E hene, 29.04.2024, 11:46 AM (GMT+1)

Speciale

Nikollë Kërhanaj: Tradita e shkollës dhe shkrimit në Zym

E diele, 12.09.2010, 05:43 PM


Guri-stelë për shkollën alternative-shqipe në Zym (1991-1999)
Guri-stelë për shkollën alternative-shqipe në Zym (1991-1999)
NË 110-VJETORIN E “ABETARËS    ZYMIT”

 

TRADITA E SHKOLLËS DHE SHKRIMIT NË ZYM

 

Nga Nikollë Kërhanaj

nikollekerhanaj@hotmail.com

 

Kur shfletojmë hartat e shkollave shqipe në trojet etnike shqiptare dhe historinë e letërsisë, ndër shkrimet e vjetra, padyshim se do ta gjejmë edhe shkollën e Zymit. Nuk don shumë mend se Hasi në përgjithësi e Zymi në veçanti në çdo periodë kohore ka krijuar një botë e një histori në vete me ç’rast ka mbajtur gjallë vetëdijen kombëtare e fetare si për punë ashtu edhe për veprimtari edukativo-arsimore në këtë mes duke krijuar një “oazë” specifike në vete.

Rruga e shkollës së Zymit është një odhiseadë duke formuar një përmendore edukativo-arsimore, arsimtarët kanë punuar nëpër shumë  shtëpi-shkolla dhe kanë formuar kullën apo përmendoren e shkollës e të diturisë ku skaliten emrat e tyre me një histori të begatëshme.

Në këtë lapidar, në rend të parë vendoset gramatika Latinisht-shqip e Ndre Bogdanit-vepër themelore e gjuhës shqipe, për të cilën thuhet se është zhdukur, por dëgjohen zëra se kjo gramatikë gjendet dikund, këtu në Kosovë dhe “Çetën e Profetënve” të Pjetër Bogdanit i cili mbetet krijuesi i parë i modernës shqipe, odhiseadën (rrugën) e të cilit e vazhdoi Anton Pashku (1937-1995) pa e anashkaluar edhe Pal Hasin.

Duke i falenderuar të gjithë ata që kanë shkruar, folur e përfolur për shkollën shqipe në Zym, por në veçanri patër Vinçenc Malajn, studiues shkencor, që gjeti në Romë raportin (dokument të rëndësishëm) ku shkruan se në Zym, në vitin 1864, vepron një shkollë sjqipe të cilën e udhëheqin disa priftër  françeskanë me patër Milën prej Clesit-drejtues i shkollës ku nxënësit marrin njoduri të përgjithëshme kulturore, gjuhësore, fetare; histori, gjeografi me elemente natyrore-matematikore. Këtë realitet e vërteton edhe shkrimi i konzullit rus Ivan Stepanoviq-Jastrebov që rezidonte në Prizren, në veprën e tij “Stara Serbia”, Beograd,1904(realizuar më 1868 në Zym), ku thotë se patër Mila, kuadër i vjetër, njeh 5-6 gjuhë edhe gjuhën e mesit, është njeri i mençur, njeh mjekësinë dhe u shërben nevojëtarëve andaj edhe ka ndikim në ta. Shkollën e vijuan 10-15 nxënës që i shërbyen mesit për nevoja praktike.

Poos anëtarëve të familjes Bogdani, nga viti 1700 e 1864 e këndej deri në vitin 1900 në shkollë defiluan rreth 70 emra nxënësish kur shkolla punoi me ndërprerje të shpeshta. Ndërkaq, pas vitit 1900 e këndej, shkolla ka punuar me ndërprerje të rralla por ka qenë legale, nën përkujdesjen e Austro-Hungarisë me seli në Zym, pastaj në Zhur dhe në Shkodër.

 

110-vjet të librit “Abetarja e Zymit”

 

Në prag të “Lidhjes së Przrenit”, para dhe pas saj, shkolla shqipe në Zym veç kishte vën themelet e veta. Dhe se, në fushën e kulturës fetare e kombëtare u formua një “Lidhje Shpirtërore Terciare” për të dy gjinitë, me emrin:”Rregulli i Tretë Shekullar Françeskan” (1875-1917).

Në veprimtarinë e mëtejme, si fryt i kësaj veprimtarie caritative, sigurisht se ishte edhe hartimi  dhe botimi (shaptilografimi) i librit themelor për shkollën shqipe me titull adekuat – “Abetarja e Zymit”, të cilës ia kushtojmë sivjet.

 

Pse e vendosëm “Abetarën e Zymit” në “Gurin Lapidar”?

 

Guri Lapidar me mbishrimmin “Abetarja e Zymit”, u zbulua më 10 tetor 2007 që vet guri është një shkëmb shpatull-gjërë, me vija të lakuara e të thyera por i lidhur mirë si nyje. Kjo pamje tregon peripecitë historike shumëshekullore, rrugën e gjatë dhe zigzake, çdo vrragë tregon trusnitë e  pushtuesëve me simbole e shenja dalluese shumë karakteristike vertikale horizontale të kohës. Njëherit, Guri Lapidar-stelë simbolizon relievin e vendit, qëndrushmërinë, pavdekësinë, kullën e vjetër prej gurit ku është mbajtur mësimi, forcën madhore, jetën në Gurin e Thatë të Hasit, betimin në gur, besën e pathyeshme të popullit vendas, andaj edhe u kushtohet njerëzve të shenjt që bëjnë vepra poashtu të shenjta siç e botuan “Abetarën e Zymit”. Edhe “Guri” ka fuqinë e një shenjti, pranë tij liheshin përkushtime (nezra). Njeriu në rrugë, pranë ndonjë “Guri të Shenjt” lente “amanetin” duke ia vënë mbi te një guri të vogël nga se nuk guxonte kush për ta prekur(marrë). Por, ka edhe atributet,si: Guri i Kufirit (mezhdës),Guri i Besës, Guri i Pendesës, i sullit (vendimit) dhe thuhet: Shtëpi-Guri, Fjalë-Burri.

 

Edhe pak shpjegim:

 

Në këtë kuptim, FJALA GUR në të drejtën Dokesore ka formuar togje fjalësh të cilat shprehin besime parakristiane që lidhen me kultin e gurit. Guri ishte dëshmia më e fortë për të vërtetuar e vendosur një të drejtë të pamohueshme të dikujt apo të diçkaje. Guri ka fuqinë mbrojtëse dhe simbolike edhe ka kutimin,se: “Guri iMadh i pajetë në hyrje të varrit të Jezusit u bë dëshmitar i parë i pagojë i vdekjes dhe ngjalljes së tij”

Kuvendet mbaheshin pranë ndonjë Guri të Madh për t’u betuar pranë tij dhe për t’u zënë fjala vend. Andaj edhe çdo objekt, gurë apo dru çoft, që i kalon mbi 100-vjet në një vend publik, merrë cilësinë e shenjtë mbi të cilin individi mund të betohhet sikur në “Ungjill” apo “Kur’an” ngga se ka statusin e monumentit të natyrës. Për te dhe rreth tij krijohen histori jete, legjenda e mite të ndrushme.

  

Përvjetorë dhe përurime në ditën e dytë të Panairit të Librit

 

Prishtinë, 9 qershor – Promovime e shënim përvjetori të gërshetuar me “pazar” libri, ka qenë atmosfera në ditën e dytë të edicionit të 12-të të Panairit të Librit në Prishtinë. Shënimi i 110-vjetorit të Abetares së Zymit, e cila mesditën e së martës, në Sallën e Kuqe, kishte tubuar në panel Bajram Shatrin, Nikollë Kërhanaj dhe Frrok Kristajn, ishte i pari që hapi serinë e përvjetorëve, të paraparë në programin e sivjetmë të panairit. Abetarja, origjinali i së cilës gjendet në Arkivin Shtetëror të Tiranës, e përthekuar në 80 faqe, është e shkruar në alfabetin e Stambollit dhe ka 33 shkronja. Kopertinat e saj nuk janë gjetur asnjëherë, ndërsa ekziston një fotografi e pamjes së saj, ku shkruan edhe data 20 maj 1900. Ajo nuk mban një emër të autorit. Për këtë janë bërë studime të ndryshme, ndërsa historiani Bajram Shatri ka dhënë qasjen e tij të martën. 
“Shkolla shqipe e Zymit funksiononte që nga viti 1880, me mësues të madhin Shtjefan Gjeçovi, andaj ekziston bindja se pikërisht ai është autor i saj”, ka thënë Shatri, teksa ka thënë se Abetarja e Zymit është e para Abetare e shkruar në Kosovë. 
Ndërkaq Nikollë Kërhanaj ka thënë se në prag të Lidhjes së Prizrenit, Shkolla Shqipe në Prizren veç sa kishte vënë themelet e para dhe në qarqet e kulturës u formua një lidhje shpirtërore me emër “Rregulli i tretë françeskan”. 
“Fryt i kësaj veprimtarie ishte edhe hartimi i librit themelor për shkollën shqipe me emrin Abetarja e Zymit”, ka thënë Kërhanaj. 
Për Frrok Kristajn, Abetarja e Zymit paraqet një dëshmi të qartë për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe në kohën e sundimit osman. 
Në kuadër të këtij manifestimi është nënshkruar edhe një akt binjakëzimi në mes shoqërive kulturo-artistike, “Shtjefen Gjeçovi”, “Katarina Josipi”, “Anton Pashku” nga Zymi i Prizrenit dhe shoqërisë “Gallapi” nga Prishtinë. 
Po të martën në orët e pasdites është promovuar edhe libri sjellë nga shtëpia botuese “DD”.
Gjatë ditës në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë është bërë edhe promovimi i libit “Çështja e Palestinës” dhe ai i revistës “Albania” e Faik Konicës.
Ndërkohë fiks në mesditë, sipas traditës së panairit, nga organizatorët është mbajtur një konferencë për shtyp, ku janë shpaluar detaje të ecurisë së panairit. 
Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, organizatore e panairit, Daut Demaku, ka thënë se numri i subjekteve botuese ka kaluar shifrën treshifrore. “Mbi 100 botues tashmë kanë zënë stendat e tyre, ndërsa sipas një vëzhgimi të shpejtë kemi konstatuar se janë diku në mes të 1500 – 2000 tituj të rinj”, ka thënë Demaku, teksa ka shtuar se gjithsej panairi po numëron afro 10 mijë tituj librash.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora