Kulturë
Vullnet Mato: Pulëbardha emigrante
E diele, 16.01.2011, 01:04 PM
 Vullnet Mato
Vullnet Mato
 
PULËBARDHA EMIGRANTE
 
Ka bukuroshe Tirana
dhe rrethinat me fshatra,  
që të ndezin
fijet e shkrepëses së trurit.
Po pulëbardha emigrante
m’i bëri të mëndafshta
velat e braktisura
të joshjes së burrit.
 
Ndryshe nga çafkat
e shkujdesura të trollit,
kjo pulëbardhë  
fluturimesh të largëta,
që erdhi krahëhapur
nga përtej horizontit,
më mahniti me fuqinë
e përmallimit në flatra.
 
Me tingujt drithërues
të mbledhur nga bota,
me kujtimet ruajtur
nën pendët e gjoksit
dhe me gugitjet e saj
aq të ngrohta,
më magnetizoi trupin,
mendjen ma trullosi.
 
S’jam i pabesë t’i zgjidh
kurorës tërkuzën,
por kam syrin që zbutet
nga një pikë vesë.
Ajo qeshje lozonjare
në cepat e saj të buzës,
me dy rrudhëza nazike
më bën të vdes...
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Përparim Hysi: Rrëfimet e një mëkatari /2
						Flet, aktorja dhe kantautorja Diana Prroko
						Kalosh Çeliku: Skënderbeu nesër shalon kalin matanë urës së gurit
						Baki Ymeri: Shqiptari që e konsideron Kosovën si një dhuratë të shenjtë të Perëndisë
						Mahmut Elez Mahmuti – Kqiku: Kënga ma hoqi mërzinë dhe ma ruajti krenarinë për Velegllavën
						Bahri Myftari: Vjedhësit  e erës
						Poezi nga Qerim Zogaj
						Luan Çipi: Dy shqiptarë Qytetarë Nderi të Çikagos
						Tahir Bezhani: Erotika e ndjenjave të thella
						Sejdi Berisha: Foshnja e akullit, hidhërimi i tokës dhe borxhi ndaj gjumit...!
						Demir Krasniqi: Bajna darsëm
						Bajram Asipi - Ramadani: Dy motra kuvendojn?
						Sokol Demaku: A thua vetja e kujt jam unë?
						Poezi nga Liridona Shehu
						Menduh Leka: Uvertyra lirike e intimës së metaforizuar dhe preludi estetik i kultit solstic si refleksion poetik
						Remzi Limani: Regetima poetike e Naime Beqirajt
						Vangjush Ziko: Emri i trëndafilit
						Muhamet Halili: Bisedë në 10-vjetorin e Klubit “Rrjedha” me koordinatorin Nijazi Ramadanin
						Petraq J. Pali: Gra me “bikutina”
						Promovohet monografia ''Imzot Mark Sopi, Një jetë për fe dhe atdhe''
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










