Kulturë
Cikël poetik nga Lindita Prenga
E diele, 08.05.2011, 06:35 PM
Nga Pilo Zyba
Lindita Prenga ka lindur në Orosh të Mirditës më  19.7.1973. Në vendlindje ka mbaruar shkollën tetëvjeçare dhe atë të mesme. Studimet e larta i ka kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dega  Bio - Kimi. Është e apasionuar pas letërsisë, dhe shkruan që në bangot e shkollës. Jeton dhe punon në kryeqytetin grek Athinë. Poezitë e me poshtme janë shkëputur nga libri që ka në shtyp…
ENDERRA E JETES SIME
Ne zemren time degjova nje dridhje 
me tundi zemren si pa e kuptuar   
Kerkova me syte  e lodhun c'ishte
valle cka ndodhur  kush me esht zemeruar
Brenda zemres, e fshehur kish ngelur 
e strukur   ne heshtjen e vetmise
Nje enderr  diamand kish mbledhur
hyra pa kuptuar ne boten   e cudise
E  pyeta me miresin e shpirtit 
perse e strukur keshtu ne vetmi
Nje histori me vete ma tha  e cuditur 
e vetmja ne kete bote jam un qe e di.
Jam dikur enderr e  dashuruar 
me le ne vetmi pa me dhen shpjegime 
U mundova tek  ti shum per te kerkuar 
asgje un nuk mora  andaj jam jetime 
Te desha ne vetmi akoma te dua 
lulezova ne vetmi  ,ne vetmi pa arom
un te desha ty ti sme deshe mua
tek nje enderr tjeter ti tani pushon
Heshta, u cudita, po perse tani ?
zemren  ma trondite   e dashur enderr ti
Erdhi ora e dashur  te besh ate qe di
prandaj po te pres mos me len ne vetmi
E percafova sa lotet me rrodhen 
nuk dija shpjegime s'munda , heshta  
e mora nga vetmija duart mu drodhen 
vazhdo me tha e lumtur tek  ti prap un erdha
E VETMUAR
 Pikat e shiut me njomen trupin 
lotet e mi me vrane zemren .
Rrezet  e diellit u zemeruan me mua 
ylberi shumngjyresh i fshehu ngjyrat .
Rete zhurmojn ne qiellin e  nzire 
zemerime mes tyre dhe ato kane .
Toka gumezhine e zemra me esht ngrire
lotet me shiun s'po gjejne derman.
Nuk jap dot shpjegim arsye  kekoj
zemerimi i gjithi qenka me mua.
kerkoj rrezet e diellit ylberin te takoj
nuk gjej  pergjigje  qenkam e vetmuar .
SHTEGTIM MENDIMESH
Ne mes te maratones se jetes jetoj
flladet e ambla me qetesojne dhembshurine
Me rendjen e botes shtegetoj
si embelsi per te gjetur  lumturine
Padyshim : Diku atje do gjeje
nje streshe me emrin dashuri
I  fal lodhjes shendet 
do ta shtergoj ne gji si femijë.
KUSH JENI JU
Kush jeni ju  qe fatet i vrisni 
si hijet e nates pa pike meshire 
Kush jeni ju qe shpresat e mbysni
endrra per ju s'po eshte e lire
Kush jeni ju qe zemer nuk keni
besen e shkelni e jeten e vrisni 
Kush jeni ju qe s'paski fytyre
as ndjenje ne  zemer as pak yndyre
Kush jeni ju ? Ju lutem me thoni
te keni nje  emer qe se meritoni 
ne vend te zemres ju paskeni nje gure
andaj mos me thoni qe jetes i dhate udhe
Kush jeni ju ?Pergjigje po pres 
pret koha pret jeta ne vazdim 
Kush jeni ju se toka rrotullohet 
andaj mos mblidhni me shum mallkim 
Presim nje dite te keni fytyre 
kurajen qe veten ta lini te lire 
Kurr nuk eshte vone mendohuni 
toka rrotullohet andaj kujtohuni 
Presim por koha vazhdon
presim por jeta ste fal 
Pergjigje kjo  bote kerkon
Kush jeni ju, qe shpresen e mohon
DY FJALE
Dy fjale japin shprese 
me dy fjale enderron
me dy fjale nuk ke bese 
Me dy fjale merr nure 
hijeshi  e embelsi 
ne dy fjale ndjehesh ti 
nje bot plot dashuri
Te dua fjal magjike 
bota ngrihet peshe
te dua  fjale e brishte
e buzeqeshja hesht
Dy fjale  embelsine 
e ruajne   plot malle  
TE DUA,  bese e lidhur,  
apo ndjenje e gjalle ?









