E diele, 28.04.2024, 04:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Çuditë e kompiuterit

E shtune, 07.05.2011, 06:25 PM


Luan Çipi

 

ÇUDITË E KOMPIUTERIT

 

Në jetë bën miq dhe shokë

Ca të përkohshëm e ca ndër vite sprovuar

Dhe shpesh me ta bëhesh tok

Për të biseduar, kënduar, punuar.

 

Po tani kërkon , zgjedh e klikon

Në imeil, skaj, fejsbuk apo netlog

Gjen partner të rinj dhe gëzon

Se bën miq e shokë me kokë.

 

*

 

Leksikun kërkoj dhe mbledh,

Fjalët më të bukura marr,

Mendimet i  pjek, pa  i hedh

I qet, si rreth vatrës me zjarr.

 

Në Xhorxhia, ripash  Petraq Palin

Nga larg u miqësova me Përparim Hysin

Në Çikago, bisedova  gjatë me Dalanin

Dhe fola, sa u çmalla me Parisin.

 

Në gugëll, me thirrjen translate,

Frëngjishten në shqip e ndërrova

Dhe sa një shtëpi me tre kate

Në Blog, dhjetë libra krijova.

 

Tani mbarë bota u bë njësh

Nuk ka më kufi  mijëra milje

Se vetëm një klik po të bësh

Gjithçka  e ke në familje.

 

Çikago, Prill. 10.2011



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora