E hene, 29.04.2024, 11:07 AM (GMT+1)

Speciale

Marco Allegritti: Shqiptarët që banë Italinë

E hene, 06.09.2010, 09:59 PM


Shqiptarët që banë Italinë

 

Nga Marco Allegritti

 

Kanë kalue tashma pothuej njëzet vjet nga ai “invazion” i papritun, befasues e shokues i shqipatrëve në fillim të viteve nandëdhjetë. Kujtoj atë rekord të pabesueshëm të njerëzve të “stivosun” marramendshëm mbi një anije dhe befasinë e çorganizimin tonë të plotë për të organizue pritjen e parë në stadiumin e Barit, aq sa, për të përballue furnizimet e para me ushqime e uji, i sillnim nga nalt, me helikopterë!

 

E pra ai popull i vogël e krenar kërkonte liri, tue ikë nga ma i keq burg satrapian komunist e stalinist i Europës, që kishte burgusë me izolim të plotë një popull të tanë dhe që kishte arrijtë të shndrronte një kopësht në brigjet mesdhetare, i pasun me agrume e ullijë, brigje me një histori të pasun mijavjeare (si të thuesh një Siçili e vogël, por ma me shumë e shumë uji), në gulagun ma të errtë, një diktaturë e zanë ethesh nga sindroma e rrethimit e mbrojtjen nga i cili e kishte gjetë me atë ndërtim paranojak të një milion bunkerëve prej betonarmeje shpërnda në të gjithë Vendin, mbi kodra, në mes arave të mbjella, ndër tarraca, në mes dunave të ranës ndër plazhe të virgjëta, llogore e tunele kudo, dhe e gjitha kjo çmenduni shoqnohej nga mungesa e banesave për një popull degdisë në nivel urije të përherëshme.

 

Dhe ja, këta djem fare të rijë shqipatrë, ashtu pa u ndje, kanë fillue nga zeroja në Itali, kanë pasë edhe probleme të natyrës të rendit publik (dhe e kanë pague e vazhdojnë ta paguejnë, si asht e drejtë të paguejë cilido që gabon), por asht poaq e vërtetë që në qershor 2010 të pesëqindëmijë e ma shumë shqiptarët që banojnë aktualsiht në vendin tonë janë titullarë  të ma shumë se 27000 ndërmarrjesh individuale (hidraulikë, elektricistë, saldatorë, shtrues pllakash e shumë në fushën e ndërtimit) ashtu edhe ne fushën e manifakturës, pronarë baresh, picerishë e restorantesh, janë mandej me mija studentët universitarë që vijnë nga Vendi i Shqiponjave dhe ende ma shumë ata që kanë lindë në Itali e që ndjekin shkollat tona. Shumë prej atyne djemëve, pak e nga pak, po marrin shtetësinë italiane, e t’i shohish me sa krenari e tregojnë pasaporten e re kur shkojnë në vendlindje për pushime!

 

Nga një herë, tue ba shaka, por jo edhe aq, u them miqëve të mi se ndoshta në venat e italianëve rrjedh shumë gjak shqiptar, sepse na kemi pritë në Jug një komunitet prej ma shumë se njëqindëmijë arbëreshësh, të krishtenë të ritit grek-ortodokso, që ruejnë gjuhën e tyne e traditat e tyne prej ma se 500 vjetësh, që kur mbasardhësit e heroit të krishtnimit Gjergj Kastriotit Skenderbeut u shtërnguen të linin Arbërinë, mbasi ndalen avancimin turk për ma se një gjysëm shekulli tue shpëtue Papatin, Italinë e krishtnimin nga një invazion i mundëshëm musulman. Në harkuin e tre shekujve, me dhjetra mija shqiptarë kapërcyen ngushticën e Otrantos dhe u vendosën fillimisht në tokat që i ishin dhanë në Pulje Skenderbeut për shërbimet e tij, e mandej kolonializuen kryesisht Kalabrinë e një pjesë të Siçilisë, siç dëshmon vendbanimi i quejtun Piana degli Albanesi.

 

Shumë personazhe historieke, politike, letrare, burra e gra të spektaklit janë me origjinë shqiptare e mundem me citue Kryeminsitrin Francesko Krispi në fund të shekullit të nandëmbëdhjetë, Raffaella Carrà e Anna Oxa në ditët tona, familjen Kraksi e kështu një  Kryeminister tjetër shumë të madh: Bettino Craxi; shkrimtarin Carmine Abate ose poetin ma të madh arbëresh: Jeronim de Rada; me origjine shqipatre ishte edhe Antonio Gramshi e shumë prej fshatarëve që mbas lufte organizuen revolten për tokën.

 

Po sidomos qenë të shumtë arbëreshët që morën pjesë në Rilindjen tonë, tue pa tek Giuseppe Garibaldi Skenderbeun e ri, ose që u pushkatuen bashkë me vëllaznit Bandiera, si Raffaele Camodeca që vdiq tue thirrë Viva l'Italia!; ose që tue veshë këmishën e kuqe qenë garibaldinë nga Quarto në Volturno, si Pier Domenico Damis siedhe vetë Francesko Krispi, opo liceistat e rijë të Kolegjit të Shën Demetrio Corone, që u bashkuen me herojin tonë e të tynin, heroin e dy botave, per të ba Italinë !

Historia e shqiptarëve në Itali asht një histori e lumtin integrimi që vazhdon prej ma se pesë shekujsh, por po të duem, mund të kthehemi edhe shumë shekuj ma parë tue kujtue perandorët e shumtë romakë të ardhun nga Iliria ose bashkimin e Shqipnisë me Italinë më 1939 që nuk qé krejtësisht negativ, apo randësinë e politikës së jashtme italiane për fitimin e pavarësisë së Shqipnisë më 1912.

 

Tue shpresue në një hymja sa ma të shpejtë të Shqipnisë në Bashkimin Europian e tue kujtue se Vendi i Shqipnonjave asht ndërkohë anëtar i Natos, jam i mendimit se ka ardhë tashma koha të hiqen vizat për hymjen e shqiptarëve që dëshirojnë të vijnë në Itali, pse ligjërisht apo jo ligjërisht ata janë në mes nesh tashma prej njëzet vjetësh!

 

Ja disa prej atyne “që banë Italinë”:

 Dioclétien                   Perandor

(illyrien)

 

Constantin Ier            Perandor

(illyrien)

 

Justinien                     Perandor

(illyrien)

 

Saint-Jérôme  Shejt

(illyrien)

 

Francesco Crispi         Kryeminister

 

Raffaella Carrà           Kangëtare, prezantuese

 

Anna Oxa                   Kangëtare

 

Bettino Craxi              Kryeminsitër

 

Carmine Abate           Shkrimtar

 

Girolamo de Rada      Poet, gjuhëtar

 

Antonio Gramsci        Estet, themelues i PKI

 

 

Përktheu e dërgoi: Daniel Gàzulli



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora