E enjte, 01.05.2025, 11:51 AM (GMT+1)

Speciale

Pirro Prifti: Respekt për znj. Marigo Posio që qëndisi Flamurin e 1912

E shtune, 27.11.2010, 11:00 PM


Respekt për znj. Marigo Posio që qëndisi Flamurin e 1912

 

Nga Pirro Prifti, Analist

 

Njihemi ne shqiptarët për karakteristikën e veçantë që kemi për të harruar të kaluarën dhe për ta filluar sistemin e ri shqoëror, gjithmonë nga e para pa u kujtuar se dikush para nesh, dhe gjithashtu shqiptar ka dhënë një kontribut të thjeshtë e disa shumë të rëndësishëm. Të gjithë kujtojmë Plakun e Vlorës Ismail bej Qemalin I cili ngriti flamurin, por e bekuar është dhe znj. Marigo Posio (Hoçisht, Korçë -1882- Tiranë 1932) nga Hoçishti i Korçës një e krishterë ortodokse e cila ashtu si dhe qindra e mijra intelektualë shqiptarë ortodoksë, katolikë dhe myslimanë dhanë kontributin e tyre për Rilindjen kombëtare e cila përkujtohet çdo 28 Nëntor  si dita e pavarësisë, dita kur Ismail Be Vlora ngriti Flamurin e qëndisur nga Marigo-ja në të cilin flamur ishte shkruar dhe fraza: ‘Rroftë Shqipëria’.

 Nuk dihet se ku është flamuri original, dhe kjo s’do shumë mënt se shqiptarët krenarë vetëm ndaj atyre që janë përreth, sigurisht ndoshta do ta kenë rrasur në ndonjë qoshe dhe harruar vetëm e vetëm se znj. Marigo, kjo atdhetare e flakte ishte një  grua e thjeshtë dhe ortodokse e mirë.

Dita e Pavarësisë Kombëtare është një apel dhe për vetë shqiptarët brënda dhe jashtë vendit që të mos harrojnë të kaluarën e trishtë, që të mos harrojnë përpjekjet e mundimshme të të gjithë patriotëve shqiptarë dhe kryesisht intelektualëve shqiptarë të asaj kohe të cilën kapërcyen hendeqet fetare dhe u bashkuan për të ngritur një flamur të harruar nga pushtimi turk, flamurin me sfond të kuq, me shqiponjën e zezë me dy krena në mes, simbolin e Principatës dhe të familjes së Kastriotëve, symbol I humbur por që u qëndis plot dashuri nga znj. Marigo Posio, e cila sipas historisë paska qënë shumë herë më patriote e për tunderuar po aq sa rilindasit e tjerë dhe një atdhetare e madhe. Ajo i ka dërguar letër konsullit Francez të asaj kohe për lirimin e Avni Rustemit. Familja e saj patriote ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm në pavarësinë e Shqipërisë dhe ka qënë e pranishme në ngritjen e Flamurit më 28 Nentor. Ditët e fundit të nëntorit 1912 oborri I zonjës Marigo u kthye në një punishte për stamposjen e flamujve dhe qylafëve me shkabën dykrenore (“Kujtime nga Lëvizja për Çlirim Kombëtar” Thanas Visso Mborja.Mbledhur e përgatitur nga Petraq Pepo.Tiranë 1962, faqe 9).

 

Pak histori për Flamurin…. Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenore shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një libër uratash që ju dhurua Skënderbeut nga Alfonsi i V-të, Mbreti i Napolit me rastin e nënshkrimit të traktatit të Gaetës 26 Mars 1451. (Gj. Varfi. Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut që nënshkruan këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri i Alfonsit Arrnaldo Fonoleda. Simboli përfaqësues i shtetit të Skënderbeut del përsëri në një katalog Venecian stemash në vitin 1463, kur Gjon Kastrioti i biri i heroit mori titullin "Fisnik i Republikës".

 Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh.

 Ky Flamur është përdorur dhe në kohën e kryengritjes së malësorëve Katolikë në vitin 1911, në Cetinjë mbërritën vullnetarë arbëreshë për tu bashkuar me kryengritësit, e që për herë të parë mbanin një flamur kombëtar (Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.313).

Diku në vitin 1907 Eqrem Bej Vlora, një nga kushërinjtë e Ismail Qemalit dhe njëri prej personaliteteve më të shquara të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit XX, pati fatin të vizitonte Don Alandron në Paris (E.B.Vlora, Kujtime. Tirane 2003. fq.215). Takimin me këtë "Personazh të çuditshëm" ai e përshkruan kështu: "....Don Alandro na ftoi për darkë në vilën e madhe si pallat ku na njohu me shoqërinë e lartë të pranishme. Pasi përfundoi darka një shërbëtor solli një kuti kadifeje të kuqe mbi një tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mbajti një fjalim të bukur.... dhe pastaj hapi kutinë e kadifenjtë dhe nxorri prej andej një flamur shqiptar, një shqiponjë e zezë dykrenore në fushë të kuqe dhe ma dha mua....". Pesë vjet e ruajta këtë flamur në dhomën e gjumit varur me një gozhdë anash krevatit, derisa erdhi vërtet dita që kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastësisht ky flamur u ngrit vërtet si simbol i Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas  Eqrem Beut (Kujtime, fq 313-314) thuhet:  Në Shtator 1909 së bashku me djelmërinë e qytetit (Vlorës) unë organizova në shtëpinë time shfaqjen e dramës Pirrua të Mihal Gramenos… . Ku ngrita për herë të parë flamurin shqiptar…. . E pra në 28 Nëntor krye objekti i ditës, flamuri si symbol i pavarësisë me atë pakujdesinë Shqiptaro-Lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte se si ishte ai , kurkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njeri-tjetrin të hutuar. Atëherë ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem Beut varet në mur një flamur shqiptar i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti. Ismail Beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail Qemalit, i cili ia dorëzoi Murat Bej Toptanit me porosinë ta varte poshtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në kopsht duke brohoritur "Rroftë", rroftë!. Një javë pas kthimit tim në Vlorë çova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali, të ma kthenin atë menjëherë sapo zonja Marigo Pozio, një atdhetare e madhe demokratike ta kishte qëndisur flamurin e ri.

 

Pavarësia erdhi në çastin e duhur më 28 nentor 1912 dhe pikërisht 34 vite pas lidhjes së dytë të Prizrenit vetëm atëhere kur Perandoria e rrenuar turke I dha leje beut Ismail be Vlora të shkojë në Shqipëri e të shpallë pavarësinë. Të njëten gjë kërkoi të bënte dhe tradhtari Esat Pashë Toptani por me porosi të francezëve dhe italianëve duke pranuar të bënte pazarllëqe te reja në kurriz të tokave shqiptare, kufijtë e brishte të së cilës u saktësuan nga me 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, por duke lënë gjysmën e territoreve shqiptare jashtë kufijve. U desh Konferenca e Paqes në Paris më 1919-1920, që një pjesë e tokave ti ktheheshin Shqipërisë me kërkesën këmbëngulëse të klerit katolik shqiptar I kryesuar nga imzot Luigj Bumçi por dhe Mihal Turtulli (në cilësinë e kryetarit të Kongresit të Lushnjës), Gjergj Fishta, etj, që: Korça dhe Vlora të aneksoheshin nga Greqia dhe Italia respektivisht, sipas projektit Titoni-Venizellos.

Shuarjen e Shqipërisë nga harta e pengoi gjithashtu dhe Presidenti amerikan Ëilson i cili mori pjesë në këtë konferencë dhe mbrojti vëndet e vogla dhe Shqipërinë në veçanti.

Historia e trishtë e shqiptarëve dhe e Shqipërisë duket se po I vjen fundi nëse Shqipëria pranohet shpejt në BE dhe integrohet tërësisht duke respektuar standartet e Bashkimit Europian, kushtetutën e tij, dhe ligjet  e këtij bashkimi të fuqishëm, në të cilin shqiptarët do të realizojnë qoftë ëndrën e viteve të post-diktaturës të shprehur nga parrulla e njohur: ‘’E duam Shqipërinë si Europa’’, ashtu dhe ëndrën e rilindasve shqiptarëpër një Shqipëri europiane. Duket se Europa që coptoi Shqipërinë më 1878 dhe  1913, që sanksionoi kufijtë e sotëm në Konferencën e Paqes në Paris, kërkon të rivlerësojë dhe të çfajësohet deri diku sidomos pas çlirimit të Kosovës nga NATO, për injorimin e problemit shqiptar për shumë dekada  rradhazi.

Kontributi I Rilindasve shqiptarë të të gjitha feve dhe rasti krejt I veçantë dhe I harruar I një zonje si Marigo-ja që nrrallë se mund ta ketë ndonjë vënd tjetër një patriote të tillë si kjo, është I harruar nga historia jonë sepse të gjithëve që shkruajnë, lexojnë, apo bëjnë libra historikë nuk kujtohen për znj. Marigo, por siç e kanë zakon kanë qejf të dalin në foto të parët, duan të harrojnë ata që s’gjënden aty pranë, kërkojnë të marrin merita të pamerituara dhe me keq në disa raste duan të manipulojnë historinë. Le të shpresojmë që të nderojmë të paktën më 28 Nëntor të çdo viti këta heronj që na bënë me shtet dhe me flamur.

 

Flamujt Shqipërisë  në vite:

Flamuri i shqiperise nga 1914-1920



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx