Kulturë
Makfire Kosumi-Kaquri: Ty Kosovë
E merkure, 16.02.2011, 08:57 PM
Makfire Kosumi-Kaquri
TY KOSOVE
Kosovë...
Tokë e të parëve
me vulën e Dardanisë arbërore...
me krenarinë kombëtare
me urtin e odave…!
Ty Kosovë theve prangat.
E vargjet dhunuan historinë me gjak
flijimi,… për Lirinë çanë thënjet
Plagën shëron Pavarësia…!
Ti Kosovë qëndro ballëlart
të këndon plaku dhe fëmia
në ditlindjen e tret te artë!
Kosovë, je krenaria e jonë!
SOT DITA KA EMËR
(festimi i shpalljes së Pavarësisë nga mergata shqiptare)
Sot Kosova qeshë me zemër
Dit' e sotme gëzon një Emër.
Metropolet zhurmojnë shqip
Dit‘ e sotme lindë për rritë.
Paçën, durimin,… shkruar n’ fitore
Shkronjë n’ libër, datë n’ fletore
Pentagram me shtat – tet nota
Ty Kosovë, të njeh tërë Bota…!
Shumë urime, përgëzime n’ jetësi
Nga mërgimi të puthë ballë e sy!
Buçet kënga, hidhet vallja
nga kurbeti ke shumë t’ fala!
PERVJETORI I PAVARESISË
Një motmot nuk perëndon Dielli
një motmot yjet rrinë gavran
për një shekull magje mielli
pjekë fli lokja ulë në caran!
Prêt një lajm nga bot’ e shtatë
vjen në ëndërr zë i t’ birit
mos m’ kërko nënë për të gjalltë
sot motmot prehem i lirtë!
E lumtur është sot Nën‘ Kosova,
në ditëlindjen e parë t‘ Pavarësisë.
thuaje këngën, që sot jetë(s)ova
ëmbël freskon ballin fllad i Lirisë!