jeni,jam nga Mirdita,po si është Mirdita e Gjon Markagjonit,beja shaka pak,humor për e hyr ne bisedë me te..eh Mirdita ,kam kaluar regjime,e shumë tjerë as Turku as kush ska mund te sundoi Mirditën,po ky Saloja ja kaloi te gjithëve ,si ja kaloi s´po ju kuptoi?po e ka nis duke shpërndarë Mirditën nëpër tjera rrethe fshatrat e saj ne mënyrë mjeshtore te shkatërruar qe ska mund as mbret as askush me ber këtë ,Saloja e bënë në heshtje?Tani i shikoi lajmet në “Koha Vizion”pikërisht nga ishte ajo nga Rresheni,aty edhe i humb votat Saloja.

Ndalemi aty te tuneli ku qëndronte ende një reklamë ne qosh,aty ku kishin pritur mikun nga Stamboll vellaun e tyre te shpallur nga ;dy kryemistritat te Kosovës dhe te Shqipërisë,gjatë përurimit te autostradës së kombit rrugën e Arbrit!.

 

Maxhia e vallzimit politik,duke u shtirë me pamje shejterie!

 

Maxhia e vallzimit politik,ndezë”zemra”qe do ti lendoi,edhe mendja të helmohet.

Një telefonatë nga zvicrra e një miku qe ishte shqetsuar,se nukë kish mund te shkoi te varri i prindit të tij,ta vizitoj,nga frika se kishte par një Gjarpër te madh pranë varreve në fshatin krusheve e vogël,komuna e klinës.Unë bëra pak shaka,ju drejtova po mundesh shko tani e gjen prindin tënd gjallë pranë zgjedhjeve lokale.Miku kishte shkuar nga mërgimi te votoj,befasisht e kishte parë edhe prinderit e vetë te vdekur aty me leternjoftim hmmm,sa ishte gëzuar,nga përmallimi...?,dhe rezulatet e zgjedhjeve dihet , kur shitet shpirti i njeriut,

me nxitime të turbulluara,që ndihen të trazuar brenda vetëvetës,qe kësaj radhe gjarpëri maxhik ja kishte nderruar mendjen!?.

Përseri me pyeti me thotë; ku ta gjej prindin edhe një herë ta shohë pranë zgjedhjeve,ishte fjala vitin e kaluar,uuu thashë shko ne Gjakovë,erenik aty ku gjinden shum hardhi rrushi, se atje ka depertuar Gjarpëri”maxhik”kësaj radhe...

....më pyetë një lexues kush është ajo hardhi rrushi;unë ju përgjigja edhe për gjarpërin,qe ende s´kish mujt me mbyt një afërt imi qe punon për rregullimine e varrezave,qe dikur kishte mbyt gjarpërinjë  maleve gjatë luftës dhe kishte tubuar armë te dezortuara gjatë luftës...

...edhe për hardhin i tregova;se janë rrënjë te rrushit autokton ne Krushë te madhe komuna e Rahovecit...

Pse e fsheh fytyrën nga publiku ti zyrtar i shtetit,dhe i shikon si armiq publikun ne teatrin e dëshpëruar,që nuk;votoi”karriken “e tendereve,mos don t´i shtiesh dridhmën një gjethi qe merr era.Ç´farë skene mashturese do ti pregaditni ne skenen e shfaqjes se  ardhshme ,pran orkestres së shtetit,ado të mashtroni këtë publikë përseri,herë Hoxhë,herë Papë!

Të rrethuar nga “papagallët”,aty ku pësoi mas shumti qe nga koha e Mahmut Bakallit ,Klina me rrethin,ku mbizotroi faktori krahinarist,relexhioz,pët te fituarë votat,duke e përdorur këtë formul,qe kjo pik i lidhi shkelqyeshëm,PDK-LDK,dhe tani na deklarojn se qyteti,pra,Klina është,- kryeqyteti i tolerances.Pse i tolerancës?a nuk është një komb?,një gjak,një gjuhë!

Tani njeri  thotë;se vetmja rrugë është në Bashkimin Evropian,tjetri deklaron,se kemi fenë e përbashkët me Exhiptin,duke kërkuar njohjen e pavarsis se kosovës.

Kështu vazhdon “maxhia e vallzimit politik”,duke u shtirë me pamje shejterie!

 

Ne te vertët qka po ndodh në këtë botë të vogël interesante...

 

Disa njerëz po përpiqen ti vrasin shpërtërat,thyen edhe ligjin hyjor,edhe pse krimet,mëkatet në shiqim të parë nuk jan të dukshëm për sytë e njerëzve,për shkak te rasteve qe kriojnë trishtime ne mendjen e të rinjëve, nuk mund ti kontrollojnë ç´po ndodh në të vertet.

Vetëdija ndaj madhësive e figurave nuk ka një vlerë , pasi është e përcaktuar vetëm nga fuqia e një “organi vendimarrës ekzekutues”një grup njerzishë që e quajnë vetën popullor,e përballja me realitetine sotëm gjithëshqiptar, gjithashtu që syri është i paaftë të shoh tërë figurën e hapsirës,ne te vertët qka po ndodh në këtë botë të vogël interesante...

Një “Fallxhore”që vëzhgojke shtigjet e idealisteve ,për çudi njehja at ftyr por vetëm,shamin pamjen e jashtme e kishte ndërruar,e vrejta po atë “shenj”(lez)ne dorën e mbajtë qe sytë mijë se kishin harruar,po njejta në Prishtin 1982,ishte vitit 1985-86-87 te njëjtën kohë ishin dënuar vëllezërit Ivezaj ,Pjetëri me vëlla te vetin me vite të rënda,.Ndërkohë e dëgjoja një radio te vogël ne dorë një udhëtari, intelektual i atij qytetit ne Tuz, dëgjoja radion zërin i Amerikës 

Vazhdoja te pijë një kafe,e mbaj ne dorë  gazetën e një numër te Rilindjes,dihet qe kjo ishte e afert e rexhimit titist,me disa analist te sotëm politik,qe bëjnë zhurm, ne atë kohë vinte edhe ne Tuz,Ulqin,Tivar,nder tjera lexoja komentin e tanjugut, lidhur me rastin u burgosjes se vëllezërve Ivezaj në aeroport,Titograd, nga ministria e punëve te brendshme e Malit te zi, qe kishin organizua demonstrata ne Amerikë për Republikën e Kosovës ,qe ishin dënuar me vite te renda, vazhdon komenti i tanjugut;-për shkak te presionit te qeveris Amerikane ,u detyruan të lëshojnë pe: dhe vazhdon artikulli;dikush po mundohet ti prishë mardhëniet e shkëlqyera, Jugosllave-Amerikane,për arsye se lirohen këta vëllezër me ne fund nga Burgu.Ku pata rastë të shohë në pusët(Bunaret)e thellë deri në 70 metra,deri nën nivelin njejtë me liqenin e shkodrës, ujë me bollëk,i lidhur me nëntoken shqiptare andej kufirit dhe e kendej ku jeton ky popull i malesis se shkodres,nën okupimin Malazaez,i harruar edhe nga çeverit, Kosovë-Shqipëri,ku Dede Gjon Lulit pat  ngritë ne Deiq flamurin shqiptar me 1911. Dhe aty ne thellsi dikun 70 metra me ra me par një “rrënjë” e hardhis se rrushit,ku vreshtaria e rrushit kultivohet shumë.Rrënjët poshtë ne thellesi nuk jan tharë, e sipër mbi tokë kanë filluar degët të thahën...!

Aty ku pran ujëvarave shqiptare lumit”cen”ne Tuz,dhe liqenit të shkodrës,bilbilat këndonin!

 

jeta ka kuptim aty ku jetohet,aty ku janë pranë tingujt e jetës,-por s´kan thënë kotë se harresa është armiku më i madh i njeriut!

 

Unë i pyeta disa relegjioz udhëheqës të komuniteteve fetare,një Hoxh edhe një Prift,po ashtu edhe një akademik e Historian,për këto Rrënjë,- hardhive të rrushit autokton  dhe për gjarpërin maxhik” që kishte nisur duke u zbutur se më dukët kishte hasur në konjakun ”Skenderbeu”dhe verës së autoktone nga Rahoveci,dhe ende s´me kanë dhënë përgjigje?

Për te vetmin vend ku muj të gjej paqe,aty ku hijet mbulojnë malet,të mos mbesin lakuriq!

Edhe sikurse rrënjët në tok t´i plaken,dhe trungu ti kalbet ne dhe,ajo mjegullon me te ndier erën e ujit,dhe nxjerrë deg si bim e re!

Fjala e idealistëve,qe as hekurat s´mundën ti ndalin qe vepruan dhe veprojnë me dekada të heshtur:Pushoni me lini të flasë unë,pastajë le të më ndodhë ç´ndodhë!

Brenda kësaj bote të vogël jeton shpirti i botës se madhe shqiptare ,atdhedashurisë,që ështe ne zemrat e idealisteve qe s´do të ndalen brez pas brezi.

Pse ta mbajmë shpirtin më dhëmb,të na mbaj të fshehur deri sa të shuhen zemrimet...!

Dirigjuesve,përkujtuesve,-unë ja tregova ëndrrën,për s´ka kushë ti intrepetoi...

Do të mbaroi si një ëndërr e nuk do të gjindem më,do të mbaroi si një “vegim”nate!

Kush mund të nxjerrë një njeri të pastër nga papastërtia,ditët e njeriut janë të numëruara!

Si kurse edhe zoti ishte merzitur me ne shqiptaret.Ta fitojmë një zemër me plotë mençuri!?

Kujtesa ngadaldalë ka filluar te vdesë, mos vdis zgjohu edhe njëherë jeta ime!

Lulja nuk është vetëm,ju nuk jeni ato varre te pasura qe vjedhin!

Edh ti”Henë”mos u bën genjeshtare,se rruga qenka veqe me therra për engjujt e përlotur!

Trembujeni shpatës së Gjergj Kastriotit,e zërit të pushkës së Ademi Jasharit,sepse ato bëjnë kërdinë kundër fajtorëve,që luajnë me ndjenjat e popullit,që ta dini se ka një gjykatës!!!

Ditën qe lindët ju heronj,të gjitha lulet kishin qelur...!

 jeta ka kuptim aty ku jetohet,aty ku janë pranë tingujt e jetës,-por s´kan thënë kotë se harresa është armiku më i madh i njeriut?

Si përfundim në fund të këtj refleksioni-brezi i “vjedhur” e´shkuara dhe tashmja po kryqezohen!

 

Fran Buzhala: Me 23,05.20011 Esslingen



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx