E hene, 29.04.2024, 02:16 PM (GMT+1)

Speciale

Vebi Xhemaili: Çështja shqiptare në diplomacinë amerikane

E merkure, 06.10.2010, 10:00 PM


Kërkesat e diplomacisë amerikane për themelimin e shtetit etnik shqiptar midis Ballkanit

 

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË DIPLOMACINË AMERIKANE

 

Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili

 

Rrethanat politike në Ballkan  ndryshojnë me hyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftë. Kryetari  Amerikës ishte luftëtarë i denjë për vetëvendosje për të gjithë popujt pa marrë parasysh të mëdhenj apo të vegjël. Ai më 6 prill 1917 i shpalli luftë Gjermanisë, por jo edhe Austro-Hungarisë. Por më vonë shtetet e Amerikës fituan “bindje”  për situatën e vështirë që ndodhen aleatët. Disa muaj më vonë Shtetet e Amerikës i shpallën luftë edhe Austro-Hungarisë më 4 dhjetor 1917. Por menjëherë pas shpalljes luftë Astro-Hungarisë, ata deklaruan se janë për rruajtjen e integritetit dhe tërësisë territoriale të Monarkisë Austro-Hungareze.[1] Me iniciativën e shteteve të Amerikës, shtetet e Antantës i filluan bisedat e fshehta të ashtuquajtura “zgjedhje politike” me Austro-Hungarinë, për shkëputjen e saj nga Gjermania. Bisedat e fshehta filluan më 18 dhjetor 1917 në Zvicër, në mes gjeneralit Jana Samatsa, anëtar i kabinetit anglez të luftës dhe ish ambasadorit austro-hungarez në Londër, grofit Menzdorf.

 Me nënshkrimin e kësaj  marrëveshje separatë,  Antanta i ofronte Ahusrtro-Hungarisë, jo vetëm rruajtjen e tërësisë territoriale, por i propozonte vende të reja në kuadër të dinastisë Hambzburgase: Poloninë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Serbinë.[2]

Pranimi i kësaj marrëveshje për shqiptarët ishte një perspektivë ka bashkimi i shqiptarëve në një shtet etnik. Pasi me këtë marrëveshje vetëm shtete sllave do hynin nën unionin austro-hungarez dhe Shqipëria do të shpëtonte definitivisht nga zgjedha sllave.VXh). Kundër kësaj marrëveshje ishte Franca, e cila më 27 dhjetor nëpërmes ministrit të punëve të Jashtme Stefan Pizhonit deklaroi se “Franca do të luftojë deri në fitore të të plotë kundër Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë”, në çlirimin e vendeve dhe kthimin e territoreve të marruara me forcë. Poashtu kërkoi edhe kthimin e lirive politike për popullin e Belgjikës, Polonisë, Jermenisë dhe Serbisë.[3]

Një ditë më vonë më 28 dhjetor Partia Laburiste në pushtet në Kongresin e vetë solli rezolutë për “qëllimet” luftarake angleze, të cilët u definuan si “Memorandum i Kongresit”. Ndërsa fjalimi i njohur i kryetarit të qeverisë Lojd Xhorxh, i mbajtur më 5 janar 1918, në tubimin e sindikatave tha: shteti i jonë nuk lufton për shkatërrimin e “Austro-Hungarisë, as për pushtimin e Stambollit, kundër Turqisë”, por për restaurimin territorial-politik dhe ekonomik të pavarësisë së Belgjikës, Malit të Zi, dhe pjesëve të okupuara të Francës, Italisë, dhe Rumanisë, Shqipëria në këtë rast nuk u përmend fare.

Në fund kryetari anglez edhe njëherë e potencoi se “nuk mundë të ketë paq në vendet që mban të pushtuara Austro-Hungaria, deri sa tu jepet e drejta për “autonomi” që moti e dëshirojnë”. Ai theksoi edhe një herë në fund, aspiratat italiane dhe rumune për bashkim të një gjaku dhe gjuhe.[4] Pra këtu shihet qartë se çështja shqiptare si në diplomacinë e Francës, poashtu edhe të Anglisë, nuk ishte e “paraparë” në rend dite. V.Xh).

 Shtetet e Antantës edhe pse i kishin premtuar Shqipërisë rruajtjen e autonomisë, nëqoftëse e ruan neutralitetin, se do ta kenë parasysh. Por në bazë të këtyre deklaratave shihet qartë politika jo e drejtë e fuqive të Antantës, për zgjedhjen e çështjes shqiptare. Në këtë vit del  në shesh përmbajtja e traktatit të fshehtë,  e nënshkruar më 26 prill 1915, në mes Italisë dhe Anglisë, për aneksimin e Shqipërisë.[5]

Në këto rrethana politike që ishin tejet të pavolitshme për ardhmërinë e Shqipërisë dhe popullin shqiptar që diktonin shtetet e Evropës, që luftonin në mes veti për ndarje të reja interesash në Evropë dhe Botë.

 

KRYETARI VILSON KËRKON KRIJIMIN E   SHTETEVE ETNIKE NË BALLKAN

 

 Më 8 janar 1918, Kryetari i shteteve të Bashkuara të Amerikës Vudro Vilsoni, foli para Kongresit Amerikan, për qëllimin e luftës të shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë të njohura si “14 pikat e Vilsonit”.[6] Në këto 14 pikat e Kryetarit të Amerikës, me rëndësi të madhe diplomatike për çështjen shqiptare është pika e XI-të, ku thuhet: marrëdhëniet në mes disa shteteve  të Ballkanit, duhet rregulluar në bazë të marrëveshjeve miqësore të mbështetura në vijën historike të përkatësisë së nacionale.[7]

 Kjo deklaratë e diplomacisë amerikane dhe Kryetarit të sajë i shtonte gjasat për zgjedhjen e çështjes shqiptare për bashkimin e trojeve etnike, në një shtet të përbashkët. Më vonë në Konferencën e Paqes, që do të mbahet në Paris, këto pika të kryetarit të SHBA, nuk u përfillën nga shtetet e Antantës dhe u zhdukën fare.[8]

Me 14 pikat të proklamuara nga kryetari Vilson, nuk ishte e kënaqur politika shovene serbe, pasi prekeshin aspiratat e tyre territoriale në Shqipëri. Pasi në ato pika të Kryetarit Vilson, nuk flitej fare për bashkimin e Serbisë dhe të “popujve tjerë serb” siç mundohej propaganda serbe ti trajtoj shqiptarët që jetonin në Kosovë dhe në provincën e ashtuquajtur Maqedoni. Nikolla Pashiqi me një nervozizëm të “tepruar  më 17 janar u dërgoi notë shteteve të Antantës, Francës dhe Anglisë. Se politika Amerikane në krye me kryetarin e saj, “nuk lufton hegjemonizmin Austro-hungarez, por ai bën koncentrimin e tyre. Kundër bashkimit të popujve sllavë”.[9]

 Nikolla Pashiqi u “ankua” te fuqitë e Antantës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ishin fare nënshkrues të marrëveshjes së fshehtë të Londrës, ndërsa tani fuqishëm veprojnë në shtimin e krizës evropiane. Në anën tjetër Nikolla Pashiqi pa ndërprerë i jepte “instruksione” ambasadorit të vet Lubomir Mihajlloviç, në Uashington, se si të veprojë për evoluimin e “simpatisë” serbe në Kongrsin Amerikan, për ndryshimin e politikës amerikane ndaj çështjes serbe. Këto rrethana politike që shkonin në disfavor të Serbisë, ndryshuan në mars të vitit 1918,  kur diplomacia Austro-Hungareze, e hodhi poshtë marrëveshjen (Samats-Menzdorf) në Zvicër.[10]

Në fillim të muajt mars erdhi te një marrëveshje e re në mes  të dy perandorëve të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë, ku e përforcuan edhe më shumë aleancën e tyre. Më 21 mars filloi ofensiva e re kundër Rusisë.

Fuqitë e Antantës e kishin të qartë se duhet ndërprerë marrëveshjen politike me Austro-Hungarinë dhe duhet marrë masa për asgjësimin e saj të plotë. Pas mosmarrëveshjes politike doli diplomacia angleze me një proklamatë ku vente në pah mbrojtjen e të “drejtave nacionale” të popullit sllavë, që ishin në kuadër të shtetit austro-hungarez dhe përkrahja e kërkesave “nacionale” të popujve të shtypur. Në fillim të prillit edhe diplomacia franceze dhe italiane përkrahën politikën e drejtë të popujve të shtypur. Por nuk garantonin mëvetësinë politike.[11]

Në anën tjetër Nikolla Pashiqi dhe qeveria serbe doli para parlamentit serb të mbajtur në Selanik, në shkurt të vitit 1918, me program jugosllav për “qëllimin” e luftës në formë rezolute, “ne nuk kërkojmë vende të huaja”, ne kërkojmë vetëm tonën, kërkojmë të ndërpritet robëria e popujve. “Ne kërkojmë barazi për popujt e vegjël e të mëdhenj”.[12] Ky diplomat serb kërkoi  bashkimin e italianëve me Italinë, rumunëve me Rumaninë dhe grekëve me Greqinë. Vetëm kështu do të kishte paq në Botë dhe përparim kah Bota e civilizuar. Si duket në këtë deklaratë të Nikolla Pashiqit i cili “vajton në emër të drejtësisë dhe civilizimit” në mbarë Evropën. Fare nuk figuronin shqiptarët në Ballkan, për këtë intrigant dhe armik të  përbetuar të Shqipërisë. V.Xh.).

Situata politike në vend poashtu ishte shumë e rëndë. Në këto rrethana kur Shqipëria sundohej nga pushtues të ndryshëm si grek, italian, austriak, bullgarë, vështirë koordinoheshin punët në një Shqipëri të ndarë në katër pjesë. Shqiptarët assesi nuk mund ti koordinonin kërkesat për një Shqipëri të pavarur etnike.            

 

Memorandumi dërguar Kryetarit të ShBA Për njohjen e Shqipërisë etnike

 

Veprimi politik i udhëheqësve të mbrojtjes Kombëtare të Komitetit të Kosovës”, ka qenë tejet largpamës në lidhje me çështjen e Kosovës. Në një memorandum dërguar kryetarit të Amerikës, Villsonit, më 20 nëntor 1918, kërkohet bashkimi i tokave të pushtuara nga viti 1912-1918, nga Shkupi, Kumanova Presheva, Tetova, Gostivari, Gjilani, Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Kaçaniku, ku përqindja e popullsisë është mbi 92% shqiptare.[13]

 Një pjesë tjetër e forcave shqiptare besonin në qendrën e “sllavizmit në Moskë”. Posaçërisht pas “Revolucionit” duke i besuar parullës sllave:”për një paq të drejtë, pa aneksime dhe pa kontribucione”. Prandaj 14 pikat e Vilsonit, disa shqiptarë shkurtë pamës e quajtën “demagogji propagandistike”.V.Xh).

Ushtria serbe pasi e morri Shkupin një pjesë e saj u nisë kah Kaçaniku, ndërsa pjesa tjetër morri rrugën kah Sharri për Tiranë, duke bërë kërdi nëpër vendbanimet shqiptare që kishin vuajtur aq shumë gjatë sundimit të parë serb (1912-1915) e posaçërisht mizorit e bëra nga ushtria serbe në Vilajetin e Kosovës dhe në luginën e  Vardarit, prej luftërave ballkanike deri në luftën e Parë Botërore, ishin ngjarje ende të freskëta, siç thotë Mis Durami, për bujarinë shqiptare: “ato përsëri u jepëshin aq sa kishin, kurse vetëm në Tiranë furatë e bukës kanë punuar ditë e natë më tepër se dy muaj, për të ushqyer ushtarët serb me bukë”.[14]

 


[1] D. Živojinovi?, Amerika iItalija i postanak Jugoslavije, f. 34; \or|e \. Stankovi}, Nikola Pa{i} saveznici i srvaranje Jugoslavije, Beograd, 1984 f.203.

[2] \or|e \. Stankovi}, Nikola Pa{i} i sveznici…, vep e cit. f.203.

[3] Nikolla Pa{i} i saveznici, vep. e cit. f. 205.

[4]  Nikola Pa{i} i saveznici i stvaranje Jugosllavije, pun. i cit. f. 206; D. Lojd Dzhordzh, Ratni  memoari, II,  f. 328-338.

[5] Muin Çami, Shqipëria në marrëdhaniet ndërkombtare 1914-1918, vep e cit. f. 183.

[6] Masar Kodra, Fan Noli, 1905-1945, Prishtinë, 1985 f. 30.

[7] Msar Kodra, Fan Noli, vep. e cit. f. 330-31; \or|e \. Stankovi}, Nikola Pa{i} i Saveznici i stvaranje Jugoslavije vep. e cit. f. 206.

[8] Masar Kodra, Fan Noli,  po aty. f.31.

[9] Gjorgje Stankoviç, Nikola Pashiç i Saveznici, vep. e cit. f. 208-209.

[10] Nikola Pashiç saveznici i stvaranje Jugosllavije, vep. e cit. f. 216.

[11] D. { epi}, Italija saveznici i Jugoslovensko pitanje, f. 302-307; \. Stankovi], Nikola Pa{i}, i saveznici…, vep. e cit. f.216.

[12] \. Stankovi}, Nikola Pa{i} i Saveznici, vep. e cit. f.217.

[13] A.Q.SH -Tiranë, Fondi.846, dos. 27, f.101. Komiteti për mbrojtjen e Kosovës,  memorandum dërguar kryetarit të sheteve të bashkuara të Amerikës në Vashington, nga Shkodra, më 20  nëntorë 1918; nën shkrues të këtij memeorandumi janë: Hoxhë Kadriu Kryetarë, Qerim Begolli nënkryetarë, Bedri beu sekretarë, A. Shefket major i shtabit suprem, Hysni Curri,  D. M. Farhi Gashiani dhe Halim Tetova, anëtarë të kryesisë.

[14] Mis Durham, 20 vet ngatresa ballkanike, Tiranë, 1944 f.281; Andrej Mitrovi},Prodor na Balkanu i Serbija 1908-1918, Beograd, 1981,  f.



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora