Speciale
Astrit Vranovci: Mardhenjet Shqiptaro - Turke gjate kohes. Fakte per vetedijesim!
E diele, 19.12.2010, 09:59 PM
Mardhenjet Shqiptaro - Turke gjate kohes. Fakte per vetedijesim!
Nga Astrit Vranovci
Recenzimet e ndryshme shprehin rendesine e ketij libri per te kuptuar gjithe ato ndeshje te popujve nder shekuj, mardhenjet mes lindjes dhe perendimit si dhe vete Evropen.
Ne qytetin e Selanikut, pes shekuj me rradhe (pra gjate sundimit Osman) kane jetuar pothuajse te gjithe Popujt e Ballkanit, Turq, si dhe nje numer i konsideruar i Qifuteve.
Mazower tregon per qytetin si per nje teater ku banuesit e saj te shtyer nga ndikimet e ndryshme politike dhe ekonomike permbushin rolet e tyre dhe manifestohen aq sa keto ndikime lejonin dhe ashtu siq iu referonte “ natyra” e tyre.
Osmanlinjet kishin nje neveri te natyrshme ndaj gjithe emigrantve. Kurse kundrejt Shqiptareve kishin qendrim dyshues por i toleronin ngase ishin te domosdoshem per aparatin zyrtar Osman dhe si luftarak te denje ishin te domosdoshem per permbushjen e vullnetit zgjerues te feudaleve te pasur - bejve.
Si dhe popujt e tjere te Selanikut figurojne Shqiptaret aty ketu ne tere librin. Bie ne sy sidomos qe autori gjithmon flet per… fustanellen shqiptare… dhe per… shqiptaret sykalter… etj.
Edhepse autori Mazower nuk flet per ndonje popull ne veqanti, ia kushton nje kapitull te shkurter Shqiptareve.
Zoti Mazower mes tjerrash thote: “ Eshte shume i veqante fakti se Perandoria Osmane qe si ka dalluar popujt e perandorise sipas kombesise por sipas fese, ka pas emer te veqant vetem per shqiptaret, ate ”Arnavud””.
Sipas autorit qe bazohet ne hulumtimet e arkivave te ndryshme per plot 20 vite, ishin Shqiptaret te parehatshem, ambicioz dhe luftarak.
Ja se qka i raporton konzulli Franqez ne lidhje me kete aty kah fundi i shekullit 18 Qeverise Franqeze:
“ Te ghithe ketu (ne Selanik) qe jane te vetedijshem shpresojne qe Kapedan Pasha te ndjeke shembullin e Topal Osman Pashes i cili ne vitin 1731 e ka shnderru te tere Shqiperine ne lumej te gjakut.
Nese kjo s’ndodhe prape, rreziku eshte i madh se ky popull, shum i numert, dhe njikohesisht i varfer, qe ka zakon te mbaje arme, aq i fuqishem do te behet sa qe do ta rrezikoje tere Perandorine Osmane. E gjithe Rumelia dhe Konstantinopoli duhet te frigohet pos ndonje shqiptar ambicioz i organizon dhe perdore numrin, trimerine dhe disciplinen natyrore te ketij populli”.
Prandaj ne vitin 1799 Admirali Osman me 30 000 ushtare filloi operacion te gjere kunder Shqiptareve dhe vrau nje numer te madh te tyre. 34 koka te feudalve shqiptare (bejve) u derguan ne stamboll dhe tokat e tyre iu falen n’mes tjereve familjes lojale Evrenos.
Turqve dhe Grekerve iu dha liria qe te vrasin Shqiptaret sipas deshires. Per qdo Shqiptare te vrare pasonte shperblimi prej 5 zecchino Veneciane. 4000 shqiptare u debuan nga Selaniku.
Por ky ishte “sherim” i perkohshem nga Shqiptaret. Shume Shqiptare ishin muslimane por kjo s’kishte aspak ndikim ne ndjenjen e tyre te madhe urejtese dhe perbuzese qe e kishin tashme ndaj Turqve, shton autori Mazower. Prej asaj ngjarjeje Shqiptaret nuk e pranuan me autoritetin e Sulltanit Osman, raportonte nje vezhgues i atehershem, kurse Pashen e Selanikut e konsideronin si armik te neveritshem.
Pas kesaj shqiptaret s’ishin te rehatshem tregon autori dhe ashtu siq parapau konzulli franqez ketu larte i cituar, filluan mes 1780 dhe 1830 shume udheheqes shqiptare te fuqishem te rrezikojne me te vertete Perandorine Osmane.
Me 1793 Pasha shqiptar i Shkodres mundi ushrine turke, burgosi officiret e larte iu preu mjekrat dhe i dergoi ne Stamboll tek Sulltani ne shej perbuzjeje ndaj tije.
Permendet ketu gjithashtu Shqiptari i mirenjohur dhe avanturisti nga Kavala Mehmed Aliu krijuesi dhe sundimtari i Egjiptit modern, si dhe krijuesi i nje perandorie ne Afrike dhe vendet Arabe.
Ali Pasha nga ana tjeter sundonte tere ballkanin perendimor nga Janina dhe ishte i zene me formimin e shtetit te vete…
Ky extrakt i shkurt i mesiperm i spjeguar ne baze te librit “Selaniku” te Mark Mazower jap relacionin e vertete qe kishin shqiptaret me perandorine Osmane.
Mendoni se Osmanllinjet ndoshta ne kete periudhe te fundit kane perkrahe diku Shqiptaret?
Aspak! Perkundrazi! Qendrimi dhe mosperkrahja e tyre kundrejt Shqiptareve eshte nje prej arsyeve kryesore qe agonia e popullit tone te zgjatet per jo me pak se nje shekull.
Nje historik i shkurter i bazuar ne botimin “Kosova-Lufta e shtyer” te nje specialisti tjeter per qeshtje te Ballkanit, Raymond Detrez:
Shqiptaret pra ishin te integruar ne aparatin administrativ dhe ushtarak osman dhe shkaku kesaj kishin edhe privilegje te caktuara ne krahasim me Serbet. Qe te forconin poziten e tyre dhe privilegjet kishin perqafuar edhe fene islame ngase kjo perkrahej nga vete Osmanllinjet. Pra keshtu interesat e Perandorise Osmane dhe elites shqiptare ecnin per nje kohe paralel.
Por ne vitin 1839 futet ne fuqi Tanzimati (Reformat). Tanzimati parashkruante te drejta te barabarta per te gjitha njesite fetare (milletat) e Perandorise Osmane. Keto reforma ishin inspiruar nga modeli politik Evropian dhe binin mjaft perparime konkrete per popullaten e perandorise.
Por me keto perparime hynin edhe idete tjera (te padeshiruara) Evropiane ato te suverenitetit dhe shtetit nacional.
Duke referuar ne Tanzimat tashme kerkonin Serbet kishen e vete nacionale dhe mesim ne gjuhen Serbe. (Nacionalizmi serb ushqehej dhe zgjerohej qysh heret nga publikimet qe lehte kontrabandoheshin nga jashte). Keto shkolla Serbe u lejuan te hapen nga Turqit qysh nga viti 1830 ku Serbet vetedijsoheshin ne aspektin patriotik dhe mesonin shkrim-leximin.
Dalengadale filloi krijimi i shteteve te vocra ballkanike, Serbise, Greqise, dhe Malit te Zi. Te gjitha keto ushqeheshim me ide per zgjerim te teritorit te tyre.
Shqiptaret hetuan se kete zgjerim do e kerkojne ne dam te trojeve shqiptare dhe filluan te organizohen.
Ne vitin 1878 konventa e San Stefanos vulosi fundin e luftes Ruso –Turke e cila rezultonte me nje Bullgari te madhe gjere ne Korce. Pastaj pjese te medha te “tokave Otomane” (Shqiptare pra) do t’i takonin Malit te Zi. Nje Bullgari e madhe si marionete e Rusise qe do ta dominonte Ballkanin nuk iu pershtat Evropes dhe kjo beri qe ky konvenant te rishqyrtohet.
Tani te vetedijshem per rrezikun qe iu kanosej, Shqiptaret formuan ne qershor te 1878 Ligen e Prizrenit per te mbrojte integritetin e tokave shqiptare qe u ben pjese e pazarllekut mes Perandorise Osmane dhe Evropes ne kongresin e Berlinit ne vitin 1878.
Shqiptaret kerkuan qe kufiri Otoman mos te ndryshoj ne dam te Tokave Shqiptare kerkese e cila ishte ne favor te Perandorise Osmane dhe e forconte poziten e saj ne bisedime. Si kundershperblim Liga e Prizrenit kerkoi nga Turqit qe Vilajetet e Janines, Bitoles, Shkupit dhe Shkodres te fitojne autonomi administrative brenda perandorise. Kjo perfshinte pra Shqiperine e sotme dhe Kosoven, pjese te Malit te Zi , Epirit dhe Maqedonise.
Kufiri Osman (Shqiptare) nuk ndryshoi dukshem ngase pjesemarresit s’dinin se si ta zgjidhnin problemin e kufijeve. Vetem disa pjese te vogla iu dhane Malit te Zi.
Por, per kete perfitim Osmanet nuk i shperblyen shqiptaret. Shqiptaret se fituan autonomin e kerkuar per Vilajetet e tyre , perkundrazi Osmanet e ndaluan Ligen e Prizrenit.
Ja pra , perderisa tjeret u shkeputen nga zgjedha Turke qindravjeqare (Grekerit, Malazezet dhe Serbet), Turqit zgjatnin agonin e Perandorise ne shpinde te Shqiptareve pa u merzitur per fatin dhe interesat e tyre kombtare.
Athua ishte kjo ngase aq shum ishin integruar ne Perandori saqe konsideroheshin pjese e fatit te saje? Sidoqofte Perandoria ishte ne shkatrim e siper dhe Shqiptaret ishin akoma brenda saje.
Ambicjet e tyre nacionale brenda Perandorise Osmane, Shqiptaret provuan t’i realizojne per se fundi me 1908 kur perkrahen grushtshtetin e Gjon Turqve. Pa hyre me thelle ne kete levizje eshte me rendesi te permendet se perkrahja e Shqiptareve prape nuk u shperblye siq ishte premtuar: Autonomia e Vilajeteve nuk kishte parasysh Gjon Turqit.
Shqiperia s’ekzistonte ende, dhe ishte pjese e perandorise Osmane perderisa
Me 28 nentore te 1912 u shpalle pavaresia e Shqiperise ne
Pas shume peripecive u caktuan dhe kufijte e Shqiperise se sotshme.
Dy te tretat e Popullit Shqiptar mbeti jashte ketyre kufinjeve dhe ne 100 vjeteshin qe pasoi perjetoi kohera te veshtira nen qeveri asimiluese dhe armiqesore.
Nje numer i konsideruar u shperngul ne Turqi.
Nje pjese e konsideruar dhe shume me vlere, pasaardhes te Sulioteve te famshem mbeti ne Greqi dhe u asimilua.
Konkludim:
Duke pase parasysh faktet e lartepermendura dhe gjithe ato vuajtje te shkaktuara fillimisht nga Perandoria Osmane, eshte e neveritshme qe nje pjese e popullit tone ende identifikohet me Turk e Turqine dhe islamizmin.
A mos dikush mashtrohet te mendoje se qendrimi i Turqise se sotme ndaj Shqiptareve te sotem ka ndryshuar? Nga sjellja e tyre hetohet se ne shifemi nga ata ende si province e perandorise se atehershme qe duhet “ rikthyer” duke ushtruar ndikim mbi popullate naive me pak apo aspak identitet shqiptare.
Eshte kjo mungese e identitetit te paster kombetar qe na bene shume te prekshem. Por pa identitet s’ka respekt e as integritet. Askush ne Evrope apo gjetiu s’ka interesim per nje nacion te ri alla turko-arab.
Shqiptaret si shifet me larte pas kundershtimit te pergjakshem ndaj autoritetit Osman
Cili esht motivi i sotshem i shume shqiptareve qe i rikthehen islamizmit, Turqise dhe arabizmit?
Cili eshte motivi i sotshem qe ende zvarritemi ne te mbeturat e Perandorise Osmane?
Shqiptaret me gjithe kete rini kane shanse tani qe t’i japin realitetit kahje pozitive kah ardhmeria e tyre dhe te pasardhesve, duke rikthyer tiparet e veta qe e bejne te veqante ne syte e tjereve. Vetem atehere do te zejme vend ne kete kontinent ku edhe e kemi vendin: ne Evrope.
Vetem atehere do te kemi relacion te shendoshe me fqinje dhe me Turqine.
Ata qe identifikohen, endrrojne dhe synojne Vendet Arabe dhe Turqine jo vetem se do te dalin te zhgenjyer, por do ta demtojne poziten e Shqiptareve ne keto hapsira per nje kohe te gjate.