E shtune, 27.04.2024, 09:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Mark Dodani: Dëshmorëve të kombit

E enjte, 05.05.2011, 07:12 PM


Dëshmorëve të kombit

 

MARK DODANI

SHKRIMTAR

Veteran i LANÇ-it

 

Deh ti mos data

Pesë!

E lirisë Shqiptare,

simbol,

për besë…

Ti në Tiranë,

kryeqendër Shqiptare,

Me Pesë Maj,

dyzet e dy,

E Qemalit

Dhe po ti,

në Drenicen Kombëtare,

Me pesë Mars,

nantdhetenandë

E Adem Jasharit.

 

Pesa, te dyja,

rrënjet kombëtare ushqyet,

me gjak.

Çdo shqipatr

u falet,

perulur qebesa,

prak më prak,

Dy pesa,

dy pika gjaku,

majëkrezash,

Në heroizmin shqiptar

përçuar

brezash.

Lulëzuat,

ndër të luleve,

pedale.

Krijuat mijërat,

e pikave të kuqe,

piramidale…

 

Pesa e majit,

dyzetedy,

e Qemalit

Daltuar shkëmbit të themeltë

të Shqipërisë,

Pesa e Adem Jasharit,

rrebtas ndoqi,

Të njejtat gjurmë

të lirisë.

Pikëpërpikë marsi Pesë,

në krenari të shqiptarit,

Forcë të hatashme,

i çon,

Adem JASHARI-t

Ballë për ballë,

plumbave gjakatarë,

të serb-barbarit.

 

Të dy,

Qemal STAFA, Adem JASHARI,

Blatuar gjurmëve,

lënë nga i pari,

Me gjakun e tyre,

shuan etjen

e themeleve të kombit,

në histori

 

Deshmorët i ngritën,

lartësive qiellore,

në pavdekësi.

Vulosen,

me hapa të sigurt,

dëlirësinë,

Me hapa të përgjaktë,

vulosen,

përjetësinë.

 

….

Ah Europë,

Pse na përçave?

Në shumë copash,

pse na ndave?!..

A na kupton,

se kënga jonë

vazhdon,

Në mijëra

e mijëra mote,

akoma jehon

se

« që pa lerë diell e hënë,

Neve jemi n’vëndin tënë »

Jemi t’bashkuar :

-Shqipëri Natyrale- s’losim vendit,

pa dalë fare…

 

Jem n’Europë,

banor i pari,

Këtu ka lindur,

këtu rron shqiptari.

Komb-bashkuar,

në një shtet,

e një flamur,

Qiell e tokë

le të tunden,

se shqiptari

s’tundet

kurrë.

Londër!

Së dyti mblidhu,

vullnetlirë;

Korrigjo gabimët

e motit,

se shqiptarët,

mendohu mirë !..

Vendit s’losin,

qe besa e zotit…

 

Vetë me dorë, shkroi Perendia :

N’ Shqipëri mbarë,

mbretëroftë drejtësia.

 

….

Nuk ka paqë,

as liri,

pa gëzu të drejtën

çdo njeri.

Edhe e madhja

Zonjë HILLAR,

E Amerikës,

zemërbardhë,

të drejten quajti

Yll Polar…

Bash KLINTONI President,

leshoi urdhërin

zjarr-rrufe :

Millosheviq!

Hiq dorë nga krimi….

S’të duron kurrë më,

njerëzimi.

Ndryshe flaka,

do të t’përlajë,

s’do keshë më,

asnjë uzdajë.

Në kosovë,

Në gjithë shqipërinë,

Kërkojnë “gjallë a vdekë”

Lirinë….[i]

 

[i] U lexua në Mbledhjën e Shoqërisë BASHKIMI SHQIPTAR, midis dyqind pjesëmarrësve, më 5 mars 2011 në Gorge de loup (Lion, Francë) në përkujtimi të ditës së rënies heroike të Adem Jasharit dhe mbarë dëshmorëve të Kombit Shqiptar.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora