| E marte, 31.05.2011, 07:56 PM |
Neki Lulaj
ERDHA LOKE
Erdha Loke për tu këthyer,
se m´ka djegë malli për Juve,
një bukë misri me duar të rreshkura,
t`lutëm Loke, me na gatuar…!
Lehin qentë Loke përtej muri,
drojë se armiqët më kanë hetuar,.!
se ne ushtarët e UÇK-së,
jemi t´betuar mos me u dorëzua.
Kemi pikë takimin të Ara e Stanit,
me trimat e Kombit pët tu takur,
ka ca ditë që s`kemi ngrenë,bukë
lufta për Liri na ka bashkuar,……!
Lehin qentë, biro pa ja ndarë,
edhe ca këlysh atyre u janë bashkuar,
për pakë eshtëra që lëpinë tradhëtarët,
po e humbin nderin vehtën duke e poshtëruar.
Lokja ime mos ke merak,
se ne UÇK-ja do të sjellim Lirinë,
do ti ndjekim okupuesit përtej gardhit,
e zuzarët këtu kurrë s´do ta kenë rehatinë.
Bukën e misrit e gatoi, Lokja
me duar të rreshkura nga pleqëria,
iku ushtari i UÇK-së në Aradhë, por ra Hero,
u këthye në Lapidar, kur erdhi Liria…!
ATA NUK KANË VDEKUR
Lakuriqët që i vretë rrezja e Diellit,
sërish luftë thërrasinë në Kosovë
nuk ka vdekur Jo Adem Jashari,
sërish barrikadohët për Lirinë tonë.
Mjeranët e butakët pa ndërgjegjje,
që krekosën si bretkosat e fryera,në moqale
nuk do ta gjejnë kurrë rehatinë në Kosovë,
se Sali Çekaj dhe Agim Ramadani,nisën prej Kosharje.
Tingëllon zilja e mordit për ata,
Xhevë Lladrovci, pushkën akoma nuk e ka lëshue
Luan Haradinaj dhe luftëtarët e Lirisë,
ngjallën sërish në Kosovë me luftue.