Kulturë
Poezi nga Përparim Hysi
E hene, 30.05.2011, 09:09 AM
"Relaks?!"
(poezi me 4-vargje)
Nga Përparim Hysi
1."Dreqja" e mirë
Paska dhe"dreqe" të mirë,më është mbushur mëndja top
E pashë sot një të tillë,desha ta marrë në krahë- hop!
Por u shmang,më bëri bisht dhe u shkri nga buzëqeshja
Gojëhapur mbeta çuditërisht:-Sa e mirë që ishte " d r e q j a..."
2.Ç'janë ata gjinj?!
Ç'janë ata gjinj "kas?!",mënd dhe po çajnë fustanin
A e di?Më vë në ngasë dhe më fut mua shejtanin
Sado që jam i moshuar,zënë e më bëjnë karshillëk
S'duroj dot pa i"kafshuar",le të thonë,mandej: jazëk!!!
3.Një lule në ballkon
Dol një lule në ballkon;është si zambak i bardhë
Dhe nga unë veç shikon;mënd më ha me sy të gjallë?
Se më kthen si djalë në vakt(s'e harroj "vijëshënimin..." )
4.Tinëzisht
Do të vij tinëzisht,sikur do të vjedh
Një merak që kam,trupin ma rrënqeth
Dhe hyra "tinëzisht",merakun e nxora
Tinëzisht siç hyra,ashtu edhe dola.
5.Nga Amerika
Një zonjë e bukur,porsi trëndafil
Qenin e saj puth,siç puth një bandill
E shoh nga larg skenën dhe bëhem nervoz
Ah,pse s'jam qeni!Ah,se sa xheloz!...
6.Analogji
Ja: nga lindja doli dielli
Pak nga pak skuqet dynjaja
Pse u skuqa,fukaraja?!....
7.
Tek kaloi një symëshqerrë nga ato që "hanë" azat
Ktheu dynjanë në lylyver,sikur dita u bë natë
Pra,dynjanë e ktheu përmbys,më nuk shihja gjë me sy
Dhe rashë pak si në "krizë",që më plaçin që të dy...
8.Unë që shkruaj për dashurinë
Unë që shkruaj për dashurinë,s'e kam patur shesh me lule
Unë shkruaj se heq mërzinë;dashuri,mërzinë ma shkule.
Se ka patur plot"beteja"( në s'jam"vrarë",po jam "plagosur")
Por nga rruga nuk ktheja;ndonjëherë...dhe jam dreqosur
9.Nuk e di
Nuk e di pse gjoksi yt seç më ngjan si furrrë me prush
Ndaj atje më mbesin sytë,sado skuqem si rrallëkush
Dua të digjem ,të shkrumbitem;le të bëhem copra hiri
Mu në "furr me prush"hidhem,me gjallesë m'u mbush shpirti.
10.Ende "xixa" më bën gjaku
Në jam thinjur,në jam zbardhur,prapë huqet s'i kam lënë
Tek të shoh me dhëmbët zbardhur,unë prej qafe të kam zënë
Mos më mat me kut prej plaku;as mos pyet ti,si a qysh?
Ende "xixa" lëshon gjaku,sado që jam babagjysh.
27 maj 2011
____________
... dhe më thonë...
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Trëndafili venus
O trëndafili venus që më je hapur i plotë
Kam kohë që të lus dhe mundimi më shkoi kot
Seç më çon pus më pus;mezalla s'e më jep ujë
Mos më pandeh si "Ursus",se jam plak e nuk kam gjunj
Varma pak,o trëndafil,se më plake dhe më krruse
Se tani nuk jam bandill, ndaj të lutem,o venuse!
Varma pak në ke perëndi,ja,shiko u mblodha grusht
Trëndafil me sytë e zi,unë të dua dhe nuk kam turp.
2.Ç'është ky floku yt?
Ç'është ky floku yt,lëshuar hergjele
Më ndjellë vid-vid që atje të fle
Atje dua të fle,në pyll të atij floku
Mike,a s'e sheh që më zu amoku?!
Gati më zu gjumi,pothuaj mu në këmbë
Se më mori lumi, sy nuk mbylla mbrëmë
Dua që të "fshihem" tek ai "pyll i errët"
Se hiç unë nuk nginjem...jam ashik i sertë.
3. Sa të kam pritur
Ah,sa të kam pritur! Nuk më erdhe mbrëmë
Më le të habitur,syri laramën
Nuk e di se ç'pate,nuk di se ç'ka ndodhur
Deri pas mesnate, vej-vij pa u lodhur.
I shqetësuar qeshë,nuk e dija hallin
Dhe,moj pëllumbeshë,hiç s'e fshihja mallin
Aty pas mesnate,u dëgjuan çapa
Erdhe,o moj Kate,dhe zumë retë e bardha.
4.Kur pashë Ëngjëllushen...
"Unë Tanushën vet e kam pa
Ftyra e saj si skuqet molla në degë..."
Visaret e Kombit
Halili e ka parë Tanushën dhe u mahnit prej saj
Se sytë m'i ka si dy prushe, dhëmbët m'i ka si rruaza
Ç'më bëre,moj Ëngjëllushe,tash që kam flokë të bardha.
Një fytyrë më ka të bardhë,të bardhë e ka si biluri
Të tjera,"nishane" me radhë,sa krejt,o miq,më sëmuri
Ma prishi mua mëndjen ashtu si Halili për Tanushën
Të tillë e kam gjëndjen; ma gjeni,ju lutem,Ëngjëllushen.
5. ... dhe më thonë... *
Dhe më thonë s'ka më lezet,që të flas për dashurinë
Domethënë,mbeçë me shendet!Ta gëzosh pleqërinë!
E kanë kot që mundohen;Përparimi hiç s'dëgjon.
Se vërtet që tash po plakem,porse syri më shikon
"Si "asaj" unë ti ha hakën,që vjen e më provokon?!"
Pa shikoni!Lëpin buzën,edhe syrin mua ma ngul
D.m. th.,t'më nxjerrë gjuhën,sikur tani s'jam burrë?!!!!
Jo,po ende s'kam vdekur;jam i gjallë dhe jam në jetë
Pleqëri,moj të kam pjerdhur!"Provokuesja" po më pret
Detit unë i hyj në këmbë;pa u "mbytur",s'mëson not
Zë e hahem dhëmbë për dhëmbë;dashuri,pa ty s'bëj dot.
*është shkruar më 30 qershor 2008
6.Krejt papritur
Krejt papritur,filloi shiu dhe u futa nën një strehë
Nëpër shi tek unë arriu se qe lagur,vajzë e re.
Dhe m'u lut që t'i tregoj,për një rrugë e një adresë
Në adresë atë e çoj dhe i flas me politesë.
Sjellja ime i pëlqeu,unë nga goja kot s'jam"mjaltë"
Sado turpin pak e"fshehu",unë po flisja,tash,me"djajtë"
Dhe adresën e harroi,se unë jam"dreqi vet"
Streha qe që na bashkoi, rrugën ajo e gjeti vet.
7.Them
THem mbase...edhe shpresoj që t'ma varësh paksa mua
Vetëtimë më qenke,moj;djemurinë dogje,pothua....
Edhe unë pas djemurisë,zë merrem me ëndrra
Mu në moshë të pleqërisë, seç po ngopem veç më dëngla
Djemuria seç ha frutet,mezalla s'e lë thërrime
Porse plaku nuk ngutet;pika-pika,mëndjes sime!
Me një mbase zë shpreson,shpresa humb veç në fund
Ndaj dhe plaku zë beson:vetëtimë,moj,do të mund
8.A më lë? *
A më lë që të"kullos",në "livadhin" që ke pronë?
Se "uria" më dreqos;nuk duroj dhe n'moshë të vonë
Nuk e "ha" të tërë"çahirin",sa të shuaj,moj,"urinë"
Se për ty po lë fiqirin;të premtoj: s'ta marrë "tapinë"
* 8 janar 2002
9.Unë dhe ti
Unë mërzitur pa hesap,ti me gaz e mbushur plot
Më kalon me vrap"fap" dhe më fut në tjetër botë
Bota jote,tëra gaz,kurse imja është pelin
Dhe kur qesh,jam i"vrazhd",se kam qeshjen-hidhërimë.
10.Dale,dale! *
Dale,dale, me ngadale
Dale,o moj,rrënjëdale!
Se pa ty nuk kam çajre
Se më re,vet havale
Ma ke prishur gjumin fare
Ngrihem gjumit në alarme
Ç'ne ngrihem?Nuk fle fare
Më trullose,rrënjëdale...
* 19 shkurt 2002
** Të tjerat ,në maj 2011
29 maj 2011