E hene, 29.04.2024, 05:18 PM (GMT+1)

Speciale

Bislim Pireva: Falsifikatori dhe gënjeshtari Radomir Trajkoviq- Rade (II)

E diele, 19.12.2010, 10:58 PM


FALSIFIKATORI DHE GËNJESHTARI

RADOMIR TRAJKOVIQ-

RADE   

 

Nga Mr. BISLIM PIREVA 

 

HAHNI S’ISHTE AS ARNAUT, AS SHIFTAR

 

Më 1858 Johan Georg Hahn, konsul austriak në Janinë, i cili gjatë udhëtimit nga Beogradi për në Selanik ishte ndalur edhe në Leskoc (Reise von Bel grad nach Salonik, Wien 1858). Ai e kishte vizituar qytetin (kishte qenë ditë e tregut), por edhe fshatrat përreth. Hahnit në veçanti i kishin pëlqyer vendba-nimet shqiptare me kopshte të bukura dhe të rregu- lluara mirë.

Ai poashtu kishte shprehur dëshirë që t’i vizitojë vendbanimet shqiptare nga Leskoci deri në Prishtinë, mirëpo i kishin thënë se për shkak të terrenit të keq dhe më shumë për shkak të frigës nga shqiptarët e egër (....zbog divljih arnauta ) edhe pse rruga është shumë më e shkurtër, njerëzit kanë udhëtuar nëpër Vrajë dhe Gjilan për të shkuar në Prishtinë.

Përkundër gënjeshtrave serbe Hahni që ishte njohës i mirë i mentalitetit të shqiptarëve, nga se Janina ishte e banuar me shqiptarë, ( dihet se Çaju- pin një kohë e kishte përkthyes të tij) kishte ngulur këmbë që t’i vizitojë ato vendbanime. Gjatë rrugë- timit një natë kishte buajtur në Bucë në familjen e Ramë Bucës, në fshatin Bucë me ç’rast përshkruan mikpritjen shqiptare. Gjatë udhëtimit kishte ndalur edhe në Kapit, kurse banorët ia kishin dhuruar një palë rroba të veshjes kombëtare shqiptare. Hahni ka lënë me qindra faqe dorëshkrime për kulturën dhe taditën tonë kombëtare.

 

KUSH  DOGJI QË NGA VITI 1878

 

Po i citoj edhe disa të dhëna nga  shënimet e Mita Rakiqit. Ai ndër të tjera shkruan: Gajiqe është fshat i shkretë shqiptar. Zllata është e djegur dhe e shkretë. Kalova  rreth  fshatrave të braktisura shqip -tare Brainë e Epërme, Brainë e Poshtme dhe Kaca -bash. Kozmaqi dhe Turjana ishin fshatra të shkreta shqiptare, sikurse të gjitha fshatrat të tjera  për rreth Bojnikut. Mita Rakiqi shkruan se ato vendbanime i kishte vizituar më 1878, së pari Bucën, fshat në të cilin kishte buajtur një natë Hahni para njëzet vite-ve. M. Rakiqi thotë se deri sa isha në Beograd kam menduar se shqiptari është njeri i egër, se s’punon asgjë, por vetëm rri dhe pret kënd ta vrasë, ta plaç-kisë ose ta vjedhë. Kur erdha në Lab, në Toplicë e në Pustarekë nga këta pak shqiptarë që kishin dorë- zuar armët....për turpin tim unë u binda se shqiptari është i vendosur, punëtorë si rrallë ndonjë fis tjetër, se është bujku më i mirë në Serbinë e Re, se morali -sht dhe materialisht është më i pastër se fiset të tjera. Më tutje thotë patriotizmi, apo më mirë të them shovenizmi s’na lejon që t’i pranojmë vetitë më të mira të fisit të cilin ne e urrejmë. Gjithashtu, thotë se shqiptari është më i fortë, më i zhvilluar, si dhe më i pashëm.

Poashtu thotë se gjatë dhëtimit vetëm dyert e shtëpive të shqiptarëve ishin të hapura dhe ata na ofronin bukë, djathë e qumësht. Na ipnin ato që  ki- shin. Në Prekopçelicë, fshat i madh serb, edhe pse isha i uritur, as me para s’mund ta mirrja një copë bukë e djathë. Mita Rakiqi thotë edhe shumëçka për vetitë e  shqiptarëve. Në fund deklaron se “Ka ndonjë shqiptar që don ta pranojë prejardhjen serbe”. Vetë Rakiqi thotë se shqiptari qenka e një race më të lartë, atëherë pse ndonjëri prej shqiptarë -ve paska dashur ta pranojë prejardhjen serbe?

Unë i përmenda vetëm disa vendbanime, por kanë qenë 390 vendbanime të pastra shqiptare, 240 vendbanime të përziera nga të cilat  shqiptarët janë dëbuar  gjatë dhjetorit të vitit 1877 dhe gjatë janarit të vitit 1878. Në çfarë rrethanash janë dëbuar shqip -tarët po e citoj vetëm një fragment të udhëpërshk- ruesit serb Sreten Popoviq “Ato net shumë familje duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh, pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinën e nënës u ngrinë, shtanguan dhe vdiqën. Kishte raste të shumëta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit” (Nikola Ilic:Vojne opeacije srpske vojske za  oslobodjenje Leskovca od Turaka

1877, L. zbornik XVII, Leskovac 1977). Sreten Po- poviq s’ka qenë as arnaut, as shiptar, as pofalguza si Ragomir Trajkoviqi, por ka qenë serb që e kishte thënë të vërtetën.

  Në fshatin Shylemajë në dhjetor të vitit 1877 serbët i kishin kapur të gjithë anëtarët e një familje, i kishin lidhur njërin për tjetrin rreth një stogu të sanës dhe i kishin djegur për së gjalli. Ka shpëtuar vetën një i ri nga ajo familje, pasardhësit e të cilit jetojnë në Prishinë dhe që më ka rrëfyer për atë krim ndaj paraardhësve të tij. Ata edhe tash e mbajnë mbiemrin Shylemaja.

Po në atë mënyrë është masakruar me famil -ja Bogujevci në Podujevë Ditën e Bajramit më, 28 mars të vitit 1999: Genci 6 vjeç, Shpëtimi 10 vjeç, Fatosi e Shpendi 13 vjeç, Liria 10 vjeçare, Jehona 11 vjeçare, Saranda 14 vjeçare, Nora 15 vjeçare, Sa -la 39 vjeçare, Shefketja 43 vjeçare dhe Shehdja 67 vjeçare. Të gjithë fëmijë e gra. Paraardhësit e tyre poashtu më 1878 ishin dëbuar nga Bogujevci, fshat i komunës së Leskocit. Poahtu më 28 mars 1999 në oborr të shtëpisë është vrarë kushërira ime Zyhria Sh. Pireva 19 vjeçare dhe është plagosur Fikrie B. Pireva 17 vjeçare. Ditën  Bajramit (jo rastësisht) në Kosovë janë vrarë fëmijë, pleq e gra, nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë, të cilët s’kanë pasur guxim të përballen me UÇK-në, të cilën Radomir Trajkoflliqi e quan (tzv (takozvano) e ashtuquajtur dhe terroriste.

Çfarë ishte, është dhe do të jetë ushtria shqip -tare, çfarë ishte, është dhe do të jetë ushtria serbe më së mirë tregon Dimitrije Tucoviq “ Kur shqipta- rët i zinin robë oficerët dhe ushtarët serbë, vetëm i çarmatosnin dhe pastaj i lëshonin, kurse ushtria ser- be nuk i kurseu fëmijët, gratë dhe të sëmurët e tyre (D. Tuceviq: Serbija i Albanija, f. 101) Interesimi aqë i madh i lexuesve dhe i pofalguzave si Rada që ajo vepër të botohej pas 106 me gjasë ishte për të mos e harruar zanatin e krimeve.

 

 Ç’KËRKOI  NIKOLIQI I BOLECIT

NË SELANIK

 

Nga Boleci paska pasur luftëtarë të Frontit të Selanikut. Njëri prej edhe Stojan T. Nikoliqi, i cili për shkak të zullumit nga shqiptarët më 1903 qenka detyruar ta lëshojë vendlindjen (Trajko pred siptars -kim zulumom morao da napusti svoj zavicaj.. Stre-zovce f. 339) dhe qenka vendosur në Bajë të Siari- nës ku paska qendruar deri më 1912. Atje iu paska bashkuar komitës-kriminelit Kosta Peçancit. Kishte detyrë ta vëzhgojë terrenin në realcionin Medvegjë-Novobërdë. Shqipen e paska folur më mirë se vetë shqiptarët, prandaj shpesh kaçakët i paska qitur në kurthë  (Glavni zadatak mu je bio izvidjenje terena na relaciji Medvedja-Novo Brdo. Govorio je siptars -ki jezik, bolje nego sami siptari....Bio je Solunac i nosilac Karadjordjeve zvezde de III reda, Strezov- ce, f. 339). Shiptarski din edhe ti R. Trojko-viqi.

Ai farë trimi kurrë s’paska ndejur pa pushkë e pa dy alltia, por që më 1943 një vit para se të vdis -te ia paskan marrë zullumçarët shqiptarë. (Pusku i altije uzeli su mu siptarski zulumcari 1943, Strezo- vce, f. 339 ).

Sikur e pohon edhe vetë Rada, jo vetëm Traj -ku dhe Danailli i Bolecit, por edhe shumë serbë të tjerë nga këto fshatra pas krimeve që kanë bërë ndaj shqiptarëve vendstrehim e kishin Jabllanicën. E kemi ditur edhe ne, por tash e pohon vetë Rada. Një fjalë e urtë shqipe thotë “Të badallën mos e vet se t’kallxon vetë” Do ta pyesja edhe diçka Radën! Pse ky farë Trajku s’e ka shiquar zanatin e vet që t’i ruajë thitë e Bolecit, po ka shkuar në Selanik? A e din Radomir Trojkoviqi se Serbia në atë luftë i ka humbur hiç më pak se 32 mijë njerëz. A e din Rado -mir Trajkoflliqi se ata 32 mijë njerëz që janë vrarë në tokë të huaj nuk mund të kenë emër tjetër, për –pos emrin e kriminelëve.

            Radomir Trajkoflliqi shqiptarët ne na ndanë në shiptari dhe poshteni albanci. Unë nuk mirrem me atë se cilët janë serbë dhe cilët janë poshteni serbi. Unë e di se ka serbë dhe kolonistë serbë, të cilët Serbia i ka përdorur si vegla që dy shekuj për t’i pushtuar tokat shqiptare.

Nga dhuna e shqiptarëve, bullgarëve, gjerma -nëve e  italianëve serbët masovikisht paskan ikur në Serbinë qendrore në vitet 1941/44, kurse me një vendim që e ka nënshkruar Vlado Zeçeciq 100-150 mijë kolonistëve u qenka ndaluar përkohësisht kthi- mi në Kosovë “Odluku o privrmenoj zabrani vraca -nja kolonista...pre sveka Srba sa KiM, koji su pred zulumom Siptara, Bugara, Nemaca, Italjana masov- no bezalji i centralnoj Srbiji 1941/44 godine. Njima se zabranjuje povratak (100-150 000 Srba) a Siptari iz Albanije masovno naseljavaju Kosmet....Kameni ca f. 210).

Qe se çka trillon qenefisti i Bolecit, kur fare mirë dihet se asnjë familje shqiptare s’është  ardhur nga Shqipëria, por edhe sikur të kishin ardhur kanë ardhur në tokën të vet, në tokën e Dardanisë. A e din Radomir Trajkoviqi se krimet nuk harrohen, se heret a vonë paguhen A e din Radomir Trajko-viqi se një sorrë që nuk lë hy pa u hip diku ngulet. Serbia ka vepruar mu si sorrat dhe është ngulur, por ka për t’u ngulur edhe më, për deri sa të ketë të tillë si qenefisti i Bolecit.

 

FOL SERBISHT, QË TË KUPTOJË

PERËNDIA

 

Ka kaluar koha ’’Govori srpski, da te bog ra -zume’’( Fol serbisht, që të kuptojë Zoti). Nuk ka më shqiptarët analfabetë (nepismeni siptari). Ka ka- luar koha e vitit 1944 kur Draga Mladenoviq ishte shtirur kinse shqiptar kur, në një fshat shqiptar pas -ka mbajtur fjalim në shqip, ndërsa shqiptarët i ki- shin brohoritur‘’O vlla rrnofsh 100 vjet, se je ma i mençum se Draga Mladenovic nga Strezoci (...ama si popa metan od onoj Dragu Mladenovica iz Stre- zovce.....Strezovce f. 255). Ka pasur edhe të tjera ’’mahi-anekdota si kjo, kur shqiptarëve u është ur- dhëruar (Uzmi ovaj  koverat, nosi ga na to ili to me sto. Merre këtë zarf dërgoje në këtë apo atë vend). Zarfi i është dhënë i mbyllur me porosinë se nuk guxon të hapet. Brenda në të ka shkruar ’’Sa po të arrijë-pushkatojeni?’’(Unutar koverta je napisano: Cim stigne streljajte ga). S’janë të pakëta rastet që shqiptarët në atë mënyrë janë likuiduar. Një zarf i tillë i është dhënë dhe Ramadan Fazli Rukocit nga Tirinca, por kur ka dërguar aty ku i është thënë per -sonit që e ka marrë, pasi e ka hapur i ka treguar se çka shkruan, por nuk e ka pushkatuar, sepse nuk ka qenë qenefist si ti. Kishte ndonjë që e ka hapur vetë zarfin, e ka parë se ç’shkruan, prandaj jo vetëm që s’ka shkuar në gojë të ujkut-qenit, por edhe ka qenë mësim edhe për të tjerët.

Hajdar Hasan Ismajli nga Gërbaci, që tash është i ndjerë, më 1944 ishte mobilizuar me dhunë dhe ishte dërguar në njësi partizane në Gjakovë. Ai rrëfente se një natë ishte roje dhe aty kah ora 12 e natës dy djem të rinjë nga Drenica i sollen, kinse te komandanti për të biseduar me ta. Ishte terr i madh. Unë u ofrava pranë dritares së ndërtesës që ishte përdhese. I dëgjova disa fjalë dhe nuk vonoi shumë kur e dëgjova britmën e tyre duke i therrur me thi- ka. Si sot më rrinë para sysh ata dy djem të rinjë sikurse molla që kur këndonin sëbashku shpirtin na e kënaqshin. Ka pasur Radë jo me qindra, por me mijëra këso rastesh. Ditën e Vitit të Ri orthodos, më 7.01.1945 në Sfircë Vojislav Kuliqi, Radosh Ku -liqi e Radomir Joiqi nga Vrapca ( kolonistë të ar- dhur më 1878 nga Piva e Malit të Zi) kanë prerë në shtëpi Mehreme Dodën me vajzat Fatimen, Xhezi-den dhe Zarifen. Zivko Kuliq krimin e të atit e ka shfrytëzuar në fushatë parazgjedhore në fshatra  të komunës e Medvegjës për deputet në Parlamentin e Serbisë më 1997 “Më votoni mua. Babai im ka prerë shqiptarë”. Në saje të atij slogani, u zgjodh jo vetëm deputet, por u bë edhe ministër.

 

KUSH ISHIN DANAILO E GRIGORIJE

 

Shkruan për disa trima e njerëz të ndershëm, të vendosur. Po kush na qenkan ata trima? Ndër ta na qenkan edhe Deniq Danaillo (1978-1966) nga Boleci  dhe Periq Gligorije nga Strezoci. Po çfarë trimërish paska bërë ky farë Danailo i fshatit tënd??

Trimëritë e tij paskan qenë: E paska marrë për grua fqinjen e vet, Stanën të bijën e Trajkut e të Karafiles. Trimëri më sa s’bëhet. Na qenka trimëri ta marrish për grua fqinjen. Trimëri tjetër paska qenë  se e ka helmuar. Qenka trimëri që ta helmosh një grua. Trimëria  më e madhe tij dhe e Radës me siguri ka qenë se ka bërë krime ndaj shqiptarëve. Ti nuk tregon, por njerëzit dinë se Denic Danaillo ka marrë pjesë në masakrën e Prapashticës e 14 janarit të vitit 1921. Më në fund kyfarë trimi ka ngordhur si i çmendur duke pirë alkool (Prvu zenu svoju kom -sinicu Stanu, Danail je otrovao. Umreo je u veoma velikim psihickom rastrojstvu uz velike kolicine up otrebe alkohola. Pisana dokukumenata o zlodelima Srba nad siptarima nemam....ali su mi u secanju ne- koliko o prica o Danailu Denicu, Strez. f. 80, 340).

