E hene, 29.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Speciale

Ksenofon M. Dilo: Dëda e fshatit tim

E hene, 20.09.2010, 09:59 PM


DEDA E FSHATIT TIM

                          

Nga Ksenofon M. Dilo

 

 “Dëde" e thërrisnin gjithë gjyshen time në fshat .Për mua nuk është thjesht  gjyshe. Eshte një diell i vogël ndriçues në rrugët e vështira të jetës…

 

     Eja,  tani : “Dëda  vdiq” . Eshtë një telegram që më vjen nga larg,  nga vënd-lindja, çuditërisht, jo me ngutësinë që lyp telegrami, po si të qe një letër e zakonëshme, pas  një  jave  !

 

      Lajmi më sjell shumë zi .  Eshtë njeriu që më ka dashur më shumë, e i detyrohem më shumë në jetë ; humba shpresën për ta takua, s’i dhashë dot puthjen e fundit , nuk munda dot t’i hedh një grusht dhë, që balta t’i dukej më e lehtë...

 

 Janë kohë të  ashpëra për ne … Viti 1957.....

 

      Dëda ime !  Të thërras  ashtu si më kërkove dhe nuk më gjete .  Që kur njoha vehten time,  të njoha dhe tya .

 

Një gjyshe “hollake”. Pak e përkulur. E ngadaltë në të ecur . Po ç’sy i gjallë ! C’mëndje e zgjuar !

 

       Na dëbuan nga Tirana. Ti  na the : “ Jeta ka të përpjeta për të dale në majë".

 

Polici  arrestoi Xhaxhanë, Margaritin, dhe  askush nuk dinte pse e kishin marrë .  Aty në qoshe të vatrës, që zjarri nuk të ngrohte dot,  me sytë plot lot,  me zërin e dridhur përshpërite  :

 

         “O ZOT!  - Nuk dime ç’u kemi bërë ! E gjeçin  nga mos e pandefshin ! E gjeçin nga vetiu! - Kurse neve zemër na dhe : ”Atë që merr polici, kthehet një ditë,  atë që merr prifti a hoxha, nuk kthehet dot ”.

 

        S’kish si ndodhte ndryshe !  Ti, që me aq rreptësi mbaje porositë dhe amanetin e burrit tënd,  jeshe bërë më trime se kurrë .

 

       “Nga vështirësitë dhe vuajtjet – na thoshje – njerëzit dalin më të fortë".    Ja, pse kisha dhe kam pse të jem  kryelartë  për   Dëdën time, kur gjithë bota është duke kaluar një krizë edhe më të  rëndë, nga ajo e luftës.  Por, vallë, kur do të vinë ditë të bardha paqeje për të gjithë ?

 

 Pse njerëzit janë ndaluar të  hyjnë në shtëpinë tonë...?

 

       Të shihja të mirreshe me punë ç’do ditë, jo nga halli por nga kënaqësia ;  nderkohe  djemtë e tu universitarë, kishin lënë duhanin e s’kishin një palë këpucë për të qënë dhe punonin në arë, vuanin në heshtje e, puna i bënte më të nderuar.

 

       E kush guxonte të bënte punë skarco para teje !  Shikimit tënd nuk i shpëton dhe punën që bën nusja apo vajza që qep në makinë…

 

      ”Njeriut për të jetuar i duhet të përshtatet me kohën në të cilën jeton dhe me ambentin që e rrethon “ –thoshe .

 

 Nuk ishe  politikane, as ishe marrë me studime , po besoje veç në ato që të thosh llogjika jote,  aq sa habitje dhe intelektualë si Vasfi Samimi,

 

Dh. Shuteriqi etj.  Ruheshe që të mos tregoheshe që e çmoje fort tjetrin  për të mos gabuar në parashikimin tënd .  ”Lër një çikë vënd – jo pa humor shtoje – për të na i sharë tjetrin kur me të do të zëmërohesh .”    …“ Te  qoshja një  plakë  e  imtë  si   një   legjendë ,  mbledhur me një velënzë të bardhë.  - Kujton Agim Shehu kur erdhem me të  , nxënës gjimnazi, në qërshor 1952-shit nga Gjirokastra më këmbë në Sheper…

 

      -Më nguli sytë që në hyrje pa i lëvizurr fare  ata, bashkëshortja e ILIA DILO SHEPERIT… Vëllai i saj ARISTIDH RUCI, e ka firmën e tij në aktin e pavarësisë… Me një lëvizje  të ngathët  po të ngrohtë pleqërie, më vuri buzët në ballë, si një bekim. Qe një puthje midis njeriut  dhe një Perëndie të lashtë…”     Ndërsa mua pastaj më afroi pranë e  në vesh: ”Këtë shok të mos ta lëshosh …Ndëgjove- Ndëgjova thuaj ! “

 

     Gjithë thoshnin për Dëdën : ”Ta merr fjalën nga goja... Hallë-SAVA !  Sa të  hedh sytë ..të blen !..” 

 

     Kujtonin dhe kur 17-të andartë  sa i vështroi që  po  ngjiteshin përpjetë me nxitim..me nje herë shkoi në dhomën, ku fshehtas  hapur shkolla shqipe në Sheper, mori librat qe u mësonte  i shoqi   .. nxënësve dhe i vuri në oborr  në grazhdin ku po hante bar kali…

 

      Kontrolluan edhe  rrasat e shtepisë  për to, por, më kot !  Edhe vetë Ilia habiti që nuk  ja gjetën  !..

 

   ” E po  s’qenkam vetem unë –tha- po dhe ti, moj Savë… “

 

         Diçka e mrekullueshme ndodhte në shpirtin tonë, në se  harrinim  të të  çfaqnim dashurinë  në mënyrën e duhur . Ndryshimi në moshë sejcilit një kënaqësi i jepte  se ndjehej  fëmijë .

 

        Në poltron  ishe dhe interesoheshe që ç’do libër, ç’do shkrim,  ç’do letër korespondence të vihej në vendi  e saj .  I shpjegoje nipit ose mbesës se, ku e ka vendin ky apo ai libër i shkruar në italisht , anglisht, ose ferngjisht ....  Kushdo e quante të domosdoshme sistemimin e asaj pak biblioteke  që i shpëtoi djegjes . Them pak për ato mijra libra që  mbetën nga djegëja  se, kalivja e përshtatur si shtëpi ishte e vogël .

 

       Në poltron dhe na qërton :  Biblioteka të jetë si e donte Ai,Gjyshi i ynë….

 

..Hedh sytë  e  vështron nga poltoni ku rri, te ikona e lashtësisë dhe te pushton heshtja...  Rri e mendon… :

 

          -“O ZOT mi kthe fëmijët gjallë  !  Tre djem i ka jashtë NENA . . .në emigrim të detyruar politik .  Do të kthehen një ditë ?  Do ti puth e përqafoj  Nëna midis lotëve nga malli kapitës që e zhuriti ?  Do të kthehen  bijtë e Memës ?  Kur ? Ku? Si ?  C’behet kështu ?!  Përsëri në luftë  jemi ? !… Lutet :

 

    ”O ZOT i madh, vëndin e armiqësive  në Shqipërinë tone, kur  do  ta  zërë    dashuria?!..   Mos më ler me zëmër të ngrirë e të mjeruar ! 

 

      C’ faj      ka shqiptari kur me dinjtet për SHQIPERI ka luftuar .”

 

        Hesht dhe kjo heshtje  si te ç’do Mëmë “reaksionare “ka shënjtërinë e saj . Kalon nëpër vuajtje, zëmra i është coptuar, dhe nuk do,që të tjerët të vuajnë...  Kurrë nuk mund të mendohet se, mbaron ndonjëherë ajo gjallëri, ajo zëmër !

 

“Te tjetri numëro të mirat- na thoshe- te vetja mësimet që, te kanë dhëne pësimet “.

 

  U keshe dhënë të tjerëve  mirësi dhe,nuk ka dashuri që nuk kthehet :

 

        “ Po vjen Mema e  armikut të Partisë Jani Dilo, me nuset e djemëve dhe  shikoni këtu  - u foli   sekretari i partisë me operativin pranë –sheperjoteve, që mbushnin oden plot në një ditë vaji - është porosi e Partisë : asnjë  të mos i lëshoj vënd, asnjë të mos  i ngrihet në këmbë As edhe një të mos  u flasë reaksionareve .  Te dera…këtu..në këmbë të mbeten ..  Kështu të bëni.. Kujdes ! ..Vetëm ai që nuk do Partinë  nuk zbaton porosinë e saj! “

 

           Dhe, ç’ndodhi ?...

 

        Sa u dha Hallë SAVA (Dëda) te dera,  gjithë në këmbë, edhe vete sekretari qe foli !

 

Kreu i vendi e kërkon vetë njeriun e mirë … -foli Vangjelia e Kënanje, me atë zë kumbues si të saj . Gjithë e njihnin  Vangjelinë që, nuk dinte  ç’qe frika, sa dhe  kënga  labe ngritur për të thotë :  “.. është si trime, eshtë si burrë /që s’i trembet syri kurrë..”

 

     Po e dini ku harriti cinizmi i komunistëve ?

 

        Po e dini ç’ndodhi bashkë me arestimet që u bënë në familje ?  Nuk lanë asgjë që ishte e shënjtë për familjen...

 

      Edhe në mure kontrolluan... e i cqyen ata.   Edhe shallin që ka Dëda në fotografi e sekuestruan  . Nuk lanë gjë pa marrë deri dhe rrobat për trupin...  Veprime të tilla as kur ishin pushtuesit s’kanë ngjarë !  Se kush ka merita më shumë e kush meriton më shumë dekorata, udhëheqësit e shtetit mund ta gjëjnë me këtë letër që u është drejtuar prej bijve të saj :

 

         …”Marrim përsipër t’iu vëmë në dijeni se, sekuestrimi dhe asgjësimi i librave, dorëshkrimeve  dhe korespondencës familjare si dhe relikëve të prinderve  e të parëve tanë është veprim antikombëtar..” 

 

           …Ndërsa Dr. Jani Dilo deklaron   O.K. B. :

 

..” Në Shqipëri drejton një grup hajdutësh e rreckamanë . Kanë akoma ligjin e sekuestrimit . I marrin fshatarit dhe puntorit të varfër dhe kasollen ku jeton dhe rrobat e trupit . Por, prapa këtyre hajdutëve qeveritarë fshihen agjenturat staliniste dhe titiste . Në arrestimet e planifikuara që bëjnë në familjet intelektuale  zhdukin ç’do gjë kombëtare .  Bota duhet të vërë dorë para se të jetë vonë … “

 

    Dy gjyqe u bënë  për relikat e shënjta, e pajen e vajzes Viktori, që kërkoi familja.  Asgjë ! Asgjë,  për t’u çuditur : vetë vidhnin, vetë gjykonin.    Nuk më harrohet, hyra në estradë në Gjirokastër, te skeçi dytë ngriva.. Dolla me sy të djegur nga lotët .. Në skenë njoha kostumet e  sekuestruara të Gjyshes, të mbajtura me fisnikëri në trupin e saj dhe, ndarë me drama, ato tani i vishnin shakatarët e skenes dhe luanin komedi me to !   Kostumi i shënjtë i Gjyshes tërë lezet Zagorie, pasi qe ndarë me lot nga e zonja, tani hidhte “valle” kooperative !..

 

 Përballë një autori llafazan,me kapele të hijshme të Gjyshit tim në kokën e tij gënjente të shoqen për prapësi .

 

         E dashur Dëdë  !  Të thërrasim, ashtu si na thirre dhe nuk na gjete …

 

         I mbylle ata sy të bukur  - ku të baskohej shikimi me intelektin - me të njëjtën buzëqeshje që na prisje nga hera . Si  dielli që perëndon na le në errësirë .…. Kthehem në shtëpinë time… Për një çast ndjehem fëmijë ; tek mbretëron jo fryma e të gjallëve, por e të vdekurve, dëgjoj të më flasin apo të më qërtojnë , por guxim s’kam t’u kthej përgjigje… Shtëpia,  e braktisur pasojë e një lufte edhe më të ndyrë…nga ata që dinë kush duhet shketërruar dhe kush duhet pasuruar se, si thotë Agimi   :

 

“…Diktaturës i shkoqëm dhëmbët

 

       I krasitëm “gjethet “

 

      U trashen  rrënjët . “

 

        Ju trashën  “ rrënjët “ kësaj dhune të pashoqe në biçimin e vet  e vit  mbas viti, shtëpinë e mbuloi zia . Në ç’do hap që të hedhesh në atë mjedis, të ngjeth,të trishton!   Fshihet  tragjedia e  një  proçesi   kriminal … me vrasje të llojit hitlerjan  dhe millosheviçjan… e akoma gjak  :..

 

     Dje..gjak, te pragu i portës së oborrit nga ata … që ..shkuan e therën në Hormove … Sot ,” një padi e pasur, si një legjendë që prodhon histori edhe me jetën e vrarë të saj”.. NENA  KALIOPI DILO . Vrasje makabre …nga forcat e errata (!) të Ramiz Alisë,  gjak i patharë të pragu i shtëpisë !   ..Sipas zakonit, pragu me gjak i shtëpisë nuk kalohet nga të zotët . Pra, të zhduken dëshmitë,  të mos ketë më zë njeriu nga kjo familje atdhetare që ka luftuar aq shumë për demokraci perëndimore .  E, sadistet  vijojnë misionin e pafytyrësisë  shtërngojnë në duar  thikën që lëshojnë fuqishëm mbi shqiptarin   :

  

“Ata sot janë të lirë

Flasin për Demokracinë

Karriget mbi  gjak u rrinë. “-  (shkruan Etien Dilo )

se ,”Kjo botë e gjërë e gjatë / ç’po na vete si ka vatë  “ .

 

           Parimet e Drejtësise janë hedhur në erë ! Klasa politike shpreh mendime të ndryshme jo interesa të ndryshme. Drejtësia kthyer në një armë të mpirë !  Ajo ka përkufizimin e gabuar të fjalës LIRI ! Duket sikur është berë një pakt me djallin !

 

      Viti 1991 shënoi lindjen e stinës se terrorit,  vrasjeve makabre me armë të ftohta  e  shiringe me acid … Në Dhëmbel,ku fukarai krenohet me varfërinë dhe ndershmërinë, përballesh me  historinë e “ përgjakjes se një familjeje të madhe”… Dilo-t karakterizuar si poligon i parë në Zagorie .. mitin e ke shumë pranë… Muret bien e ngrihen bindje…Ecen njeriu midis besimit  e bindjes  e, dita dhe nata e hedhin nga njera shprese tek tjetra; .. Komnizmi ra, dalin mij, mbeturina nga një anije  në fundosje, që nuk shmangin dot nga vetja zakonin e vjeter!

 

      Banda “kuqo”edhe pse e futur në një spirale në rënie, projekton të  reja armiqësi … Shkurret  komuniste rriten nga lënda e hipokrizisë…. që rrit oreksin  e mynxyrave, për pushtet e për më shumë pasuri,  flasin si moralist të mëdhej, fshehtas bëjnë një jetë të ndyrë … 

 

       Sa të drejtë keshe kur na thojshe : ”Nuk është leku e pozita,  mor bir,  që e  prishin  njerinë,   ato   vetëm  i   grisin   masken njeriut dhe  tregojnë kush është ai në të vërtetë  .  

 

Kokojka mal me  dhimbje !...

 

  Ndjen dhimbje zëmmra… Një dhimbje ulëritëse .. Zëmra  rreh  vetëm në dhimbje…! Me dhimbje për vatanin që përjeton  tmerrin e dhimbjeve…

 

Edhe pse ishe në burgun e një “ mëndje të paqetë “ por, me kurajo  e  forcë  na përsërisje  fjalë që na shkonin drejt e në zemër:

 

   Shtëpia jonë, mor  bij,  lufton me madhështinë e të drejtës  . E duam kombin tone   aq të pasur në vlera . Ecni në rrugën e Babait (ILISE)  dhe JANIT… malet  tunden, po nuk bien… Do vonojë, do vonojë  e këta,  (komunistë)  do ta gjëjnë  prej vetiu .”

 

 Fjalët e tua Dëdë s’kishin  e s’kanë nevojë për koment, veç për analiza të thella.

 

      Mbetet vetëm emri dhe vepra e njerëzve të mirë , pasqyrë morale  për brezat qe vinë, në luftë për mbrojtjen e ç’do  gje shqiptareje.

 

     Motoja : më i miri -  Ai ,që jep më shumë kontribut për Atdhenë  që, shqiptari të mos ndjehet i huaj në vendi e tij,  po Njeri në një vënd të lirë dhe të lumtur ku, mirësia,  virtyti,  të bëhen ushqimi i jetës  së tij .



(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora