E marte, 30.04.2024, 10:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kur u derdh "kazani" i Kolekës & Motive maji

E enjte, 05.05.2011, 07:00 PM


Përparim Hysi

 

Kur u derdh  "kazani" i Kolekës    ...

 

Kujtimit të Taqi Çukos

 

Tregim

 

Aty nga vitet '62-'63,sapo  ish ngritur argjinatura mbi lumin Seman.Unë,aso kohe,qeshë transferuar në fshatin Kallm dhe shkolla qe,pothuaj,ngjitur me argjinaturën.Marsit të vitit 1963 pati shumë shira dhe dihet që lumi i Semanit,duke patur dhe pellgun më të madh të ujërave nga të gjithë lumenjtë e Shqipërisë,rrezikonte që të  këpuste argjinaturën e posangritur.Qe  dhënë alarmi deri sipër në qeveri dhe vigjelenca qe në shkallë të lartë.Por kurba e ujërave sa vinte dhe ngrihej dhe,në një çast,e preu si me thikë argjinaturën dhe fshati Kallm u përmbyt siç përmbytej kohërave kur nuk qe ngritur argjinatura.Këtë vërshim ujërash e vuajtëm dhe  ne si shkollë:pjesa dërmuese  e nxënësve mbetën matan ujërave dhe ne,mësuesët,veç sa paraqiteshim tek godina që,me atë vërshim të parë,i shpëtoi përmbytjes.Nga qeveria lart,erdhi vet anëtari i byrosë politike që drejtonte dhe misnistrinë e ndërtimit dhe ujrave,Spiro Koleka.U mobilizua gjithë ponteciali i njerëzve,por dhe mekanika e kohës dhe argjinatura u"andrua".Ujërat iu kthyen shtratit të vjetër dhe aq.Ky,Spiro Koleka,kur mori fjalën,tha pak a shumë kështu:-E keqja e madhe kaloi.Me masat që mori partia e sh.Enver,lumi u vu nën fre dhe nuk do ketë më vërshime të tilla.Njerëzit duartrokitën  dhe jeta vazhdoi si më  parë.

 

*        *      *

 

Nuk kaloi as dy javë nga ky premtim i Kolekës,dhe,sakaq,lumi,po aty ku e kish prerë si me thikë argjinaturën,vërsheu prapë dhe tani"prerja" qe me përmasa më të mëdha dhe përmbytja qe edhe më e rrezikshme.Tani përmbyti dhe shkollën dhe ne,mësuesët,sa zinim radhën me trup në shkollë,se këmbë nxënësi nuk paraqitej.Po si mund që të vinin?Por,në ato vite,punohej me entusiazëm dhe kishte një  mobilizim total të njerëzve,për të mposhtur fatkeqësi të tilla të natyrës.Alarmi kish ngritur në këmbë jo vetëm pushtetin lokal dhe jo vetëm atë:në dhjetëditëshin e fundit që punohej,gojë më gojë,erdhi mesazhi:-Po mbrrin kryeministri Mehmet Shehu.Vetë ky fakt dhe ky mesazh,në atë kohë nuk ishte pak.Njerëzit e pushteti lokal dhe të partisë në rreth (e kam fjalën për "kokësit",de!) ,ishin pranë punimeve dhe,tani që mbrriti lajmi  për ardhjen e kryeminstrit,kurba e punimeve po ngrihej më lart.Sa hap e mbyll sytë,makinat e shpurës,çan ujërat në rrugë pa rrugë dhe ja,më së fundi,zbriti ai.Zbriti dhe ashtu i rëndë,siç e kish në natyrë,takoi "kokësit" dhe tek ndiqte me sy punën e bërë (e vërteta punimet po i afroheshin fundit) ,tha që të afroheshin dhe ata që qenë larg(mes tyre qemë dhe ne,mësuesët) dhe e mori fjalën:-...siç e patë,"kazani" i Kolekës u derdh...Njerëzit ia dhanë të qeshurës.Por ai,sikur s'i kishte qejf të qeshurat,vazhdoi po me të njëjtin ton.Puna është kështu:do ta fitojmë betejën me lumin ne apo do ta fitojë ai?Ky është problemi.Neeeeeeeeeeeeeee,- bërtitën njëzëri ata për rreth.-Shoku komandant ne mundëm gjermanin dhe jo mos mundim lumin,- tha folësi.Tjetri,sa dëgjoi këtë shoku komandant  (kish gati mbi 20-vjet që askush nuk i thërriste kështu) ,hodhi sytë nga ai që foli dhe,sa e pa me vëmëndje,tha:-More Arap ti je apo më bëjnë sytë mua?-Unë i tëri shoku komandant,përsëriti ai që i thanë"arap".-Pa hajde këtu,- foli "komandanti",- dhe duke harruar se qe para një beteje me ujëra,u kthye me mënd në vitet e luftës,dhe tek e përqafi ish-partizanin e tij,tha:-E shihni këtë,e hante  barutin me dhëmbë.Tjetri,mbetur nën hijen e"komandatit" nga i zi,kish marrë çehre si rozë,dhe veç me mend dhe ai "fluturoi" betejave kundër fashistëve dhe nazistëve.Pastaj ky takim sikur u zbeh,se "komandanti" kish ardhur për tjetër punë dhe s'para ishte aq sentimental.Dha dhe ca porosi të tjera  dhe iku me gjithë shpurën.Pas la atë mbresën për"kazanin" e Kolekës që u derdh dhe takimin me atë që e quajti "arap".

 

 

*       *      *

 

Jo,ai nuk ish arap.Po  ishte pak më i zi se të tjerët dhe kur të tjerët ia zinin në gojë,pse ishte pak i zi,përgjigjej jo pa shpoti.-Cili fik është më i ëmbël?I ziu apo i bardhi? Dhe i vinte kapak.Unë këtë"arapin" e kisha shumë mik.Na hahej muhabeti dhe për muhabet shok veten kishte.Rrugës nga ktheheshim për në shtëpi-se bashkë do bënim  jo pak po 10 km rrugë në këmbë,më tregoi dhe  histori për vete me brigadën e parë sulmuese ku kish qenë partizan dhe kish komandant  Mehmet Shehun.Luftonim në Mallakastër dhe pikërisht në Symizë (Fratari i sotëm) dhe aty në betejë u vra një nga shokët.Më tej kur do kalonim afër Corrushit(vëndlindja e Mehmet Shehut),komandanti pa që një partizan qe zbathur.Po si mund të luftohej kështu?Dhe a e di se ç'bëri?Shkoi në shtëpi të tij,mori këpucët e të jatit(shehut,de) dhe ia dha partizanit.-Baba Sheh,- kish thënë,- bëj si të bësh,se deri në teqe e ke vrapin,po partizani do më luftoj me gjermanin mua.-U lanet paçë!-kish ulëritur Shehu,po i biri as që tundej nga e tija. Mua,- tregonte "arapi",- mbasi  u bëra oficer me gradën major,aty prag viteve '50 më liruan,se nuk kisha shkollë.Dhe fillova të bëja nëpunësi të ndryshme deri makazinier në Ngrumbullim.Kur u hap kjo puna e bonifikimit,më caktuan si mirëmbajtës argjinaturash.Ndaj dhe më gjen këtu.-Po më parë se sa sot a e ke takuar "komandantin"?-pyeta unë.-Jo.Se nuk është aq lehtë.Po para ca kohe e takova në një dasëm.X...,veteran me emër,martonte djalin.Na kish ftuar ne,ish-shokët eluftës,por dhe"komandantin".Nga  ky dhe shkova.Atje dhe u pamë dhe bëra dhe një "proçkë".Po çfarë proçke?- s'm'u ndënj mua pa pyetur.Hë,-tha duke qeshur,-na kishin nxjerrë secilit nga një pulë të pjekur përpara.Unë po,myzeqarçe,or,tunjatjeta,një t'ia zënë ato kofshët pulës dhe ia shqyej.Ngjitur me mua qe sekretari i parë,P.D.,dhe,tek më sheh që unë e mbërtthej kofshën vëndçe dhe i fus dhëmbët,ai,si burrë me sqimë që qe,më thotë:-More shok,po na i shpalle,ja ke thikë,po ke dhe pirun,po kështu nuk vete fare.Dhe"arapi",po ku mbhej nga goja ai?-Aha,për të shpallur jeni një takëm si ju,se shiko,mor sh.P...tri gjëra zihen me duar:gruaja,peshku dhe pula.Në përdore"pirua!" në këto tri"basubete",mbete thatë.Dasmorët lëshuan lot nga ktjo thagmë e "arapit" dhe kurba e të qeshurit u ngrit kur panë që dhe Mehmet Shehu ia dha të qeshurit.-T'u zbardhtë faqa,"arap"!-bërtiti kryeministri.Dhe të gjithë vunë në përdorim duarët.

 

*       *       *

Ka qenë viti 1981.Me "arapin" drejt  tek turizimi.Unë për një"ekspres"(se vetëm atje dhe tek "aneksi" bënin kafe të tillë),kurse"arapi" e begeniste dhe turke,por e shoqëronte me"çiketo"(pa tjetër me një pije alkoolike).Tek u ulëm në atë sallë të madhe,pamë që  ngjitur me tonën,pinte kafe me nja dy shokë të tij,i vëllai i kryeminstrit.Ky qe burrë i mirë dhe nuk mbahej fare se qe vëlla me kryeministrin dhe kurrë nuk merrte përsipër gje se mund të ndërhynte tek ai."Arapi",sa e pa,i foli:-Qysh më je,or mik?Si e kam "komandantin?!".Tjetri tha:-Këtë po u thosha dhe këtyre shokëve.Është mirë.Fare mirë.Bën në këmbë,pothuaj çdo ditë,17 km rrugë.Deri në Dajt shkon.Do ta zërë qindin ai. -Pse nuk i the për këpucët e "shehut",fola unë.Më kujtove këpucët,- më tha"arapi".E di ti kush është ai që"veshi" këpucët e Shehut?-Jo.Nga ta di?-Është  X....,tani është shef llogarie në kooperativë.I shkurtër nga shtati,po kothere kur thonë në Myzeqe.Qeshë me të dhe,që të dy,u afruam tek kroi i fshatit.Ai zbathur,unë asht "gjysma-gjysma.Paguret në duar për të mbushur ujë.Gratë-disa qenë të moshuara,- na bën rrugë që të mbushnim.Kur e shohin atë X...zbathur dhe njëra,më e moshuara,i thotë:-Po ti,mor ditëzi,nuk vrave dot ndonjë gjerman,t'i merreje opingat,po  ke mbetur si Xhelua i Refijes sonë,lakuriq.Të tjerat ia dhanë të qeshurës,por X...,shtat shkurtër vërtet,po hazërxhevap,i thotë:-Nëne,nuk janë si unë ata që vrasin gjerman,po lëmë të mbushë paguren.Tani gazi mbulloi kroin.Mirë,o mirë,- vazhdoi"arapi",ky,Xhelua i Refijes-sipas asaj plakës,de- tani më është shef llogarie se bëri një kurs dhe qe"froto" pë shkollë.Është dreqi vet.Dy pëllëmbë,po ka një gjuhë.Brisk.Na shkon në bankë të tërheqi paratë e kooperativës.Kooperativa nga më të mëdhatë në Fier,po se po,po zor se kishte tjetër më të madhe se kjo.Bëhet ajo llogaria dhe janë miljona lekë  për t'u tërhequr.Arkëtarja kur sheh burrin që do tërheq paratë,alarmohet.-Ti,- thotë do marrësh kaq para?Jo,- i dha dumë ajo,-nuk t'i jap unë.-Moj shoqe,- tha "Xhelua i Refijes" jam shefi i llogarisë unë.Po besonte ajo tek ky shtatshkurtër.Dhe shih se çfarë bën?Merr në telefon vet kryetarin e komitetit(qe dhe ky nga i njti fshat me të).-O shoku F...,flet ky në telefon,jam  X....Kjo shoqja e bankës nuk më jep paratë se,sipas saj,qenkam i "vogël".Do t'i thuash ti që "jam rritur unë",apo mbetën atje në C...pa para.F...merr në telefon drejtorin dhe"delikit" u kapërcye.

 

 

*     *    *

Zakonisht,kam fjetur pas orës 11 të mbrëmjes.Ka qenë ditë e premte:17 dhjetor1981.U dha njoftimi i "zi":kryemnistri,Mehmet Shehu,ka "vrarë" veten.Fill mbas këtij lajmi-ndaj e mbaj mënd që ka qenë e premte,- njoftimi vazhdoi:-Vazhdojmë me një program me muzikë popullore.Lajmi qe si në bombë.Vrapova tek im atë-ndjesë pastë- dhe ia thashë se ç'kish ndodhur.Aha,- arsyetoi ai,- nuk është shënjë e mirë.Ç'është kjo muzikë pas një vdekjeje të tillë!!!Do na shohin sytë akoma.Natyrisht,kjo bisedë u bë me zë të ulët dhe,veç pjesëtarëve të tjerë të familjes.Të nesërmen dola në Fier."Arapi" qe bërë edhe më i  zi.

-Jo,- më tha.Nuk vriste veten ai.E kanë vrarë.U bënte hije.Mes nesh biseda të tilla me"rrezik" qenë të zakonshme.Atë e kishin bërë"dalje" nga partia dhe ai e kish bërë"dalje" partinë.Komandantin e donte.Pse do ta mohoj.Kur i thosha unë se dhe komandanti qe i ashpër dhe sadist,thoshte:-Mos u ruaj nga ky që nuk qesh,po ai,"tjetri"(nënkupto Enverin) është ku e  ku më i rrezikshëm.Pastaj,ky"imi"(nënkupto Mehemetin) qe trim ,kurse ai,"tjetri" e ka zbrazur apo jo ndonjëherë.Ku i dihet?.U ndamë me "arapin" që qe bërë pikë e vrerë.

 

*     *    *

Dhe vërtet sytë na panë dhe më keq.Në kupolë u vranë Kadri Azbiu e Feorr Shehu,po hanxhari  i"qeverisë" i ngjante asaj shpatës së "Shpatares së verbër"(heroinë e një filmi të assaj kohe) që qëllonte "verbërisht" mbi të pafajshëm.Vetëm në Fier(nuk di se sa qe amplituda e goditjes së vrberbër në rrethe të tjera) e pësuan nga "vetvrasja" e kryemisntrit.I vëllai,babaxhani Arshi Shehu,u hodh nga ura e Mbrostarit drejt e në lumë.Dhëndri i tij,Ll.P.bëri "vetvrasje" duke u hedhur nga ballkoni i pallatti.Djalin e të ndjerit Arshi,ingjinier,e burgosën.Dhe"Shpatarja e verbër" nuk ngopej duke prerë koka të pafajshmish:një ditë prej ditësh,miku im,"arapi",u gjet,i maskaruar egërsisht,poshtë një ure,larg shtëpisë.Të njëtin fat pati dhe një pushtetar  lokal,mik me kryeminsitrin që,fare"rastësisht,pasi këmbeu një kafe me"operativin",preu gojën dhe kështu iku në atë botë.Mos flas për burgosje në masë të figurave potente që morën emrin"armiq",si"Grupi I Ballsht",i Aranitasit dhe sa e sa të tjerë.

 

*      *     *

Tani që jam i moshuar dhe larg shtëpisë,më vijnë ndërmënd dhe ngjarje,por dhe personazhe,siç m'u ravijëzua nga afër ajo figura aq e dashur e mikut tim,"Arapit" që u masakrua aq barbarisht dhe,për fat të keq,kurrë nuk u zbulua dora e  e "maskarusesit".Apo ndoshta ajo ishte veç një dorë:"Shpatarja e verbër" që qëllonte "qorrras" duke masakruar jo vetëm individë,por dhe familje të tëra.Dhe në gjithë këtë histori kaq të trishtë,fatkeqësia më e madhe është fakti që ne harrojmë shpejt dhe mbulohhemi si nga mjegulla,duke u bërë qoft dhe pa dashje"pjesëmarrës në faj".Se,po heshte,kur bëhen krime,ke marrë anën e kriminelit.

 

5 maj    2011

 

____________

 

Motive maji

 

(cikël me poezi)

 

Hyri   maji

 

Hyri maji  brënda meje,mu në shpirt kam behar

Se dhe gjaku nëpër deje,tash më është i gjithi-valë

Tani gjaku mua m'u ndez dhe i tëri digjem zjarr

Se më ndezi një syzezë që me sy më "ha" të gjallë.

 

Që me sy më"ha" të gjallë,po dhe unë nuk e ha"thatë"

Se në maj jam si djalë,si njëherë "kullos" azat.

Me syzezën zë e"rrokem";zë e"rrokem" ,edhe "mundem"

Se në maj s'më gjen shokën,pas një syri zë e"humbem"

 

Nuk e di

 

Nuk e di sa kohë s'kam shkelur,mu tek kopshti i vashërisë

Ndaj qëndroj,pak  mëndjeshkrehur,mu në vërsë të pleqërisë

Ja,ja stina u riciklua,erdh pranvera përsëri

Porse mëndja më shkon mua, tutje-tutje:në rini.

 

Se rinia është e bukur dhe pranvera stinë mbi stinë

Nëse pak unë  tash jam turbull,nuk e mbaj,moj,nostalgjinë

Veç për kopshtin tënd të freskët,që më kishe vashërisë

Epo kot nuk jam i vdekshëm,do të vdes prej dashurisë.

 

Ti

 

Ti më vije si pa droje,se atëherë qe mituri

Dhe kërkoje,çfarë s'kërkoje,kot nuk qe"axhami"

Ja,kështu,ndodhi prej ditësh...dhe vazhdoi edhe prej vitesh

Por një ditë,s'i ngjau ditës;më nuk erdhe:pe që"rritesh..."

 

Ja,tek ec me çap të rëndë

 

Ja,tek ec me çap të rëndë;unë të shoh vetëm nga larg

Dhe më duket i lehtë,pëndë, se të ndjek dhe vet me çap

Ec serbes dhe shikon anash,sikur mua pas nuk më sheh

Unë sado e marrë"avash", as të ndahem fare,de!

 

Pas t'u qepa unë,mjerani,se shikimi si t'më ndjellë

Çfarë të them unë,lumëmadhi;se në "lumë" jam futur "thellë"

Kam rënë brënda dhe po"mbytem",o moj zonja çaperënda

Mos më lërë që më të"zhytem",ndryshe vajta:më la mëndja...

 

Moj buzëkuqja,faqebardhë!

 

Sa e bardhë është faqja jote,aq e kuqe të është buza

Ja,ta them fare pa droje:sa të shoh,zë më ha buza

Më ha buza,zë e kruaj,por s'e di  ,ç'do bëj më tej

Ah,ta dish,se sa po vuaj!Kam aq mall dhe dua ta krrej.

 

Kam një mall që dua ta krrej,se nuk e mbaj dot brënda

Me dy duarët të mbërthej,se s'duroj,moj ballë argjënda.

E t'i puth faqet e bardha,e ta puth buzën e kuqe

Edhe zë retë e bardha,se në maj zë mbushem "huqe"

 

"Mbresë" e kahershme

 

Një e dy më hapje derën,edhe zë e më shtie çika

Nuk e di pse doje"sherrën",se nuk ndaheshe përdita

S'kisha ,ç'bëja:u "përleshëm";"sherri,-thonë,-del me "sherr"

U "përleshëm" se u deshëm;tash shtie çika unë në derë.

 

Një nishan  i zi

 

Një nishan të zi që ke përmbi faqe

E ke vetvetiu a e ke "esnafçe?!"

Ky nishan i zi,seç ma bën me sy

Se sikur më ndjellë që të vij tek ty.

 

Në e ke "esnafçe",mua s'më duhet hiç

Se nuk më pëlqejnë gjërat "artificialisht"

  e ke nga Zoti;pra:je me"nishan"

Dihet që unë robi,të bëhem kurban.

 

Sandalet me taka

 

Sandalet me taka,brramp e brrump përplas

Ditë për ditë ,kjo punë:i njëjti avaz.

Sikur do t'më thuash:-Ke sy... a më sheh?

Po unë e marrë"avash",sytë i mbaj përdhe.

 

Tash provove prapë, më fortë i përplase

Unë s'jam dhe aq,e njoh tënden"ngasje"

T'i hoqa sandalet, të çova diku

Se nuk i dua"sazet",në ca "punë si flu..."

 

Ndodh nga"sherri" vjen hairi.

 

Ndodh... si nuk ndodh që nga "sherri" vjen hairi

Se më the që e ke kot:-Tërr,- the,-nuk ma bën syri?!!!

Unë e mora për shaka,sfidë të tillë as që pranoj

THashë:-Ç'është kjo bela!Më la tjetra si pa gojë.

 

Pra më hedh ajo "dorashkën" dhe më fton në duel

Pse kot e kam unë"shpatën?!"-Pse,moj"shpatë"shpirtin s'ia merr?!!!

Më kërceu delli i syrit,edhe hidhem  për ta"vrarë"

Por nga"sherri" erdh hairi,po më puthte si e marrë.

 

Atë sharm

 

Atë sharm që tek ti gjeta,nuk e kam gjetur as kurkund

Se më qe si mjaltë nga bleta,ndaj e hëngra unë me lugë.

Hëngra,hëngra sa u vela,se çfarë kishte të veçantë

Tash jam futur në të thella,edhe jam krejt alarmant.

 

Ç'u bëre?

 

-Ç'u bëre?- më the.-Ç'u bëre?- Ku vajte?

Të flisja,nuk më le.Po ku kam unë,"llafe?!"

U hodhe në sulm sa mbeçë i"lajthitur"

Unë sulmit me sulm,të puth si i krisur...

 

Më qe si freski mëngjesi

 

Ti  më qe  si freskski mëngjesi dhe ma mbushe shpirtin fllad

Ky kujtim pak më farepsi,tash dhe shpirti m'u bë plagë

Pak nga pak më erdh kujtimi dhe më bëri pak me stres

Sa i rëndë,mike,mërgimi;më e rëndë e jotja mbresë...

 

2 maj  2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora