Speciale
Bislim Pireva: Falsifikatori dhe gënjeshtari Radomir Trajkoviq- Rade (III)
E diele, 02.01.2011, 07:58 PM
FALSIFIKATORI DHE GËNJESHTARI
RADOMIR TRAJKOVIQ-
RADE
III
Nga Mr. BISLIM PIREVA
EDHE UNË QENKAM NJËFARË POARBANASHENI SRBIN
Sipas falsifikaktorit A. Urosheviq paska “po -arbanaseni srbi’’, serbë që janë shqiptarizuar ( janë bërë shqiptarë me dhunë). Në bazë të shpifjeve të Urosh-Trojko-flliqave ne Pirevët qenkemi serbë të shqiptarizuar, ndërsa me serbët e Hubocit qenkemi vëllazër. Si bë që Pirevët t’i keni vëllazër kurse prej vitit 1912, t’i vrisni hiq më pak se 16: Rahim A. Pi- revën, Ramë A. Pirevën, Shaban M. Pirevën (më 1912-s’u duhet varri), Rexhep S. Pirevën, Zymer K. Pirevën (më 1917-s’u dihet varri), Halit L. Pire- vën (më 1924), Ahmet R. Pirevën, Shefki B. Pire- vën, Qazim A. Pirevën, Islam R. Pirevën, Bejtë A. Pirevën (1945), Ramadan P. Pirevën (vdiq nga tor-turat më 1950), Jakup S. Pirevën (helmuar në Vrajë më 1956), Asllan Sh. Pirevën (më 2.4.1981), Zyh-rie Sh. Pirevën ( më 28.3.1999), Hazir B. Pirevën (më 15.5.1999), kurse e plagoset dy herë brenda dy orëve Fikrie B. Pirevën (më 28.3.1999, herën e parë në orën 22.20 nga një pjesë granate në oborr të shtëpisë në Gjilan, herën e dytë nga policia dhe pa- ramilitarët serbë përballë postës së qytetit duke e dërguar në ambulanca private “Diagnoza” (Pre arba -naskog doseljavanja u selu Tudjevce su zeveli Srbi -Pirevci u Bosce, Uroseviq: Novobrdska Kriva Re ka, Prishtina
Në regjistrimin e vitit 1948 Bashkësia lokale e Tygjecit (me Sfircë, Gmicë e Zajqec) i kishte 291
me 2.798 banorë. Në ato fshtra sot s’jetojnë as 280 banorë. Nga fshatrat malore s’janë shpërngulur ve- tëm serbët, por edhe shqiptarët. Shkruan se politika -nja Katarina-Cica Patranogiq e kish pyetur kryeta- rin e komunës se Tygjecit (Tygjeci ishte komunë) si po shkon puna me grumbullimin e tepricave, ai duke mos e ditur serbishten, administratës i kishte thënë menstruacion Debili i Bolecit synon që shqip -tarët t’i injorojë si të padijshëm, pa e ditur se vetiu del vetë injorant, kur dihet se asokohe as në fjalor të serbishtes s’ka egzistuar fjala menstruacion dhe le më të jetë përdorur në gjuhën e folur serbe apo shqipe (Pitala ona Predsednika MNO Tudjevce ka- ko ide otkup. Avaj neznajuci dobro srpski jezik, isprsi se sa objasnjenjem: Ovaj menstruacija ide kako podmazno.......a za taj otkup sve dok dodje do vuna i jajca ide, al tuj se koqi, drugaric Cica...Ka- manica, f. 299). Gjatë kohës së tepricave njerëzit janë ushqyer me barishta. Në Tygjec nga zullumi që është bërë ndaj popullatës në shenjë revolte di- kush nga fshati një pulë të ngordhur e ka varrë në një degë të lisit me një letër të shkruar (E fura veten se s’kam mujt me i ba aq voe sa po i lup atkupi”. Më 1956 gjatë akcionit të armëve në Tygjec është varur Behlul Klaiqi, njeriu që s’ka pasur as bukë për të ngrënë. Çka mund t’i thuhet tjetër këtij de- bili, përveç asaj se më në fund leshi dhe vezët u mbeten Trajoflliqave.
Më 1895 në bazë të një rrene të Urosheviqit që Rada e përsërit pas 112 viteve, në Kremenatë i zoti i shtëpisë Trivko qenka bërë Adem, i biri Ne- deljko qenka bërë Azir, e shoqja Nevenka-Sofija, e bija Stojana-Hava (.....Domacin kuce Trivko, dobio ime Adem njegov sin Nedeljko-Azir, Trivkova ze-na na Nevenka-Sofija, Trivkova kci Stojana-Hava, Strezovce f. 257). Pasi që më 1912 Serbia e okupoi (sipas teje e çliroi) Kosovën, çka u bë me këtë po- arbanasheni Trivkon dhe familjen e tij. Si u bë që ti po au ditke çfarë i kanë pasur e çfarë emrash u kanë vënë dhe nuk po e ditke se në Kremenatë më 1913 Kojica Papoviqi i Marocës e mori me dhunë Hami- den, të bijën e Sylë Haskut dhe pasi që ajo s’kishte pranuar të bëhej nuse e tyre, e shkyen në bishta të kuajve të Ura e Petrilës afër Medvegjës. Askush në mos ta këtë ditur se çka është dhuna, ju e dini (edhe vetë ti) se çfarë dhune ju keni bërë ndaj shqiptarëve që nga vitit 1912 e deri më 1999. Në bazë të shtypit tuaj (serb) nga marsi i vitit 1981 dhe deri në gusht të vitit 1988 nëpër aparatin shtetëror serb, pjesë e të cilit për 40 vite ke qenë ti, kanë kaluar mbi 586 000 (pesëqindë e tetëdhjetë e gjashtë mijë shqiptarë) dhe nuk keni arritur që të na asimiloni.
E para, po çfarë aparati të dhunës kanë pasur shqiptarët që t’i shqiptarizojnë serbët. E dyta, çka kanë nevojë shqiptarët ta shqiptarizojnë një soj, i cili është i vetmi në botë që edhe e ngrën, edhe e shanë bukën, i cili edhe i lutet edhe e shan Zotin. Madje duan të na mësojnë se kush çka jemi ata që s’dinë ta pastrojnë as prapanicën e vet. Këso farë gënjeshtash i përsërit parreshtur. Në librin tënd, njërin me emrin Mehmet nga Krileva e quan Meh- meti i zi, që sipas teje ka bërë vepra të këqija. Sikur të mos kishte qenë ndonjë Mehmet Krileva, ndonjë Ajet Kosovica, ndonjë Shyt Mareci, ndonjë Halil Zajqecit, ndonjë Hajdar Tygjeci, ndonjë Zymer Doda për t’ua ndalur turrin ju nuk do të kishit lënë gjë pa bërë. Kaçakët ishin ata që këtë popull e shpë -tuan pa u shfaros. Gjeneza e iredentizmit dhe sepe- ratizmit paska qenë që nga Lidhja e Prizrenit më 1878 e deri në diët e sotme: kaçakët e ballistët dhe lëvizje të tjera me platformën e pushtimit të tokave serbe për formimin e Shqipërisë së Madhe (gene- za siptarskog iredentizma i seperatizma sadrzana u prvoj prizrenskoj ligi iz 1878 pa sve do danashnjih dana kacaki, balisticki i drugi pokreti sa platfor- mom za usvajanje delova srpske treritorije i stvara- nja Velike Albanije........Prizrenska liga obnovljena 1944/45, 60-tih, 80-tih, 90-tih godine XX veka... Strezovce, f. 99, 211). Lidhja e Prizrenit është për- sëritur ashtu sikurse e thua ti. Unë të të them ty se Lidhja e Prizrenit s’do të përfundojë derisa të mos bëhet bashkimi kombëtar. Shqiptarët kurrë s’kanë pushtuar territore të huaja, por ka ardhur koha që t’i çlirojnë territoret e veta. Territoret tuaja janë diku përtej anës së majtë të Danubit.
NE PASKEMI PASUR GJUHË TË
THJESHTË ARNAUTE
Ne paskami pasur gjuhë të thjeshtë, gjuhën arnaute deri në LDB. Me hapjen e shkollave, me shkollimin e gjeneratave të reja, me formimin e shi -ptarske intelegjencës, ne paskemi formuar gjuhën bashkëkohore, letërsinë, literaturë të pasur dhe kua -dro kualitative, me përjashtim të një pjese, siç thua të kuadrove të falsifikuara, të cilat qenkan klonuar në mënyrë artificiale në Universitetin e Zagrebit, të Prishtinës dhe të Shkupit ( Strezovce.. f. 58).
Paskemi pasur një gjuhë të thjeshtë arnaute, kurse pas LBD-së pasi që na paskeni “çliruar” ju nga arnauti qenkemi bërë shiptari, e paskemi for- muar gjuhën bashkëkohore, letërsinë, literaturë të pasur, kuadro kualitative. Sipas Radomirit paskemi pasur edhe kuadro të falsifikuara dhe të klonuara në Universitetin e Zagrebit, të Prishtinës e të Shku- pit, ndërsa kuadrot kualitative qenkan krijuar në U- niversitetin e Beogradit, apo ndoshta si fakulteti i tij që me gjasë (poloprivredni tehnicar-pofalguza) më 1960 e ka filluar duke i ruajtur pelat e Bolecit për ta përfunduar në qenefe të komitetit pa shkelur kurr në derë të fakultetit.
Në krijesën që quhej Jugosllavi, e që në reali -te ishte Sercosllavi paskemi arritur edhe grada shkencore e ushtarake. Njëri nga ushtarakët (mendo -het për Ramadan Qehajën) paska arritur deri në gradën e majorit në ish JNA. Tash qenka bërë gjene -ral i UÇK-së terroriste-nacionaliste sipas qenefistit Trajkoviq (u cin majora dogurao jedan oficir neka- dasnje JNA, a sada unapredjen u general terorsticke nacionalisticke UÇK.Kamenica, f. 329). Mos qenka dashur që Ramadan Qehaja të bëhet gjeneral i një ushtrie kriminele që vret fëmijç, gtra e pleqë dhe ku -fomat e tyre i djeg apo i hudh në Danub. Avokati Dragolub Todoroviq deklaron “Në Podjevë është vrarë një fëmij 9 vjeç. Një idiot e ka kontrolluar atë, ia ka marrë lojërat me të cilat ka qenë duke lozur dhe e ka vrarë (Koha ditore, 15.11.2010, f. 4). E përmend doktorin e parë të shkencave nga komu -na e Kamenicës dr. Shaban Gecin nga Rogana, pro -fesor i Universitetit të Prishtinës (Najstariji doktor nauka iz kamenicke opstine je dr. Shaban Geci, re- dovni profesor na UP..Strezovce, 329). Është da- shur ta tregosh edhe atë se Shaban Geci ishte profe- sor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në normalen e Gjilanit, por në qershor të vitit 1962 atë dhe Meh- met Surdullin, thuaja se të vetmit profesorë i kanë përjashtuar nga puna. Në qershor patëm dhënë pro- vimin pranues para tyre, kur edhem në shtator nuk i gjetem. Pasi kishit larguar nga puna atë dhe Meh- met Surdullin, Shaban Geci ishte regjistruar në Fa- kultetin e Mjekësisë në Universitetin e Shkupit. Pas rënies së Rankokoflliqit më 1966 kishte fituar me gjyq dhe ishte kthyer në nomalen e Gjilanit ku pu- noi disa muaj. Shaban Gecin dhe Mehmet Surdullin nga puna i ka larguar Lazar Stevanoviqi nga Stre- zoci, atëherë drejtor i Gjimnazit të Gjilanit në kua-dër të të cilit ishin paralelet e normales.
PSE SERBIA TË JETË SHTET I SHQIPTARËVE
Dokumente të shkruara për krimet e serbëve (të ndonjërit) mbi familjet shqiptare (në ndonjërën) thotë se s’ka, por që të kanë mbetur në kujtesë disa rrëfime për Deniq Danaillin, Stojanoviq Stojkon, di -sa persona nga Zebinca, Stojan Vasicin nga Raho- vica e të tjerë (Pisana dokumenta o zlodelima Srba (pojedinca) nad siptarskim porodicana (pojedinim) nemam, ali su mi u secanju nekoliko prica o Danilu Denicu-Dolci, Stojko Stojanovicu, nekim pojedinci -ma iz sela Zebince, Stojanu Vasicu iz Orahovice i drugima.... Strezovce f. 80).
Për krimet e ndonjërit serb ndaj ndonjë famil -je shqiptare Rada s’ka të dhëna të shkruara, por ka dëgjuar ndonjë rrëfim, por për krimet e shqiptarëve ndaj serbëve thotë se ka dëshmi të shkruara (gji- thësesi thotë jo të plota), por sipas tij edhe ato që janë, dëshmojnë për krime të shumëta, duke i sjell disa shembuj kinse të krimeve nga periudha e viteve 1890-1900 (Medjutim za zlodela Siptara nad Srbima raspolaze se pismenom dokumentacijom, svakako ne u celosti, ali i ono sto ima mnogo je... Strezovce, f. 80).
Për krimet e serbëve, përdor përemra të pa-caktuar ndonjë-ndonjërën (pojedinci-pojedinim). Sipas Radës ndonjë (serb) ka bërë ndonjë krim ndaj ndonjë familje (shqiptare) dhe ia lidh kryet me aqë. E sa u përket krimeve të shqiptarëve ndaj serbëve Rada ka dëshmi të shkruara-trilluara edhe atë jo me përemra të pacaktur, por me emër e mbiemër, kush e prej nga ishte, kohën kur. Të gjitha i din rrenci i Bolecit. E din se në stacionin e xhandarmërisë në Strezoc ishin vendosur karabinierët italianë, të cilët shqiptarëve u paskan premtuar Shqipërinë e Madhe kurse shqiptarët u kanë shërbyer atyre kundër shte-tit të vet -Serbisë dhe fqinjëve të tyre-serbëve. Pse Serbia të jetë shtet i shqiptarëve. E di se ti do të tho -she se ne shqiptarët jem pakicë (nanjina) dhe se shteti ynë paska qenë Serbia. E pse Radë shteti ynë të jetë Serbia? E dimë se kudo në botë ka pakica. E di se kufijtë nuk mund të priten me gërshërë dhe pakicat ndodhën në të dy anët e kufirit.
Zotërote t’i lëmë tash kufijt para vitit 1878, me gjithë se lumi edhe nëse e ndërron kahjen, herë do kur do të kthehet atje ku ka pasur rrjedhën. Pas LBD-së nga Vermica e Prizrenit deri te Llapashtica e Medvegjës mund të shkohej nëpër vendbanime shqiptare me një largësi prej gati 200 kilometrash. Ku ka në botë që një popullatë me 90% të jetë pa- kicë, kurse numerikisht ne ishim të tretet në shtetin që quhej Jugosllavi, që realisht ishte Serbosllavi.
Shqiptarët analfabetë paskan komponuar kën -gë nacionaliste-shoveniste, paskan shkuar fshatra ve e lagjeve të serbëve duke e shtrembëruar plisin e bardhë e duke kënduar (nepismeni siptari...’’Vjen Shipnija, trupa, trupa/ Ik Serbija pa kapuça ( Dosla Sipnija trupe-trupe/ bezi Srbija bez kape, Strezovce f. 90). Është dashur të tregosh se çfrarë këngësh këndonin serbët, por nejse. Të tregoj unë më vonë. Vetëm dua të të themë se atyre këngëve, por edhe gënjeshtrave, trimllimevve dhe falsifikimive që i keni bërë që më shumë se dy shekuj u ka ardhur fundi. Të kota janë përpjekjet për t’i stërpërsëritur.
MOS QENKA DASHUR QË HALILI
T’I GOSTISË VRASËSIT
E din Rada se Halil Zajqeci më 1943 i paska detyruar serbët ta ndërtojnë rrugën nga lumi i Kre-menatës deri në Zajqec ( Strezovce f. 96), por nuk ua din emrin-emrat e atyre serbëve që më 1912 në oborr të shtëpisë së vet mu para syve të Halilit 6-7 vjeç ia kanë vrarë babain Sylejmanin dhe dajën Rrahman Poturin nga Gllogovica. Kanë qenë 9 apo 10 serbë të Gregjenikut, të Rahovicës e të Bolecit të cilët Sylejmanit, të atit të Halilit i kanë shkuar në shtëpi e kanë thirrur dhe sapo ka dalë nga shtëpia e kanë kapur, kanë hyrë brenda e kanë kapur edhe mikun e tij që ishte mysafir. Që të dy i kanë lidhur me litar për trungun e një dardhe ( që është edhe sot) nga krahërori e deri të këmbët dhe që të gjithë ata serbë sa kanë qenë kanë shtënë më armë mbi ta. Halili 6-7 vjeç nuk ka qenë as 15 metra larg dhe me sy të vet bashkë me të emën Metihen e ka parë atë skenë të tmerrshme, e cila nuk i është hequr nga kujtesa deri sa ishte gjallë. Atë skenë të tmerrshme shumë herë ua ka rrëfyer pasardhësve të tij duke e përjetuar shumë rëndë. Madje ka rrëyer se as të atit Sylejmanit dhe as dajës Rrahmanit s’ua ka dëgjuar një klithmë të vetme, por as të ëmës Metihes nuk i ka parë pikë loti.
Është dashur Radë t’i pyesish ata serbë që të kanë dhënë informata për dhunën që ka bërë Halili ndaj tyre në mos i kanë pasur hak. E thua se do të mbetet në kujtesë krimi i kriminelit Halil Zajqeci, u -rrejtës i njohur i serbëve (Zapamcen ce ostati zlo- cin zlocinca Halilj Zajcevci poznatog srbomrsca, Strezovce f. 96). E si po thua ti o Trajko-flliq, mos na qenka dashur që t’i përqafojë serbët që ia kanë vrarë babain dhe dajën për ta quajtur ti srbovoljac.
Halili na e paska rrahur për vdekje Dimitrije Trajkovicin e sëmurë pse s’paska mundur të punojë (Halilj na mrtvo pretukao bolesnog Dimitrije Traj- kovica zbog toga sto nije mogao da radi. Str f. 97 ). Sikur Halili të ishte kriminel si e quan ti, ai s’do ta rrahte, por do ta vriste jo vetëm atë, por do t’i vriste aqë sa ia kanë vrarë babain dhe dajën, madje edhe më shumë.
E trillon edhe një gënjeshtër se po ky Halili me ndihmën e karabinierëve dhe të shërbëtorëve të tij shqiptarë i paska detyruar serbët që ta ndërtojnë rrugën nga Meshina nëpër Tygjec dhe deri në Zaj-qec (Uz pomoc karabiniera i njihovih sluga siptara Halilj Zajcevci ce organizovati izgradnju puta od Meshina preko Tudjevca do Zajcevca, Strzovce f. 90). As s’ka pasur, as nuk ka rrugë që nga Meshina çon në Zajqec dhe kalon nëpër Tygjec. Rruga nga Meshina për në Zajqec kalon kodrës së Kremenatës
Halili paska arritur që me deklarata të rrejsh -me dhe me falsifikime ta fitojë statusin e luftëtarit dhe të marrë pension nga organet e punëve të brend -shme të Serbisë (....ostvario boracki status i stekao je penziju u organima unutrasnjih poslova Srbije f. 97). Mos qenka dashur edhe atë që ta vrisni, apo të vijë që t’ua ruajë thitë e Bolecit.
Radë, Halili ka vdekur para 30 viteve, por ka lënë pasardhës dhe ata kanë dëshmi nga të cilat shihet se Halili më 17 shtator 1945 nga Gjyqi ush-tarak është dënuar me pushkatim me akuzën se i ka torturuar serbët e rrethinës së Strezocit, të Gjilanit dhe të Pasjanit. Atij më vonë dënimi i është zbutur në 10 vite e 6 muaj burg të rëndë dhe punë të dety- rueshme. Dënimin e ka vuajtur në burgun e Mitrovi -cës së Sremit dhe të Shidit. Nga vendimi i gjyqit shihet se kundër Halilit kishin dëshmuar; Dacka Stojanovic, Stana Jovanovic, Nedeljko Stamenko- vic, Aleksandra Stankovic, Bora Stojakovic, Stoja- dina Djokica, Trajko Dicica, Dusana Filic, Stojme- na Danica, Lazar Ristic, Stojan Makic, Dragoljub Dojica, Mira Vasic, Krsta Andjelkovic, Zivko Buji -ca. Janë lexuar edhe dëshmitë e 19 dëshmitarëve në mungesë.
Fëmijët e tij për shkak rreziku dhe kërcnimi nga serbët me sygjerimin e kushëririt Met Zajqeci, por dhe të Halil Fejzullahut për t’iu shmangur rrezi -kut janë larguar nga Zajqeci dhe janë vendosur në Prishtinë. Ai edhe pas vuajtjes së dënimit familjen në Kosovë e ka vizituar vetëm ilegalisht. Halili la tre dejm e tri vajza dhe janë bërë familje e madhe.
Nga e gjithë ajo që ti ke shkarravitur secili intelektual shqiptar të është dukur therrë në sy, e në veçanti Fadil Hoxha. Po të tregoj se përmes Halil Fejzullahut me urdhër të Fadil Hoxhës, Osmani i biri i Halilit është inkuadruar në punë në Prishtinë dhe se kanë qenë vetë Halilil Fejzullahu dhe Fadil Hoxha që ia kanë dhënë statusin e luftëtarit.
Serbët nga viti 1912 e deri më 1999 në Zaj-qec i kanë vrarë dhe masakruar 40 shqiptarë. Me depërtimin e ushtrisë serbe më 1912 në Zajqec e gjithë popullata kishte ikur dhe i gjithë fshati ishte djegur, kurse familja pesanëtarëshe e Salih Hysenit është zhdukur pa gjurmë. Në pronën e tyre janë ven -dosur dy familje serbe, që janë quajtur Shopat. Aty kanë jetuar deri më 1947, kur e kanë shitur pronën dhe kanë shkuar diku në Jabllanicë. Varri i Stojanit që e përmend ti, është i atyre familjeve dhe s’ ka të bëjë fare me varreza serbe (Na mestu Vorat e Stoja- nit je bilo groblje srpskog stanovnistva, koja se rase -ljilo po doseljenu Arbanasa, Urosevic,f.82). Hasan Latifin nga Zajqeci kolonistët e Vrapcës më 1917 e kanë vrarë, ia kanë prerë kokën, e kanë marrë me vete dhe kanë organizuar aheng. Më 7.1.1945 kanë vrarë Qamile Saliqin. Kufoma e saj është gjetur në saje të klithmës së të birit Hysenit duke thithur në gjirin e të ëmës të vrarë. Hyseni ende shtë gjallë. A ka krim më të madh se të vritet gruaja me fëmij për gjiri. E përmend Tefik Zeqirin nga Zajqeci e shumë të tjerë, por ti asgjë “s’din” për krimet serbe ndaj shqiptarëve.