E diele, 28.04.2024, 02:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Fragment nga romani ‘Imazh’ i Dr. Zef Mulaj

E premte, 06.05.2011, 06:52 PM


ËSHTË  E VËSHTIRË    NJË  INFORMACIN TË MARRË

FORMË JURIDIKE.

 

Fragment nga romani ‘IMAZH’ i Dr. Zef Mulaj.

 

Ai përmendi grupe kriminale brenda vendit që bashkëpunojnë me ato internacionale. Gjergji përmendi edhe ndonjë emër të këtyre grupeve. Në mes tyre kishte biznesmenë, njerëz të politikës, dhe bile nga institucione shtetërore. Por nga raporti i Gjergjit nuk kishin munguar edhe pjesëtarë të policisë... Pra raporti i Gjergjit ra si një bombë, që do të trondiste gjithë komisariatin në themelet e tij.

Grupi i antikrimit kur po dëgjonte informacionin e agjentit u çuditën, ata qenë të pa mësuar me të tilla iniciativa për të denoncuar gjëra, që lidheshin dhe me figurat shtetërore, të ekonomisë, të shtypit deri dhe tek konsullatat e huaja. Shefi i tij, Sokoli, në një formë a tjetër i dha me kuptua, se duhet të ketë kujdes mbasi përfundon vetë në gjyq me këto, që thua. Por dhe komisari i kërkoi Gjergjit të tërheqë informacionin. Por bindjet dhe provat e Gjergjit nuk ndryshonin. Duke zbritur nga shkallët në katin e pare, ai mbeti pak i veçuar nga shokët e grupit, të cilët ishin duke biseduar në grupe dy e nga dy. Gjergji po mendonte, dhe ashtu i mënjanuar dhe i heshtur, po ndihesh pak si i fyer. Njëri nga kolegët e thirri :

- Hajde Gjergji marrim nga një kafe.- Dhe hynë në kafen e komisariatit.

Po sa u ulën, kolegu e filloi bisedën me një farë këshille:

- Është e vështirë që një informacion të marrë formë juridike, prandaj shumë gjëra i lihen kohës. Gjergji kishte ulur kokën, duke dëgjuar pak si i dëshpëruar, por u përgjigj:

- Sigurisht koha është prova më e madhe , por varet si trajtohet koha dhe personi në kohë. Bisedën e ndau përgjysmë zëri i oficerit te rojës, duke thirre komisarin në telefon. Oficeri i rojës dukej i shqetësuar dhe i preokupuar. Pasi komisari foli në telefon, thirri Sokolin, që t‘i thërriste të gjithë në zyrën e tij. Sapo hyn brenda grupi , pa u ulur komisari ju dha detyrë për t‘u nisur në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku është gjetur trupi pa jetë i një vajze. Grupi i antikrimit mbërriti shpejt në vendngjarje. Mbas dy ditësh mjekësia ligjore dha rezultatin e identifikimit të viktimës. Vitore Tafa , 14 vjeçe, vajza e vogël , që ishte shpallur e humbur bashke me shoqen tjetër Sofia, e djalin Martin, „biznesmenët e vegjël të bananeve”.

Duke iu drejtuar Gjergjit, shef Sokoli tha:

- Ja pistat tua Gjergj.

- Nuk është ky fundi i pistave të mija, që kam ngritur. Ju e dëgjuat ngjarjen në brigjet e Italisë, pikërisht këtë mëngjes është gjetur dhe Vitoria. Është i çuditshëm dhe tronditës fakti se ajo u gjet në një kanal. Mjekësia ligjore ka provuar vdekjen e sajë në një vend tjetër, prej ku e kanë tërhequr e hedhur këtu. Unë vazhdoj t‘u qëndroj besnik pistave të mija, bindjen e mbështes mbi prova. Sara. Infermierja kërkoi emrin e vërtetë, por ajo nuk e tha, nuk ia tha as Bertit, e as përkthyesit. Pas pak duket u pendua. Viktori e pyeti shqiptarisht:

- Mirë, ti nuk je Sara. Atëherë cili është emri, që të ka vu nëna dhe babai yt, cili është emri që të kërkojnë me mall edhe tani. Vajza u prek shumë dhe tha:

- Emri im është Sofia!- Viktori iu afrua dhe filloi t‘i fërkonte ballin, por ajo u lëshua ne vaj, dhe ngriti sytë duke shikuar Viktorin, kush e di se çfarë po mendonte.

Ndenji pak dhe iu drejtua përsëri Viktorit:

- Ku është Vitorja ? - Viktori heshti, dhe u kthye nga Roberti për të marrë përgjigje.

- Nuk e di. - tha Roberti

- Vitorja është shoqja ime, që ishte me mua kur kemi hipur në gomone. Atëherë Roberti e kuptoi, se ajo nuk e mbante mënd, që shoqja e sajë kishte mbetur në bregun e detit, në Rodon, afër Kishës së Shnandout. E ndërpreu bisedën gruaja me të bardha, me siguri doktoresha. Ajo pyeti italisht, se ç‘po kërkon kështu e tronditur kjo vajzë. Viktori ia shpjegoi doktoreshës, ndërsa Roberti po e shikonte ne sy vajzën e vogël dhe mëndja i shkoi me njëherë tek Gjergji, atje në Shqipëri.

Ndërhyri përsëri doktoresha :

- Do të qëndrojë edhe dy ditë këtu, pastaj të shohim. Ndofta do të merret asistenca sociale. Ajo kërkoj ndonjë dokument, por askush nuk kishte kurrfarë dokumenti. Ndërkohe Sofia iu drejtua Robertit dhe

Viktorit:

- Ju lutem, emrin Sofi mos ma përdorni. Ajo nuk donte të tregonte sepse kështu ishte porositur, për të mos treguar emrin e vërtete, për të mos u identifikuar nga policia. Roberti dhe Viktori fiksuan mirë emrin Sara, që i kishin ngjitur në eliambulacë, dhe iu pëlqeu. Por regjistruan në mëndje edhe emrin e vërtetë Sofia. Dy gra të asistencës sociale dhe Viktori, mbas dite, e morën Sarën në një makinë, duke e dërguar në një kolegj, ku ishin dhe shumë minorene të tjera, pothuajse të gjitha të huaja. Të nesërmen erdhi edhe dekreti i gjykatës së minorenëve, për t’a pranuar Sarën në këtë kolegj për një kohë provizore. Pastaj do shihnin mundësinë për t‘a adaptuar në një familje italiane. Sara nisi një jetë tjetër , në një botë tjetër, filloi të mësojë gjuhën, dhe të njihet me rregullat elementare të jetës italiane. Nga dritarja e kolegjit po shikonte rrugën plot makina, parqet me lule. Asaj po i kujtohet guri i vogël tek tregu, ku rrinte gjithë ditën për të shitur banane. I mungonin Vitorja, dhe Martini, te dy ortakët e merkatës. Tashmë nuk dinte asgjë për fatin e tyre.

* * *

Gjergji raportoi përsëri në komisariat për tre fëmijët, tashmë të shpallur të humbur. Ai solli shumë argumente, duke provuar largiminkthehemi lajmit për…..

vazhdo……..

 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora