Speciale
Behxhet Dibrani: Pozita e ortodoksve në kuadër të P. Osmane dhe procesi i serbizimit me dhunë të shqiptarëve të ritit katolik
E premte, 26.11.2010, 09:59 PM
Pozita e ortodoksve në kuadër të P. Osmane dhe procesi i serbizimit me dhunë të shqiptarëve të ritit katolik gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX.
Nga Behxhet Dibrani
Kur flasim për pozitën e ortodoksve në kuadër të P.Osmane shihet se ata kishin një pozitë mjaftë të privilegjuar, sepse funksiononin brenda hierarkisë së P.Osmane. Ata lejoheshin të kryenin veprimtari të ndryshme në kuadër të kishës. Krejt kjo ndodhte për arsye se qendrat e tyre ndodheshin brenda hierarkisë dhe sistemit osman, prandaj nuk qëndrojnë mendimet se ortodokset ishin të diskriminuar në kudër të sistemit të P.Osmane faktet që do paraqesim në vazhdim e dëshmojnë se në çfarë pozite ishin ata dhe si vepronin ndaj katolikëve.
Autoritetet turke bashkëpunonin haptas me peshkopet grek për shtypjen e shpirtit kombëtar të shqiptarëve të krishter dhe për mbajtjen e tyre nën zgjedhën fetare të Patriakanës.[1]
Sa i përket raporteve ndërfetare në mes ortodoksëve dhe katolikëve sidomos në mes hierarkisë së dy kishave nganjëherë hasim në ankesa të priftërinjve katolik, të cilët deklaroheshin se më shumë shtypeshin nga ortodoksët se sa nga myslimanët.[2]
Në këtë aspekt duhet përmendur edhe se më 1678 patriku i Pejës u kishte shpallur luftë klerikëve dhe popullsisë katolike të Shkupit dhe tërë Kosovës, duke u marrë taksa të larta vjetore.[3] Ai kishte shkuar aq lartë sa kishte urdhëruar mbylljen e kishave të ritit katolik dhe kishte penguar zhvillimin e kremtimeve fetare, u desh të ndërhynte Kongregata e Shenjtë pranë Stambollit që të arrihej marrëveshje.[4]
Edhe arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Andrea Bogdani i shkruante Romës se patriku ortodoks i cili qëndron në Graçanicë, vepron për t’i zhdukur katolikët, ai përmend në raportet e tij se nga dhuna katoliket po kalojnë në fenë ortodokse.[5]
Si përkrahëse e këtyre proceseve kundër shqiptarëve duhet përmendim edhe se në fund të shekullit XVIII dhe në Fillim të shekullit XIX qeveria ruse në Ballkan shpërndante para dhe kishte dërguar priftërinjtë rus për ta zhvilluar propagandën kundër Austrisë dhe Turqisë.[6]
Kur jemi te procesi i këtyre raporteve nuk duhet harruar pa përmendur edhe faktin se shumë shqiptarë katolik ishin nënshtruar një dhune të paparë për tu bërë ortodoks dhe ky proces kishte ndodhur vitet 1912-13. Në vazhdim po paraqesim faktet që e vërtetojnë një gjë të tillë, cilat kishte shkruar Zef Mark Harapi, i cili edhe ishte përjetues i ngjarjeve të vitit 1912-13. Ja se si i përshkruan ai gjendjen e popullatës shqiptare katolike në rrethinë e Pejës; Si bite nata i lidhshin për njën krah me nji gardh e me nji cung i bishin turive e parzmit e nder brryla i mbusheshin mandej nji teneqe vojit gurit me uj e ja u shprazeshin mi krye e uji i derdhej t’tanë shtatin e tyne.N’at dimen shumë t’kshten i lidhnë me konop për fyti e i hidhshin me gjithë petka nder vija ujnash e i grehshin rrshqanë për konopit e i qitshin n’breg,kshtu ja u bashin shpeshë here. T’shumtëve ju duel shpirti mjes atii ujit t’ftoftë.I thoshin atyne t’kshtenëve a mu ba shkjee a me diftue armët e mshehne.[7]
Pra, në këtë mënyrë ishin persekutuar e konvertuar në ortodoks shqiptarët katolik nga serbët e malazezët në këtë periudhë të historisë shqiptare 1912-1913. Ankesat e t’kshtenëve t’Novosellës, t’krushevës ,t’Papiqit,t’Përlepit e tjera katundeve erdhen tue shumue për ditë e ma tepër para At Luigj Paliq,I cili paa u tremë prejë atyne bishve prej Gllogjanit, vendi ku rrite frati me famulli,n’Gjurakoc me u përpjekë me kapitanin e ktiii katundi e i ka thane “Zotni t’kshtenët e nahijes s’Pejës janë kah hjekun keq veç e për t’shpifuna t’disaa shkjeeve.[8]
Në këtë mënyrë e paraqet vuajtjet dhe dhunën që po u bëhej shqiptarëve për ta ndërruar fenë nga katolike në ortodokse sidomos gjatë viteve 1912-1913, Zef Mark Harapi i cili ishte edhe përjetues i ngjarjeve.
Burgjet e Pejës përmendet që ishin mbushur me njerëz të pafajshëm gjatë vitit 1912-1913, ndërsa Ati Sava për me iu bë nder shkonte te dera e burgut e u thoshte; “Kush bahet shkja pshton, tjerët bahen batare”.[9]
Pra nga kjo që u paraqit më lartë shihet që serbët dhe malazezët nuk kishin zgjedhur asnjë mjet për t’ia arritur qëllimit ndërrimin me dhunë të fesë së shqiptarëve nga katolik në ortodoks e që kishte për qëllim ndërrimin e strukturës së popullatës shqiptare.
Vrasje edhe atë në numër mjaftë të madh dhe përdhunime dhe presione tjera i përmendim edhe autore tjerë që janë bërë ndaj popullatës shqiptare e në veçanti asaj katolike nga serbët gjatë viteve 1912-13. Autori përjetuesi i këtyre ngjarjeve Leo Freundlich në librin “golgota shqiptare “, ja se çfarë shkruan; Prifti i Gjakovës është kërcënuar për t’i marrë jetën kështu i kishin thënë atij serbët; “Ose mos u mbështet më tek austriakët, ose ne do t’i hedhim trutë në erë”[10]
Shkrimi vazhdon edhe më tutje kur përmendet se pranë altarit të Leshnicës ndodhet një fshat, quhet Shashare me nëntëdhjetë familje që të gjitha katolike. Kur këtë fshat e morën serbët mblodhën të gjithë burrat pa përjashtim dhe i lidhën, mbasandaj filluan t’u plaçkitnin shtëpiat e t’u përdhunonin vajzat e gratë në mënyrën më të neveritshme. Gjithashtu edhe në fshatin Nashec përmendet që u vranë 30 burra pa asnjë shkak brenda ditës, u vranë për të vetmin “krim” që kishin bërë e kishin quajtur vetën katolik shqiptarë.[11]
Fatin e njëjtë e kishin pasur edhe shtatëdhjetë katolik të tjerë nga zona e Nikajve të cilët u therën jo larg prej Gjakovës, edhe pse nuk i kishin bërë asgjë popullatës ortodokse.[12]
Në vazhdim përmenden se ishin djegur lokalitetet si; Limbishtë, Kolish, Tërpezë dhe Gjylekar, por nuk përfundoi me kaq kur në qarkun e Gjakovës fshatin Bobaj ishin rrahur 4 ushtarë serbë të cilët po përpiqeshin të përdhunonin një grua. Menjëherë pas kësaj ngjarje mbi Bobaj ra hekuri, ushtarët i kishin hasur 70 katolik shqiptarë të cilët po ktheheshin në fshatin e tyre pasi kishin bërë pazaret, ushtarët kishin kryer gjakderdhjen e radhës, duke i vrarë të gjithë.[13]
Fakt tjetër që përmendet në lidhje me dhunën që ishte bërë shqiptarëve nga kleri ortodoks serb me 1913 në bashkëpunim me ushtrinë serbe për ti kthyer shqiptarët në ortodoks ishte edhe ngjarja e 7 marsit 1912. Në këtë date përmendet se në rrethin e Gjakovës një prift fanatik ortodoks serb së bashku me ushtar, i kishin lidhur afër 300 burra, gra e fëmijë dhe duke i kërcënuar nën tytat e armëve se do t’u merrnin frymën,kërkuan që të ndryshonin fenë e tyre,midis të lidhurve përmendet se ishte edhe prifti Angelus Paliq. Prifti ortodoks serb duke drejtuar gishtin nga grykat e armëve që kishin vënë në shenjë robërit iu drejtua atyre; “Ose firmosni që jeni kthyer në fenë tone unike, të vërtetë ose ndryshe këta kalorës të Zotit do t’ua sikterrosin shpirtërat në skëterrë.[14]
Në mbështetje të këtyre fakteve kemi edhe të dhënat nga tereni që dëshmojnë gjë të tillë , këtë më së miri na e paraqet studiuesi Qazim Namani ,i cili ka arritur të intervistoj disa qytetar që tani e quajnë vetën serb ,por që tregojnë se të parët e tyre ishin shqiptar dhe se ishin serbizuar pikërisht gjatë viteve 1912-13, një gjë të tillë ata e dëshmojnë me gojën e tyre se si u kishin rrëfyer të parët e tyre.[15]
Mendoj se këto të dhëna janë mjaft bindëse për të pasur pasqyrë sa më të qartë se çfarë kishin përjetuar shqiptarët dhe se si ishin serbizuar nën tytat e armëve dhe duke iu nënshtruar një dhune të paparë.
Gjithashtu kisha ortodokse përmendet se ishte mjaftë e aftë t’i përdorte edhe lidhjet familjare me administratën osmane që vepronte në Kosovë, sidomos këto lidhje përmenden nga murgjit me bejlerët dhe sanxhakbeun.[16]
Por kur jemi te këto raporte nuk përjashtohen edhe marrëdhëniet e mira reciproke që ekzistonin në mes popullatës ortodokse , katolike e myslimane.
Populli meqenëse kalonte nëpër shumë rrethana të përbashkëta , ata shpesh herë merrnin pjesë në ceremonitë e ndryshme fetare të tri konfesioneve fetare duke mos e përjashtuar njëri tjetrin. E gjithë kjo situate lidhej edhe me disa elemente pagane që ruheshin në popull dhe ishin mjaftë të përhapura.
Pra ekzistonin forma sinkretike , ku tek populli nuk shihej ndonjë dallim i madh në të gjitha format e krishterimit nga njëra anë dhe islamizmit në anën tjetër ,kjo ishte një specifikë te shqiptarët.
Patrikana e Stambollit kishte arritur të zgjeroj juridiksionin e saj në gjithë Ballkanin. Kurse në vitin 1831 kemi edhe krijimin e kishës së pavarur serbe si dhe kishës bullgare me 1870 dhe në këtë mënyre u ngushtua zona e juridiksionit të Patrikanës së Stambollit.[17]
Pra nga kjo shihet që për here të parë për kishë të pavarur ortodokse serbe mund të flasim vetëm në vitin 1831 dhe jo më herët siq propagandon pseudoshkenca dhe propaganda serbe e shekujve XIX-XX.
