| E diele, 08.05.2011, 07:35 PM |
Nga Pilo Zyba
Lindita Prenga ka lindur në Orosh të Mirditës më 19.7.1973. Në vendlindje ka mbaruar shkollën tetëvjeçare dhe atë të mesme. Studimet e larta i ka kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dega Bio - Kimi. Është e apasionuar pas letërsisë, dhe shkruan që në bangot e shkollës. Jeton dhe punon në kryeqytetin grek Athinë. Poezitë e me poshtme janë shkëputur nga libri që ka në shtyp…
ENDERRA E JETES SIME
Ne zemren time degjova nje dridhje
me tundi zemren si pa e kuptuar
Kerkova me syte e lodhun c'ishte
valle cka ndodhur kush me esht zemeruar
Brenda zemres, e fshehur kish ngelur
e strukur ne heshtjen e vetmise
Nje enderr diamand kish mbledhur
hyra pa kuptuar ne boten e cudise
E pyeta me miresin e shpirtit
perse e strukur keshtu ne vetmi
Nje histori me vete ma tha e cuditur
e vetmja ne kete bote jam un qe e di.
Jam dikur enderr e dashuruar
me le ne vetmi pa me dhen shpjegime
U mundova tek ti shum per te kerkuar
asgje un nuk mora andaj jam jetime
Te desha ne vetmi akoma te dua
lulezova ne vetmi ,ne vetmi pa arom
un te desha ty ti sme deshe mua
tek nje enderr tjeter ti tani pushon
Heshta, u cudita, po perse tani ?
zemren ma trondite e dashur enderr ti
Erdhi ora e dashur te besh ate qe di
prandaj po te pres mos me len ne vetmi
E percafova sa lotet me rrodhen
nuk dija shpjegime s'munda , heshta
e mora nga vetmija duart mu drodhen
vazhdo me tha e lumtur tek ti prap un erdha
E VETMUAR
Pikat e shiut me njomen trupin
lotet e mi me vrane zemren .
Rrezet e diellit u zemeruan me mua
ylberi shumngjyresh i fshehu ngjyrat .
Rete zhurmojn ne qiellin e nzire
zemerime mes tyre dhe ato kane .
Toka gumezhine e zemra me esht ngrire
lotet me shiun s'po gjejne derman.
Nuk jap dot shpjegim arsye kekoj
zemerimi i gjithi qenka me mua.
kerkoj rrezet e diellit ylberin te takoj
nuk gjej pergjigje qenkam e vetmuar .
SHTEGTIM MENDIMESH
Ne mes te maratones se jetes jetoj
flladet e ambla me qetesojne dhembshurine
Me rendjen e botes shtegetoj
si embelsi per te gjetur lumturine
Padyshim : Diku atje do gjeje
nje streshe me emrin dashuri
I fal lodhjes shendet
do ta shtergoj ne gji si femijë.
KUSH JENI JU
Kush jeni ju qe fatet i vrisni
si hijet e nates pa pike meshire
Kush jeni ju qe shpresat e mbysni
endrra per ju s'po eshte e lire
Kush jeni ju qe zemer nuk keni
besen e shkelni e jeten e vrisni
Kush jeni ju qe s'paski fytyre
as ndjenje ne zemer as pak yndyre
Kush jeni ju ? Ju lutem me thoni
te keni nje emer qe se meritoni
ne vend te zemres ju paskeni nje gure
andaj mos me thoni qe jetes i dhate udhe
Kush jeni ju ?Pergjigje po pres
pret koha pret jeta ne vazdim
Kush jeni ju se toka rrotullohet
andaj mos mblidhni me shum mallkim
Presim nje dite te keni fytyre
kurajen qe veten ta lini te lire
Kurr nuk eshte vone mendohuni
toka rrotullohet andaj kujtohuni
Presim por koha vazhdon
presim por jeta ste fal
Pergjigje kjo bote kerkon
Kush jeni ju, qe shpresen e mohon
DY FJALE
Dy fjale japin shprese
me dy fjale enderron
me dy fjale nuk ke bese
Me dy fjale merr nure
hijeshi e embelsi
ne dy fjale ndjehesh ti
nje bot plot dashuri
Te dua fjal magjike
bota ngrihet peshe
te dua fjale e brishte
e buzeqeshja hesht
Dy fjale embelsine
e ruajne plot malle
TE DUA, bese e lidhur,
apo ndjenje e gjalle ?