E diele, 28.04.2024, 09:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Asllan Dibrani: Intervistë me Sylë Mujen në Zvicër me rastin e 30-vjetori të ngjarjeve të viteve 1981-ta

E hene, 30.05.2011, 07:58 PM


Ish te burgosurit politik Salih Sefa punonjës ne konsultën e Zvicrës,Tefik Ramadani, Asllan Dibrani, Sylë Muja, Bajram Syla, Hamdi Sopi etj, në ditën e Simpoziumit në Zvicër
Ish te burgosurit politik Salih Sefa punonjës ne konsultën e Zvicrës,Tefik Ramadani, Asllan Dibrani, Sylë Muja, Bajram Syla, Hamdi Sopi etj, në ditën e Simpoziumit në Zvicër

Intervistë me Sylë Mujen në Zvicër me rastin e 30-vjetori të ngjarjeve  të viteve 1981-ta

 

Nga Asllan Dibrani

 

Asllan Dibrani: Sot jemi në Zvicër ku është  organizua një simpozium  kushtuar  30 vjetorit të demonstratave te  vitit 1981 në Kosovë, opinioni i juaj?

 

Sylë Muja:   Kam një gëzim të veçanet, për mua  si person, kur  sot për herë të parë u bashkuan  të burgosurit politik. Unë mundem të them me një fjalë shumë të  sinqertë  është modestia e të burgosurve tanë  për organizimin e këtij simpoziumi. Organizimi i  kësaj dite lenë mbresa që këtu kanë ardhur me një vizion të veçantë që ti përkujtojmë dhe ti nderojmë ato ngjarje  sa historike edhe    vetëmohuese nga elita e ish te burgosurve politik të atyre ngjarjeve  jehuese .Ky gëzim është  i veçanet kur tu i  pa edhe disa ngecje të popullit tonë me qeverinë jo parimore për interesat e popullit shqiptare të Kosovës? Vërtet për  gjithë këtë  publik nga të burgosurit politik nuk e kam marrë me mend që është numri kaq i madh. I falënderoj këta   ish  të burgosur politik nga regjimi jugosllav që janë mbledh këtu nga të gjitha anët pos nga Zvicra edhe nga shtete tjera. Organizimin e këtij i takon i  falënderoj  projektuesit  siç janë   ish te burgosurit  politik  Riza Demaj BejtullahTahirit, Xhevat Zekën  Bule Zekën dhe unë  Sylë Muja në  udhëheqjen e takimit në Zvicër me rastin e 30 vjetorit ne ngjarjeve  81-shit .

 

Asllan Dibrani: Karakteri i tubimit dhe vlerat e ti si vlerësoni zoti Sylë?

 

Sylë Muja:   Na mendojmë që ky takim nuk ka karakter shkencor një here  për here ,sot  ma shumë asht fiziku i ngjarjeve i rinisë tonë neper burgje ,paraqitja  e asaj periudhe  qe ishte mjaft e ngjeshur ,për vlershmin e tyre them se janë  nder  veprat ma  inkluzive ne historinë e  shqiptareve.

 

Asllan Dibrani: Zotëri Sylë a  ta merr menja ngjarjet e Kosovës bagazh i madh i popullit shqiptar, një pasuri e madhe e popullit shqiptar , a janë përkrahë dhe publikua sa e si duhet?

 

Sylë Muja:  Po materialet janë shumë te mira nga te gjithë kandidat e sotshëm do me thënë qe është fizik ngjarjeve.

 

Ky fizik ngjarje i ndihmon çështjes se një simpoziumi të tillë ku  mund tu paraprijmë punimeve  shkencor. Po ashtu mund te vlerësohet si e rëndësishme qe   mund të jetë edhe një mesazh domethënës  me një avantazh   publik  në zbardhjen e  padrejtësive serbe  ndaj shqiptarëve. Këto takime  të këtij përvjetori të viteve 1981janë  ngjarje që e sensibilizuan   fillimisht popullin shqiptar që të çlirohet nga Serbia ,pastaj edhe krijimi i një bindje të popujt  tjerë që të  prishet  ish Jugosllavia  artificiale . Ato ngjarje  vlerësohen si  vlera kombëtare në mënyrë  të guximshme  u përhap   një aktivitet   për rrënimin e sistemit  jugosllav . Problemi i Kosovës ishte mbi supet e  kësaj gjenerate e vitit 1981.

 

Asllan Dibrani: A ta merr menja qe ky takim dhe ky pasqyrim  mund  të jetë një  goditje e rënd për shqiptarët  qe ishin  kundër këtyre ngjarjeve  dhe kundër  demonstratave  dhe a  mund të shfrytëzohet si  rast i ndërgjegjësimit të tyre  ?

 

Sylë Muja: Ne kemi mendime te shumë dhe publike të atyre kohërave disa e quheshin demonstrata te hershme, disa demonstrata të parakohshme ,disa  mendonin se demonstrata i ka insistua  dikush me qëllim të prishjes se "vëllazërim bashkimit"  qe ishte një parullë aktuale e asaj kohe. Këtë e organizoj rinia e Kosovës .Këto demonstrata i organizoj gjenerata e viteve 1956, 1957 e kështu me radhë.   Atëherë ishte një kërkesë minimale për pavarësinë e Kosovës, tani e kemi primare  territorin tonë në tërësi  si  parim   obligues që të zgjidhet problemi i Mitrovicës po pastaj është problemi i Sanxhakut dhe territoreve tjera qe u aneksuan nga armiqtë e popullit shqiptar. Sa i përket ndërgjegjësimit  ai është një proces demokratik po edhe  human qe të heqin dilemën  e ngulitur  komuniste me qëllime ta shpërlajnë trurin e tyre me  një progresivitet   në interesin kombëtar.

 

 Asllan Dibrani: Opinioni i juaj me qëndrimin e klasës  politike  sot a janë mbetur shumë  gjera te pa prekura  nga  parlamenti,dhe institucionet tona politike ne instancat ndërkombëtare?

 

Sylë Muja:)Shoqata e ish të burgosurve me  gjithë kush niset nga këndi i  vet,unë jam i organizuam në "Unionin  Kombëtar Shqiptar" për ketë pjesë të jetës time ne mënyre shkencore  mund ta dëshmoi se ne nuk duhet te ndalemi te  ndarja e kosove po te perqendrohem te  Sanxhaku, Çameria,  në vendbanimet tona  deri të rajoni i Nishit të sotshëm duhet  mu kërkua zgjedhja  e problemit ne ato zona  te jugut të Serbisë qe i okupuan  vendbanimet shqiptare. Nuk ka as   100 vjet  qe u pushtuan nga serbet ,prandaj  pikërisht këto gjera duhet me u  diskutua  pran  kombeve te bashkuara.

 

Pamje  nga takimi i  simpoziumit në Zvicër kushtuar ngjarjeve të vitit 1981 .
Pamje nga takimi i simpoziumit në Zvicër kushtuar ngjarjeve të vitit 1981 .
Asllan Dibrani: Zoti Sylë edhe ju jeni pjesëtar  dhe një qytetar  qe je prekur nga   tortura çnjerëzore  serbe  sikurse edhe shokët tanë që ishim nëpër burgje,  po edhe të njëjtin fat patëm qe t'ja  kthejmë shpinën atdheut tonë dhe  sot jetoni jashtë atdheut. Qe jemi ne këtë temë çka ta merr menja a është anashkaluar "Diaspora shqiptare"  nga qeveritë  qe ishin dhe janë aktuale në Kosovë pas luftës se saj  ?

 

Sylë Muja:  Tubimi i sotshëm është i  lidhur me një çështje të fortë të madhe të mërgatës  shqiptare. Se a është  anashkaluar  s'kemi çka themi është shfrytëzuar deri ne palcë, pa kurrfarë perspektive e cila sot po niset për  punët e veta  u shtoj vërejtjen pushtetarëve tanë se ne i  duam vlerat tona sot në mërgatën tonë kemi gjenerata qe kanë krye studime të ndryshme  nëpër universitetet e ndryshme të Evropës.  Ne jo qe jemi anashkaluar si mërgatë po ashtu u anashkaluam edhe si  ish te burgosur politik qe ishim celulat e para te rrënimit ish jugosllav.

 

Asllan Dibrani: Iniciativa  për  përvjetorin e  30-vjetorit sikur i sensibilizoj   qe te formohen shoqatat e ish te burgosurve politik në shtetet e Evropës ku jetojmë  ne , siç ishte rasti e themelimit te shoqatës se ish te burgosurve politik ne Shtutgard të Gjermanisë?

 

Sylë Muja:  Unë besoj së shpeti kjo energji e të burgosurve politik në Gjermani  do të kaloj edhe në Zvicër dhe në shtete tjera ku kanë emigruar shqiptarët .

 

Asllan Dibrani: Ky takim është zë i  shendosh  i  ish burgosurve politik  për tu marr me vetveten dhe me te kaluarën e një pjese te historisë së Kosovës?

 

Sylë Muja: Është edhe një shenj e mirë e shfrytëzoj rastin qe ta përshëndes  shoqatën e ish te burgosurve politik në Kosovë  qe dhanë ndihmën e vet këtë vit e pikërisht në Prishtinë  që u marrë një objekt që te jetë në  shërbimin tonë.

 

  Asllan Dibrani: Ish të burgosnit e ngritën zërin kur ishte  për çlirimin e atdheut disa veprime enti shqiptare  janë duke rrezikuar shtetin për shembull  toleranca e grupeve ekstremiste  islame në Kosovë por edhe jashtë siç ndodhi rasti i  vrasjes se  ushtarëve  amerikan në Gjermani para pak ditësh  , rasti i Dik Martit ,me apetite antishqiptare,  neglizhencën  politike  për territorin  e Kosovës si  territor sovran , arrestimet e  ushtareve tanë  te UCK   korrupsioni shume i lart,pa siguria  etj , a mund te konstatohet se   Kombi është në  rrezik ?

 

Sylë Muja:   Nuk është rast i vetëm, na e patëm rastin para një kohe se shqiptarët ja hëngrën bukën Amerikës dhe u quan u veshën me pantallona të shkurta edhe nisen me bë masakra ne Amerikë , mirë po është edhe ky rasti i Gjermanisë një goditje shumë e madhe mas pari për familjen e vet edhe për mbar shqiptarët. Ky njeri i  tillë e meriton dënimin  nga te gjitha forcat  po edhe nga ne. Po këtij avazi i shkon për shtati edhe korrupsioni ,po edhe Dik Marti  edhe  një klase politike qe e kemi shume te dobët. Mund të themi se nga këto qarqe të pa ndërgjegjshme   ka sinjale te dobësimit tonë po edhe të rrezikimit të Kombit tonë!

 

Asllan Dibrani: A ta merr menja që në shtetet perëndimore nga këto organizma po i epet një imazh i keq  popullit  nga infektimi i këtyre të rinjve ku konsiderohet se  janë ndërtua shumë xhamia ne Zvicër  52 gjami, në Gjermani  nuk dihet saktësisht po flitet se ka shumë xhamia kush po investon për   ndërtimin e tyre?

 

Sylë Muja:  Kemi nevojë për çështje kombëtare nuk kemi nevojë për xhamia e për kisha sot feja  e shqiptarit është shqiptaria. Po ndalem të një thënie shumë të mirë e Robin Kukit të ne u bë një gabim shumë i madh u pranuan eksperimente të  veçanta  apo me plane  t të Atisarit apo me plane te Kforit. Këto plane të zbrazta te pa vlera i kane kushtuar shume popullit në kurriz dhe po i kushton. Këto janë një sinjal i keq drejt shkombëtarizimit ,ku grupe te ndryshme  me prejardhje  arabe  po investojnë ne prishjen e rinise sonë!?... Këto  duhet ti sheh si Tirana si Prishtina po edhe  ma gjere ne Maqedoni e trojet tjera shqiptare  me qellim te.

 

 Asllan Dibrani: Çka ta merr mendja çfarë organizmi duhet me u organizua mërgata shqiptare që deri me tash shumë parti janë  themelua,duke  e shkelur interesin e kombit për interesa partiake,personale dhe grupore  , por edhe ne rrafshin kombëtar  ma të gjerë?

