E hene, 29.04.2024, 01:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Halil Gashi: Babagjyshit tim të cilin aq shumë e deshta...

E diele, 29.05.2011, 04:58 PM


Babagjyshit tim të cilin aq shumë e deshta  ..........

 

Kosova ka patur shumë babagjysha që meritojnë lavdi ... ky shkrim i imi le të jetë cytje për ata që akoma kanë kujtime  te freskëta  për babagjyshat e tyre.....

 

Shkruan: Halil Gashi

 

Ishte një e dielë , ashtu si shumë të diela të kaluara, ditë të cilat kryesisht i kaloi në shtepi, apo dal në sheti të zakonshme kur mbanë mot i mirë dhe  aty përgjatë rrjedhes se Kanalit në pjesën përendimore të qytetit të Pejës, tani kur natyra ka gjelbëruar është një sheti shumë e këndshme. Në njërën anë gurgullon  uji i kristalt i Lumit të barrdhë qe vie nga zëmra e Bjeshkve të Rugovës dhe në anën tjetër ngjitën shpatijet e të cilat mbarojnë më bjeshkët e thepta ta Bjeshkëve të vargoit të Apeve shqiptare , ashtu si na pelqen se vonmi ti emertojmë.

Kisha vendos dhe ketë të diele të shkoi përgjatë këtij shtegu të cilin si më pahir dikush e quajti  “ shtegu i shëndetit” ngase shumë qytetar Pejan që duan ta mbajne shëndetin ,preferojnë sheti në kte pjesë të mrekulluar të qytetit.Dhe pa hetuar rrugëtimin pergjatë këtij shtegu gjeta vehtën aty në fund të tijë, ku gjendet pënda për të kthyer një pjesë të ujit të Lumbarrdhit në Kanalin për ujitje që shtrihet përgjatë tërë këtij shtegu e që vazhdon në fushën pjellorë që kanë fshtarat e Pejës.

 

I lëshuar gurgullimës se ujit dhe madhështisë se natyrës më  të cilën zoti ishte treguar  shumë bujar për qytetarët e kësaj treve duke ja dhuruar ketë mrekulli ,isha humbë i tëri dhe atje përtej lumit  mu kujtua se shumë  e shumë vite me parë, kur unë isha fëmijë gjëndëj një Sharrë, ku më fuqinë e ujit vehej në veprim makineria për prerjen e drujve por edhe më shumë për prerjen e e drrasave nga Trupat e bredhit dhe pishave që bartëshin nga pyjet e Rugovës .. dhe shihë atë ditë mu kujtua jo vetëm sharra , por mu kujtua edhe babagjyshi i im , më doli para  sysh Figura e tijë  më një pallto te gjatë e te grisur në disa vende duke bartë një drrasë të gjatë në krah.....Po... pikërisht ai  ishte Babgjyshi i im i cili në kte sharrë pat punuar për tre muaj rresht  si i burgosur i pushtetit të atëhershëm . Edhe pse Babagjyshi  kishte më shumë se të 70- tat e patën denuar më tre muaj burg ngase kishte pas një zenkë në mullirin e fshatit më një kolon serb , të cilin më pas daja i im e kishte rrahur ngase kishte guxuar të ofendoi babagjyshin tim dhe , pikërisht që të dy se bashku vuanin denimin  më burg , Babagjyshi tre muaj , kurse daja ishte denuar nje vit, por mbajti  nëntë muaj...dhe përgjatë tërë kohës se burgut ata punuan si punëtor krahu tërë ditën në kte sharrë , kurse natën e kalonin në burg.

 

 Si fëmijë atëbotë nuk dija ta gjykoja sa dhe si duhet burgosjen e babagjyshit dhe punën e dhunshme në  kte sharrë , gjithmonë më ka arrdhë keq pse ai ishte i detyruar të punojë më atë barrë të rënd të pleqërisë se tijë .Nëna më dergonte jo rrallë që atje të i dergoi ushqime babagjyshti dhe dajës, zakonisht  babagjyshi i  preferonte “pitet” të cilat i gatuante aq mirë nëna .........Dhe sdi pse atë ditë filloi të më sillët verdallë në kokë Babagjyshi , Sharra , Burgu , Nëna dhe Babai që herëpas here më shoqëronte për ti vizituar ata ..Mua si fëmijë nuk më pëngonin zyrtarët që të takoi Babagjyshin dhe Dajën e vogël...më kujtohët  si gjithmonë i shkerpte gëzimi në ftyrën e tijë të pa rruar dhe të thinjur kur më shifte , ngase isha edhe nipi i vetëm i tijë....E hiqte pallton e gjatë e të grisur e vente aty përbri lumit më rrokte më dy duart dhe shterngnte fortë duke më kuarajuar se edhe kaq e kaq ditë do të lirohet nga ky burg....

 

Më nuk është as Sharra e që moti dhe atë shumë moti edhe  babagjyshi ka hik në atë botë ...por kte  ditë babagjyshi ishte kthyer rrufeshin në kujtimët e mija . Aty breg lumit të barrdhë më gurgullimën e ujit fillova një rrugëtim në retrospektivë të tërë asaj që babagjyshi më kishte rrëfyer e që unë e kisha akoma në kujtesën time.......

 

 Vëndlindja e babagjyshit tim ishtë një fshat malor i quajtur “ Belleja  “ edhe pse e vendosur në shkrepat e grykës se Deqanit ky fshat u dogj e poq disa herë si qerrdhe kaqakësh e atdhetarësh të cilët as një herë nuk ishin perkul para as një regjimi....Edhe babagjyshi i im kishte qene pjesë e ketyre formacioneve... Në kujtesën time ka ngel i pa harruar rrëfimi i tijë për rrugëtimin e gjatë të tijë më xhaxhallarë dhe bijë të tyre ku se bashku më shumë trima të prirë nga Isa Boletini kishin rrugëtuar për në Vlorë në vitin 1912 për ngritjën e flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë se Shqipërisë....po  ky rrefim i babagjyshit ishte edhe nje nder rrëfimet e thëna në dritën e llampës në orët vona të netve të dimrit kur unë shkoja më shumë gëzim dhe dashuri të dajat e mijë e në veçanti të Ai babagjyshi i im më i miri  në botë për mua ....Në rrëfimin e tijë të qetë ishte qdo detaj i regjistruar ,edhe shkaqet e vonesës se tyre nga pengesat në rrugë të fiseve dhe bajraqeve që mbanin anën e Turkut apo kush e di të kuj dreqit.... Po kemi  udhëtuar më shumë se dy jave kreshtave dhe maleve , fushave ,  moqaleve e një zot e di kah  kemi shkuar , por Ismail Bei Vlora kishte pas berë ngritjen e flamurit ditë më parë dhe kishte shpallë Shqprinë të mvetshme, më pat rrëfyer babagjyshi....Ai, ketë rrefim ma pat thenë shumë herë dhe nuk e dija pse , por më vonë e kish kuptuar seAi  kete e bëntë që unë të mos e harroi kurrë ketë rrefim dhe pushoi të mos ma tregoi më kur ai më fliste për kete dhe harronte ndonjë detja dhe unë i thosha e harrove ketë. Më sa dukët atëherë ishte i sigurtë  se unë nuk do ta harroi më dhe nuk ma rrefei më atë rrefim të tijë .....

 

Babagjyshi më pat teguar shumë rrëfime te jetës se tijë , Ai kishte qenë edhe në rradhë për pushkatim kur andej pari nga Mali i zi kishin kaluar hordhi hajduësh  e plaqkitësish të cilët i kishin zënë në befasi dhe se bashku më disa burra të tjerë të farefisit tijë ishin vuar në rradhë për pushkatim , i kishte shpetuar nga vdekja Kaqaku i famshëm  i atyre maleve  Hasan Beqiri ,   i biri i agjës se babagjyshit tim ....Ai më kishte folur edhe për skamjen e madhe të banorve të atyre trevave . Tufate dhive më nga 200-deri në 300 sosh ishin pasuria më e madhe që mund të kishin, nga to sigurohej edhe buka e gojës , kurse lufta më jetën dhe për jetën ishte e ashpër ashtu sikurse edhe kreshtat e maleve që rrethonin fshatin e babagjyshit...Rrugëtimiete tijë prej kaqaku për në Shkodër, babagjyshi i tregonte më ëndje , fliste më shumë dashuri për Shkodranët për Trimate Malësisë se Shkodrës , për duhanin e shkodrës të quajtur “Tarabosh” për kufirin  e hekurt të Mbretrisë serbe më shqipërinë , për shtigjet që ata  kalonin fshehurazi, për kripën sheqerin  dhe gazin që e sillnin  nga Shkodra , për gjahun që ata e bënin në kafshët më gzofa të vlefshëm .... dhe të gjitha këto atë ditë  mu sollën një rrëmujë në kokën time .......

Nuk dija si ti ndaloja të gjitha këto mëndime që mu kishin versul në kokë , thuase u bë farë zbrazje e një cepi të memorjës të ruajtur më fanatizëm diku në skajin e  trurit tim, dhe përkundër këtij kaosi mëndimësh për qudi u ndjeva mirë , u ndjeva mirë ngase për atë pakë rrugëtim kujtova ca epizoda të një histori afro 100 vjeqare, ku protagonist kryesor kisha babagjyshin tim të cilin më tërë ata bagazh jete ma kishin burgosë për një zenk më një kolon dhe e kishin detyruar për punë të dhunshme në atë sharrë që për fat nuk është më ....Nuk jam ai i cili akuzoi , por më duket se jeta ishte e pa drejtë më babagjyshin timë . Sa e sa babagjysha të tillë patë Kosova  në kte rrugëtim të njëmijë e 333 shkallve të ferrit  te kesaj bote deri në ditën e sotme .... Secili nga ta paraqet nga një histori në vehte ........Kam vendosur që pjesë nga y  rrefim tua tregoi nipave dhe mbesave të mija ....le ta degjojnë edhe ata nje pjesë të historisë se babagjyshit tim........ kurse për babagjyshin e tyre ata mund  ti sistemojnë një ditë  kujtimet dhe mbresat që kanë .....



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora