Kulturë
Klajd Kapinova: Skulptura e Mons. Dr. Zef Oroshit një dhuratë suprizë për shqiptaro-amerikanët në New York
E merkure, 04.05.2011, 09:58 PM
Skulptura e Mons. Dr. Zef Oroshit
një dhuratë suprizë për shqiptaro-amerikanët në New York
(Skulptorja e talentuar amerikane Carolyne D. Palmer lartëson vlerat e themeluesit të Kishës Katolike Shqiptare në New York)
Nga Klajd Kapinova
Të gjithë shqiptaro-amerikanët e komunitetit katolik shqiptar në New York, që kremtojnë ditën e “Zojës së Shkodrës” në një darkë festive, të organizuar nga famullia dhe bariu shpirtëror I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, janë ndjerë krenarë dhe të befasuar nga një dhuratë e papritur që skulptorja profesioniste amerikane Carolyne D. Palmer, i ka dhuruar Kishës Katolike Shqiptare një vepër artistike në skulpturë.
Vepra artistike në gjininë e skulpturës vjen 2 vjet mbas botimit të librit monografik “Mons Dr. Zef Oroshi (1912-1989) një jetë e shkrirë për fe e atdhe” (2009), shkruar nga studiuesi dhe miku i ngushtë i tij Tomë Mrijaj me banim në
Skulptorja amerikane Carolyne D. Palmer, është autore e një vepre tjetër të freskët artistike, që këto ditë ia ka dhuruar personalisht në Shtëpinë e Bardhë zv/Presidentit Joseph Bajden, në
Duatrokitjet dhe buzëqeshjet, në shënjë falënderimi dhe mirënjohje për miken dhe artisten e shquar amerikane Carolyne D. Palmer, kanë vijuar gjatë kur I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, një vijues i denjë i traditës Fe e Atdhe, ka zbuluar plot emocione veprën e artit të derdhur në bronz.
Nëse shikohet me kujdes realizimi artistik,
Ndoshta është një rast i veçantë në Amerikë, që një skulptore amerikane profesioniste t’i dhurojë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, një vepër arti dhe përjetësie, për një nga figurat më të shquara aktive dhe me reputacion të diasporës shqiptare Mons. Dr. Zef Oroshit (1912-1989).
Atmosfera emocionuse për të gjithë të pranishmit ka qenë një kënaqësi e veçantë, mbasi sot për herë të parë një artiste amerikane ka realizuar mjeshtërisht figurën madhore të meshtarit dhe atdhetarit të shquar
Ky prelat i shquar i arratisur nga rregjimi komunist në vitin 1951, duke marrë edhe një plagë në gushë nga forcat e ndjekjes së sigurimit në Shqipëri, ka mundur të vijoi sërisht studimet e lartë teologjike dhe filozofike në Romë dhe pas disa viteve emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qysh në vitet 1966
Me sa duket jeta e pasur plot histori të papritura, gëzime dhe hidhërime të themeluesit të revistës “Jeta Katholike Shqiptare”, që sot vijon me emrin “Jeta Katolike” (1966-2011), ka lënë mbresa të thella dhe ka shërbyer si burim inspirimi për artisten skulptore amerikane Carolyne D. Palmer, që pa asnjë shpërblim dhe porosi nga pjesëtarët e komunitetit tonë të dhuroj në mbrëmjen e darkës festive “Zoja e Shkodrës” në restorantin luksoz “Eastëood Manor”, Bronx, New York, veprën artistike që do të vendoset në ambientet e Kishës Katolike Shqiptare në Hartsdale NY.
Në një reportazh të ardhshëm do të përshkruaj më gjerësisht për skulptoren profesioniste amerikane nga Siracusa në