 

Punim i publikuar me rastin e Simpoziumit ne Zvicër te punuara gjatë kohës në burg
Punim i publikuar me rastin e Simpoziumit ne Zvicër te punuara gjatë kohës në burg
Sylë Muja:  Militantizmi politik i cili u shpërnda në mërgatën tonë na ka krijua probleme shumë të mëdha. Unë jam  i organizuar në "Unionin  shqiptar"  për vlerat tona. Vlerat tona janë dy  parlamentet tona , dy shtetet tona edhe institucionet tona  qe ti rreken  një pune serioze  ne rrafshin kombëtar. Partitë  politike të formuara në diasporën shqiptare  e kane rrezikuar  vlerën e organizimit. E harrojnë  kulturën ,dhe detyrat pran kombit të shpartalluar    dhe trojet tona te copëtuara , ne me një mendje duhet  të jemi qe atë padrejtësi ta përmirësojmë sa ma shpejt ta bashkojmë  kombin ne një ombrellë pasi kemi një gjuhë ,një kulturë!

 

Politika ditore po behet keq nga qeveritaret tanë  edhe në Shqipëri edhe në Kosovë duhet te  jenë ma   të reflektueshëm.  Nga ky tubim i sotshëm  duhet me dal me një mesazh  për  tu drejtua pushtetarëve tanë jo vetëm në Kosovën por edhe Shqipëri  .Atdheu po na thërret ma shumë se kurrë?

 

Asllan Dibrani:  Sot  me rastin e 30  vjetorit te këtij simpoziumi kushtuar  atyre ngjarjeve te 81-shit  u hap edhe një ekspozitë artistike me motive nga burgu , kush janë prezantuesit  e kësaj ekspozite me vlera të artit?

 

Sylë Muja:  Po zoti Asllan kjo është një meritë e asaj kohe nën skëterrat  e burgjeve jugosllave. Ishte një meritë e inspirimeve artistike nga burgu te të shprehurit   si dhe sakrificave që u bënë në atë kohë për ti nxjerr këto punime nga burgu i Nishit  ku si pasojë e asaj sakrifice si ish i burgosur politik ishe edhe ti . Ardhjen e këtyre punimeve besoj se është e  interesit që ta dinë edhe publiku. Me kontributin e një ish të burgosuri Sylë Ahmeti  i cili  i ka fshehë ne dhe  afër burgut të Nishit me që ishte  ne një tip ma të lirë se ne të  tjerët që ishim ma tepër nëpër qelia dhe izolime. Pas një kohe i kemi marrë  në vitin 1993 krejtësisht punime burgu po edhe të shpëtuara  pa u dëmtuar. Këto punime janë të  Hydajet Hysenit, Emrush Gjemajlit  të miat etj. Ne këtë ekspozitë janë të publikuara mese 61 punime  të punuara në burgjet jugosllave nga ne krijuesit e asaj kohe.

 

Asllan Dibrani: këto vepra çmohen si veprat ma te mira nga krijuesit shqiptar a janë publiku  neper ekspozita të ndryshme në Kosovë?

 

Pamje e ekspozitës  nga tre piktorët  Hydajet Hyseni, Sylë Muja dhe Emrush Gjemaili
Pamje e ekspozitës nga tre piktorët Hydajet Hyseni, Sylë Muja dhe Emrush Gjemaili
Punimet e Hydajetit dhe te  miat kanë qenë aty këtu ndonjëherë  dhe sot u bisedua qe te bëhet  një album i përbashkët krejt krijimtaria e punimeve të burgjeve nga piktorët tanë  të ndryshëm siç janë  Emrush Gjemaili,Hydajet Hyseni,Asllan Dibrani,Kadri Llugaliu ish dëshmorit Gursel Sylejmani të miat e të ndonjë tjetri . Planifikojmë që ta kemi një album te veçantë të përbashkët nga veprimtaria  e ne të burgosurve politik në  burgjet jugosllave.

 

Asllan Dibrani: Pos me pikturë vizatime  çka keni krijua deri me tani zoti Sylë?

 

Kam përmbledh një vepër qe nga viti 1976 deri me sot 1 libër 2 volume edhe një libër me poezi-dhe vizatime d.m.th  janë 3 libra gjithësejt.

 

Asllan Dibrani: A  jeni aktiv në krijimtari akoma ?

 

Po se ky asht shpirti im, frymëzimi im dhe ëndrrat e mia , aty  ku është poezia aty asht shpirti im, aty ku është arti  është  prezenca e të rrahurit të zemrës...

 

Asllan Dibrani:  Në cilat teknika punoni si piktor me që shihet se keni edhe punime druri ?

 

Kam punua  me laps  dhe ngjyra të lehta në burg ma vonë kam kalua  me këto teknika  me motive të kostumografisë dhe  arkitekturës se vjetër. Kam punuar me  motive të vjetra me qe me pëlqejnë ,kam  punuar edhe në dru  me djegie qe janë shumë punime te mira  teknike e cila ne gjuhën e artit quhet pirografi po edhe në mozaik . 

 

Asllan Dibrani:  A keni ndonjë  thënie  apo mesazh  ta shprehni nga një artist  dhe veprimtar i devotshëm  siç jeni  ju zoti Sylë Muja për fund të kësaj interviste  ?

 

Ju falënderojmë shume për pjesëmarrjen e juaj    nga Gjermania në këtë simpozium  të çmueshëm. Mund të shtoj se me mijëra ish të burgosur politik nuk   kemi pretendua në pushtet por ishim me çlirua vendin nga okupatori.   Po ju bëjmë thirrje pushtetarëve tanë që të kenë kujdes ndaj ish  të burgosnit politik.  Ne ishim investitorët ma të  shtrenjtë për ndërtimin dhe çlirimin e vendit, të vlerësohen  ish luftëtarët e UÇK-së, të ruhet integriteti i vendit nga apetitet serbe me  tradhtaret e vendit ,të përfillet mërgata shqiptare  nga institucionet e Kosovës ,ky mesazh i imi është i te gjithë  burgosurve politik, të gjithë  ushtarëve dhe mërgimtarëve  dhe i ftoj  të gjithë bashkudhëtarët që ta ndërtojmë unitetin tonë  për interesin tonë kombëtar sa  nuk është bere vonë.

 

U ndamë nga ky veprimtar ,  ish i burgosur politik ,një poet dhe një piktor  i zellshëm  duke i  uruar suksese  në të ardhmen. U ndamë  nga ai vend piktoresk  në Zvicër    e bëri  organizimin e  atij takimi qe   e shuajti sa do pak  mallin   e shokëve te burgut  ne këtë takim  duke i kujtuar ,analizuar dhe shkëmbyer  te kaluarën  e dhimbshme të  rinisë tonë të hidhur  nëpër famëkeqe të Serbisë.

 

Po  i  publikojmë disa punime te Sylë Mujes gjatë veprimtarisë së tij si piktore në disa teknika  po shumica të punuara në burgun e Nishit:

Pamje e një motivi nga Kullat e  Kosovës
Pamje e një motivi nga Kullat e Kosovës

Dyert e oborrit  pirografi
Dyert e oborrit pirografi

Pirografi  motin nga   Rugova e Pejës
Pirografi motin nga Rugova e Pejës

Pirografi  Muzeu i Krujës
Pirografi Muzeu i Krujës

Pamje e një motivi nga Kullat e  Dukagjinit   Kosovë
Pamje e një motivi nga Kullat e Dukagjinit Kosovë

Motiv fshati pirografi
Motiv fshati pirografi
Pirografi  i  burgosuri duke lexuar
Pirografi i burgosuri duke lexuar
Pirografi  Shqiponja
Pirografi Shqiponja
Portret i i babës se Sylë Mujes
Portret i i babës se Sylë Mujes
Vizatim  motiv nga burgu i Nishit ish të burgosurit shqiptarë
Vizatim motiv nga burgu i Nishit ish të burgosurit shqiptarë
Portret i Sejdi Veselit  në burgun e Nishit
Portret i Sejdi Veselit në burgun e Nishit
Grup shokësh duke luajtur  shah në burgun e Nishit
Grup shokësh duke luajtur shah në burgun e Nishit
Të burgosurit politik duke e lexuar shtypin informativ
Të burgosurit politik duke e lexuar shtypin informativ
Mozaik  portret femre
Mozaik portret femre
Mozaik, akt femre
Mozaik, akt femre
Pirografi, motiv i një shtëpie me arkitekturë të vjetër
Pirografi, motiv i një shtëpie me arkitekturë të vjetër


(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora