Mendime
Çlirim Uça: Një si përgjigje shqetësimeve të Daniel Gazullit
E marte, 16.11.2010, 10:57 PM
Një si përgjigje shqetësimeve të Daniel Gazullit
Nga Çlirim Uça
Edhe nje here: Fjale, zotni, fjale. Çfare po bahet me frenue koleren osmane? Fjale, zotni, fjale ...Daniel Gàzulli
Keshtu psheretiu dite me pare intelektuali dhe veprimtari i njohur i qeshtjes kombtare, z. Danjel Gazulli.
Per t`mos e lene kete psheretime, si kinse te pa pare dhe te pa ndegjuar, une vendosa te mirrem pak me temen e shqetsimit te Ti, tu marre ne shqyrtim nje kohe kogja te larget, ate te viteve te 70-ta, kur rrethanate shoqerore e politike ne Kosove krijuane nje ambient te favorshem per deislamizimin e popullsise shqiptare atje.
Siq eshte e ditur, atehere nder shqiptaret e kosoves pati marre te mbaren nje revulucion i madhe civilizuse, nga i cili feja islame qe goditur aq shume, sa te lante pershtypjen qe nje dite ajo do te ndodhej ne shtratin e vdekjes.
Ja disa shfaqje te ati realiteti mrekulluse:
- renje e agjirimit
- pjesemarrja gjithnji e me e vogel e njerzve ne gjamija
- nderprerja e shkuarjes se femijeve ne gjamija per mesim te edukates fetare
- ndrrimi i mardhenjeve ne familje, permiresimi i pozites se gruas ne familje
- heqja masive e shamijave nga koka e grave te reja
- fillimi i martesave sipas vetezgjedhjes se bashkshortit/ es (me dashuri).
- ndrrimi masovik i emrave nga emra musliman ne ata shqiptare.
Te gjitha keto ndryshime erdhen vetevetiu, pa nderhyrjen e ligjit, apo si pasoje e ndonje fushate revolucionare. Keto ndyshime ishine kryekput refleksione te mardhenjeve te reja, te krijuar pas renjes se regjimit te Rankoviqit dhe rrembimit te nje mase pushteti nga ana e shqiptareve. Nje gjysem frymarrje e popullsise, punsimi dhe arsimimi masovik, mjaftoj per te ndryshuar shume çka ne jeten e tyre. Ishte kjo koha e Mahmut Bakallit, pa asnji dyshim, decenja me e arte e te gjitha kohrave per popullin shqiptare deri me sot.
Nje fakt te ketij suksesi ne ndergjegjsim, une dua ta sjelli nga shembulli i familjes time. Nga prindte tane, ne ishim gjithsejte 6 femi dhe qe te 6 –te kishim emra muslimane. Nga 19 pasardhse, te ardhur nga ky brez, vetem nje mbajti emrin musliman( kjo si permbushje e nje deshire te gjyshit). Te gjithe te tjeret (18-te) u shqiperuane. Ky raste nuk ishte perjashtuese, por realitet i prekshem kudo ne Kosove.
Per rrjedhen fetare te viteve te 90-ta, une nuk mund te flas, pasi nuk kam jetuar ate kohe ne Kosove. Nderkaq ne 10 vjetshine e fundit, po shihet dhe po dihet boterisht se ç`ndodhi.
Kjo qe ndodhi ne Kosove, e qe nuk eshte dashte te ndodhe asesi, per faktine e njohur dhe te pa perjetuar ndonjehere nga te tjeret, qe nje aleance vlerash civilizuse, na trokiti ne portate e shepisve qe po digjeshin, per te vetmin qellim qe te mos i kishim ma ato , token , kombin,gjuhen, jeten dhe pasi na e ndalen zjarrine qe po na digjte, na dhan buke, na bene edhe shtepi , na dhan miresi e dashuri dhe ne fund na than te bejmi edhe shtet, duke na dhuruar edhe para, djerse, keshilla dhe siguri dhe sot ne , te qoroditur, thrrasim civilizime qe duane te na ndrrojne gjuhen, kombin, kulturen, sjelljen, pamjen dhe gjithqka tjeter qe ne kemi. Kjo tregone me se miri per mjerimine tone te pa shembullt, per mjerimin tone kapital, per shpirtin tone total te pa kultivuar, qe mjerishte ne çmimin e miresise ose perbuzjen e saj, leme edhe shume per te deshiruar.
Duke mos dashur te ndalem ne shtjellimin e faktorve qe quane deri ne kete gjendje, siç bera me larte per vitet e 70-ta, pasi jam i bindure te jeni ne dijeni sa dhe une e mos me mire,me deshire do te ndalesha tek numrimi i disa faktore qe jane percaktus , por qe rrine te fshehura, siç jane:.
- mungesa e qeverive kombtare( Kosove dhe Shqiperi)
- komercializimi i shqiptarve si rrezik per pasoja shkombtarizimi total( kjo pasoje eshte e njohure mire edhe ne t`kaluaren)
- kriza e jashtezakonshme e komunikimit( shqiptaret flasin shqipe, por nuk kuptojne shqipe, eshte nje thenje e imja)
- mungesa e identitetite dhe e vetedijes kombtare
Te gjitha keto jane pasoja te roberise se gjate dhe te mungeses se arsimit te mirefillt. Iluminizmi vetem ne paste kaluar tranzit neper Kosove, se rast nuk ka pature te ndalet. Po ashtu edhe ne Shqiperi nuk mjaftuane 80 vite arsimim te sforcuar, per te krijuar te pakten nje kulture komunikimi, ashtu qe vete gjuha te kishte vleren e mirekuptimit, qe mjerishte sot nuk e ka as per se afermi ate vlere.
Tash shtrohet pytja, çfare mund te bejmi ne per te ndaluar islamizimin e trojeve tona?
Sipas pikpamjes time, mundesite per te bere te duhuren nuk jane ma ne durte tona, por ne duarte e pushtetarve tane. Perderi sa jemi nje vend shume i varfer, mundesite tona individuale( personale e grupore) jane jashte çdo gjase te perballjes me fondacione shtetesh te kahershme, qe perhapjen e fese islame e kane prioritet te dores se pare.
Me kete une dua te theme se perhapja dhe mosperhapja e kesaj feje eshte kryekepute e lidhur me qeshtjen materiale. Perdorimi i ndonje rruge tjeter radikale mund te na sjell pasoja, qe as vete nuk i dimi. Nje perkushtim atdhetar per te bere detyren e propagandimit, megjthat mbetet detyre e te gjithe neve, qe ne shpirte mbajmi detyrimin moral per te bere me te miren e mundshme per vendine dhe popullin tone.
Gjasat qe te krijohen rrethana te favorshme, te ngjashme si ato te viteve te 70-ta , jane shume te vogla dhe, nese po, te vona. Po ashtu edhe arsimimi yne, nuk shihet se do te kete nje fat tjeter , pos te jete i prapambetur ne raport me ate te vendeve fqinje.
Per perfundim duhet thene edhe se: fati i qeshtjes ne shqyrtim, do mvaret shume edhe nga zhvillimet boterore.
Pershendetje per z. Daniel Gazulli