Kulturë
Mazllum Saneja: Letërsia bashkëkohëse polake - Libër i kujtesës
E diele, 29.05.2011, 04:58 PM
LETËRSIA BASHKËKOHËSE POLAKE
LIBËR I KUJTESËS
(Piotr Stanislaw Krol, Pulsi i qytetit, Komograf, Varshavë, 2010)
NGA MAZLLUM SANEJA
Proza” Pulsi i Qytetit” është para së gjithash një libër i kujtesës, i kujtesës mbi historinë e Varshavës, mbi shkëlqimin dhe mjerimin, mbi ngjarjet, datat dhe të bëmat e atyre ditëve, po njëherazi është ky libër i dhembjes dhe i ngashërimit njerëzor si një rrëfim tronditës mbi jetën e banorëve të saj, banorëve të Varshavës, në të cilën siç shkruan autori në fillim te romanit të tij tronditës “Pulsi i qytetit”, se ngjarjet e tilla kanë mundur të ndodhin në vende dhe skuta të ndryshme të botës.
Së kwtejmi, poashtu çdo lexues i vëmendshëm, pa marr paraszsh vendbanimin apo hapesirën ku jeton, do të gjej në këtë libër dromcën e jetës së vet, dramën e vetvetes.
Ndërkaq, në këtë vepër janë të përshkruara rrëfimet dhe historitë e jetës të banorëve te Varshavës në një kohë dhe hapësirë prej disa vitesh të ndodhura edhe në vende te ndryshme të botës, po Varshava, ky qytet, natyrisht se ka frymemarrjën dhe shpirtin e vet te bukur, ka një zemër të madhe, një klimë të papërsëritur, e cila në një mënyrë të veçantë stigmatizon ata, të cilët janë të lidhur me këtë vend në botë. Në mënyrë analitike dhe emocionale autori është i lidhur drejtpërdrejtë me banorët e Varshavës. Duke jetuar dhe vepruar vetë në këtë realitet, ai është i ndërlidhur me fatin e tyre , me historinë dhe ngjarjet, po njëkohësisht është i pandarë me ta, me të gjitha brengat e ngazëllimet e tyre.
Duke lexuar këtë vepër me kujdes e me një vëmendje të përqëndruar, asessi nuk mund të mos njëjtësoshesh me heronjt e saj, të mos ndash me ta brengat dhe ngazëllimet e tyre dhe, nuk mund të mos pajtohesh bashkë me autorin se ‘Varshava me të vërtetë është krenare, e bukur dhe si një vashë e papërkulur. Dhe mund ta dashurosh atë deri në çmenduri, t’i përkushtohesh dhe të sakrifikosh jetën për të. Madje mund ta mallkosh dhe ta urresh, po nuk mund të jesh asessi ndaj saj indiferent”
Romani „Pulsi i qytetit” nuk është shqyrtim historik, po është një përshkrim analitik i jashtzakonshëm dhe i saktë i fateve njerëzore (Romani dhe Julika, “Gjyshi” fisnik, Yiga Nadvishlanjski, Janek N. dhe Renatka, Broneku dhe grupi i tij nga nëntoka, Jan Zdunjski, „Plato” dhe vjedhësi Manjush – Kasa, „Koneseri” nga Sheshi i Qytetit të Vjetër ), kjo në njëfarë mënyre përshkruhet imazhi i përjetimëve të vetë autorit, sepse në psikologjinë e çdo heroi është i njëjtësuar dhe i ndërlidhur vetë autori, me të cilët i ka përjetuar thellë ngritjet dhe rëniet, fitoret dhe disfatat nëpër situata të ndryshme të jetës.
Duke e lexuar këtë libër si një rrëfim filmik e vështrojmë Varshavën sakaq pas luftës dhe Varshavën e viteve të mëvonshme, vende të mrekullueshme si Qyteti i Vjetër , të gjitha ato dromca të së kaluarës të këtij qyteti historik, q[ ndryn në vetvete një histori të dhembshur dhe krenare – të një monoliti që ygjon krenarinë dhe lavdinë. Me një ngashërim të thellë autori përshkruan vendet e kujtesës të hronjve të Kryengritjës së Varshavës - Parkun e Krashinjskit, Redutën tragjike, Qytetin e e Vjetër kryengritës – janë disa nga këto vende te veçanta dhe të paharrueshme jo vetëm për vetë autorin që janë te afërta, po për çdo banor të Varshavës, sepse në këtë qytet çdo gur thërret me jehonën e kohës së shkuar, që thellë-thellë është ngulitur në kujtesën e autorit.
Duke e lexuar këtë libër të dhembjes, te tragjikës e të krenarisë kombëtare me përplot emra,data, ngjarje dhe të bëma të lavdishme sikur ndiej regëtimën e zemrës të këtij qyteti heroik, sikur ndiej dashurine e madhe të autorit ndaj vendlindjës së tij – Varshavës , që njëherazi është e afërt edhe për mua si një emigrant, qytetar që jetoj vite e vite të tëra, që asnjëherë nuk më ka refuzuar, po përkundrazi më ka strehuar në zemrën e saj të madhe.
Romani i shkrimtarit te njohur polak Piotr Stanis?av Król “Pulsi i Qytetit” është një prozë e thellë lirike, që autori i saj me sukses ka krijuar një tërësi të mrekullueshme poetike, me përplot rrëfime të drejtpërdrejta autentike të jetës së banorëve të V arshavës me të gjitha brengat dhe ngazëllimet e tyre, sepse gjatë shtegtimëve dhe bredhëritjeve të veta nëpër skutat më të thella të Varshavës , me një zemërgjërësi dhe ndjeshmëri të veçantë ka ndjerë pulsin e qytetit ne kalimin e kohës. Për shembull, tronditës është pjesa e romanit „Pallati” , i cili nuk ngjall vetëm figurën historike të gjeneralit Jozef Zajaczek, po ngjall gjithashtu kujtesën e heronjeve tzë rënë tragjikisht në Smolenjski para një viti- një datë e sërishme tragjike në historine e dhembshur dhe tragjike te Polonise e te popullit polak, të viktimave në tokën e Katinit,ku 70 vite më parë me urdhërin e Stalinit u vranë 22 mijë oficerë polak e policë, pjesëtarë të inteligjencisë përparimtare polake.
Dhe në fund pajtohem me mendimin e drejte të autorit Piotr Stanislaw Krol se populli pa kulturë, pa kujtesë histoike vdes, shuhet.
„Ka vende të këtilla të mrekullueshme ...” dendur përsërit autori, duke e e ngjall kujtesën mbi kryengritësin e vogël nga Qyteti i Vjetër, mbi Smolenjskin, Varrezat e moçme të Varshavës - Powazki , Kopernikun, Chopin –in, sepse nuk bën të harrohen kohët e kaluara plot lavdi e zulmë.
Ndaj, të përkulemi me nderim të thellë siç bën autori, shkrimtari i shquar bashkëkohës polak Piotr Stanislaw Krol.
Varshavë,
prill 2011
________
Ksi??ka pami?ci
Piotr Stanis?aw Król: T?tno miasta” : O?arów Mazowiecki, 2010
Mazllum Saneja
„T?tno miasta” to przede wszystkim ksi??ka o pami?ci, pami?ci o historii Warszawy, o blaskach i cieniach jej przesz?ych dni, ale tak?e poruszaj?ca opowie?? o ?yciu jej mieszka?ców, które jak pisze autor we wst?pie swojej wzruszaj?cej powie?ci, mog?yby wydarzy? si? w ró?nych zak?tkach ?wiata. Dlatego te? ka?dy czytelnik, bez wzgl?du na miejsce zamieszkania, znajdzie w tej ksi??ce cz?stk? swojego ?ycia, cz?stk? siebie samego.
„Opisane w ksi??ce historie z ?ycia mieszka?ców Warszawy na przestrzeni kilkudziesi?ciu lat mog?yby wydarzy? si? w ró?nych zak?tkach ?wiata, ale to miasto ma swoj? pi?kn? dusz?, wielkie serce, niepowtarzalny klimat, które w szczególny sposób stygmatyzuj? tych, którzy zwi?zali si? z tym miejscem na ziemi”
Jak?e ?ywo zwi?zany jest twórca z mieszka?cami Warszawy. Nie tylko z ich losami, histori? i wydarzeniami, ale tak?e ze wszystkimi ich troskami, smutkami i rado?ciami.
Jak?e cz?sto czytaj?c ksi??k?, nie sposób nie identyfikowa? si? z jej bohaterami, nie dzieli? ich trosk i rado?ci i nie sposób nie zgodzi? si? z autorem, i? „Warszawa jest niczym dumna i pi?kna, niez?omna niewiasta. Mo?na j? kocha? do szale?stwa, po?wi?ca? si?, oddawa? za ni? ?ycie. Mo?na przeklina? i nienawidzi?, ale nie mo?na by? wobec niej oboj?tnym”
„T?tno miasta” nie jest rozpraw? historyczn?. To niezwyk?y i precyzyjny opis ludzkich losów (Roman i Julka, Szlachetny „Dziad”, Zyga Nadwi?la?ski, Janek N. i Renatka, Bronek i jego grupa z podziemia, Jan Zdu?ski, „Plato” i z?odziej Maniu?-Kasa, „Koneser” ze Staromiejskiego Rynku), to w pewnym sensie obraz prze?y? samego autora, bo z ka?dym ze swych bohaterów zwi?zany by? emocjonalnie, dzieli? ich wzloty i upadki.
Czytaj?c t? ksi??k?, jak na przesuwaj?cych si? kadrach filmu, widzimy Warszaw? tu? powojenn? i lat pó?niejszych, miejsca przedziwne jak Stare Miasto, te wszystkie okruchy przesz?o?ci tego miasta – dumnego monolitu. Z wielkim wzruszeniem opisuje autor miejsca upami?tniaj?ce bohaterów Powstania Warszawskiego – Park Krasi?skich, tragiczn? Redut? powsta?cz?, Starówk?, miejsca szczególne nie tylko dla niego samego – bliskie ka?demu Warszawiakowi, bo w tym mie?cie ka?dy kamie? wo?a echem minionego czasu.
Gdy czytam t? ksi??k? czuj? bicie serca tego bohaterskiego miasta, czuj? wielk? mi?o?? autora do rodzinnej Warszawy, jak?e bliskiej i mnie, bo nie odtr?ci?a mnie tu?acza, a przeciwnie przygarn??a do swego wielkiego serca.
„T?tno miasta” to proza g??boko liryczna. Jej autor z powodzeniem stworzy? znakomit? ca?o?? poetyck?, bo podczas swoich w?drówek po zak?tkach Warszawy z wielk? czu?o?ci? i wra?liwo?ci? ws?uchiwa? si? w t?tno miasta i w przep?ywaj?cy przez nie czas.
G??boko poruszaj?ca jest opowie?? „Pa?ac” przywo?uj?ca nie tylko historyczn? posta? genera?a Józefa Zaj?czka, ale równie? bohaterów poleg?ych tragicznie pod Smole?skiem rok temu – kolejne w dziejach polskich ofiary Katy?skiej ziemi.
Ja, tak jak autor przekonany jestem, ?e miasto, naród bez pami?ci zginie. Zginie tak?e jego kultura. „S? takie miejsca przedziwne..” cz?sto powtarza autor i przywo?uje pami?? o Ma?ym Powsta?cu ze Starówki, o Smole?sku, Pow?zkach, Koperniku, Chopinie…
Wie, ?e nie mo?na zapomnie? o minionych czasach. Pochylmy si? i pok?o?my im g??boko razem z nim.