Speciale
Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (VIII)
E shtune, 02.10.2010, 07:59 PM
NGA SKËTERRA PËRMES LUFTËS NË KRENARI (VIII)
Nga Mejdi Asllani
Të nesërmen nuk na zgjoi askush nga gjumi. Kështu që kush ka dashtë, ka mundë me fjet gjer në drekë. Pas dreke prapë pushim, një shok me tha se janë mbushur spitalet me të sëmurë, nga njësitet tjera të kazermës.
Me që në ndërkohë me kishin mbërri veshjet civile, në postën ushtarake.
Me që dy ditë më parë më kishte skaduar afati i shërbimit ushtarak. Unë po at ditë i vesha rrobat civile dhe me to shëtisja nëpër kazermë. Kështu kishin vepruar edhe ushtarë të tjerë, pa qenë të vetëdijshëm se bënim mëkat, ndaj atyre si do të mbetshin ende gjatë në ushtri, e që na shikonin si për gjynah.
Rrugët dhe hekurudhat ende ishin të bllokuara nga dëbora. Qëndrimi në kazermë pas skadimit të afatit, ishte dënim i rëndë. Një ditë na u duke si një vit. Pas shtatë dite edhe pse niveli i dëborës nuk kishte rënë, rrugët u hapën për komunikacion.
Ishte janari i l962. Një nga një na ftonin në zyre të komandës. Na e dorëzonin librezën ushtarake, së bashku me biletën e udhëtimit, për tren dhe për autobus. Biletat nuk ishin të rëndomta. Por në formë të një formulari, ku shkruante emri, mbiemri, datëlindja dhe vendi gjer ku ke me udhëtua.
Pasi arrita në stacionin hekurudhor në
Më në fund i takova po ata dy djemtë, si i kishën rrahur për vdekje, në batalionin e artilerisë, kohë më parë. Njëri ishte Pejanë dhe tjetri Mitrovicas. Me që kishte vend të lirë, u ula në këtë kupe. Shkonim duke biseduar, i tregonim njëri tjetrit, secili për vuajtjet e veta.
Diku ne mes të Serbisë, hyri konduktori dhe na i kërkoi biletat. Që të tre i a dhamë, konduktori i kërkoi edhe librezat ushtarake. Unë i a dhashë timen, por këta dy shokët, hezituan të ia japin. Duke u arsyetuar se ato na qenkan sekret ushtarak dhe se nuk guxojnë të ia tregojnë personave civil. Konduktori këmbëngulte për të i parë dhe për të bërë verifikimin e biletave. Unë i lutesha që t’ia tregojnë librezat. Sepse aty nuk ka asnjë sekret ushtarak, por më kotë.
Konduktori u largua dhe pas pak u kthye me dy milicë të kombit Serb. Sigurisht nga se e kishin kuptua, se të tre jemi Shqiptar. Erdhën të egërsuar tej mase dhe tani nuk i kërkonin më librezat ushtarake. Por urdhëronin, që këta dy djem të zbritnin nga Treni.Treni ishte ndalur në një vendbanim të vogël, si nuk kishim idenë se ku ndodheshim. Pas insistimit të fuqishëm dhe me kërcënim të përdorimit të dhunës. Djemtë u bënë gati të zbresin. Atëherë unë reagova duke ju thënë, se këta nuk e kanë pasur me qëllim te keq. Por se kanë menduar se libreza ushtarake, është një sekret ushtarak. Të cilin nuk bënë ta shohin personat civil dhe ju nuk do të bënit mirë nëse për këtë i zbritni nga treni, sepse këta ende kanë imunitet ushtarak.
Kjo mjaftoi që milicët, të i lënë ata dhe të më vërsulen mua, duke më thënë;
- Domethënë ti qenke avokat i tyre, tani ti eja me ne.
- Unë do të vijë vetëm atëherë, kur ta bini këtu policinë ushtarake. Nëse ata gjejnë se jam i gabuar, zbres. Për ndryshe nuk ka fuqi si më zbret nga ky tren,
Vërehej qartë se milicëve u kruhej shpina për ta përdorur dhunën. Por nuk e dijë nga se kishin një dilemë. Konduktori kur e pa se situata u acarua tej mase. Ndërhyri duke thënë se;
- Ky është në rregulle, sepse, ma ka tregu edhe biletën edhe librezën me kohë.
Edhe pse hyra në telashe për këta dy shokë. Këta të gjorë as që e hapnin gojën, për të më ndihmuar, bile me ndonjë fjalë. Vetëm shikonin si qyqet e remit, si thotë populli.
Falë Këmbënguljes time dhe guximit për të mos u përkulë, para padrejtësive, Si i prodhonin urrejtjet ndërnacionale edhe kësaj radhe shpëtova pa një therë në këmbë. Milicët u larguan nga kupeja e jonë.
Treni vazhdoi rrugëtimin gjatë tërë natës, pa ndo një telashe dhe në mëngjes arritëm në Vrajë. Nga Vraja mora autobusin e parë, për në Gjilan dhe për një orë e gjysmë arrita në Gjilan.
Anëve të rrugës dukej dëbora e trashësisë afro një metër, por rruga ishte e pastruar.
Diku nga ora nëntë e mëngjesit, arrita në shtëpi. Gëzimi i familjes ishte i pa përshkueshëm. Sepse ua bëra surprizë, nuk u pata tregu më parë, se kurë do të arrijë.
Isha i lodhur tej mase, pa vu gjumë në sy dyzet e tetë orë. Pasi u çmallëm, duke u përqafuar dhe pasi ngrëna pak bukë si ma përgatiti kunata. Nëna më rekomandoi të flejë pak e pastaj prapë bisedojmë. Ashtu edhe veprova, po sa e vura kokën në jastëk më zuri gjumi përnjëherë.
Në ora dy të pasdites Nëna më zgjoi nga gjumi, duke më thënë;
- Hajde zgjohu se mjaftë ke fjet, kanë ardhur shoqëria me të parë e me fol me ty.
Kur i hapa sytë pashë se edhe Liridona ishte aty edhe aba Hatigje.
Aba Hatigje ishte një grua e moshuar, por shumë e mirë dhe e këndshme. Me origjinë ishte nga Bosnja, por e martuar në një familje Shqiptare. Të cilët i kishim shokë të vjetër. Vitet e fundit, më shumë rrinte te ne, se sa në shtëpi të vetë, shoqërohej me Nënën.
Pasi i vesha këmishën dhe pantolonet. U përshëndeta me abën Hatigje duke e përqafuar, pastaj me Donën me një shtrëngim dore. Pa përqafim, sepse na vinte turp nga plakat. Vërejta se buzët i kishte varra nga temperatura. Fillova të mahitem me të para njerëzve, duke i thënë;
- Ti më ke thënë mua, që ti pështjelli buzët me llamarinë se i kam të rrezikuara, e ti tuajat nuk i paske ruajt farë.
Nga këto fjalë, Liridona u skuqë në fytyrë dhe tregoj se paska qenë me Nënën e vetë në Fshatin Bukoviku dhe se me të dëgjuar, se disa ushtar paskan arrit në shtëpitë e veta. Qenka nisur këmbë dhe vetëm, nëpër dëborë, për të më takuar mua.
- A i pate mendtë me veti? Si ke guxua me udhëtua vetëm nëpër këtë dëborë, a e dinë se ka rrezik edhe nga ujqit?, nuk udhëtohet tetë km. në këtë dimër. Pastaj edhe Bukoviku është fshat malor.
- Pak sa e qortova për këtë veprim.
Pasi e pa se nuk mbeti gjë sekrete, i plasi turpi dhe mu drejtua;
- Nuk i pata mendtë as zemrën me veti, që të dyja i pata te ti, prandaj erdha për ti marr, a je i kënaqur?.
Pak sa u hutova nga ky shpërthim i Donës, sepse për herë të parë zhvillonim bisedë në këtë formë, në prezencë të njerëzve. Duke e shikuar nga gishtërinjtë e këmbëve gjer ke flokët. Më veti mendoja, çfarë guximi të dhuron dashuria dhe me çfarë rreziqesh të ballafaqon. Prapë se prapë është ndjenjë më e preferuara dhe më e ëmbla në jetën e njeriut.
XXIV
Viti l962. Disa ditë para përfundimit të afatit në shërbimin ushtarak. Vëllai i imë Jakupi i kishte shkruar dy kërkesa për punësim. Njërën ia kishte dërgua Entit për punë sociale në Gjilan, ku kishin pasur nevojë për një përkthyes nga Gjuha shqipe në atë serbe. Sepse në këtë kohë administrata zhvillohej në gjuhen serbe. Për palët si se njihnin gjuhën serbe, nevojitej përkthyesi. Tjetrën drejtorisë për financa të KK-së Gjilan. për vend të punës tagrambledhës.
Në të dyja vendet kisha qenë pranuar. Me që në këtë kohë, nuk kishte ende mjaftueshëm kuadro me shkollë të mesme e mos të flasim për me fakultete. Numrin e të cilëve mundë ta numëroje në gishtat e duarve.
Shkova me u konsultua me shokun tim Idriz Bajramin. Me që Idrizi punonte në Drejtorinë për financa. Idrizi ma rekomandoi Drejtorinë për financa. Me që aty, përpos rrogës mujore kishte edhe mëditje.
Në këtë periudhë familja jonë kishte nevojë të madhe, për rregullimin e standardit familjar. Sepse rroga e ulët e mësuesit dhe shpenzimet për martesën e Jakupit. Kishin ndikuar shumë. Pos kësaj ne nuk kishim shtëpi. Banonim më qira në shtëpi të huaj. Prandaj u përcaktova për të punuar si tagrambledhës, në Drejtorinë për financa. Edhe pse këtë punë mund ta kryenin, njerëz me vetëm shkollë fillore.
Kësaj pune, sipas këshillave të Idrizit, ia pashë hairin në dy aspekte. Një, pse merrja pagë të mirë dhe nga ato kursenim për ndërtimin e një shtëpie. Njëkohësisht u njoftova me popullsinë e fshatrave të rrethinës. Mora njohuri për hallet e tyre dhe krijova rreth të gjerë shoqërie. Takoja shumë pleq si ishin rryer nëpër luftëra. I dëgjoja me vëmendje rrëfimet e tyre, nga të cilat nxjerrja mësime për gjëra si nuk i kisha ditur më parë. Të gjitha më vonë më kanë hyrë në punë, në jetën e përditshme dhe në luftë.
Pos tjerash, formuam edhe një tresh për veprime. Kudo që ta kërkonte interesi nacional. Ky tresh përbëhej nga Sokol Braha nga Vushtrija, mësues në fshatin Zhegovc, Adem Zeqiri nga Zhegovci, të cilit në vitin l945, ia kishin vrarë babën, në cilësi të Ballistit, prandaj edhe Ademit i thoshim Ballist dhe unë nga Gjilani.
Veprimtaria jonë manifestohej kryesisht në dy përpjekje. Në pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, kudo që ato paraqiteshin dhe në mbajtjen gjallë të frymës patriotike, si dhe shpresës, se një ditë do të çlirohemi nga robëria.
Sokoli kishte vetëm një djalë dhe katër vajza. Kurse Ademi ishte i vetmi vëlla me katër motra. Që të dy i kishin fëmijët të vegjël dhe më donin shumë. Djali i Sokolit ishte Femziu, atij i pëlqente prehri imë shumë. Sa herë që shkoja te Sokoli, Femzija me vrap vinte dhe mu ulte në prehër. Nga një herë e qortonte Sokoli duke i thënë, lëne rahat bacën Mejdi. Unë i thosha, lëne djalin mos ma nga. E doja sikur ta kisha djalë vëllai.
Për çdo ditë, përveç të dielën dhe të shtunën ndodhesha në teren. Kur shkoja në fshatra të largëta malore, të Karadakut ose të Zhegovcit verior. Nuk kthehesha në shtëpi nga dy apo tri ditë. Udhëtimin për në teren e bëja në këmbë, ose me biçikletë, sepse në këtë kohë nuk kishte komunikacion urban, përpos në drejtimet Gjilan Ferizaj dhe Gjilan Prishtinë.
Autobusi qarkullonte nga dy herë në ditë. Ndonjë herë e shfrytëzoja gjer në Bresalc ose Parallovë, pjesën tjetër këmbë. Nuk më vinte aspak vështirë sepse fillova ti adhuroja njerëzit e viseve malore. Për shkak të çiltërsisë shpirtërore, bujarisë dhe traditës së lashtë, si e ruanin me fanatizëm. Edhe ata filluan të më adhuronin, nga se u ndihmoja skamnorëve dhe hallegjijve. Për aq sa kisha mundësi dhe sa më lejonte ligji mbi financat.
Nuk u dashtë shumë kohë dhe këta njerëz më përfituan. U bëra pjesë e familjeve të tyre, sikur të kisha lindur e rritur në mesin e tyre. Ua hapëm zemrat njëri tjetrit dhe pa rezerva ia çanim hallet që nuk ishin të pakta. Nga një herë edhe bënim shaka nga më të ndryshmet.
Ja për shembull një, si më ra ndërmend: -Murat Rexha nga Bresalci, na ftoi mua dhe Idriz Bajramin për gosti, ne e pranuam ftesën dhe shkuam para mbrëmjes te shtëpia e Muratit në lagjen e Rexhajve. Murati asokohe nuk kishte ndonjë standard, sepse, po sa ishte pranuar në detyrë si rojtar i pyllit. Por megjithatë ishte shumë bujar dhe shoqëror. Me të hyrë na priti me fytyrë të gëzuar dha me buzëqeshje, duke na thënë:-“ ndoshta nuk kamë konak si të tjerët, por kam zemër për shok e vëllezër, më të madhe se ata.” Erdhën e na përshëndetën bashkëshortja dhe fëmijët e tij, sikur të ishim të familjes. Na shtroi darkë dhe pas darke pinim qaj rusi. –Idrizi si ishte kureshtar për gjithçka, me që kishte vërejtur së shtëpia kishte vetëm dy oda, nuk u durua pa e pyetur.
- Murat ti i paske vetëm dy konaqe, si flini me gjithë këta fëmijë si i paske? Ti ruajt Zoti.
- Unë flejë në këtë dhomë, ku edhe presë musafirt kur vijnë ndonjë herë, kurse gruaja flenë me fëmijët në dhomën tjetër, u përgjigje Murati.
- Mirë por kur ta ka ëndja, si takohesh me gruan?.
- Ashtu, unë fishkëllej dhe ajo e dinë pse dhe më vjen në dhomë..
- Po asaj kur ti ka, si ja bëni?.
- Vjen, e hapë derën dhe më pyet, a mos fishkëlleve apo mu duk?.
- Po, po fishkëlleva, hajde i them.-ju përgjigj Murati.
Mund edhe të mos ishte ashtu, por mua mu patë dukë shumë interesante kjo mënyrë e komunikimit.
Odat e burrave në këtë periudhë ende ishin sikur në shekullin e pesëmbëdhjetë e tutje. Sidomos në viset si i kishin bërë rezistencë, qoftë Serbisë së Kralit, qoftë çetniko partizanëve të Titos. Në këto vise, në shenjë hakmarrje, nuk kishin lejuar te shkojnë para në asnjë sferë të zhvillimit, qoftë ekonomik apo arsimor, rrugët ishin katastrofë.
Odat, qofshin në kat apo përdhese dukeshin kështu: Oda ishte e ndarë në dy pjesë, mesi i odës ishte tokë nga dheu i ngjeshur, gjer të oxhaku. Në të dy anët të ndara me drunë të gjatë e të drejt, në formë katrore ishte shtroja. E shtruar me kashtë gruri dhe e mbuluar me plafa, të punuar në tezgjah nga gratë e shtëpisë. Mbi plafa kishte çylyma. Ata si ishin më të kamur, shtronin edhe (janë). Janat kanë qenë ngjashëm me çylyma Persian. Po ashtu punë dorë e femrave Shqiptare. Në të gjitha llojet e shtrojës, dominonte ngjyra e kuqe dhe e zezë. Me figura si i ngjasonin Shqiponjës dy krenare.
Njëra anë e shtrojës i takonte Gostive (musafirve), kurse tjetra anë familjarëve të shtëpisë. Në ballë të Oxhakut, shikuar nga dera e odës. Në anën e djathtë, ulej zoti i shtëpisë, kurse në anën e majtë, ai si u printe gostive (musafirve). Këta dy edhe e kishin fjalën kryesore. Në ballë të murit, përballë gostive. Ishte e varur llamba e vajgurit. Sepse edhe në këtë kohë, edhe pse kishin kaluar afro njëzet vite nga lufta. Fshatrat malore nuk kishin korrent elektrik.
Në këtë kohë, rrallë kund shfrytëzohej oxhaku për nxehje. Sepse, ishin hyrë në modë, koftorët e thjeshtë të llamarinës. Qyngu e së cilës lidhej me oxhakun tradicional. Këta koftorë e nxehshin më mirë dhomën dhe mbi ta zihej qaji i rusit, kështu e quanin edhe pse ky qaj e kishte prejardhjen nga Cejloni ose India.
Më kujtohet një rrastë mbrëmje, në fshatin Zhegovc. Ishim miq, në odën e Daut Zeqirit. Në njërin ballë të oxhakut isha ulur unë, kurse në anën tjetër kushëriri i Dautit, Ruzhdi Maliqi. Oda ishte e mbushur me pleq e të rinj.
Unë dhe Ruzhdija ishim nxeh, duke pirë qaj në atë odë të nxehtë dhe goxha mirë ia kishim dhënë shpatit. Duke u lavdëruar për trimëri. Tregonim si njerëz të guximshëm ju kanë hyrë për oxhaku në oda dhe kanë marrë hakun. Por më shumë, sikur ne dy jemi trima sy pa trembur. Pa ia vu mendjen se çfarë mendonin, ata si na dëgjonin.
Në një moment si të ishte porositur, një thes najloni i mbushur me kashtë. Me të cilin Dauti ia kishte zërë grykën oxhakut, për të mos e kthyer tymin kur të fryn era, rrëshqiti te poshtë oxhakut, duke bërë zhurmë fishkëllyese dhe ra në oxhak, aty ku më parë ndizej zjarri. Me qenë se kjo ndodhi, pikërisht kur ne të dy ishim në kulmin e vetëlavdërimit dhe papritmas. Të dytë njëherësh të befasuar, u shtrimë për shtroje, unë në anën time, e ai në anën tjetër.
Disa të rinj filluan të qeshin, por të kujdesshëm. Kur unë thash, ama qenkemi trima. Atëherë u plasi gazi të gjithëve dhe filluan edhe barsoletat në këtë llogari.