E shtune, 27.04.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Nelaj: Alma Papamihali - poete që bashkëbisedon lirshëm me lexuesin

E premte, 06.05.2011, 07:59 PM


ALMA PAPAMIHALI  - POETE QË BASHKBISEDON LIRSHËM ME LEXUESIN

 

NGA DOKTOR – AGIM NELAJ

 

Poezia e saj me  varg të kursyer është e shtrenjtë. Ajo lëviz në univers me një sqarim domethënës. Kjo bie menjëherë sy. Ndërkohë që nga ana tjetër, mjafton të lexosh prodhimin e bollshëm të poezive që mbysin gazetat, fb-n, si dhe një numër pafund librash që kanë mbushur libraritë, aq sa po thyhen raftet.

   Një miku im para pak ditësh më sjell një libër me poezi. Ai i vlerësonte këto krijime  si një hap cilësor. Për të qënë i sinqertë  me mikun tim e lexova  librin, ndonëse që në fillim nuk më tërhoqi. Poezitë e librit  i ndava në dy pjesë, një pjesë e tyre nuk kuptoheshin, ndërsa pjesa tjetër ishin krejt të zakonshme, që nuk shprehnin asgjë. Më la përshtypjen  e një krahasimi ndoshta jo shumë të gjetur; e një profesori të muzikës që nuk di ti bjerë asnjë instrumenti..

    Jo vetëm unë, por janë të shumtë ata që pëlqejnë krijimet e Almës. Duke analizuar vlerësimet e lexuesve në f.b. ,vërehet një dukuri; Lexuesit nuk shprehin vetëm kënaqësinë që u jep krijimi, por bëjnë vlerësime, refleksione, emocione, që tregon se rrëfenja poetike ndikon në gjëndjen shpirtërore  të tyre, sepse nuk përsërit veten, janë pëshpërima shpirti dhe vegime të shkëlqyera, që mbeten në kujtesë.

  Poezia  e saj është  një ligjërim i çiltër, i qartë, i thjeshtë dhe plot me figura dhe imazhe poetike spontane. Pra në një farë mënyre lexuesi mund të bashkëbisedojë me  këtë poezi. Ato janë të lirëshme dhe lexuesi edhe pa e njohur personalisht, krijon imazhin se hapat e shpirtit dhe të këngës së poetit arrin rimime të harmonizuara dhe të përputhura, ku çdo rrëfim poetik është mbresëlënës, ku vargu ngërthen një peshë dhe fuqi magjepse, figura dhe personifikime me kuptime të ndryshme, por të thella. Lexuesi e ndjen menjëherë këtë përputhje, simetrin mes realitetit dhe ëndrrës, midis shpirtit njerëzor dhe mjedisit, që e përcjell një stil të rrjedhshëm dhe elegant.  

P.sh duke lexuar poezit “Zërat e verës” lexuesi befasohet  nga  ngarkesa emocionale.

Më njom’ te tërën dhe njëherë/ për shinë e gushtit etjes po digjem/Jam tok’e heshtur dhe në më shkelsh,/prej hapit tënd s’kam frik’ të vritem.

 Ashtu pa ndjerë lerm’ të humbas,malluar detit të shkumohem,e gishtrinjve kur të më ndjesh,në shije kripe do shndërrohem.

 Ajrit më gdhend dhe pse pa duar,mjafton që ngjyrat sytë s’ti vrasin,o erë e gjallë,dëgjomë,prekmë,këta zëra vere po të thërrasin.

Një krijim ku jepet e tëra, nuk ka gjysma, as skuta të errta.Poezia ka një linjë metaforike, rrëfim i çliruar nga frika e së vërtetës.Poezi e ftohët në pamje të parë, por vibron, ka energji,sa më shumë të përqëndrohesh aq më tepër vlera evidenton.Poezi sa e fort e ftohët, aq e but e ngrohët, e ngjeshur pa fjalë parazite.Çdo varg është emocional se ka lidhje organike ka ngjizje midis lëndës dhe ndjesisë.Gjërat ndodhin në heshtje.Në shkrimet e shënjta thuhet: në fillim ishte fjala.Ndoshta, por gjithësesi, nis sëpari nga emocioni. Është si të dashuruarit kur ata fillojnë të belbëzojnë, çdo gjë ka mbaruar s’ka magji më. Prandaj poezia është emocionuese. Gjithëkush ka emocione. Por Alma duke ruajtur individualitetin si poete di të hulumtojë, e kjo është ndoshta vështirësia më e madhe. Toni emotiv i poezisë, e ka kapërcyer pragun, pra shtratin i poezisë së zakonshme. Kam bindjen se; për të shprehur të vërtetën, vihet në kërkim të saj deri sa ta gjejë.Ndoshta edhe vuan, por është pjesë e shënjtërisë.

Poezia e saj është galeria, vëndtakimi i ideve, ku  shprehet nëpërmjet vargjeve dhe   lexuesi ka ndjesinë  ti perceptojë lirshëm ato . Lexuesi i vëmëndshëm mund të dallojë aspekte apo veçori që mund t’iu “shpëtojnë” studiuesve të kësaj fushe. Ngarkesa emocionale  e poezive, shoqëron një koncept të caktuar filozofik, racional, që bën një qasje  të drejt përdrejt të nevojave shpirtërore të lexuesit. Shpirti i njeriut matet me përmasën e dëshirave  të veta.Kodet  filozofike  zbërthehen thjeshtë dhe kuptueshëm.  Semantika e të menduarit poetik, na bën të besojmë më shumë, se  ajo ka në qëndër  të krijimeve,  njeriun me botën e tij të brëndëshme  dhe komplekse, e shtrirë në kohë dhe hapsirë. Njeriu përbëhet nga dy pjesë, njërën prej të cilave e kërkon gjithë jetën dhe mjaft poezi janë në kërkim të saj. Studimet e sotme filozofike dhe psikologjike, përllogarisin  se 75%  e njerzëve janë më tepër të  “jashtëm” se të” brëndshëm”në orientimin e personalitetit të tyre.  Një poezi e tillë  flet vet nuk ka shumë nevojë për koment. Por nuk mund të lë pa koment pasionin.  Kemi të bëjmë me një modalitet personal me motive dhe reflekse lirike  pa sforcime. Gjithashtu ndjej se nuk harron  planin e qartë të ndërtimit konceptual të asaj që do të thotë

    Duke e vendosur veten në pozitën e një intelektuali, arsyetoj se: këto krijime  krahas mesazheve bashkohore dhe ndjesive të holla shpirtërore, në to vërehet dhe rrëzimi i miteve të krijuara paksa  nga psihika socrealiste me struktura të ngrira. Në vënd të përfytrimeve  mekaniciste, biologjizmave  apo mesianike, mua më duket se për të ndihmuar njeriun që të gjej kuptimin dhe vlerën e jetës së vet, ka vetëm rrugë të sprovuara si të suksesshme, e ajo është kultivimi i vetdijes.    

      Paradigma  letrare, ndjenja e këtij ndikimi, është shtylla vertebrore e ideve dhe vizionit filzofik, ku  përcjell simbolikën letrare mjeshtërisht nëpërmjet vargjeve të kursyera, pa klishera, shtampa e “ vargje që nuk thonë asgjë”. Gjë që ndodh në disa poetë me pasion të venitur, që i këpusin frutat të papjekura. E kjo lidhet me mungesën e jetës shpirtërore, me shabllonet e të përditëshmes.Poetë që dremisin në shoqërin e poetëve,Ata rreken të duken të thellë. Mirë është që poeti të jetë i thellë,por poezia të jetë e thjeshtë se vetëm ajo e tregon thellësinë e mendimit, ides dhe ndjenjës.

Alma është një poete e paracaktuar si sqimtare, kursimtare, shprehet qartas,ndonëse shprehet në heshtje(dialog me vetveten),kjo është një heshtje domethënëse që përndez kërshërinë, pritjen dhe përfytërimin e lexuesit për poezit që do të vijnë më vonë. Poezia  si elitare, qëmton detain e vijës, nuk lodhet që të sajoj xhingla - mingla për shijen e të rëndomtit, që ti japi sa tundime aq dhe kurthe.

   Unë si lexues i rregullt i poetëve e studioj poezin e Almës, përsiat për idenë e saj,bisedoj me vetveten.Ndonëse nga një herë jeta duket mjaft e mjegulluar. Por ajo si poete, kur e kqyr jetën, vren se në thellësi  nuk ndryshon rigtin mirësi, ku vëndin e nderit ja ka paracaktuar të mirës të bukurës, dashurisë . 

Një lexues i rregullt dhe pasionant , rrëshqet në kurthin shpirtzotrues  të poezive të saja, ku dëgjohet muzika e harpeve, kënga e mjellmave si dhe fjalë të rralla  që hapen në efir. Poezi e Almës është si frutat e pjekura të një peme, që sa vë dorën të gelin midis gishtave.

Dr.Agim Nelaj

Sarandë 25 Prill 2011



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora