E diele, 10.11.2024, 06:09 PM (GMT)

Kulturë

Nijazi Ramadani: Në vigjilje të Flakës së Janarit 2011

E diele, 16.01.2011, 07:27 PM


NË VIGJILJE TË FLAKËS JANARIT 2011

 

Në dhjetëvjetorin e revistës “Rrjedha” dhe 30 vjoteri i përgatitjes ilegale të fletushkës "Ushtima e maleve"

 

Nga Nijazi Ramadani

 

Si ndihmohen në tri dekadat e fundit publikimi dhe editimi i shtypit ilegal të kohës , siç po vërehet, po dëshmohet në fushën e botimit jo vetëm vepra të krijuesve tanë, por edhe të atyre që sapo kanë filluar të bëjnë hapat e parë të afirmimit të tyre në editimet e ndryshme 30 vjeçaer. Sipas koordinatorëve të Sh.b “Brjedha”, në një masë të konsiderueshme janë arritur të përmbushen synimet tona në sferat e ndryshme të editimit, prezentimit dhe përshfaqjes së publikimeve, duke pasur në konsideratë mungesën e mjetve financiare, si dhe objektivat që i kishte vënë vetës, qysh para dhjetë vjeteshit të kaluar, të sapo dalur nga lufta çliirmtare prej robrëisë shekullore, kanë thënë drejtues të këtij klubi “Rrjedha”.

 

Ky asociacion i gazetarëve, shkrimtarëve dhe krijuesve të rinj, gjatë viteve të kaluar 2000/ 2011, ka botuar katër numra-të të revistës së Kosovës lindore “Ushtima maleve”, dy dorëshkrime janë mbështetur financiarisht nga donatorët  shitja përkatësisht janë mbuluar shpenzimet e shtypjes për vitin 2001.

 

Në Shtëpinë tonë botuese "Rrjedha" është botuar e përkohshmja mujore "Ushtima" në vitin 2001/02, e cila është shpallur si më e lexuara dhe më e guximshmja, për faktin se ka pasqyruar edhe zhvillimet e fundit të cilat patën përfshirë Kosovën Juglindore.                                                                                                   

 

Në këtë gazetë, duke punuar në kushte të vështira, është bërë një punë e madhe nga një staf i ri drejtues. Këtu është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga dorëshkrime. Nuk janë botuar shkrime të nxjerra nga interneti. Kjo gazetë është mbajtur me punë, përkushtim dhe seriozitet. Dalja e asaj mujoreje ka pasur një përgatitje solide dhe ishte tërheqëse për lexuesit e shtresave të ndryshme. Dhe jo vetëm kaq.

 

Gazeta e Kosovës lindore, "Ushtima e Maleve"Nr. 3,4,5 Kokaj, Gjilan, (1981~2001)

 

Akti. i rifillimit me botimet e shkrimeve enciklopedike të qershorit të vitit 1998, pas daljesë në skenë të UÇK-së dhe aletëve perendimor, duke sjell botimin e veçantë:" Kosova dhe vetëvendosja","Ushtima e maleve", Tiranë, 1998, pastaj rifillimin në vitin 2000, kur është "datëlindja e saj e dytë" apo "ringjallja e saj" e rifillimit të punës së saj, publicistkë, "Golgota e fundit", botim special nga "Ushtima e maleve". "Ushtima e maleve", edicioni i tretë nga janar /prill 2001, me botimet e veta ka sjell materiale ekskluzive: Informacine-lajme, aktualitete nga zhvillimet në Kosovën juglindore ( Lugina e Preshevës dhe Maqedonia perendimore), duke sjellë krijime dhe shkrime publicistike dhe të huazuara apo të përkthyera nga mediumet më të ndryshme të botës, si dhe ka për qëllim krijimin e një transverzale për qasjen dhe integrimen e shqiptarëve dhe të tjerëve ne sferat e zhvillimeve shkencore historike-aktuale me dëshmitë, faktet dhe zhvillimet më të rëndësishme globale dhe mbarë shqiptare.me të gjitha zhanret e shkrimeve gazetareske, duke përfshirë editorialin, komentin, replikën,reportazhin, përshkrimin, skicën,fejtonin etj. Gjatë veprimtarisë së saj, si një nga mediumet evetme të shkruara nga ky rajon i trazuar nga konfliktet e armatosura të shkatuar nga pushteti okubues dhe gjenocidial i Millosheviqit. "Ushtima e maleve", si mdium i shkruar e përkoshmja "Ushtima e maleve", ku përveç editimeve informative, aktualiteteve, art-kulturore,historike, enigmatike, fejtonistikë, ku u boton artikuj të ndryshëm dhe shkrim letrare dhe publicistike. Aty botohen shkrime nga më të ndryshme të redakuar Nijazi Ramadani, redaktor përgjegjës, menaxher: Fatmir Arifi, përgaditja teknike, Arbëresh Dalipi, të cilët me punën e tyre vullnetare pos rreshtimit nën obrrellen çlirimtare si luftëtar të lirisë, kontribuan që shkrimet aktuale t'u ofrohen para lexuesve edhe në vijat e frontit të rezistencës së armatosur të UÇPMB-së dhe UÇK-së të botuar në përkohshmja mujore "Ushtima e Maleve" në vitin 2001/2002, Nr. 03, 04, 05, 06( dy numrat e parë ishin botuar me 4 qershor 1980 / 15 janar 1981), ku e ka pasqyruar edhe zhvillimet aktuale, politike, kulturore, historike, letrare të atyre viteve të cilat patën përfshirë rajonin si Kosovën dhe ish Jugosllavinë Jugore, të viseve shqiptare të aneksuar pas Kongresit të Berlinit, Konferencës së Shën-Stefanit, Lidhjes Sh. të Prizrenit, Luftrave Balkanike, Jugosllavisë së Versajit 1919, si dhe të ripushtuara edhe pas Lftës Dytë Botërore.Në këtë gazetë është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga dorëshkrime. Kjo gazetë është mbajtur me punë, përkushtim dhe seriozitet. Dalja e kësaj të pëkohshme ka pasur misionin e shtypit të lirë dhe të pavarur para lexuesve të shtresave të ndryshme.

 

30 vjoteri i përgatitjes ilegale për shpatilografim të fletushkës "Ushtima e maleve",

 

(Dy numërsh  "Ushtima maleve” dhe botimit të  saj  në vazhdimësi)

 

Janari i vitit  1981 i gjet të përgaditura për shpitlografim materialet e dërguar për numrin e parë me nismën e Nuhi Berishës, i cil iishte në kontakt me anëtarët e grupit, Abudrrahim dhe Nevzad Isufi.

 

anëtarët tjerë me pseodonim; "Shpëtimi","Komiti", "Kuqeziu", "Furtuna", i korrektoi dhe daktilografoi: Shpëtimi me makinën e tij, të sjell nga babai i tij, i cili punonte përkohësisht në Gjermani dhe nga "Komiti" me makinën e shkrimit të Musa Halitit, i cili kishte siguruar se makinën e kishte sjellë babai i tij (Musës) nga gjermani ( nga një takim pune në lokalet e shkollës fillore "Liria" në Kokaj nga Nexhati. Musai, Nijazi dhe Isa.

 

Veprimtaria ilegale fokusohet në vetëdijesimin dhe ngritjen e nivelit dhe ndërgjegjes kombëtare si përmes literaturës historike, letrare dhe artistike me efekte publicistike, si gazeta "Liria", "Zëri i Kosovës", Ushtima e maleve"( si organ i yni), botimet: " Me pushkë e pend për lri e pamëvarësi"," Shota dhe Azem Galica"( autorit Haxhiu), romani "Mic Sokol"  , S. Godos, "Këngët e lirisë", grup autorësh, gazeta "Shqipëria e re", e tjerë.

 

Përmbajtja e Ushtimës maleve, numri i parë kishte të përfshirë në ballinën e saj, një gravura të punuar me temë Qëndresa nga "Guri", pasonte me poezi si himni "Kosova" të Asdrenit, poemën e Mitrush Kutelit, "Kosova", trajtesat historike "Me pushkë e penë për liri dhe pavarësi, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Lufta për autonomi dhe pavarësi kombëtare 1910-12, Luftat Ballkanike, Konferenca e Londrës, Parisit dhe Versajit( Komiti, Shpëtimi, "Furtuna", "Kokaj") . Cikël me krijime letrare nga "Kuqeziu", "Komiti", "Shpëtimi", e tjerë. Edhe një takim përmbyllës me rastin e promovimit të numrit të parë dhe përgatitjes së numrit të 2(dytë) të mbajtur në Livoç të Ultë, rezultoi me shpërndarjen e redaksisë dhe udhëheqjes së grupit për të punuar pavarësisht dhe me struktura të ripërtërira apo me shuarjen e tyre, për shkak të konspiracionit me një vendim unanim të pranishmëve.

 

Arrestimet, bastisjet, burgosjes dhe procesi gjyqësor ndaj Grupit ilegal dhe fletushkës "Ushtima e maleve"

 

Plotësohet nga të dhënat e grumbulluara prej grupi ilegal (gueril) dhe masat reperkusive ndaj anëtarëve dhe kordinatorëve për bitomin illegal të pamfletit “Ushtima MALEVE”, fillojnë me 23 korrik 1981.

 

 Nijazi Ramadani(Kokaj), i arrestuar me 24 korrik 1981,i akuzuar si një nga organizatorët kryesor dhe i torturua sikur shumica e anëtarëve të grupit dhe, i dënuar me burgim me 1 gusht 1981, në procesin gjyqësor ndaj grupit ilegal dhe "Ushtimës maleve", pas mbajtjes në procesin hetues ndaj grupit dhe "Ushtimës maleve", detyrohet që vitin e tretë t'i nënshtrohet provimeve të klasës për shkak se procedurat hetuese nuk e lejuan të ketë qasje në shkollim të rregullt, më në fund shpallët i pa fajshëm në mungesë provave.

 

Musa Haliti (Kokaj) i arrestuar, bastiset shtëpia dhe i akuzuar pë veprimtari të organizuar në grupin ilegal dhe gazetën "Ushtima e Maleve". Lirohet me të gjithë sikur edhe shumica e të rinjve  të trajtuar të tjerët si i dyshuar në mungesë të dëshmive mbi të cilat akuzohen dhe, nuk arritën ta "kapin" as një fletë, as ekzemplarë të gazetës të cilat janë mbledhur pas leximit nga Nexhati, Nijazi, Isa dhe Musai.

 

Nexhat Rrustem (Kokaj),  i arrestuar dhe i burgosur me këtë rast, i akuzuar si një nga organizatorët kryesor i liruar në mungesë fakteve.

 

Kemajl Kurteshi, i arrestuar dhe i burgosur, lirohet si i dyshuar për veprimtari  të organizuar i akuzuar si një nga organizatorët kryesor.. Abdurrahim Isufi (Gjyrishecë) i arrestuar dhe i trajtuar nga sigurimicat, lirohet si i dyshuar për veprimtari  të organizuar. Ismajl Berisha (Svircë) i ndaluar nga policia ushtarake sa ishte ushtar në marinën ushtarake dhe më vonë i liruar, sikur edhe Naim Sahiti (Budrikë), i cili ishte i vetmi nga të gjithë grupi që arratiset jashtë.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora