Speciale
Qani Elezi, Zejni Mazllami: Konventa jugosllavo-turke
E shtune, 13.11.2010, 08:59 PM
KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE
Nga Qani Elezi, Zejni Mazllami
Hyrje
Tema e cila trajtohet në ketë punim diplome është: “Konventa turko-jugosllave”. Shpallja e Pavarësisë përben një nga ngjarjet me të rëndësishme në historinë e popullit tonë. Ajo ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore kundër zgjedhës së huaj për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Më 22 mars 1913, Konferenca e Ambasadorëve vendosi të copëtonte rëndë trojet shqiptare, duke u shkëputur nga Shqipëria gjithë Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, si Plavën, Gucinë, Shkupin, Tetovën, Dibrën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën etj., të cilat duhej të kalonin kështu nga zgjedha osmane në zgjedhën e re serbe-malazeze.
Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene gjatë sundimit të saj u përpoq të ndërronte strukturën etnike të popullsisë në trojet shqiptare. Për të arritur këto synime dhe për t’i justifikuar ato nga pikëpamja formale juridike përpara opinionit të huaj, ajo nxori edhe legjislacionin agraro-kolonizues. Ai filloi me ligjin e 25 shtatorit të vitit 1919 dhe vazhdoi deri në nxjerrjen e ligjit në vitin 1931, me plotësime e përmirësime në vitin 1933.
Menjëherë pas ripushtimit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare filluan përpjekjet për shpronësimin e shqiptarëve. Tokat e pjesëmarrësve të lëvizjes kombëtare ishin preja e parë për kolonët, nëpunësit, ushtarakët, xhandarët dhe çetnikët sllavë.
Shpronësimit nuk i shpëtuan as pronat e institucioneve fetare shqiptare, si myslimane ashtu edhe katolike.
Platforma për shpërnguljen e shqiptarëve dhe për krijimin e Serbisë se Madhe, që filloi me Naçertanien e Garashaninit (1844), u intensifikuan dhe morën përmasa të gjera sidomos pas Luftës së Parë Botërore.
Për realizimin e kësaj platformë antishqiptare, Mbretëria Jugosllave zbatoi terror e gjenocid sistematik shtetëror dhe forma të tjera të dhunës, si edhe represion ekonomik për t’i detyruar shqiptarët t’i braktisnin trojet e tyre stërgjyshore.
Në shërbim të kësaj politike u vunë institucionet shkencore e kulturore dhe intelektualët serbë, duke hartuar projekte të hollësishme për mënyra e forma sa më të përshtatshme të spastrimit etnik të trojeve shqiptare.
Në këtë kuadër, në Klubin Kulturor Serb shquheshin sidomos Vasa Çubrilloviç, me projektin e tij të njohur “Shpërngulja e shqiptarëve”, si edhe Ivo Andriqi me projektin për gllabërimin e Shqipërisë. Si rezultat i shtypjes së vazhdueshme, gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore, nga trojet etnike shqiptare u shpërngulën mbi 250 000 shqiptarë, pjesa dërmuese e tyre u vendosën në Turqi.
Reforma agrare dhe kolonizuese në Mbretërinë e Jugosllavisë
Grushtshteti i 6 janarit të vitit 1929, ishte drejtuar kundër çdo gjëje që ishte përparimtare e demokratike në Jugosllavi, por terrori policor ishte drejtuar para së gjithash kundër Partisë Komuniste. Pra me këtë bartës kryesor të diktaturës u bënë ushtria dhe policia. Me këtë ndalohej çfarëdo lëvizje edhe të partive borgjeze në Mbretërinë Jugosllave.
Duke u frikësuar nga këto shtypje populli fillon të largohet duke u shpërngulë për Turqi dhe vende tjera, Ata deklaronin nëse mbesin do të humbasin edhe besimin mysliman. Të gjitha këto rrethana të brendshme shoqërore-politike të shfarosjes të kësaj popullate në formë gjenocidi.
Në këtë periudhë qarqet sunduese borgjeze shpresonin se me presion politiko-ekonomik ndaj popullit shqiptar dhe me kolonizimin permanent të vendeve ku banonte ajo, do të del në krye të ndërroj strukturën nacionale të popullsisë në dem të popullatës shqiptare, dhe me anë të asimilimit pritnin të bënin denacionalizimin e popullsisë shqiptare.
Ka pasur edhe raste të shpeshta kur kolonistët nuk kishin ku të vendoseshin, futeshin nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe aty qëndrojshin deri sa tu ndërtonin shtëpi. Në ndërtimin e shtëpive të tyre shpeshherë ndihmonin edhe shqiptarët.
Të gjithë këto janë metoda të përsosura të shovinizmit serbomadh që ti detyrojnë shqiptarët të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen për në Turqi. Ky terror ka zgjatur gjatë tërë kohës së sundimit të Mbretërisë Jugosllave.
Gjorgje Krstiq, ideolog i shquar i reformës agrare për Maqedoni dhe Kosovë, tregon haptazi për esencën nacionaliste dhe shoviniste të reformës agrare dhe kolonizimit. Ai vë në dukje se sa ka ndihmuar kolonizimi në ndërrimin e strukturës nacionale të popullsisë në Kosovë dhe Maqedoni. Pra kolonizimi ka shërbyer si mjet shpërngulje dhe asimilimi .
Planet e qarqeve antishqiptare për shkombëtarizimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve
Gazeta “Politika” e Beogradit, organ kryesor i shtypit, e quante shpërnguljen e shqiptarëve një “”meritë atdhetare” për organet e administratës shtetërore që merreshin me detyrë. Kolonët fanatikë serbë e malazezë në Kosovë zhvilluan mitingje e demonstrata, ku kërkohej shpërngulja e shqiptareve nën parullën “shqiptaret duhet të i ndjekim prej këndej”. Këto mitingje ndiqeshin, sipas shtypit socialdemokrat serb, nga sulme te organizuara kundër shtëpive të shqiptarëve, duke rrahur banoret dhe se fundi duke ndërhyrë xhandarmëria, e cila arrestonte, torturonte e dënonte shqiptarët me burgime e shpeshherë edhe i vriste.
Në këtë mënyrë përgatitja e qarqeve drejtuese të Beogradit në vitet 1933-1934 për zbatimin e ligjit agrar të 5 dhjetorit 1931, mbi bazën e të cilit forcohej edhe më tej veprimtaria shoviniste e autoriteteve agrare, I gjeti më të pjekura kompakte masat shqiptare për një qëndresë më të organizuar e rezultateve. Ankesat e tyre filluan të paraqiteshin në formë peticionesh deri në në Beograd me anën e delegacioneve përfaqësuese.
Gjatë gjysmës së dytë të viteve 30 lufta dhe përpjekjet e popullsisë shqiptare për të drejtat e veta dhe kundër dhunës e territorit, në këtë kuadër edhe qëndresa kundër politikes shkombëtarizuese të shpronësim-kolonizimit, njohën një forcim të mëtejshëm. Në gjirin e popullsisë shqiptare po gatuheshin për të vërshuar bë ballë forca të reja. Lëvizja kombëtare nuk mund të çohej më përpara vetëm nën drejtimin e borgjezisë. Shumë nga politikanët e dalë nga gjiri i saj kishin spekuluar në kurriz te vegjëlisë dhe e kishin tradhëtuar atë.
Të tjerët nuk kishin besim ose trembeshin lëvizjes popullore masive dhe perspektiven e çlirimit të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare e shikonin vetëm në përkrahjen dhe kombinacionet e Fuqive të Mëdha, prandaj kryesisht përpiqeshin të gjenin mbështetje tek ato. Disa edhe ishin vëne ose kishin filluar të viheshin në shërbim të agjenturave të huaja.
Kështu një pjesë e madhe e politikanëve të vjetër e kishin humbur ose po e humbisnin besimin e popullit, i cili gjithnjë e më tepër nisi të mbështetej tek plejada e re e luftëtareve që përpiqej sinqerisht për të drejtat e tij..
Udhëheqësit e borgjezisë serbomadhe nuk kanë qenë të kënaqur me të arriturat e kolonizimit, respektivisht me ndërrimin e strukturës së popullsisë në disfavor të shqiptarëve. Ata konstatojnë me keqardhje se në periudhën 1919-1936, për kundër kolonizimit dhe shpërnguljes bukur të madhe të shqiptarëve për në Turqi, nataliteti i popullit shqiptarë në Maqedoni e Kosovë është rritur për 58.745 mijë banorë, gjegjësisht për dy promilë.
Zgjidhja e problemit të Reformës Agrare dhe “kryqëzata antishqiptare”
Për këtë shpërngulje në masë të popullsisë për në Turqi, borgjezisë serbomadhe i dhanë shkas, marrëveshjet që ishin lidhë më parë me Bullgarinë, Greqinë, Rumaninë. Në këtë kohë pas vendimit të këshillit Ballkanik (25-27 shkurt 1938), qenë mbajtur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, pesë konferenca ndërministrore, që patën për qëllim të përgatisin materialin për të hyrë në bisedime me qeverinë turke dhe në bazë të tyre të përgatisin konventën si dhe parimet e rregullores së përgjithshme për shpërngulje. Në këto seanca ishte vendosur që së pari të shpërngulen fshatarësia, që të vihej deri te pasuria tokësore për kolonizimin e saj
Komisioni për shpërngulje i Jugosllavisë së Vjetër që përbëhej nga delegatët: M. Ristiq, shef i seksionit ballkanik pranë ministrisë së punëve të Jashtme dhe V. Magovçeviq, inspektor i ministrisë së Bujqësisë, biseduan me përfaqësuesit Turq, udhëheqës i bisedimeve nga pala turke ishte Hasan Saka. Bisedimet i filluan në 9 korrik dhe zgjatën deri më 11 korrik të vitit 1938, kur u nënshkrua Konventa.
Në këtë konventë theksohet se duhet të shpërngulen 40 mijë familje myslimane prej vendeve që i pushtoi ushtria serbe në vitin 1912-13, e cila ka përfshirë 200 mijë banorë në bazë të listave që i ka formuar komisioni Jugosllav.
Kur problemi i kolonizimit sipas mendimit të borgjezisë serbe, nuk u realizua si dëshironte ajo. Pushteti serb tani filloi të përpiloj elaborate të ndryshme, të cilat duhej të jepnin udhëzime elementare të presionit për shpërnguljen e kombësisë shqiptare nga territori i Jugosllavisë, gjegjësisht Maqedonisë dhe Kosovës.
.Siç theksohej ne një informacion tepër sekret të përfaqësisë jugosllave në Ankara për Ministrinë e Jashtme në Beograd, qëllimi i vërtetë (I fshehtë)I saj ishte shpërngulja e popullsisë shqiptare. Në tekstin e marrëveshjes përcaktoheshin si rajone, ku do të zbatohej shpërngulja, thuajse një për një po ato treva me popullsi shqiptare që Çubrilloviçi i përmendte me emra në referatin e tij dhe i cilësonte si “trekëndëshi i rrezikshëm shqiptar”.
Shtypi i Beogradit kërkonte atëherë që numri i të shpërngulurve të ishte jo 250 000, si\ ishte parashikuar në marrëveshje, por 400 000 veta dhe që këta të ishin të gjithë shqiptarë. Në këtë kohë, numri i turqve në Mbretërinë e Jugosllavisë nuk i kalonte 60 000-80 000vetat. Regjistrimi zyrtar jugosllav i vitit 1931 e ngrinte këtë numër deri në 132.000 veta. Gjithsesi, sipas deklaratës së ministrit të qeverisë së Stojadinoviqit, M. Spaho, turqit e Jugosllavisë “kurrsesi nuk dëshironin të shkonin në Turqi…”
Qarqet më të larta ushtarake të Mbretërisë e Jugosllavisë synonin ta përdornin pakicën e vogël turke në Jugosllavi si një pretekst të përshtatshëm për të përligjur shpërnguljen me dhunë të popullsisë shqiptare, duke e paraqitur atë si turke.
Komanda e Zonës së Armatës III, në një program veprimesh të vitit 1938 për organet e larta, kërkonte që shpërngulja për në Turqi të përfshinte, në radhë të parë, “shqiptarët e zonës kufitare”me shtetin shqiptar dhe, pas tyre, ata të rajoneve të tjera, ndërsa shpërngulja, sado e vogël, e popullsisë turke do të nevojitej vetëm “për të lehtësuar shpërnguljen e shqiptarëve…”.
Dështimi i rradhës i planeve monarkofashiste jugosllave
Pengesat ndaj politikes së shkombëtarizimit të trevave shqiptare,ndikuan në rritjen e qëndresës së popullsisë vendase, e cila i shqetësoi parqet drejtuese serbe. Në disa raporte sekrete të vitit 1938, të përgatitura nga vëzhguesit zyrtarë të Beogradit “ngritja ideore dhe politike e shqiptarëve”, prej nga buronte edhe “rezistenca ndaj shpërnguljes dhe kolonizimit,”u vlerësua si një rrezik shumë i madh në rast se shpërthente në të ardhmen një konflikt ndërkombëtar.
“Tani, thuhej në njërin prej këtyre raporteve,…tek shumica e shqiptareve është ngritur vetëdija kombëtare dhe ndihet dëshira për tu bashkangjitur me shtetin amë-Shqipërinë…Marrja e tokës prej shqiptarëve …-pohohej më tej në raport, ka ngacmuar pasioni e udhëheqësve të tyre dhe të arsimuarit që ti bashkohen Shqipërisë qoftë edhe me fuqi…”.Sidoqoftë, nuk ishte në dorën e regjimit, të bënte diçka më tepër nga sa bëri. Në këtë kohë edhe koniunkturat e jashtme ishin të pafavorshme për Mbretërinë Jugosllave
Zhurma rreth Konferencës së Munihut për çështjen e zgjidhjes së padrejtësive kufitare dhe për trajtimin e pakicave kombëtare, i trembi qarqet drejtuese të Beogradit. Ajo po shfrytëzohej në maksimumin nga agjenturat e shteteve fashiste për të ushtruar presion dhe për ta detyruar qeverinë jugosllave të hynte përfundimisht në radhët e sateliteve të Boshtit Berlin-Romë-Tokio. Nga ana tjetër, përballë rritjes së pakënaqësisë së masave e të forcimit të korenteve të ndryshme politike të grupuara në opozitë, qeveria i priste me shqetësim zgjedhjet që do të zhvilloheshin nga fundi i vitit 1938.
Në këtë situatë, kur i mbetej të korrte frytet e politikës së vet të brendshme e të jashtme miope dhe reaksionare, regjimi monarkist jugosllav u detyrua edhe një herë të ndërpriste për një kohë fushatën antishqiptare dhe të fillonte bisedimet demagogjike kompromisi me krerët politikanë shqiptarë.
Gjatë bisedimeve të 27 tetorit kryeministri Stodijanoviq i pranoi formalisht kërkesat që iu paraqitën. Kurse princi regjent Pavël, në një audiencë dhënë Ferhat Dragës disa ditë më pas, mori pozën e të painformuarit dhe premtoi se këtej e tutje “do ti ndalonte marrjen e tokës dhe dëbim e shqiptarëve në Turqi”.
Zbatimi i kësaj Konvente, pa dyshimdo të realizonte synimet e qarqeve drejtuese të Beogradit për spastrimin etnik të trojeve shqiptare. Mirëpo në gjysmën e dytë të vitit 1038 dhe në fillim të vitit 1939 ndryshoi situata politike në Evropë, Si rrjedhim, Turqia nuk pranoi ta ratifikonte atë. Megjithëse kjo Konventë nuk u zbatua veprimet e dhunës e të terrorit të autoriteteve jugosllave në trevat shqiptare patën pasoja tepër të rënda. Mbretëria Jugosllave nuk arriti që ta ndryshojë përberjen etnike të viseve shqiptare .
Shpërngulja e Arnautëve
Problemi i arnauteve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk ekziston prej dje. Ai ka luajtur rol të madh në jetën tonë nga periudha mesjetare, mirëpo përmasa jetike mori nga fundi i shekullit të 17, kur masat serbe filluan të shpërngulën prej tokave te vjetra të Rashkës kah veriu, e ne vendin e tyre të vijnë malësorët shqiptarë. Ata gradualisht zbritën prej maleve të tyre në fushat pjellore të Metohisë dhe Kosovës dhe duke depërtuar kah veriu dhe u zgjeruan ne drejtim të Moravës perëndimorë dhe jugore; nëpërmes malit Sharr lëshuan drejt Pollogut, e prej aty drejt Vardarit. Ne këtë mënyre, deri ne shekullin. XIX formuan trekëndëshin shqiptarë, pyka e cila e mbështetur, në boshtin Dibër-Rogozna, në prapashpinën e vet etnike thellë është ngulur në tokat tona, ka depërtuar deri në Nish dhe i ka ndarë tokat tona të vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe lugina e Vardarit.
Derisa te gjitha shtetet ballkanike, prej vitit 1912 e këndej, ose e kanë zgjidhur ose janë në rrugë për ta zgjidhur çështjen e pakicave kombëtare me shpërnguljen e tyre, ne u përqendruam në metodën e mërzitshme te kolonizimit gradual . Rezultatet e këtij kolonizimi ishin negative. Se është kështu më së miri dëshmojnë të dhënat statistikore nga 18 qarqe të cilat e përbejnë atë trekëndësh shqiptar. Nga këto te dhëna statistikore shihet se shtimi natyror i shqiptareve në këto hapësira ka qene me i madh se numri i shtimit tonë natyror dhe kolonizimit se bashku. (Prej vitit 1921 deri në vitin 1931 shtimi i shqiptareve është 88.060, ndërsa i serbeve 58.745 vete; dallimi është 9.315 në dobi të shqiptarëve ).
Nëse kemi parasysh vazhdimësinë, shtimi i madh i shqiptareve dhe kushtet gjithnjë më të rënda për kolonizim me metoda të vjetra, ky dallim, me kalimin e kohës, do të bëhet gjithnjë më i madh më në fund do ta sjellë në pyetje edhe atë pak sukses të kolonizimit që është arritur prej vitit 1916 e deri me sot.
Në një elaborat të këtillë, i cili u përpilua gjatë vitit 1937, mes tjerash konstatohej…”Është e pamundur shtypja e shqiptarëve me kolonizim gradual, ai është i vetmi popull, i cili ka mundur gjatë një mijë vjetëve të fundit jo vetëm të mbahej… por edhe në dëm tonin të shtijë kufijtë tonë kah veriu dhe lindja.
Kur nisemi nga fakti se shtypja graduale e shqiptarëve me kolonizimin tonë gradual nuk ka qenë efikase, e vetmja rrugë është shpërngulja në masë”. isa ideolog të ”shquar” të borgjezisë serbomadhe si Çubriloviçi etj kanë kërkuar që ti jepet një publicitet i madh shpërnguljes nëpër mes shtypit dhe agjitimit, që të shkruhet për bukuritë e Anadollit, për pasurinë dhe fuqinë e Perandorisë turke, për jetën e lumtur dhe pa brenga që i pret në Turqi.
Po ashtu edhe një përkrahës i mendimit të Çubrilovçiit, Gjoka Perina, i cili thoshte se kah fundi i vitit 1936 për të krijuar shumicën sllave në këtë regjion duhet patjetër të shpërngulen rreth 300 mijë shqiptarë, kështu që shqiptarët do të zbritnin në 21,5%, gjë që do të siguronte majorizimin e jugut në favor të sllavëve i cili do të rritej për 71%.
Në çfarë gjendje të vështirë ekonomike dhe politike ka qenë ”Serbia e Jugut”(që deri në sundimin serb në këto anë këto territore bënin pjesë në kuadër të Vilajetit të Kosovës), tregon edhe fakti se Mbretëria Jugosllave nga situata e rëndë politike që kishte krijuar dhe nga qëllimet e saja asimiluese dhe për të mbajtur rend dhe qetësi, në këto anë, ajo mbante 35 mijë ushtarë dhe 12 mijë policë, prej 17 mijë, sa kishte gjithsejtë në atë kohë pushteti aktual, mbi 70% të xhandarëve ishin të angazhuar vetëm në Maqedoni.
Nëse nisemi nga këndvështrimi se shpërngulja graduale e shqiptarëve me kolonizimin tonë gradual është joefikase, mbetet vetëm shpërngulja masovike. Në këtë rast dy shtete vijnë në konsideratë, Shqipëria dhe Turqia.
Rrallë e banuar, me shume këneta te pathara dhe me lugina te parregulluara lumore,Shqipëria do te ishte ne gjendje të pranoje ca qindra mijë shqiptarë të shpërngulur prej këtu. Turqia moderne, me hapësira të mëdha në Azinë e Vogël dhe në Kurdiskan, ende të pabanuara, te pakultivuara, ofron mundësi te pakufizuara për kolonizim të brendshëm. Mirëpo, krahas shume rekomandimeve te Qemal Ataturkut, turqit nuk e kanë plotësuar diferencën e shkaktuar me shpërnguljen e grekeve prej Azisë së Vogël në Greqi dhe një pjesë të kurdëve në Persi. Prandaj, gjasat më të mëdha janë se atje do të mund të dërgojmë pjesën më të madhe të shqiptarëve tanë.
Supozojmë se me Tiranën do te jetë rëndë, aty është Italia e cila do ta pengoje këtë, mirëpo në Tiranë të hollat luajnë rol të madh. Gjatë negociatave, pala shqiptare duhet ti bëhet të vihet me dijeni ngurrojmë për asgjë gjatë zgjidhjes definitive të kësaj çështje dhe njëkohësisht atyre duhet tu bëhet me dije se do të këtë edhe subvencione kontrolla të drejtpërdrejt; e cila eventualisht mund të shkojë edhe nëpërmjet kanaleve te fshehta, por edhe me angazhimin e njerëzve me influence ne Tiranë, qe të mos jenë kundër kësaj çështje.
Mënyra e shpërnguljes
Theksuam se shpërngulja efikase e shqiptareve nga trekëndëshi i tyre është vetëm shpërngulja masovike. E qe të vijë shpërngulja masovike, kusht i pare është krijimi i psikozës se përshtatshme. Ajo mund te krijohet në mënyra te ndryshme. Është e njohur se muslimanët në përgjithësi lehte u nënshtrohen ndikimeve, veçanërisht atyre fetare, janë naiv dhe fanatik.
Për këtë arsye së pari nevojitet qe për çështjen e shpërnguljes se shqiptareve te përfitohet paria e tyre fetare dhe njerëzit me influence, ose me te holla ose me kërcënime. Sa me shpejte duhet gjetur agjitator, të cilët do të agjitojnë për shpërnguljen, veçanërisht nëse këta i ofron vetë Turqia. Ata duhet ti përshkruajnë bukuritë e viseve te reja ne Turqi, jetën e lehte dhe te këndshme, te nxisin ne mase fantazimin fetar dhe ta nxisin ne te krenarinë e përkatësisë (shtetësisë) turke.
Shtypi ynë mund të bëjë shërbim te jashtëzakonshëm nëse bën përshkrimin e shpërnguljes së brendshme të turqve prej Dobruxhe dhe vendosjen e tyre të bukur në viset e reja. Me këto përshkrime edhe ndër masën e shqiptarëve tanë do te krijohet disponim i volitshëm për shpërngulje.
Mënyra tjetër do të ishte presioni i aparatit shtetëror.
Ai duhet deri ne maksimum ti shfrytëzojë ligjet qe ta beje sa më të padurueshme ekzistencën e shqiptareve në dënime, arrestime, aplikimi i pamëshirshëm i te gjitha rregulloreve policore, dënimi i kontrabandës, prerjes se malit, lëshimit te qeneve, kulluku, dhe te gjitha mënyrat dhe mjetet tjera qe një polici praktike është në gjendje ti shpike.
Ne ekonomi, mosnjohja e tapive te vjetra, në këto vise, duhet urgjentisht te ndërpritet puna e kadastarit, rritja e pamëshirshme e tatimeve, si dhe te borxheve publike, dhe private, marrja e kullotave shtetërore, komunale, tërheqja e lejeve për kafenetë, shitoret e zejtareve, monopolit, private dhe shërbimeve vetadministruese, etj, do te shpëtojnë shpërnguljen.
Gjate shpërnguljes duhet patur kujdes rreth këtyre gjerave:Fillimisht duhet shpërngulur fshatrat e pastaj qytetet. Fshatrat janë me stabile, prandaj edhe me te rrezikshme. Pastaj, nuk guxon te gabohet dhe te shpërngulen vetëm te varfrit; në çdo popull shtyllën e përben shtresa e mesme dhe me e pasur, dhe ata duhet shtyre te shpërngulen. Varfanjaket, pa mbështetje me bashkatdhetarët e vet ekonomikisht te pavarur, humben shpejt. Kjo është çështje shume e rëndësishme dhe e theksoj meqë një nga arsyet e mossuksesit te kolonizimit tonë në jug ke qene ai se është shpërngulur shtresa me e varfër, e te pasurit kane mbetur, kështu qe, çdoherë kemi ngelur ne vend, Sepse kemi fituar shume pakë hapësirë per kolonizim. Gjatë krijimit te psikozës së shpërnguljes duhet tentuar qe te shpërngulen fshatra të tëra, ose se paku familje të tëra. Me çdo çmim duhet paguar qe një pjese e familjes te shpërngulet e një pjese te mbetet.
Shteti ynë nuk do te harxhohet për atë qe ta lehtësojë jetën e shqiptareve por qe te lirohet prej numrit sa me te madh te tyre. Prandaj duhet patur kujdes qe te mos ndodhë qe pasurinë e patundshme te atyre qe shpërngulen ta blejnë ata qe mbeten këtu. Ketë duhet vëne si kusht të shpërnguljes jo vetëm të individëve por edhe te fshatareve te tere, nëse dëshirojnë te fitojnë lehtësime gjatë shkuarjes se tyre.
Posa të pajtohen të shpërngulen duhet menjëherë tu ofrohet e gjithanshme. Administrata duhet thjeshtësuar, pasuria e patundshme duhet paguar urgjentisht,dokumentet për udhëtim duhet tu jepen pa kurrfarë formalitetesh, duhet tu ndihmohet qe te vijnë deri te te stacioni i pare hekurudhor, tu jepen në dispozicion trenat deri në Selanik dhe menjëherë me anije te barten në Azinë e Vogël. Shumë me rendësi është qe udhëtimi te jete i lehte dhe i lire.
Hekurudhat, mundësisht tu jepen falas, ndihma me ushqim poashtu, sepse prej kesaj varet
nëse do të ketë shpërngulje masovike . Frika nga pengesat gjatë udhëtimit do te jete pengesa e pare për lëvizjen e tyre dhe prandaj kjo duhet gjithsesi te zgjidhet ne mënyre të shpejte dhe energjike nëpërmjet lehtësimit te te gjitha punëve rreth transportit .
Me rendësi te klasës se parë për zgjedhjen e çështjes për te cilat diskutojmë është aparati i cili do te dirigjojmë me ketë pune. Një pjese e madhe e mossuksesit te politikes sonë të deritashme kolonizuese qëndron mbi aparatin e keq udhëheqës. Me qellim qe te evitohet një gjë e këtillë edhe ne të ardhmen, duhet të behet riorganizim.
Asnjë punë nuk kërkon aq kontinuitet në udhëheqjen e saj saqë kërkon kolonizimi. Ne përmendëm se një nder arsyet e mossuksesit te kolonizimit ne veri dhe jug është jo kontinuiteti në udhëheqjen e punëve dhe mungesa e politikes së qëndrueshme e cila do ndryshoje me ndryshimin e qeverive. Qe të evitohet një gjë e këtillë edhe ne te ardhmen, udhëheqja me punet e kolonizimit duhet ti besohet Gjeneral Shtabit kryesor. Ja pse. Për arsye të pastra te mbrojtjes, ushtria jonë ka interes qe veçanërisht ne kufijtë e ndejshëm te këtë elementin e vet. Prandaj ajo do te punojë qe qe ti siguroje kufijtë me kolonizim sa me te fortë. Gjeneral shtabi suprem, si institucion I mbrojtjes kombëtare mund te ndihmoj shumë në politiken kolonizuese. Gjeneral shtabi me së miri do të dije te mbrohet nga ndërmjetësuesit privat, interesat e partive të ndryshme dhe te gjitha ndikimet e tjera nga anët, dhe do te munde te realizoje ne mënyrë te drejt politiken tonë kolonizuese.
Është me rëndësi se ai do ta ketë me lehtë ti bindë faktorët përgjegjës lidhur me rëndësinë e çështjes dhe do të mundë te ndikoje ne sjelljen e vendimeve te rëndësishme dhe efikase. Kuvendi do ti besoje më se miri dhe me parë do ti lejoje kreditë e nevojshme.
Me punën ne përgjithësi do te udhëhiqte Gjeneral Shtabi nëpërmjet një këshilli për kolonizim. Ky këshill do të ishte plotësisht autonom, do te ishte nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Gjeneral Shtabit, e nen kontrollin e plot do te kishte organizimin e plotë të organizimit te kolonizimit tonë. Ne ketë këshill do të hynin edhe përfaqësues te caktuar te ministrave te interesuar dhe shoqatave kombëtare, organizatave të specializuara dhe instituteve shkencore. Gabim i madh i politikes sonë kolonizuese ka qenë pikërisht ai se fjalën kryesore e ka patur aparati jo kompetent burokratik i cili ka zgjidhur çështjet në mënyrë të pjesërishme dhe pa i hulumtuar mirë.
Konventa jugosllavo-turke
Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi. Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë: Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Serbisë së Jugut, dhe njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.
Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajmë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të: Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë; M. Ekselenca e tij, Zotëri Kryetar i Republikës së Turqisë. Ato do të komunikojnë dhe do t’i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:
Neni 1.
Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fe, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte. Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.
Neni 2.
Regjionet të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon: 1. Rajoni i Banovinës së Vardarit: Rajoni i Malit Sharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Pollogu i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Garaçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedoski Brod); Prilepi (Prilep); Bitol (Manastir); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi); Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishi); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelia (Gjevgjelia); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malësi (Berova) 2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin: Pejën (Pejë); Istoku (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec). 3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin: Llapin (Podujevë) Vuçitternën (Vuçiternë) Drenicën (Serbicë). Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).
Neni 3.
Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t’i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbehej prej 40.000 familjesh. Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojn në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.
Neni 4.
Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve;
1. Në vitin 1939 4.000 familje,
2. Në vitin 1940 6.000 familje,
3. Në vitin 1941 7.000 familje,
4. Në vitin 1942 7.000 familje,
5. Në vitin 1943 8.000 familje,
6. Në vitin 1944 8.000 familje.
Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit.
Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara-të fiksuara për emigrimi (për shpërngulje) Koha e emigrimit (shpërnguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.
Neni 5.
Kjo konventë do të zbatohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen) e popullsisë, siç u përmend me sipër. Myslimanët (turqit e shqiptarët) të cilët jetojnë në qytet, në regjionit e lartpërmendura, anëtarët dhe begatitë e tyre nuk përfshihen në stimulim (në marrëveshjen e caktuar me kontratë), sipas kësaj Konvente. Nëse dëshirojnë të emigrojnë (të shpërngulen) si të lirë, në pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e tyre në Turqi. Me këtë rast, ata lirisht mund t’i likuidojnë begatitë (mallrat) e veta në fshat dhe në qytet. Qeveria jugosllave, sa i përket transferimit (shpërnguljes) në Turqi, cakton sasinë dhe shumën e likuidimit të mallrave të tyre (të pasurisë së tyre), ndërsa sa i përket vizës për hyrjen e tyre definitive në Turqi, Qeveria Turke do t’i ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme.
Neni 6.
Në bazë të kësaj Konvente gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të mbetet pronë e Qeverisë jugosllave, në çastin kur Qeveria jugosllave do t’ua paraqesë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavi listën vjetore të të shpërngulurve.
Sa i përket pasurisë së patundshme në qytet, ajo do t’u mbetet në disponim të lirë pronarëve të tyre.
Kuptohet se Qeveria jugosllave nuk merr obligim për pasurinë e patundshme në fshat, në çastin kur njerëzit që to të shpërnguleshin (tanimë të caktuar në listë) e kanë braktisur vendbanimin e tyre nga vend zbarkimi i caktuar. Deri në marrjen e pasurisë nga Qeveria jugosllave, shfrytëzimi i kesaj pasurie, siç është e garantuar me këtë Konvente, do të mbetët nga pronarët e saj. Pronësimin e kësaj, pasurie Qeveria jugosllave do ta realizoje lirisht në pajtim me Ligjin me kolonizimin e relegjioneve të Serbisë së Jugut, i cili është në fuqi.
Neni 7.
Qeveria e jugosllave duhet t’i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.00 lira turrke për 40.000 familje, në bazë të së cilët shumë, këto familje do të merren në konsiderim. Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbetet pronë e Qeverisë Jugosllave.
Sa i përket pasurisë se tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane Ise Evkafit (Vakëfit). kuptohet se kjo Konvente nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekzistues, i cili rregullon ato.
Neni 8.
Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti të kryeje (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund te zvogëlohet ose te rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar m nenin e mëparshëm, (Neni 7) do të bëhet në 12 këste e ndarë për gjashtë (6) vjet.
Neni 9.
Qeveria jugosllave secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë 30% ne deviza, të cilat duhet t’ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë; 70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë-në favor të Qeverisë së Republikës së Turqisë, Banka Popullore e Jugosllavisë për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se dispozita është bërë ne xhirollogarinë e tyre.
Neni 10.
Për shndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagese.
Neni 11.
Shumat (fondet) e deponuara ne Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilëve është i ndaluar dhe kushtëzuar me pagesat e tyre ne deviza (siç janë:) bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frytet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri, Blerja e të gjitha këtyre mallrave do te realizohet, duke i destinuar ato Turqisë. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit. Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtatare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim më dispozitat e kësaj Konvente.
Neni 12.
Personat që do te evakuohen gjate periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore. Duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dore nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t’i kenë cilësitë dhe do t’i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësuesit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t’i nënshkruajnë listat vjetore te emigrimit në Turqi.
Neni 13.
Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t’i likuidojnë ose t’i bartin me vete të gjitha mallrat (pasuritë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si prone personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. Të cilat përdorin në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera. Megjithatë, për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshe të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet. Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në baze të certifikatës se veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen. Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjendi, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë me shumë se një sosh.
Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza, brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi. Të gjitha këto mallra do tu nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe importimit.
Neni 15.
Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhirollogarinë speciale në emër të Qeverisë së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të këtë mundësinë të deponojë të gjitha të shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transportimit përmes blerjes se mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do të njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efekti, me udhëzime të detajuar të deponuesit. Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blerë në Jugosllavi, do t’u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë
Neni 16.
Fondet, mallrat, vlerat, mobiliet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t’i paguhen ose do t’i lejohen Qeverisë se Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t’i siguroje administrata dhe mbrojtja e tyre, deri se të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do ti bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjin e Turqisë.
Neni 17.
Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të çileve janë regjistruar ne listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në radhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njëjtën kohë do të shpërngulen s e bashku me familjet e tyre. Në të njëjtat kushte, nuk do te përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë ne regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.
Neni 18.
Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detajuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve. Listat duhet t’u prezantohen nga ana e tyre, ato do te shërbejnë si bazë për lajmin e dhënies së pasaportat turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.
Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përleshëm me të dëbuarit turq dhe në kërkese të tyre, duhet t’u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.
Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet ne bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t’u lejohen atyre nga autoritetet konsullore të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi, Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaportë për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.
Neni 20.
Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision miks turko-jugosllav i përbëre nga nëpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndërmarre të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.
Neni 21.
Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive. Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do të vërtetojnë me vulat përkatëse. E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.
Elaborati i Ivo Andriiçit
Ky elaborat famëkeqi nobelistit serb Ivo Andriqeshtë hartuar në vitin 1939. Në ketë elaborat janë trajtuar dhjetë çështje :
1) Lufta Ballkanike dhe Shqipëria
2) Ndarja e sferave të interesit
3) Konferenca e Londrës dhe Shqipëria
4) Shqipëria në Konferencen e Paqes (1919)
5)Okupimi italian i Shqipërisë pas luftës dhe terheqja përfundimtare pas dështimit të Vlorës
6) Shqipëria para Konferencës së Londrës
7) Pakti Romak, Nikola Pashiq-Benito Musolini dhe Shqipëria
8) Pakti i Tiranës dhe situata që ai krijoi
9) Pakti i Miqesisë italiano-jugosllav ( 25 nars 1937) dhe
10) Ruajtja apo zhbërja e STATUS KVO-së.
Për arsye metodologjike do të paraqesim vetëm çështjen e fundit të cilën e ka elaboruar Ivo Andriqi.
10) Ruajtja apo zhbërja e status kvo-së.
a) Pavarësia e Shqipërisë eshtë shkelur por ende nuk eshtë zhbërë
Heqja (mënjanimi) i pavaresisë së një shteti çdo herë ka qenë një dukuri relative.Duke pasur parasysh rrethanat, ajo pavarësi eshtë plotësisht e shkelur.
Sado që Italia të ndjejë lehtësi në Shqipëri, ajo atë e ndjen si një tokë të huaj.
b) “Ballkani-popujve ballkanikë”
Politika tradicionale e Serbisë eshtë : “Ballkani-popujve ballkanikë”
Ky parim eshtë perdorur edhe gjatë luftërave me Perandorinë Osmane dhe Monarkinë Habsburgase. Me pranimin e ketij parimine gjithmonë kemi dashur me të miren e mundshmepër paqe në Ballkan, miqesinë në mes popujve ballkanikë si dhe zhvillimin normal te tyre. Prezenca e një Fuqie të Madhe në Ballkan do të hapte dyert e kurtheve dhe luftërave.
c) Ekspansioni italian
A do të ishte e mundur që Italia Të merrte Shqiperinë e Veriut, të Mesme dhe të Jugut apo do të mjaftohej vetëm me bregdetin shqiptar ? Kjo gjë nuk do të ishte e besueshme para 20 vjetëvë, kur Fuqitë e Mëdha i’a ofruan Italisë vetëm portin e Vlorës. Por ky mendim ndryshon dukshëm nesë kemi parasysh të gjithë atë dinamizëm në politikën e jashtme italiane.
ç) Ndarja e Shqiperisë
Në trajtimin e gjithë kesaj çështje duhet pasur parasysh qe me çdo kusht ti shmangemi ndeshjes me italianët qoftë hapur apo fshehtë. Poashtu duhet qe vtë shmangemi nga ajo situatë poqëse Italia pushton të gjithë Shqiperinë duke na venë thikën në fyt pasi në atë rast do ta rrezikonim Bokën e Kotoorit dhe Kosovën. Për ne, ndarja e Shqiperisë mund të vijë parasysh si një krim i nevojshëm dhe i pashmangshëm si dhe një humbje e madhe e cila duhet shfrytëzuar aq sa mundet ( si duhet), nga dy të ligat duhet zgjedhur më e vogla,
d) Përfitimi ynë
Kur jemi te ky përfitim përseri duhet kthyer para 20 vjetëve kur parashtrohej pyetja e ndarjes së Shqiperisë. Maksimum ateherë eshtë menduarse kufiri ynë do të arrinte deri në Mat dhe lumi Drini i Zi, i cili kufij do të na siguronte një mbrojtje strategjike për Malin e Zi dhe Kosovën.
Patjetër duhet siguruar edhe fushëgropa e liqenit të Ohrit dhe Prespës, përfshirë edhe Pogradecin dhe fshatrat sllave të Golloberdës si dhe rajonin në mes Prespës dhe Korçës. arrja e Shkodrës do të ishte ëe një rendësie të madhe morale dhe ekonomike, pasi që dukshëm do të na lehtësonte rrugën drejt Adriatikut.
Copëtimi i Shqiperisë do të terhiqte vemendjen e shqiptarëve të Kosovës e cila në ketë situatë te re me lehtë do të asimilohej.
Do të futnim brenda 200-300.00 shqiptar, por shumica e tyre janë katolikë, kurse marrëdhëniet e tyre me muslimanët askund dhe asnjeherëe nuk i kanë pasur të mira. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi do të zhvillohej në kushte të reja, dhe nuk do të mund të kishte ndonjë lëvizje e cila sdo të mund ta pengonte një gjë të tillë
Shtojcë : Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë periudhës së “vëllazërim-bashkimit”
Zhvillimii ngjarjeve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore u përjetua nga shqiptarët e mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit amë me shpresën se kishte ardhur rasti i volitshëm për të permirësuar padrejtesitë historike të kryera në kurriz të tyre. Por gjithcka perfundoi pikërisht ashtu sic nuk do ta deshironin shqiptarët. Në fund të luftës masat e represionit, terrorie gjenocidi që u ushtruan mbi popullin shqiptar nga njesitë e UNÇJ dhe të OZNA-së nuk ndryshonin aspak nga terrori e gjenocidi, që u ushtrua mbi popullin shqiptar gjatë periudhes së pushtimit serbo-malazez 1912-1915 dhe midis dy luftërave botërore.
Për zbatimin e projekteve të njohura antishqiptare, udhëheqja jugosllave përdori po ato mjete dhe metoda që ishin perdorur edhe para luftës. Ndryshonin vetëm pretekset. Përpara vitit 1941, shqiptarët u trajtuan si të huaj të rrezikshëm për ekzistencën e shtetit mjugosllav. Pas luftës kjo politikë dhe këto masa u justifikuan dhe u paraqiten si veprime që drejtoheshin kundër “shqiptarëve reaksionarë”, bashkëpunetorë të pushtuesit, “banditë” etj.
Veprimtaria kriminale dhe antishqiptare e organeve shtetërore jugosllaveprovokoi qendresën e armatosur anëkend trevave shqiptare. Qëndresa që u provokua u shërbeu më pas reparteve të ushtrisë jugosllave dhe të OZNA-së si shkas për t’i shëndërruar trevat shqiptare në një kasaphanë të vertetë.
Gjatë viteve të sundimit të Titos, asnjë elaborat dhëe asnjë plan lidhur me trevat shqiptare nuk u hodh në kosh, përkunderazi të gjithë u studiuan mirëdhe prej secilit u morr dicka. Politika e përgatitjes së pastrimit të ri etnik të shqiptarëve në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore filloi me regjistrimin e tyre. Me dhunë dhe masa arbitrare burokratike të ndërlikuara, shqiptarët u futën llogaritën si turq, vetëm pse i takonin besimit Islam.
Kjo ishte një parathënie e degdisjes së tyre në Turqi, sic kishte ndodhur edhe më parë. Në Jugosllavionë “moderne” vazhdonte praktika e Perandorisë së dikurshme Osmane, që e identifikonte kombësinë me fenë.
Procesi i shpërnguljes masive të shqiptarëve, por edhe të turqve në regjimin e Titos, filloi pas vitit 1958. fillimisht grupe të vogla ishin shpërngulur nga Maqedeonia që më 1953. situata e terenit dhe dyndjet me përmasa të mëdha i detyruan një pjesë të shqiptarëve që banonin në Kosovë, Maqedoni, Sanxhak Bosnjë dhe Hercegovinë, të regjistrohen si turq. Si me parë, këto shpërngulje i nxitën edhe qarqet zyrtare turke, të cilat kishin nevojë t’i vendosnin ata në zonat më pak te populluara të Anadollit.
Krimet e mëdha të kryera në këtë periudhë kundër shqiptarëve më pas i’u veshën Rankoviçit, por ato nuk mund të kishin ndodhur pa dijeninë e Titos. Titoja ishte politikan dhe ekuilibrist i aftë. Ai e kuptoi se kjo politikë po e diskriminonte Jugosllavinë në sytë e botës, prandaj në plenumin e Brionit u shpreh se : “Jugosllavia nuk ka mundur më të angazhohet krejtësisht për çështjen serbe, çfarë ishte ringjallja e Kosovës serbe”.
Numri i populsisë shqiptare të shpërngulur nga Jugosllavia në Turqi nuk dihet më saktësi. Burimet zyrtare e kanë zvogëluar dhe e kanë fshehur atë. P. Nushi pohon se në vitet 1953-1972, nga terë Jugosllavia janë shpërngulur në Turqi 246.108 shqiptarë, ndërsa sipas Anakiovskit, vetëm në periudhën 1955-1958 nga Maqedonia janë shpërngulur 160.000 vetë. Por emigrimi ka qenë më i madh pas vitit 1958, H. Bajrami pohon gjatë viteve 1953-1966 në Turqi janë shpërngulur 412.000 vetë.
Oh shka kanë bjeshkët, o bre, që ushtojnë ?
Oh, shka kan’ bjeshkët, o bre që ushtojn-e,
Shka kan’ lugjet, o bre që fshajn-e,
Shka kan’ malet, o bre që s’mungullojn-e,
Shka ka hana, o bre qi s’po ndrit-e,
Shka ka dielli, o bre që s’po zdrit-e,
shka kan’ shpend, o bre qi s’po knojn-e,
shka kan’ qyqet, o bre, qi s’vajtojn-e,
muhaxhirt, o bre, kah po shkojn-e,
oh, kan’ lan tok’, o bre, kan’ lan’ dhi-e,...
................
Desin më bor’ o bre, desin në shi-e,
Desin pleq, o bre, desin t’ri-e,
Desin gra, o bre, desin thmi-e,
U desin thmija, bre, nanave n’gji-e,
Njesin xhenazet, bre, n’vorr pa i shti-e,
Kan marrë udhën, bre, për Albani-e,
Oh, udhën e gat’, o bre, për Turki-e.
Përfundim
Pa dyshim se pavarësia e Shqipërisë, është data me e rëndësishme në historinë e shqiptarëve por fatkeqësisht ajo nuk zgjodhi çështjen shqiptare.
Vendimi i 22 marsit 1913, ishte shkaktar që të kullojnë shumë lotë dhe gjak shqiptari deri në ditën tona. Mbretëria Serbe-Kroate–Sllovene dhe më vonë Jugosllavia shqiptarët i trajtuan si skllevër, i detyronin që të punojnë çirak në dyqanin e tyre.
Shpronësimi dhe shpërngulja e shqiptarëve nga trojet iliro-shqiptare ishin brenga dhe preokupimi kryesor i sllavo-ortodoksëve të cilët u munduan që ta përligjte me “reformën agrare”. Idetë e Vaso ÇubrIlloviçit të shpalosura në elaboratin “Shpërngulja e arnautëve” është “një shenjë në rrugë”, për kryqëzatën antishqiptare në mes dy luftërave botërore.
Në vitin 1938 u nënshkrua një konventë jugosllavo-turke, skajshmërish antishqiptare, sipas secilës nga Jugosllavia duhej te shpërnguleshin 40.000 familje myslimane. Lufta e Dytë Botërore pengoi ketë “kryqëzatë antishqiptare”.
Drama e shqiptarëve u përseritë edhe në Jugosllavinë e Titos. Ato u përbuzën, u vranë dhe u shpërngulen vetëm se i takonin një populli dhe një besimi tjetër..
Fatmirësisht, shqiptarët arritën që ta ruajnë identitetin e tyre edhe përkundër fqinjëve grabitqarë dhe albanofobisë sllavo-ortodokse.
Literatura e Shfrytëzuar
1. ASHSH, Historia e Popullit Shqiptar III, Tiranë 2007.
2. Grup autorësh, Historia e Shqiperisë dhe e Shqiptarëve, Prizren 2001.
3. Hajredin Hoxha, Elementet e presionit ekonomik ndaj shqiptarëve në Jugosllavinë e Vjetër, “Përparimi”, Prishtinë 1970,
4. Juliana Vrçinac, Krajlevina SHS od ujedinjenja do vidovdanskok procesa, Beograd 1956,
5. Millovan Obradoviç, Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941), Prishtinë, 1981.
6. Marenglen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë, Tiranë 1992,
7. Vasa Cubrilovic, “ Iseluvanje arnauta”, Predavanje u “Kulturen klub” vo Beograd, 7 mart 1937 god.
8. Ramiz Abdyli, Politika serbe e Gjenocidi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, “KOSOVA”, nr. 2. 1994. Tiranë,
9. Akif Bajrami, Rrethanat shoqërore politike më Kosovë më 1918-1941, Prishtinë, 1981
10. IHN, Historia e Popullit Maqedonas, Shkup 1983.
11. Gazeta e përditshme Koha, “ Shpërngulja e shqiptarëve”, 6 tetor 2009.
12. Elaborat Ivo Andriça o Albaniji iz 1939 godine.
13. Punime (Kumtesa) nga sesioni shkencor “Gjenocidi serb në Kosovë”, Tiranë 1999