Speciale
Bislim Pireva: Falsifikatori dhe gënjeshtari Radomir Trajkoviq- Rade (I)
E shtune, 20.11.2010, 07:59 PM
Mr. BISLIM PIREVA
FALSIFIKATORI DHE GËNJESHTARI
RADOMIR TRAJKOVIQ-
RADE
PRISHTINË, 2010
Recensent: Mehmetali Rexhepi, prof.
As s’janë Shqiptarët engjuj
As s’janë Serbët djaj
Krimet i bën shteti
Shtetin dhe pushtetin prej 1912 deri më 1999 e ka pasur
Krimet i ka bërë
Pjesë e atij aparati 40 vite ke qenë edhe ti
Shkenca nuk është livadh ku kollosin gomerët
KUSH ËSHTË FALSIFIKATORI
DHE GËNJESHTARI
RADOMIR TRAJKOVIQ-RADE
Radomir M. Trajkoviq-Rade‘’Strezovce sa okolinom’’ (Strezoci me rrethinë) Biblioteka-Hronika sela, Vrajë 2008 dhe “Kamenica sa oko -linom” (Kamenica me rrithinë), Vrajë 2009
Në fillim të vitit 1989 Akademia e Shkenca- ve dhe e Arteve e Serbisë paska formuar Këshillin për hartimin e kronikave të fshatrave. Këto vepra janë botuar nga Edicioni ’’Kronika e fshatit’’ kurse deri më 2008 na qenkan botuar 255 vepra të këtij Edicioni, kurse këto dy kronika qenkan evidencuar, e para me numrin 205 dhe e dyta me numrin 652.
Në radhë të parë Radomir Trajkoviqi është dashur ta dijë se shkenca s’është livadh ku kollosin gomarët dhe se kronika dhe rrenacakistika nuk janë një. Kjo që ai e quan kronikë është rrenacakistikë, ashtu sikur janë shkruar gati dy shekuj.
Gjithashtu thotë se me shkrime mirret që disa decenie, se në forma të ndryshme ka shkruar mbi 20-30 mijë faqe, se ka qenë në funksione të ndrysh -me partiake, se shumë herë qenka shpërblyer dhe dekoruar, se paska qenë ekspert për ushtri, për buj-qësi, pylltari, teknikë, për çka jo (..pisanjem se bavi vise decenija, pa je na raznim oblicima, za politicke organizacije, organe i forume napisao preko 20-30. 000 stranica, Kamenica sa okolinom, f. 517).
Nga këto dy kranika, që s’u dihet “as bishti as kryet”, që janë shkruar pa asnjë fije objektiviteti, pa asnjë metodologji të punës shkencore fare lehtë kuptohet se kemi të bëjmë me një injorant, me një bythec-lavdimçar. Me gënjeshtërat që bën don që t’i njollosë jo vetëm shqiptarët, por edhe ata serbë që s’ishin si ai. Si njëfarë “pofalguza” që është të gjitha shpifjet, gënjeshtrat dhe trillimet që bën thi-rret në emër të popullit. Thotë se ka pasur të tillë që janë angazhuar për ta përparuar komunën, por edhe të tillë të cilët populli figurativisht i quan bythec-lavdimçar (bilo je i onih kako ovde narod silikovito kaze “pofalguza”. Prednjacili su u tome: Dragoljub Stevanoviq, Osman Abazi, Branislav Filic i dr. Ka-menica, f. 377). Kështu thotë për të tjerët, por i tillë është vetë, pra është një “pofalguza” sepse nuk njeh historia që dikush t’i ketë shkruar 20-30 mijë faqe.
NË MOS KE HARRUAR TË NA TREGOSH
PREJ NGA ERDHEN SERBËT?
Serbët thonë se vendosja e tyre në Ballkan ka filluar në shekullin e V dhe ka përfunduar në she -kullin e VII. Nuk e thonë prej nga kanë ardhur, kur -se vetën e quajnë popull hyjnor (nebeski narod). Mos vallë na paskan zbritur nga qielli? Ashtu sikur se e pohojnë edhe vetë se zeje e tyre ka qenë, por edhe ka mbetur plaçkitja dhe asimilimi i të tjerëve. Vetë thonë se kanë arritur që t’i plaçkisin dhe që t’i asimilojnë të gjithë të tjerët, përpos pasardhësve të paromanizuar të Ilirëve-Arbanasve vetëm në rrethi -nën e lumit Vjosa e të Liqenit të Shkodrës(.. Skupi -na Slovena krenula je u V v. na levoj obali Dunava ....Cilj njihovih pohoda bila je pljacka bogatih vi- zantiskih oblasti...Naseljavanje Slovena na Balkanu zavrseno je u VII. U novoj domovini Sloveni su ro -manizovane Ilire slovenizirali, kao i Tracane i Ro- mane. Jedino u oblasti oko Vejuse i Skadarskog je- zera ocuvali su se potomci neromanizovanih Ilira-Arbanasi (Enklopedijski leksikon, Beograd,
Oficeri Voksanoviq kishte thënë ”Shqiptarët në fillim i vrisnin me pushkë e allti, por së shpejti erdhi urdhëri se s’kishte levërdi të shpenzohej muni -cioni, prandaj do të therreshin me thika...i rresh tonin në dy rreshta me fytyrë nga njëri tjetri dhe i therrnin në qafë një nga një (Radnicke novine, 22. 10. 1913). Ka disa ditë që digjen shtëpi. Është rënd të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe të pleqëve... Atje digjen fshatra të tërë, vriten shumë njerëz..Si kani- bal i fundit pushteti synon shfarosjen e një popull- llsie për shkak të identitetit të saj nacional e fetar, shkruante gazeta “Rad” e Beogradit më, 5. 8. 1925.
Në bazë të regjistrimit të vitit 1921 në Koso- vë paskan jetuar 439.010 banorë. Prej tyre 114.095 ose 26% paskan qenë serbë (od kojih srpskog jezi- ka 114.095.....Strezovce, f. 212). Dua të pyes Radë: Ata 50 mijë shqiptarë që i keni vrarë në janar të vi-tit
Ky farë skribomani i Bolecit na dëfton se de -ri në fillim të shekullit të XVII në këto troje më pak paska pasur shqiptarë se serbë. Neve na sygje- ron që ta shiqojmë regjistrimin e vitit 1455, kurse ne shqiptarët ia sygjerojmë atij pofalguze që ta shi- qojë regjistrimin e vitit 455, nëse e gjen diku në Karpate, sepse në Ballkan përqindja e serbëve atë- herë zero (..Sve do XVII veka Arbanasa je bilo ma -nje od pravoslavnog stanovnistva na ovim prosto- rima, vidi popis iz 1455 godine..Kamenica.. f. 212).
Atë regjistrim e kemi lexuar para tij. Në atë regjistrër shkruan se banor i Gjylekarit të komunës së Medevegjës ishte Berisha i biri Brankut dhe Ra- doja i biri Berishës, kurse banorë të Gërbacit ishin Vladko Arbanas dhe Novak i biri Arbanasit (Oblast Brankovica, Sarajevë
Deri në mesin e shekullit të XIX vetëm në rrethinën e Leskocit e të Prokuplës ishin 300 fshat-ra shqiptare (Leskovacki zbornik XVII, Leskovac
I përmend disa fshatra që kanë mbetur pa as- një serb, në mesin e tyre dhe Koretinin. Më 1948 përqindja e popullsisë paska qenë 48% serbë, kurse me 1999 qenka larguar familja e fundit serbe, ndër sa shtëpia i është djegur. (Godine 1948 nacionalni sastav stanovnista je bio...48% Srba, da bi 1999 go- dine i posljedna srpska kuca spalena... Kamenica, f. 29). Tash përqindja qenka 0%. por është dashur të tregosh se edhe para vitit 1924 përqindja e serbëve ka qenë 0%.
Nga Luftërat Ballkanike deri më 1929 ishin shpërngulur në Turqi 28 familje shqiptare dhe 4 fa- milje të serbëve të shqiptarizuar (...i cetiri kuce od poisljmljenog i poarbanesenog roda Kovana..Urose –viq, f. 109). Në toka të shpiptarëve janë vendosur kolonistë (...Dejanoviqi, Stosiqi, Tasiqi, Stajiqi, Sta -nojevqi iz Bisevca (vranjskog) svi doseljeni 1925, Antiqi dosljeni iz Aleksandrovca vranjskog
Berivojca është ngjitur me Koretinin. Si u bë që ti kronisti-pofalguzisti i Bolecit s’na tregove kah u tretën 60 familje shqiptare nga Berivojca, prej të cilave 49 familje vendëse, të tjerat familje muhaxhe -re të dëbuara më 1878 nga Boroci, Shillova, Lalin -ca, Lipovica dhe Vllasa. Ato familje, Radë qenefis ti, në nëntor të vitit 1934 kolektivisht janë shpërngu lur në Turqi. Më 1970 në Gjilan jam takuar me ho- xhën e Berivojcës mulla Musliun, i cili kish ardhur mysafir nga Turqia. Ai gjatë bisedës më tha “Nuk patum t’nejtun pej dofarë Curkoviqve, Petkoviqve dhe do Vasicve, t’ardhun pej kahmosit, masshumti pej rrethit t’Vrajes. Na e vnuen zullumin teri aty sa e kishin pre pre thivn edhe na e kishin shti mrena n’xhami”. Pas ikjes së shqiptarëve xhamia është rrë nuar, kurse varrezat e shqiptarëve janë bërë fushë e sportit, ku edhe sot luajnë fëmijët. Fëmijët janë fë-mijë dhe s’e dinë, por mjerë ata përindër që i lënë fëmijët të luajnë mbi eshtëra të njerëzve, pasar- dhësit e të cilëve janë tretur diku në Anadoll. Sipas A. Uroshevicit deri para 170 viteve (që do të thotë deri më 1690) fshati paska qenë banuar vetëm me turq, pastaj qenka banuar me serbë, por që nuk e dinë se prej nga kishin ardhur (..starina im se zna... Posle prvog svetskog rata su se pocelji naseljavati Srbi iz okolnih sela, pa iz severne Srbije Urosevic, f. 88). Ata që nuk e dinë prej nga kanë ardhur, s’e dinë as kah shkojnë, as ku përfundojnë? Diaelktolo -gu Danilo Barjaktareviq në fillim të viteve të 70-ta është marrë me studimin e të folmeve serbe të disa qyteteve të Kosovës. Gjatë hulumtive, në ve- çanti i ka interesuar e folmja e serbëve vendorë. Konstaton se në Prishtinë jetonin 31 familje të serbëve vendorë (.......ja sam tragao sa starincima i receno mi je da se kao domoroci smatrajuovi rodo-vi: Aksentijevici-1 kuca,Vasici-3 kuce, Blagotici-1 kuca, Jovici-5 kuce.......Danilo Barjaktarevec: Dia-lektoloska istrazivanja, Jedinstvo, Prishtina
TË DHËNAT STATISTIKORE FLASIN NDRYSHE
Po i jap disa të dhëna statistikore nga burime të historiografisë serbe, që nuk janë burime as arnautske, as siptarske (Iz Srbije Knjeza Milosa, Stanovnistvo i naselje, Beograd
Kjo ishte faza e parë e gjenocidit ndaj shqip- tarëve, faza e dytë me Hatisherifin e vitit 1830 kur patën filluar të bëheshin planet për dëbimin e shqip -tarëve nga Sanxhaku i Nishit (Muslimanima je zab -ranjen boravak u Srbiji sem vojnih garnizona u po- jedinim tvrdjavama Srbije. Musljimanima je ostav- ljen rok od godinu dana da prodaju svoja imanja.... Hatiserifom iz 1833 godine Muslimanima je produ- zen rok za boravak u Srbiji jos za pet godine. Knez ima pravo da za odrzavaje unutrasnjeg reda obrazu- je vojsku..........E. leksikon f. 233). Myslimanëve u ndalohet qendrimi në Serbi përpos në garnizone ushtarake në disa kala të Serbisë. Myslilimanëve u është dhënë afat një vit që t’i shesin pronat e tyre. Me Hatisherifin e vitit 1833 myslimanëve u është vazhduar leja e qendrimit në Serbi edhe për pesë vite. Princi ka të drejtë që për mbajtje të rendit të brendshëm të formojë ushtrinë. Ajo ushtri ishte for- muar që t’i dëbojë shqiptarët. Përmenda disa argu- mente, por ato janë të panumërta për krimet dhe gjenocidin që është bërë ndaj popullit shqiptar. Pra, motoja yte dhe e të tillëve si ti, e që nuk kanë qenë pak, ishte dhe është: rrej, shpif, plaçkit, dhuno, falsifiko dhe gjithnjë vajto se je viktimë. Betohu në të vërtetën, por kurrë mos e thuaj. Prandaj, nuk është për t’u habitur me rrenat, shpifjet, trillimet e falsifikimet, të cilat i bën që nga faqja e parë e deri në të fundit të këtyre kronikave-rranacakistikave.
R. Trajkoviqi në bisedë me kryeredaktorin dhe redaktorin përgjegjës të këtij edicioni, prof. dr Petar Markoviq, i cili na qenka mik i tij, por edhe i një numri të madh të ’’albancave’’ në të gjitha vend -banimet e “krahinës”, autorit të librit, pra Radomir Pofalguzes i paska thënë ’’Mora sve biti zasnovano na cinjenima, jer je to osnovno za hronike sela. Ov- de je to znacajno jer se radi o multietnickoj sredini, Strezove, f. 373’’ (Çdo gjë duhet të jetë bazuar në argumente, sepse ky edhe është qëllimi i kronikave të fshatrave. Pikërisht kjo është me rëndësi, sepse kemi të bëjmë me një mes shumetnik). ’’Videcete, tako i ce biti uradjeno, rekao je autor R. Trajkoviq’’ ( Do ta shihni, ashtu edhe do të jetë, i kishte thënë autori Radomir Trajkoviq. Strezovce f. 373).
Që ta shkruajë kronikën sa më ’’besnikëri- sht’’ pos dokumenteve të shkruara, Rada thotë se ka biseduar edhe me njerëz që i kanë njohur mirë rrethanat, dhe se ka konsultuar njerëz të moshave të ndryshme, madje edhe disa shqiptarë, por nuk ua thotë emrat. Në tërë ato 900 faqe ne na quan herë arnatuti, herë shiptari, e herë-herë na quan edhe poshteni albanci. Se si na quan Radomir Trojko-viq-Pofalguza, se çka ka menduar dhe çka mendon për ne e dimë fare mirë, por me gjasë ky mjeran s’ paska dëgjuar ende se Kosova më nuk është oblast (sikur deri më 1963), as pokraina (sikur deri më 1989), as oblast i Milosheviqit (si deri më 1999), por që nga qershori i vitit 1999 Kosova është shtet dhe se ne s’jemi as arnauti, as shiptari, as poshteni albanci, por jemi Shqiptar dhe vetëm Shqiptar.
Rada, kryeredaktorit dhe mikut të tij i pas-ka thënë ’’Do ta shihni, ashtu edhe do të punohet’’, por Radomir Trojko-viqi nuk e ka menduar se edhe ne do ta shohim. Dhe e pamë se janë gënjeshtra me qindraherë të stërpësëritura që nga Ilija Garashanini (më 1844), Mita Rakiqi (1880/ 81), Cvijiqi, Qubri-loviqi (më 1937/1944), Urosheviqi (më 1930 dhe 1944) Ivo Andriqi (më 1939), por dhe shumë e flli- qa të tjerë që vazhdojnë të trillojnë dhe të shpifin edhe pas vitit 1999.
Tash i paska ardhur radha edhe Radomir M Trajko-viqit që t’i stërpërsërisë të gjitha ato gënje-shtra që i ka marrë nga të tjerët, por më se shumëti nga ’’Novobrdska Kriva Reka’’, apo thënë më drejt nga rrenci, gënjeshtari dhe falsifikatori i Rajanocit Atanasije Urosheviq, kinse doktor i shkencave, të cilat i kish trilluar gjatë viteve 1929/30, i kish dorë -zuar në shtyp më 1935, i janë botuar në Beograd, më 1950 dhe i janë ribotuar në Prishtinë më 1996, botimin e të cilit e ka financuar libraria “Sveti Sa- va” e Gjilanit, pronar i së cilës ka qenë Dragan Sera -fimoviq, një nga përkrahësit e politikës së krimi- nelit Milosheviq.
Në vazhdim do t’i sjellë edhe disa të dhëna nga historiografia serbe. Jemi mësuar ne me shpif- jet dhe trillimet që janë bërë dhe bëhen ndaj nesh, prandaj as nuk na habisin, as s’na brengosin.
TRILLIMET SERBE ZANAT I MOÇËM
Deri sa zhvilloheshin luftime rreth Leskocit në mes ushtrisë serbo-turke, ne mbanim lidhje me ushtrinë tonë, por edhe bëmë një marrëveshje me turqit-arnautët se në rast se në qytet hyn ushtria jonë ne do t’i mbronin ata dhe po hyri ushtria e tyre ata do të na mbronin ne. Megjitatë, thotë autori, ne përmes njerëzve mbanin lidhje me ushtrinë tonë dhe e prisnim momentin kur do të hynin në qytet. Me depërtimin e ushtrisë tonë arnautët lanë me çka patën, ikën zbathur duke plaçkitur çdo gjë dhe duke dhunuar femra serbe (Nikola P Iliq: Oslobodjenje Juzne Srbije 1877/1878, Beograd
Çfarë gënjeshtrash. Shqiptarët e paskan lënë gjithçka që kanë pasur, paskan ikur zbathur dhe du -ke ikur jo vetëm që paskan plaçkitur çdo gjë serbe, por që paskan dhunuar gra serbe. Përplot shpifje si këto janë shkruar, e vazhdojnë të shkruhen edhe në di tët e sotme, madje nga shkencëtarluci i Bolecit.
Rakiqi, i cili kishte shërbyer në Komandën Supreme të Serbisë më 1878, thotë se i kishte vizi- tuar vendbanimet e çliruara të Sanxhakut të Nishit, madje kishte arritur edhe në Llap. Shënimet nga ato vizita ai i kishte botuar gjatë viteve 1880/81 në re- vistën ’’Otacbina’’ kurse më 1987 Muzeu i Lesko- cit i kishte botuar si libër i veçantë (M. Rakic: Iz no -ve Srbije, knj. 6, Leskovac 1987 ), siç thuhet për shkak të interesimit të madh të lexuesve, sidomos të punëtorëve shkencorë.
Po çka paska pasur në atë libër që të botohej pas 106 viteve, që paskan qenë aqë shumë të intere -suar lexuesit, kurse në veçanti ’’shkencëtarët’’ si Radomir Trajko-viqi?