Mendime
Selim Hasanaj: Lojnat e SHIK-ut, intrigat e Hashimit, ndërskamcat e llapjanve dhe naivitetit rugovas
E enjte, 11.11.2010, 10:58 PM
LOJNAT E SHIK-UT,INTRIGAT E HASHIMIT, NDERSKAMCAT E LLAPJANVE DHE NAIVITETI RUGOVAS
Nga Selim Hasanaj
Qytetaret shqiptarë të Dardanisë të lodhun e të dermuem nga shtypja mizore e pushtetit të koalicionit çeverisës PDK - LDK mezi priten të shkatrrohet ky koalicion dhe të bie kjo çeveri dhe të largohen nga institucionet këta njerz mafioz, këta hajna e njerz të korruptuem. Pozicionimi i Hashim Thaqit dhe kompanisë së SHIK-ut kompani kjo e krijueme nga ish klyshet e xhaxhit Enver e që janë ish të burgosunit politik, ish marksistleninistet e imagjinates së tyne Republika e Kosovës, ish hajnat e metropoleve të Evropes, ish intelektuajve të kalibrit Rexhep Qosja, Agim Vinca, Nuhi Vinca, Zenun Qelaj Mehmet Kraja, akademikve ish komunist të Titos si p.sh Esat Stavileci, Sadri Fetiu, Hakif Bajrami e sa e sa të tjerë, pra krejtë kjo kompani si kolonë e pestë pozicionohet per ta luftue deri në shkatrrim LDK-në këtë Levizje të Shejtë kombtare e cila per dy dekada luftojë, veprojë dhe realizojë ma në fund SHTETIN E REPUBLIKES SË DARDANISË. Nuk tham diqka të re sepse tashma dihen disa atentate per likuidim fizik të Presidentit të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova. Dihet se ma në fund (sipas mendimit të shumices) edhe e helmuen dhe Ai iku në boten e amshueshme.
Ka pas nji bindje e cila per vite ishte e dukshme. Ibrahim Rugova dhe LDK kanë elektoral besnik veq në Istog, Pejë, Gjakovë, Suharekë ( Therandë), Prizren, pra komplet Dukagjini, pastaj në Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan dhe edhe vetë Prishtinë. Në Prishtinë pikrishtë pse aty ka llapjan dhe ata nuk e lëshojnë kurr Rugoven. Rugova vdiq, duhej të zgjidhet lideri tjeter i partisë dhe shtetit. Hashim Thaqi permes njeriut të vetë Pleurat Sejdiut arriti ta futë thiken mes lidershipit të LDK-së. Axha i Pleuratit Prof Fatmir Sejdiu me polic e me truproje në mbrojtje e perkrahje arriti ti fitojë 29 vota ma shumë se rivali i tij Akademik Nexhat Daci. Krisen KARRIKAT dhe u nda LDK-ja në dysh. Rezultati i lojes së Hashim Thaqit, SHIK-ut dhe PDK-së 10 : 0 kunder LDK-së.
Loja vazhdon. Zgjedhjet nacionale dhe koalicioni PDK -LDK. Edhe njiherë Hashim Thaqi, SHIK-u dhe PDK 10:0 kunder LDK-së.
Dhe menjiherë pas këti koalicioni, njeriu që u tregue si ma i sukseshmi në zgjedhjet lokale Prof. Isa Mustafa , njeriu që ja gerrditi jeten të dyshuemit per krime lufte, të akuzuemit per korrupcion dhe keqperdorim fondesh shtetnore me shuma marramendëse Fatmir Limaj-t , pat kerkue që ky koalicion të nderpritet. Ishte teper i zashem Prof. Isa Mustafa dhe pothuej nderpremjen e koalicionit e kerkonte në çdo paraqitje publike.
Fatmir Sejdiu ishte Kryetar i shtetit dhe sado që ishte Prof. i shkencave juridike perqudi nuk e dinte se shkel Kushtetuten e vendit per shkakun se mban dy poste. Atë të liderit partiak dhe atë të kreut të shtetit. Gjykata Kushtetuese e Dardanisë e akuzon per këtë shkelje dhe ai jep dorheqje. Shumkush u befasue, disa menduen dhe shpresuen se punet ma në fund të marrin të maren, vetem Hashim Thaqit nuk i hanger palla.Ma qoj mallin e burrit rrospillan që nese dikush ja merr nji dashnore ai nuk merzitet, ai thotë ka kurva sa të duesh dhe do e gjajë nji tjeter. Ndodhi çka ndodhi dhe vertetë Hashimi gjeti shumë "kurva". Kurva e parë e Hashimit dhe elefantit nga Novosella Xhavit Halitit tue ju rikthye prapanicen këtyne të dyve serisht doli Bujar Bukoshi. Ai me servilizem nenshtrues i tmeruem ashtu si gjatë luftes në Dardani 1998-1999, edhe tani merr persiper per ta shkatrrue tutje deri në themel LDK-në. Me porosi të liga dhe me pervojë intrigashi Bujar Bukoshi mashtron kand tjeter pos djalin e Dr. Ibrahim Rugovës, z. Ukë Rugova dhe i premton ati se pasi Bujari do kandidon per postin e liderit në LDK, nese e fiton do del me Ukë Rugoven si bartes i listes. Disa javë komente e deklarata të Bukoshit. Në anën tjeter Fatmir Sejdiu poashtu paraqiti kandidaturen per edhe nji mandat per lider partie. Isa Mustafa pat deklarue haptas se do e deshronte postin e liderit partiak në LDK, por nuk do i bahet oponent e kunderkandidat Fatmir Sejdiut. Per qudi, erdh dita e Kuvendit të VII-të të LDK-së dhe aty dolen dy kandidatura. Ajo e Fatmir Sejdiut dhe e Isa Mustafes. Bujar Bukoshu me Ukë Rugoven as nuk ishin të pranishem në kuvend. Nji ditë apo dy para kuvendit të LDK-së ata deklaruen se kanë formue nji LISTË që e quejten LISTA E LDK-SË IBRAHIM RUGOVA. U pa se nga LDK doli edhe nji fraksion, do ndodhë edhe nji qamje. Uka e edhe intrigashi Bujar Bukoshi deklaruen se nese fiton Isa Mustafa ata do e perkrahin, por jo Fatmir Sejdiun. Opinioni mbetej me gojë hapet. Deklarata të forta dhe kurajuese këto. Në popull u zgjue shpresa se klani kurruptiv, narkomafioz dhe rrospijat e Hashim Thaqit në LDK ma në fund do thejnë qafen dhe bashk me ta edhe PDK e Hashim Thaqi. Dhe çka ndodhi. Ndodhi ajo që asht pritë. U deshmue se si duket turqit kanë mjell faren e tyne edhe në Dardani ashtu sikur në Bosne. Neve andaj ndoshta shpeshherë jemi të ngjajshem me boshnjaket. Te boshnjaket asht nji barcolet e HASES dhe HUSES. Ata e kishin pas nji kal. Hasa i zbritke e Husa i hypte. Husa i zbritke e Hasa i hypke. Tjeterkujt nuk i vinte radha. Kësaj radhe "kalit" i zbrit Fatmir Sejdiu dhe i hypi Isa Mustafa. Nervat dhe adrenalina e popullit u ngriten. Shpresat se do bashkohen burrat e LDK-së u duken se do bahen realitet. Mirpo per vetë faktin se kur duhej të bahej votimi u urdhnuen gazetaret ta leshojnë sallen mue më dha sinjal se do luhen lojna të poshtra edhe këtë herë. Masi ishin krye pazarllaqet në prapaskenë ma heret e tash edhe në vetë kuvend u komunikue se lider i ri per nji mandat kater vjeqar i LDK-së me 235 vota pro Isa Mustafes dhe 124 pro Fatmir Sejdiut, pra me nji diferencë të madhe të 111 votave u zgjodh Prof. Isa Mustafa.
Pas kësaj u komunikue cilet janë lista e kryesisë dhe aty prap populli u entuziazmue. Pau se Fatmir Sejdiu nuk asht në atë listë, as nga (shumkush) i ashtuquajtuni Karagjiqi i Prizrenit, Eqrem Kryeziu nuk asht aty. Mirpo pak kush e vërejti se aty janë persona të pamerituem, persona që deri dje e kanë sha e luftue me tana forcat LDK-në dhe Dr. Ibrahim Rugoven. Teuta Sahatqija, ish zonja e SAHATIT, mori postin e nenkryetares. Haki Rugova kryetari aktuak i Istogut, kusheri i Dr. Ibrahim Rugovës nenkryetar tjeter. Ky njeri me vite ishte antar dhe edhe kryetar i deges së PL ( partia liberale) e Gjergj Dedaj, pra Haki Rugova ishte perkrahes i kunatit të vet të ndjerit Sokol Blakaj. Nejse çka kanë mendue të tjeret unë nuk e di , por personalisht mendova se Isa Mustafa nuk e njf z. Haki Rugova sa duhet, mendon se ky njeri do i sjell vota në Istog LDK-së dhe andaj edhe e ka afrue. Mu dhims Isa Mustafa që ( mendova unë) nuk e din se në Istog kushdo që të jetë ai, nese asht apo futet në LDK dhe kandidon do fiton sepse Istogu asht vendlindja e Shejtit dardan Dr. Ibrahim Rugovës dhe se votat në Istog nuk i fiton Haki Rugova, por i fiton e do i fitojë gjithmonë Ibrahim Rugova dhe LDK-ja e ti.
Kështu para mendova unë, sepse unë jamë rritë në Istog, njof me themel istogasit ma të vjeter se unë dhe moshataret e mi. Po të ishte fjala per vëllaznit e Haki Rugovës, Ganiun apo Ismetin unë me gjithë zemer do pajtohesha, mirpo Hakiu me atë bagazh sjelljesh që ka , unë nuk kamë koment!!!
Nuk ma preu mendja se aq i poshter asht klani i Llapit në LDK me nderskamca e intriga, sa të shkojë aq larg sikur që po deshmohet hiq ma larg se diten e sotshme 10.11.2010.
Dje Isa Mustafa deklarojë para gazetarve se ka pas nji bisedë të pasuksesshme me Ukë Rugoven. Sot në lajme tanë diten u komunikue se definitivisht Ukë Rugova dhe familja e Ibrahim Rugovës u menjanue nga LDK-ja me perfiditet nga klani narkotiko-mafioz i llapjanve me në krye Sabri Hamitin, Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafen. Kur thash "narkotiko" aludojë në Sabri Hamitin. Argument djali i vëllaut të ti, shofer personal që mban burg akoma në Serbi pasi që para diku nji viti u zu me disa kg. drogë. Mund të jetë këtu pak i perlyem edhe Fatmir Sejdiu me djemet e ti shumë të pefolun per afera, në postë, në korrupsion në heqjen e fotove të Ibrahim Rugovës nga zyret e postave etj, etj. Isa Mustafa ky burr i vjeter e me pervojë komunisti, kjo dhelpen perfide, nuk harrojë pa e shpall KRYETAR NDERI TË LDK-SË Fatmir Sejdiun. Ah sa keq e ka ironizue më thanë disa miq në telefon. Pranojë se ashtu mendova edhe unë dhe disi te unë ato qaste u zgjue ndjenja e butësisë. Mu dhims Fatmir Sejdiu!!! Nuk e di pse por thash, kjo nuk të ka hije zoti Isa Mustafa. Isa Mustafa më gëzojë kur komunikojë se në kryesi nuk e ka Eqrem Kryeziun at drenicak të Llapushes që mendon se asht qytetari ma i qytetnuem i Prizrenit dhe Dardanisë, por sot Eqa ironik u rikthye në grazhdin e vjeter. Sot edhe Familja e Ibrahim Rugovës i dergon leter Isa Mustafes dhe e akuzon per anashkalim. Isa Mustafa thotë se ai mendon se Ibrahim Rugova asht njeri i të gjithve e jo vetem i familjes së ti Rugova. Çfar ironie, çfar poshtersie. Ndoshta neser do na njofton Isa Mustafa se nese fiton zgjedhjet dhe post kryetari apo kryeministri do e merr per këshilltar Fatmir Sejdiun. Ja këthejn borqet llapjanet njani tjetrit. Isa ishte në fillim pasi edhe ky i pat ba ojna dhe bojkot LDK-së per nji kohë sa ishte Dr. Ibrahim Rugova gjallë, pra pasi u këthye në grazhdin e vjeter ishte këshilltar i Fatmir Sejdiut.
Pra lojnat e SHIK-ut, intrigat e Hashim Thaqit dhe nderskamcat e llapjanve po vazhdojnë me sukses dhe per ta shkatrrue me themel LDK-në at postulat të shejtë mbi të cilin i tanë populli per dy dekada u betue dhe së bashku me liderin e tyne besnik e të menqem ban themelet , konturet dhe kulmin e shtetit të mvetsishem të Dardanisë dhe sot këta kopil të kombit po tregohen perfid sepse kur po kanë nevojë po vejnë foto të Dr. Ibrahim Rugovës dhe po perkulen para varrit të ti në Velani. Kur po arrijnë qellimet po hjekun fotot dhe po shkatrrojnë gjithçka rugovjane. E kanë lehtë pasi vetë rugovajt , kjo familje e madhe e me traditë shekullore patriotike e burrnore janë vetë naiv, janë të ligj, janë hiq. Po më kujtohet thanja e Shaqir Shatrit këto momente. Ky njeri asht alkoolist, por shpesh flet filozofi. Në nji rast kishte pas thanë: "QABJA E SHQIPTARVE ASHT VELANIA E IBRAHIM RUGOVA DHE SHQIPTARET NUK DUHET ME SHKUE NË MEKË, POR NESE DOJNË TA GJUEJN DREQIN ME GUR LE TË SHKOJNË NË CERRCË E TI GJUEJN ROGOVAJT"Të lumtë o baca Shaqë. Ja ke qellue rrast.
Sot u komunikue se edhe Nexhat Daci i hanger nji vit e gjysem burg me kusht, dy vite ndalesë per të ushtrue funksione publike, këshilltari i ti Ahmet Alishani u denue me gjashtë muej burg dhe me nji fjalë LDD ngadal por sigurt sipas planeve të SHIK-ut, intrigave të Hashimit dhe nderskamcave të llapjanve e naivitetit rugovjan po shkon në shumje.
Tash ta spjegojë pak pse thamë naiviteti rugovas?! Sot në politiken e shtetit kemi tre veta me mbiemnin Rugova. Jo vetem mbiemni por këta janë djem axhe mes veti. Haki Rugova, Naser Rugova dhe Ukë Rugova. Hakiu në LDK tash nenkryetar. Naseri në LDD nenkryetar dhe tash Uka në aleancë zgjedhore ( sa per fillim se do e shifni ma vonë) në AAK. Ku ka ma naivitet, ku ka ma maskarallak, si nuk munden me u bashkue, si nuk munden me perkrah njani tjetrin dhe per lexuesin që nuk e dinë po e spjegojë se Haki Rugova asht vetë i shtati vëlla, të gjithë me fakultete dhe kanë ekonomi e biznes të mirë. Naser Rugova vetë i gjashti vëlla edhe këta poashtu të gjithë me fakultete dhe intelektual, Uka me vëllaun Mendimin dhe me kusherinjet e tjerë që i permenda si dhe me ata 70-80 djem axhesh të tjerë atje në Cerrcë të Istogut sikur mos të ishin naiv, sikur mos të ishin të ligj nuk do shkonin mas Fatmir Sejdiut e Nexhat Dacit ma heret e as mas Isa Mustafes, Nexhat Dacit, Bujar Bukoshit e si duket edhe AAK-së tash por do e kshin ni kandidat të vetin në LDK të Burrit të Kombit të birit të tyne Dr. Ibrahim Rugovës dhe ate do e perkrahnin per ta nderue veten, per ta nderue emnin e krahines së tyne kreshnike RUGOVA dhe per ti njoftë vepren Dr. Ibrahim Rugovës. Kështu do shpetonte atdheu sepse do hiqej nga duert e sunduesve vasal të shitun, kriminel dhe korruptiv.
Andaj mendojë se dashamiret e Ibrahim Rugovës dhe kjo do thotë atdhetaret e mirfilltë kanë vetem nji mallkim nga zemra per shkatrruesit e LDK-së, klanin e llapjanve që ka shkollen e ish shefit të UDBsë në Pejë Sherif Balaj dhe që me besnikri i sherbyen SHIK-ut dhe Hashim Thaqit dhe po e lanë peng jeten e shteti të Dardanisë, jeten dhe dinjitetin e qytetarit dardan.
Rugovasve ju thamë bashkohuni, jeni vëllazen dhe ndamja nuk ju ka hije. Pasojat e juve dhe ngatrresat që i keni në katund nuk duhet të manifestohen në poste dhe në politikë.
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
11.11.2010