Edhe historiani Noel Malcolm përmend një fakt në lidhje me këtë, kur thotë që më 1830-34 Serbia u bë shtet autonom me në krye princ Milloshin, titull ky i trashëguar. Sipas një dokumenti përfundonte sundimi i kishës greke fanariote dhe bëhej i mundur riafirmimi i një kleri vendas, i cili gëzonte mbështetjen e popullit. Gjithashtu aty përmendet se deri në këtë kohë , pra është fjala 1830-34 grekët kishin nën kontroll patrikanën e Stambollit dhe gjithë fenë ortodokse në P. Osmane.[18]
Edhe autori Jagosh Gjilas na përforcon më tepër mendimin se kush në të vërtetë kontrollonte kishën ortodokse në gadishullin Ballkan kur shkruan; Se ndikimi i propagandës greke ka qenë i madh për arsye të pozitës së privilegjuar të patrikanës së Stambollit në Turqi, çerdhja e kësaj propaganda ka qenë ipeshkvia e Prizrenit, e cila ishte në duar të grekëve prej vitit 1830 e gjerë më 1896.[19] Ai më tej shkruan se grekët propagandën e tyre e përhapnin me anë të popullsisë vllahe, arumune, cincare në Prizren, Lipjan me anë të një numri të vogël murgjish në manastire.[20]
Pra nga kjo që u cek më lart mund të konkludojmë se popullata ortodokse ishte nën autoritetin e kishës greke dhe se ata ishin mjaftë të privilegjuar dhe nuk qëndrojnë mendimet se popullata ortodokse ishte e diskriminuar gjatë periudhës së sundimit të P. Osmane.
Kjo na përforcon edhe më tepër mendimin për kishën ortodokse ,e cila e pavarur serbe mund të quhet vetëm nga viti 1830 e jo më herët siç pretendohet.
Pas reformave të P. Osmane të vitit 1839 gjendja e popullatës ortodokse u bë edhe më favorshme, komuniteti ortodoks u pajis me disa rregulla të reja, u përforcua struktura vertikale e popullatës ortodokse në raport me Patrikanën e Stambollit.[21]
[1] Edwin Jaques, “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” ,Tiranë,1995,fq 262.
[2] Noel Malcolm, “ Kosova një Histori e shkurtër “ ,Prishtinë ,1998 ,fq ,133
[3] Petrika Thëngjilli “Shqiptarët midis lindjes dhe Perëndimit 1506-
[4]
[5] Jovan Radoniq, “Rimska kurija I juzhnosllovenske zemlje od XVI do XIX veka” ,
[6] Sylejman Kylqe, “ Shqipëria në Historinë Osmane “ ,Tiranë ,2004 , fq 88.
[7] Zef Mark Harapi , “Dite të trishtueshme në Pejë e nder rreth 1912-13 “ , Dukagjini ,Pejë ,2004 ,fq ,67
[8]
[9]
[10] Leo Freundlich , “Golgota Shqiptare “ akuzë kundër shfarosësve të popullit shqiptarë, Tiranë ,1995, fq 60
[11]
[12]
[13]
[14] Leo Freundlich “Golgota Shqiptare” ,akuza kundër shfarosësve të popullit shqiptar “,Tiranë ,1995,fq 61
[15] Qazim Namani , “Serbizimi i Popullatës të Ballkanit “ ,www.zemrashqiptare.net, 27.02.2010
[16] Petrika Thëngjilli , “Shqiptarët midis lindjes dhe Perëndimit 1506-1839 “ Tiranë , 2002, fq 136
[17] Stefanaq Pollo “Në Gjurmë tee Historisë Shqiptare” ,Tiranë ,2003 , fq, 82
[18] Noel Malcolm “Kosova një Histori e Shkurtër” ,Prishtinë ,1998 , fq 86
[19] Jagosh Gjilas , “Srpske shkole na Kosovu od 1856 do
[20] Jagosh Gjilas , “Srpske shkole na Kosovu od 1856 do
[21]Natalie Clayer “Në Fillimet e Nacionalizmit Shqiptarë” ,Tiranë ,2009 ,fq,47