E merkure, 01.05.2024, 01:33 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Mosdallimi mes shtetësisë dhe kombit

E shtune, 13.11.2010, 07:34 PM


Mosdallimi mes shtetësisë dhe kombit

 

Nga Faik Krasniqi

 

Më habit fakti që akoma sot, disa nga pseudonalistët dhe pseudointelektualët merren me këtë temë për identitetin ”kosovar”. Nuk arrijnë dot për të dalluar nocionet gjeografike nga ato kombëtarë, ose në rastin tjetër e dinë ketë, por veprojnë me një skenar ndjellakeq që gjoja po duan të krijojnë një “identitet të ri të kombit kosovar”

Dhe sa më duket këta ”zotërinjtë”, nuk janë të vetëdijshëm, për një fakt historik se hapësira etnike e Shqiptarëve dikur ishte një, dhe se në ketë hapësirë gjithmonë kanë jetuar shqiptarët që nga lashtësia në kontinuitet (iliro-shqiptar).

Fakti që Shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete nga trungu amë nga imponimi i fuqive të mëdha nuk do të thotë që këta shqiptarë të konvertohen në të ashtuquajtura identitete të reja. Kjo politikë do të thotë për të vazhduar pjesëtimin e shqiptarëve akoma më shumë, aty ku e kanë lenë armikët tanë.

Ka disa që as nuk e kuptojnë çka do të thotë identitet kombëtar? Por, ka edhe disa bastard të kombit që punojnë me vetëdije kundër interesave kombëtarë.

Sa për të ju kujtuar këtyre zotërive që nuk kanë as shpirt, as vetëdije e as ndërgjegje kombëtare se identiteti kombëtarë i shqiptarëve të Kosovës ka kaluar nëpër shekuj me shumë sakrifica dhe ky identitet është shkruar me gjak për të mos u harruar kurrë nga memoria e kohës, që shqiptarët të jetojnë të lirë në hapësirën e tyre etnike që kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Dhe në fund sa për sqarim për ata që nuk e kanë të qartë, nocioni Kosovë ka kuptim gjeografik, kjo nënkupton se një qytetar i Kosovës mund të jetë shtetas i Kosovës

dhe këto shtetas, me komb mund të jenë shqiptarë, hungarezë, gjermanë, etj.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora