E diele, 28.04.2024, 01:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Qamil Foniqi

E enjte, 05.05.2011, 07:49 PM


Qamil Foniqi

 

Poezi

 

NË SHPELLËN  E GADIMËS

               

(histori  fragmente shpresash)

 

-Rilindë, mësohet  dita

Në rrugën e gjatë

Kur serish

Teuta do bëhet  nuse

Genti dhëndërr

-Rilindë, mësohet  dita

Atëherë

Kur kalorsit do vinë dasmorë

Atdhéut ti sjellin, ripërtrirë dashuri

Q’kurorë e kuqe  u ringjallka

Mbi   K o s o v ë

Në nisjën    vjen

Të ndodhë...

Zgjohet  Skenderbeu

E krahohet  fis

Nën shpatën e tij

Në shpellën e Gadimës

-Rilindë, mësohet dita

Në rrugën e gjatë 

Atëherë

Kur  kalorsit do vinë dasmor

Atdhéut ti sjellin, ripërtrirë  dashuri

 

(gusht 2010-tën)

 

 

RROTIMI

 

Sonte të  ftova miku im

të pimë dhe vetëm të pimë

për  keqardhjën e rrotuar

 

të ftova të pimë, eks të pimë

ta qortojmë trimerinë  peng

udhëtimin deri tek pushimi  mes gurësh

 

për inat  botën ta pimë n’gotë 

dhe kohën  ta përtypemi ulurimë

  gjithat  ti rrotojmë e mos t’pajtohemi

 

punë e madhe që u bë  rrotim 

së edhe ashtu u rrotuam

miku im         

 

 

KOHË  E  LIGË ...

 

Në ç’kohë jetojmë

kur gjithnjë e më shumë ndjej, shohë

njerëz ujqër

 

Sikur lekundet dhéu qenjës

e frynë  zjarr tradhtisht

  pa besës

 

Dalldisët  kohë

kur vjen pa shpresë

donë  t’fshi botën armiqsisht

 

Edhe ditët lazdrohen ç’kujdesur

kur ëndërrat mplakën në udhëkryq

oh... rrugë e djegur

 

Gjërat marrin duarlarje

 vizllimë ikjës

përtej shkuarjës dhe harresës

 

Me dukët mua po rebelohet  pa besi

dhe paralajmërohet ardhja e zeros

Zot,  ç”kohë do na pagzoj mungesë

 

 

SI  TË HARROHET...

       

Kujtimi do na mbajë lidhur

kur yjët me sy t’përlotur i shikonim

 

Sa do që me dhembje

emërin për  mish e kishim

 

t’ stërkuqur

plagët  me hukamë i sheronim

 

si të harrohet

jo, as për vdekjën

 

 

KUR  KUJTON  ECJËN

 

Larg paskam shkuar

Përmes zjarrëve 

Larg o jeta ime

Bartur  ëndrrave

 

Rrugëtimit 

Koha më mësoj lojën

Mua me mungonte shia

Hirtë ishte , hirtë 

 

 

LEGJENDË...

 

Ç’janë këto hije  sillën e sillën mbi kokë

Dhe nxjerrin pa kohë

E mbi tokë  

Asesi të ndodhë  vdekja e mashtrimit

 

Kur përenditë  ashpërsohen 

Dhembja peshon,  oh... peshon

Shalohet herë urrejtur, herë  dashuruar

E legjendë emërohet në kujtesë



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora