| E shtune, 07.05.2011, 06:25 PM |
Luan Çipi
ÇUDITË E KOMPIUTERIT
Në jetë bën miq dhe shokë
Ca të përkohshëm e ca ndër vite sprovuar
Dhe shpesh me ta bëhesh tok
Për të biseduar, kënduar, punuar.
Po tani kërkon , zgjedh e klikon
Në imeil, skaj, fejsbuk apo netlog
Gjen partner të rinj dhe gëzon
Se bën miq e shokë me kokë.
*
Leksikun kërkoj dhe mbledh,
Fjalët më të bukura marr,
Mendimet i pjek, pa i hedh
I qet, si rreth vatrës me zjarr.
Në Xhorxhia, ripash Petraq Palin
Nga larg u miqësova me Përparim Hysin
Në Çikago, bisedova gjatë me Dalanin
Dhe fola, sa u çmalla me Parisin.
Në gugëll, me thirrjen translate,
Frëngjishten në shqip e ndërrova
Dhe sa një shtëpi me tre kate
Në Blog, dhjetë libra krijova.
Tani mbarë bota u bë njësh
Nuk ka më kufi mijëra milje
Se vetëm një klik po të bësh
Gjithçka e ke në familje.
Çikago, Prill. 10.2011