E po ky trimi tjetër Periq Gligorije kush  qen -ka dhe çfarë trimërish paska bërë?. Ky në rrethin e Jablanicës paska luftuar kundër ballistëve dhe bull- garëve. Paska qenë trim si i ati Todori, që s’e ka di- tur se ç’është friga, shumë i ndershëm dhe  i zoti (U Jablanickom kraju borio se protiv balista i bugara. Bio je kao njegov otac Todor hrabar, neustrasljiv, veoma posten i vredan covek.. Strezovce f. 201). E paskan mbytur në shtëpi të vet. Dyshohet në njërën nga të bijat ose dhëndrit të tij ( Ubili su ga kuci. Su -mnja se na jednu od ndjegovih cerki ili njenog ze- ta.... Strezovce, f. 201). E ke lënë të terrueshme atë vrasje, or pofalguza  i Bolecit. Pse rrenë kur thua dyshohet se e vrau njëra nga të bijat apo dhëndri i tij. E vërteta është se atë trimin dhe njeriun tënd të vendosur, shumë të ndërshëm dhe të zoti e ka vrarë, jo ndonjëra, por dihet sakt se cila vajzë e vet e ka vrarë për shkak se e ka dhunuar.

Për ty qenka trim, i ndershëm dhe i zoti ai që e dhunon vajzën e vet. Me kësofarë shpifjesh e njo -los edhe popullin serb, ore i marr. Ti dhe shumë të tjerë si ti më atë ’’sumnja se’’ keni dashur që atë vrasje si e keni zakon t’ua mëveshni shqiptarëve. Për fat, e bija e ka thënë të vërtetën para gjyqit.

Emrat si Denic Danaillo s’e kanë vendin në kronika të fshatrave, por në kronikat e kriminelëve. Emrat  sikur të Periq Gligorije që dhunojnë vajzën e vet e kanë vendin atje ku shkruhet për bishat.

 

KUSH KË E PËRZURI

 

Edhe sa i përket arsimit i shpif, trillon lloj- lloj gënjeshtrash. Mbërtyp e zhpërtyp disa statistika për ta hudhur gurin atje ku e ke qëllimin. Shkolla amë në Strezoc në vitin shkollor 1984/85 thua se ka pasur 678 nxënës, përafërsisht aqë sa ka pasur në vitin shkollor 1964/65, ndërsa ishte 14.29% më i vogël se në vitin shkollor 1974/75. Numri i nxënës -ve serbë në vitin shkollor 1984/85 ishte 13.19% më i vogël se në vitin shkollor 1945/46. Në Bolec në vitin shkollor 1974/75 paskan qenë 45 nxënës, më 1984/85 vetëm 18. Në Gregjenik në të njëjtën periudhë nga 31 paska rënë në 14 nxënës, kurse në Rahovicë shkolla qenka mbyllur, e gjithashtu edhe në Kremenatë. Zvogëlimin e numrit të nxënësve serbë e sheh si pasojë e presionit të shitarski nacio-nalistëve dhe seperatistëve, por edhe të situatës së pavolitshme politike dhe të sigurisë në Kosovë. (Na -ravno pod pritiskom siptarskih nacionalista i sepe-ratista i nepovoljne politicko-bezbednosne situacije na Kosovu i Metohiju, Strezovce f. 157).

Në vitin shkollor 1965/66 në shkollën e Ty- gjecit me paralele të ndara mësimin e kanë vijuar 530 nxënës, në vitin shkollor 1975/76 kishte 557, që do të thotë se për 10 vite ishin vetëm 27 nxënës më shumë. Në vitin shkollor 1985/86 numri i nxënë -sve kishte rënë në 443. Pas 20 viteve shkolla e Ty -gjecit kishte 114 nxënës më pak, kurse në vitin shkollor 2005/06 shkolla e Tygjecit me paralele të ndara ka mbetur vetëm më 87 nxënës, që do të thotë se pas 40 viteve kishte 443 nxënës më pak. Poashtu në Sfircë dhe në Zajqec nuk ka më asnjë nxënës. Të dhënat statistikore tregojnë se migrimi i popullatës nga Bashkësia lokale  e Tygjecit ka qenë shumë më i madh se sa në atë të Strezocit, pra edhe zvogëlimi i numrit të nxënësve. Sipas Radës serbët paskan pasur presion prej shiptarski nacionalistëve dhe iredentistëve. Po shqiptarët prej kujt patën pre-sion? Sigurisht prej  qenefistëve si ti.

Komuna e Medvegjës ka 38 fshatra. Prej ty-re 28 janë të banuara me serbë e malazezë të gjithë kolonistë të ardhur pas dëbimit të shqiptarëve më 1878. Shtatë fshatra janë të banuara me shqiptarë, serbë e malazezë, kurse Tupalla, Sfirca e Gërbaci vetëm me shqiptarë. Në vitin shkollor 1996/97 në territorin e komunës së Medvegjës në shkolla fillo- re mësimin e kanë vijuar 1598 nxënës. Prej tyre 909  ose 56,88% kanë qenë serbë e malazezë, kurse 689 ose 43,12% shqiptarë. Mos vallë edhe në Med -vegjë paskan  bërë presion shiptarski seperatistët dhe iredentistët. Na trego tash sa nxënës shqiptarë kanë mbetur në komunën e Medvegjës?

         Rada nuk e din se ka kaluar koha e rrencave, s’ka më serbë që i dëgjon rrenat e tij  dhe të tjerëve si ai. Bota ka ndryshuar për shumë gjëra. Rada s’e din që nuk shitet më rrena “Hvaljim selo, zivim u grad” ( E lavdroj fshatin, jetoj në qytet ). Sa e vaj- ton Bolecin, pse s’ka jetuar në Bolec vetë dhe fë- mijët, e tash që ka nipa e mbesa edhe shkolla nuk do të shuhej, por i ka dërguar në Serbi dhe tash krrokat si korb e zi. Nuk u duhen serbëve patriotë si Radomir Trajkoviqi dhe  kolonisti i Muçivërcit Ra- dislav Zlatanoviqi që vetë kishte ndërtuar shtëpi në Vladiqin Han (prej nga më 1924 kishte ardhur në tokë të shqiptarit në Muçiverc) ku edhe e kishte dërguar familjen, kurse më 1988 në fshatrat e Ana- moravës bashkë me njëfarë melezin Ismet Markovi -qi organizonte mitingje për t’i ndërsyer serbët kun -dër shqiptarëve.

Sipas  rrenëve të Radomirit më 9 maj 1976 për ditën e Shkollës fillore të Strezocit nxënëset e kombësisë shqiptare paskan përgatitur recitale në gjuhën serbe, kurse nxënëset e kombësisë serbe re- citale në gjuhën shiptarski. Mjerisht thotë më 1999 nxënësit serbë dhe punëtorët arsimorë i kanë dë- buar nga shkolla moderne e Strezocit dhe i kanë ndjekur në një shtëpi private te Popullanët ( Na za- lost 1999 godine srpski djaci i prosvetni radnici su izbaceni iz moderne skole u Strezovcu i proterani u privatne zgrade u Populanci..Strezovce f. 374). Që çfarë demagogjie. Shqiptaret paskan recituar serbi- sht, serbet shqip. Shqiptarët i paskan përzënë serbët nga shkolla, edhe atë jo vetëm që i kanë përzënë, por edhe i kanë dërguar te Popullanët. Rrenë e ku- lluar. Shqiptarët s’i kanë përzënë dhe as që u ka shkuar mendja. Se si ju i keni përzënë nxënësit shqiptarë nga shkollat e din gjithë bota.

Do të pyesja ty o Radë,  ku ishe ti, çka tha e çka bëre kur fëmijët shqiptarë më 1990 u helmuan, madje thoshit se po arkëtojnë. Ku ishte ti që paske qenë i respektuar nga të gjithë kur fëmijët shqiptarë u përzunë nga shkollat? Ku ishte ti, o Radë, kur më 1991 kolonisti Radivoje Papoviqi, ajo pjellë e keqe e Kojic Papoviqit të Marocës krrokaste ’’U Pristini nikada nece biti albanskog univerziteta’’. Çka i tha ti atij Papoviqit pasi ke qenë në detyra me shumë përgjegjësi në Kamenicë (po edhe më lart) dhe që paske qenë aqë shumë i respektuar nga të gjithë serbët, shqiptarët, romët etj (..veoma cenjen od svih Srba, Albanca, Roma i dr...Strezovce, f. 373).

Me gjithë atë nuk u doli dhe as që do t’u dalë ashtu siç ka menduar Papoviqi, siç ke menduar ti dhe shumë të tjerë si ti. Kosova tash ka jo një, por disa universitete, e do të këtë edhe më shumë. Krrokasni sa të doni, por e keni të kotë.

Pas demostratave të  1981 kërkohej pastrimi i planprogrameve të gjuhës shqipe nga elementet, siç thoshit, iredentiste e seperatiste. Për juve edhe poeti italian Dante Aligieri i shekullit të XV-të  doli të jetë iredentist e seperatist, prandaj edhe u kërkua që të hiqej nga planprogrami ’’Ferri’’ i tij, sepse i gjasonte ferrit tuaj që e patët instaluar në Kosovë. Shumëçka kërkuat të hiqej, por ne nuk i hoqem. Kërkuat që të hiqej edhe Ismajl Kadare, i cili qysh atëherë ishte përkthyer në më shumë se 30 gjuhë botërore, kurse tash në më shumë se 45 gjuhë dhe kërkonit që t’i fusnim në planprogram autorët tuaj, të cilët kanë qenë të përkthyer në rusishte apo në ndonjë pëshurrishte tjetër. Me gënjeshtra e shpifje si këto tuajat e vërteta mund të pengohet, por kurrë të ndalohet. Thuaja se s’ka metropol në Evropë, e deri në Amerikë, që nuk e ka ndonjë simbol të Skënderbeut, heroit tonë kombëtar. Jemi i vetmi popull në Ballkan që i kemi dy çmime Nobël, Nënë Tereza për bëmirësi, Ferid Murati për mjekësi. Shumë shpejt i treti do të jetë Ismajl Kadare, që do- nit të na ndalonit që ne të mos e mësonin kur gjithë bota e civilizuar mësonte prej veprave të tij.

Ti o Radë,  nëse ka ndonjë çmim për rrencë, gënjeshtar shpifës, falsifikator konkuro. Nuk do të mbetesh duarthatë, por mos pandesh se je rrenci më i madh. Ka pasur dhe ka rrenca, shpifës dhe falsifi-katorë shumë më të mëdhënj. Më 2008 ke botuar “Strezovce sa okolinom” me 382 faqe, më 2009 tjet -rën me 520 faqe, thuaja me të njëjtat gënjeshtra. Më mirë do të ishte sikur ta kishe shkruar një kro- nikë për prapanicën tënde, por pa rrethinë.

 

EDHE DIÇKA PËR SHKOLLAT

 

Në vitet 1945-1954 në rrethin e Kamenicës janë hapur 50 shkolla, me mësim në gjuhëh shqipe 18, gati dy herë më shumë në gjhën serbe. Në vitin shkollor 1948/49 në Kamenicë hapet gjimnazi ultë shtetëror edhe pse Hogoshi ishte tri herë më i madh Në vitin shkollor 1949/50 hapen në Ranilluk dhe në Hogosh, vitin vijues në Kololleq, në Ropotovë dhe në Roganë. Katër gjimnaze për serbët pakicë, dy për shqiptarët, që ishinë shumicë. Në vitin shkollor  1951/52 gjimnaet e ulëta hapen edhe në Tygjec dhe në Desivojcë me mësim në gjuhën shqipe. Në Desi- vojcë mbyllet para se të dalë gjenerata e parë, kurse në Tygjec dalin dy gjenerata. Gjenerata parë, e cila një vit e kishte kryer në Hogosh, semimaturën e mbaroi në qershor të vitit 1954. Gjenerata e dytë që ishte regjistruar në Tugjec semimatturën e ka kryer në qershor të vitit 1955 dhe atë vit klasët e gjimna- zit mbyllen, me pretekstin se nuk ka kuadër, por e vërteta ishte ndryshe. Në vitin shkollor 1954/55 në shkollën e Tygjecit ishin 10 mësimdhënnës, më 1.9 1956 kishte mbetur vetëm një, 9 të tjerët i kishin lar -guar si të papërshtatëshëm. Pas disa muajve Ali Pecin, Emrush Bejtullahun dhe Shaban Shalën edhe i burgosin. Shabani është mbytur me torturë nga UDB-ja në burgun e Prishtinës. Në gjimnazin e Ty-   gjecit mësimet i vijonin nxënës: nga Tygjeci, Me- shina, Veriçeva, Gjurisheci, Gmica, Shahiqi, Sfirca, Zajqeci e Kremenata dhe të tri fshatrave shqiptare të kumunës së Medvegjës (Sfirca, Ramabaja e Sta- rabaja). Kjo ishte drejtësia serbe.

Trillimet, falsifikimet, poshtërimet dhe injori -met tuaja janë diçka tjetër. Gënjen kur thua se  në vitin shko llor 1954/55 të gjitha gjimnazet e ulëta janë shndërruar në shkolla të plota fillore (..skolske 1954/55 godine sve nize gimnazije prerastaju u potpune osmagodisnje skole. Na teritoriji sreza tada imamo 10 putpunih osmogodisnjih skolla.... Kame- nica, f. 316). Është e vërtetë se u bënë 10 shkolla të plota tetëvjeçare, por në gjuhën shqipe vetëm shko-lla e Hogoshit, kurse të tjerat janë mbyllur. Se me shtimin e numrit nxënësve struktura kualifikuese e punëtorëve të arsimit me mësim në gjuhën serbe qenka përmirësuar, por në gjuhën shqipe ndryshe paska qenë. Analfabetet na qenkan bërë punëtorë të arsimit, prandaj edhe dihet se çfarë nxënësish kanë pasur (Cak je bilo slucajeva da uspesni analfabeti postaju “prosvetni” radnici...nedostatak strucnih uci -telja je posebno izrazen kod nastave na siptarskom jeziku pa se“krpi” sa partijskim kadrovima koji, eto ponesto znaju da pisu i citaju, pa neka i druge to nauce, dosta je,... Kamenica, f. 317).

Këto që thotë Rada janë përpjekje për t’i poshtëruar shqiptarët. Ta shohin se kush është më analfabet-injorant. Bashkësia lokale e Strezocit të cilës i përket Rada ka qenë jo një, por disa herë në pozitë më të mirë materiale se Bashkësia lokale e Tygjecit të cilës i përkas unë. Aty ka qenë miniera ku njerëzit kanë punuar edhe e cila në fillim të viteve të 80-ta ka qenë më rentabilja në Kosovë. Drejtor i shkollës së Strezocit gati 15 vite ishte Ra- doje Qvakoviq nga Topolla, të cilit Rada i këndon hymne, pa e ditur se ky Qvarkoviqi nga friga se po arsimohen shqiptarët, shkollën e ka bërë eja-shko (idi mi dodji).

Le ta thotë emrin e vetëm një mësuesi serb që ka dalë nga shkolla e Strezocit dhe le më të ketë arritur dikush ndonjë gradë shkencore? Nuk ka si ta thotë sepse nuk ka asnjë. Le ta thotë emrin e vetëm njërit që ka shkruar ndonjë vepër letrare apo shken- core. S’ka si ta thotë, sepse s’ ka. Krijuesi Ibrahim Ibishi nga Kremenata, të cilin Rada e përmend ai vetëm se një vit ishte nxënës i Strezocit, të tjerat i ka kryer në Tygjec. Në Bashkësia lokale të Tugje- cit ku sipas Radës analfabetet janë bërë punëtorë arsimi (..analfabeti pastaju prosvetni radnici) deri në vitin 2000 kanë doktoruar e magjistruar 13, ndërsa 11 prej tyre janë profesorë universiteti. Janë 20 krijues të lëmive të ndyshme të cilët janë autorë të mbi 100 veprave shkencore dhe letrare.

 

AS AMIE BYE S’ISHTE ARNAUT

 

Amie Bye, kronisti më njohur i rrethanave ballkanike të gjysmës së parë të shekullit të XIX, në veprën ’’Balkanische Tyrkie’’ (me 1600 faqe në gjermanisht) në bazë të dhënave statistikore të vitit 1838 shkruan se në Gadishulin Ballkanik jetonin 1 600 000 (një milion e gjashtëqind mijë shqiptarë) dhe 900 000 (nëntëqind mijë) serbë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora