E shtune, 27.04.2024, 07:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Basha: Prirje e veçantë me meditime për jetën dhe dashurinë

E premte, 06.05.2011, 07:33 PM


PRIRJE E VEÇANTË ME MEDITIME

PËR JETËN DHE DASHURINË

 

Nga: HALIT BASHA

 

Delvina!

Dorëshkrimin tënd: ALTAR e lexova disa herë me vëmendje të duhur dhe erdha në përfundim se kemi të bëjmë me poezi që dëshmojnë se ke prirje të veçantë për t'i shprehur meditimet e tua për jetën dhe dashurinë, për gëzimin dhimbjen, për të gjithë atë që të mundon, tundon, ngazëllen e dëshpëron, dhe këtë e bën me një leksik të pasur e të zgjedhur dhe me simbole e metafora që ispikasin vlerat e mirëfillta artistike. Unë të përgëzoj për përkushtimin e frytin e tij në këto vargje, dhe mendoj se ky dorëshkrim i ka arritur kriteret e duhura e të nevojshme për të dalë në dritë si një botim - një libër, që do të merrej me kënaqësi ndër duar e të lexohej me ëndje nga dashamirësi i pasionuar i poezisë. Vargu është i shkurtër, lakonik, i ngjeshur, i mbështjellur me forcën e ndjenjës së ngrohtë e të fuqishme, të dlirë e të sinqertë, që do të thotë se është prodhim dhe rrjedhë e shpirtit i ëndrrës, e aty - këtu i bukurisë dhe dashurisë së prekur. Është varg i ndjenjës së shpirtit rinor të padjallëzuar dhe i jetës e sfidave që atë shpirt të pastër e rrethojnë, e megjithatë i shtruar në letër me një gjeturi e mjeshtri poetike, me ritëm, rrymë e muzikalitet të mishëruar brenda tyre, që e bën vargun të këndshëm e ndjellës për lexim, e bën artistik, por edhe meditim të përmbajtshëm e domethënës - mbase edhe me porosi të rëndësishme, e kjo, ndërkaq, është rrjedhë e frymëzimit më të fortë dhe shprehjes së tij të qëlluar dhe në kërshëri të duhur. Pra, kemi të bëjmë me poezi që mirfillti ia vlejnë, si vlerë, të dalin në dritë në një përmbledhje që do ta nxisë kënaqësinë e atyre që do t’ju bjerë në dorë e do ta lexojnë me një frymë. E ty, gjithsesi do të stimulojë të krijosh edhe në të ardhmen. Dhe unë këtë ta dëshiroj, sepse poezia është fisnikëri e shpirtit e shprehur përmes fjalës së bukur artistike. Është pasqyra e personalitetit të autorit të vargjeve dhe e vrulleve të ngacmimit artistik që i bën vargu.

Përshëndetje, dhe të dëshiroj jetë të gëzueshme, të lumtur e të vazhdosh të shkruash poezi edhe më të arrira artistike!...

 

 

 

Delvina Kërluku lindi më 21.02.1983 në Dibër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet i ndoqi në Fakultetin Pedagogjik “Sv. Kliment Ohridski” në Shkup në vitin 2001, në paralelen e mësuesve klasor. E kreu vitin e parë dhe u tërhoq në Tetovë, nga viti 2002 – 2006 në UEJL në drejtimin Administratë Biznesi, ku edhe diplomohet - Ekonomiste e diplomuar. Nuk shkëputet nga studimet, në vitin2006 regjistrohet për studime pasdiplomike, grupi “Menaxhment” e rregullt në Institutin për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike, pranë Univerzitetit “Kiril dhe Metodi”, në Shkup. Në Prill të vitit 2008, i kreu  të gjitha provimet. Momentalisht, është në prag të magjistrimit.

I pëlqen letërsia, sidomos poezia. Shkrimet e para i ka botuar në revistën “Dija”,  revistë shkollore, në Dibër. Gjatë studimeve poezitë e veta i ka botuar edhe në revistën e studentëve të UEJL – së “Euroidea”. E më vonë edhe në revistën letrare “Stili 97, botim nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni. Është anëtare e “Art” klub-it, në Dibër. Dhe, pjesëmarrse e disa manifestime kulturore letrare.

Autorja deri më tani ka botuar librin me poezi “Muza” në vitin 2004. Vazhdon të shkruaj poezi, dhe libri më i ri “Altar”, është libri dytë i autores. Në ndërkohë, autorja e ka botuar edhe librin e tretë: “Gjurmë” (2011), në Tetovë.

I pëlqen sporti dhe ka marrë pjesë në vitin 2004 në Gara “Cross spring” në kuadër të UEJL -së, në Tetovë - çmimi i parë.

Gjithashtu i pëlqen edhe shkenca, në qershor të vitit 2007 ka marrë pjesë në Konferencën Internacionale me temë: “New Approach of Management in Organizational Conflict Situations”, në Bullgari.

Delvina shpesh thotë: Të jesh pjesë e artit është më e bukra, sepse “Arti është konkurencë e natyrës”...

 

DELVINA KËRLUKU:

 

Dija është pushtet. Unë lexoj si e sëmurë dhe poashtu shkruaj dhe kjo më bën të

gjithanshëm. Si një qënie me shpirt të ndjeshëm ku jam mbuluar  tërësisht sa nga e bukura - kënaqësitë aq edhe nga dhimbjet e jetës së vërtetë. Andaj, figura e gjithë kësaj është simboli i sakrificës dhe i flijimit që bën njeriu në jetë e ashtuquajtur Altar.   E ballafaquar siç jam shpesh, me një letër të bardhë dhe e nxitur ta mbishkruaj atë me fjalë duke kërcyer nga mendja në faqe apo në veprim. Unë e lodh shpirtin!

Bota ime do të vazhdojë të prodhojë fjalë që do të mbesin ndër breza sepse idetë nuk e përfillin palëvizshmërinë. Gjuha është shpirt i kombit. Dhe, kur shkruajmë ne ruajmë gjuhën tonë, atëherë ne këmi gjithçka. Krijesa është e krijuar dhe krijon vetëm atë që e ka dhunti nga Zoti. Shpesh "flas" me Zotin, disaherë i them Zot më plotëso me dije dhe më

jep jetë që të mund t'ua kthej borxhin atyre që u japin vlerë veprave të mia dhe që bëjnë realizimin e tyre për të mos u shuar së ekzistuari. Vlerat ua dedikoj familjes - gjakut, miqve shpirtëror...

Falemnderoj dhe përkulem në shenjë Altar respekti tek Z. Kalosh Çeliku i cili ngjalli shpresat, më rilindi si poete. Dhe Z. Halit Basha që më vlerësoi dhe më dha udhë të eci. Dhe, të gjithë ata që kontribuan, më motivuan për këtë libër, dhe që më japin frymë për të vazhduar të shkruaj poezi...

 



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora