Kulturë
Vullnet Mato: Dhurata grave
E diele, 01.05.2011, 05:53 PM

Vullnet Mato
DHURATA GRAVE
 
Ju dhuroj buzëqeshjen time më të ngrohtë se dielli,
ta bëni qumësht për fëmijët tuaj të gjirit.
Ju dhuroj vargjet më të frymëzuara nga pena e krijimit,  
t’i  bëni ninulla të ëmbla për gjumin e bebeve.
Ju dhuroj dhemshurinë më të ndjeshme të shpirtit,
ta shtoni te meraku juaj për dhimbjet e njerëzve.
Ju dhuroj orët më qetësuese nga gjumi im i pakët,
të plotësoni zgjimet për të sëmurët e mesnatës.
Ju dhuroj ngrohtësinë më të zjarrtë nga gjoksi i valë,
të thani djersët tuaja gjatë raskapitjeve nga jeta.  
Ju dhuroj frazat më të urta të formuara me fjalë,
ta shtoni te durimi juaj për fyerjet e padrejta.
Ju dhuroj puthjen e dy faqeve me shumë dëshirë,
të plotësoni përtesën e burrave të shkujdesur.
Puthjen e buzës ia dhuroj vetëm gruas sime të mirë.

_____
 BREGDETI JUGOR   Bregdeti jugor, një dhurim qiellor, me ullinj e portokalle, me perëndime ngjyrë alle, me treqind ditë diell prarues, me net hënore dhe yje vezullues, me hije palmash dhe aromë dafine, me brigje të blertë dhe det blu-marine,                             * me mjaltë lule cfake dhe bukë pala fiku,  _____________________ me peshk gjithë llojesh dhe bronzim korriku, __________________ me këngë iso dhe brigje kaltëroshe ku rreh vala,_______________ me djem shtat - peshku dhe me vajza trup - ngjala,_____________ me kohën që të shkon sikur po bën shëtitje në përrallë,__________ me truallin si vargje poezie të vendosura përmbi shkallë,  ________   ku nga Llogarai te Qafa e Botit, ndjehesh bir i llastuar i zotit.______









