E hene, 29.04.2024, 10:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Qetësia

E enjte, 05.05.2011, 07:11 PM


Ilir Muharremi

 

Qetësia

 

O njerëz, sa e shenjtë është qetësia

 

Çdo gjë që vjen në kokën time me shoqërinë e qetësisë është e njohur

 

Çrregullimi humb koncentrimitn dhe njohurin,

 

dua të shërohem, por nuk mundem

 

Depresioni godet si rrufeja drunjtë e pa fajshëm

 

Ma humb shpresën për ditën e ardhshme,

 

dielli te unë nuk lind më, ose nëse lind, rrezet janë të zbehta.

 

 Përse vallë fshehurazi më prek depresioni?!

 

Ndoshta sepse gjithnjë ka jetuar te unë, tashmë është aktivizuar.

 

Me dehje përpiqem ta harroj, dhe shkruaj, gjuaj fjali drejtpërdrejt, si një orator pa mend,

 

 nuk mendoj në atë që e shkruaj....

 

 Vërdallë më vije Van Goghu miku i depresionit dhe përjetuesi,, ose i çmenduri Salvador Dali, ose Friedrich Nietzche më i errëti....

 

Dhimbja bashkohet me lumturinë, të dyja luajnë me mua,

 

Ee unë i depresinonuar pa e ditur përse, kur i kam të gjitha....!!

 

Tash e dijë për vetën time, që vargjet janë më të gjata sikurse këto vite të jetës....

 

 Shohë, perceptojë më mirë konceptin e çdo gjëje,

 

Eedhe pse depresioni valëvitet si flamur në kokën time, që ka dhimbje...

 

 Nuk dua t’i ngjaj Van  Goghut të pa lumturit, por të dijshmit , harruesit të qetësisë, armës më të lumtur. Qetësia.... Ajo ka celsinë në vellon e saj të bardh dhe luan si një dervishë në dasmë.

 

Shkruaj sepse teprica në vetën time ka nevojë të del,

 

 kjo sikurse një i dehur që ka pirë shumë dhe fillon të vjellë.

 

Arti na tregon për atë të tepërtën, të bukurën, të kaluarën, paleolitin, ose instinktin e lashtë kafshor.. Para të jetuarës, këtu ishte arti dhe është arti, fuqia, fitorja, libido....

 

Tash luajnë më artin, por nuk luajnë me qetësinë, edukuesen e personalitetit.....

 

E kujtojnë artin, kënaqen me momentin e artit, futen në personazh pa përjetuar, i ngjajnë majmunit ideal, por prapë qetësia arrin kulmin.... dhe fillimin.

 

Arti ka ekstazën, ndjenjën e transit, njoftimin e thellë. Shumë fola për artin, i ika vetës, duhet t’i

 

kthehem vetës, por, e tregoj vetën përmes artit, ndoshta arti shërben si armë shpjeguese e thellësisë së

 

individit, po pikërisht është këtu, kështu u shpik arti. U shpikë diçka për të treguar se çka ndodhet në

 

fund të pusit, diçka për ta shpjerë në breg. Ajo është çliruese, mahnitëse, dashuruese, ekstreme,

 

kënaqësi seksuale, e kuptimtë, ritmike, arti.

 

Arti jetohet si dita e fundit, është kulm, është mbi çdo sferë, buzëqesh, tallet, është hije e pazakonshme, është teknik e kosheres së bletëve, është çmenduri.

 

 Edhe i çmenduri me i liruari nga të gjithë ndjehet mirë në art. Ka shkopin e lumturisë.

 

Godet furishëm në ndjenjë. Është sinqeriteti me vetën, vizioni i shtetit.....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora