| E enjte, 05.05.2011, 07:49 PM |
Qamil Foniqi
Poezi
NË SHPELLËN E GADIMËS
(histori fragmente shpresash)
-Rilindë, mësohet dita
Në rrugën e gjatë
Kur serish
Teuta do bëhet nuse
Genti dhëndërr
-Rilindë, mësohet dita
Atëherë
Kur kalorsit do vinë dasmorë
Atdhéut ti sjellin, ripërtrirë dashuri
Q’kurorë e kuqe u ringjallka
Mbi K o s o v ë
Në nisjën që vjen
Të ndodhë...
Zgjohet Skenderbeu
E krahohet fis
Nën shpatën e tij
Në shpellën e Gadimës
-Rilindë, mësohet dita
Në rrugën e gjatë
Atëherë
Kur kalorsit do vinë dasmor
Atdhéut ti sjellin, ripërtrirë dashuri
(gusht 2010-tën)
RROTIMI
Sonte të ftova miku im
të pimë dhe vetëm të pimë
për keqardhjën e rrotuar
të ftova të pimë, eks të pimë
ta qortojmë trimerinë peng
udhëtimin deri tek pushimi mes gurësh
për inat botën ta pimë n’gotë
dhe kohën ta përtypemi ulurimë
të gjithat ti rrotojmë e mos t’pajtohemi
punë e madhe që u bë rrotim
së edhe ashtu u rrotuam
miku im
KOHË E LIGË ...
Në ç’kohë jetojmë
kur gjithnjë e më shumë ndjej, shohë
njerëz ujqër
Sikur lekundet dhéu qenjës
e frynë zjarr tradhtisht
të pa besës
Dalldisët kohë
kur vjen pa shpresë
donë t’fshi botën armiqsisht
Edhe ditët lazdrohen ç’kujdesur
kur ëndërrat mplakën në udhëkryq
oh... rrugë e djegur
Gjërat marrin duarlarje
vizllimë ikjës
përtej shkuarjës dhe harresës
Me dukët mua po rebelohet pa besi
dhe paralajmërohet ardhja e zeros
Zot, ç”kohë do na pagzoj mungesë
SI TË HARROHET...
Kujtimi do na mbajë lidhur
kur yjët me sy t’përlotur i shikonim
Sa do që me dhembje
emërin për mish e kishim
t’ stërkuqur
plagët me hukamë i sheronim
si të harrohet
jo, as për vdekjën
KUR KUJTON ECJËN
Larg paskam shkuar
Përmes zjarrëve
Larg o jeta ime
Bartur ëndrrave
Rrugëtimit
Koha më mësoj lojën
Mua me mungonte shia
Hirtë ishte , hirtë
LEGJENDË...
Ç’janë këto hije sillën e sillën mbi kokë
Dhe nxjerrin pa kohë
E mbi tokë
Asesi të ndodhë vdekja e mashtrimit
Kur përenditë ashpërsohen
Dhembja peshon, oh... peshon
Shalohet herë urrejtur, herë dashuruar
E legjendë emërohet në kujtesë