E shtune, 27.04.2024, 09:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Vangjush Ziko: Kujtesa ime

E premte, 26.11.2010, 10:42 PM


Vangjush Ziko

 

KUJTESA IME

 

 

POEZI

 

Nëna

bënte liko

me lule trëndafili.

 

Im atë

mushtin e nxirrte

nga rrushtë e Voskopit.

 

Në kodrën tonë

këndonte mbrëmjeve bilbili.

 

Ftoi i bashtës

pikonte në vjeshtë flori...

 

Unë

mburrem kot së koti

se bëkam poezi.

 

 

DËBORA E KUQE

 

Qyteti

u gdhi i mbuluar

me dëborë të kuqe

Sikur qielli

kish bërë diellin kurban.

 

Retë

kishin ardhur që tutje

përzhitur nga një vullkan.

 

Qe Etna apo Vezuvi,

nuk më kujtohet,

 

Apo kish shtrydhur plagët

Rruzulli...

 

Kish plasur Lufta Botërore.

 

 

NJË CIFËL BOMBE

 

Aeroplanët

hodhë bombat

mbi qytet...

 

Thellë në shpirt

e kam një cifël bombe,

beberonin e gjakosur

të një foshnje

të vrarë

në djep.

 

 

LUFTËTARI KOMBËTAR

 

Esesët

ardhë mbi motorë.

 

Pas tyre

vinte tymi i zi i Borovës.

 

Qyteti

mbylli qepena,

dyer.

dritaret hodhë sytë nga mali.

 

Luftëtari Kombëtar

nuk lëvizi

nga piedestali.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora