Mendime
Çlirim Uça: Pretendimet politike te ortodoksit Pirro Prifti
E enjte, 11.11.2010, 10:57 PM
Pretendimet politike te ortodoksit Pirro Prifti
Atdheu eshte buka jone e perditshme. Kur ka rreziqe t`na kafshojne, ta mbrojmi ate.
Nga Çlirim Uça
Gjate leximit te shkrimit te z. Pirro Prifti “ Ateistët dhe ish nomenklatura e kuqe, dëmtues të tolerancës fetare në Shqipëri“, kam mundur te dalloj me lehtesi ambicjen kafshuse te zoteriute. Po te shprehem me fjalorin e ti, do te thosha nje kafshim „gjarperore“ dhe kete ne emer dhe llogari te Atite (Janollatusit) e t`birit e t`zeusit greke. Sado qe nuk me pelqen te komunikoj me fjalor dhe figura kafsheshe, kur fjala eshte per nje shprehje mendimi te kundert, , kesaj radhe jam nxitur nga vet zoterija e ti, z. Prifti.
Ne shkrimin e lartecekur, z. Prifti, sado qe eshte perpjekur ta mbuloj koken me mburoja kulture dhe edukate, ne menyre qe t`mos paraqitet i shperpallur si ata qe ai i kritikon (“Salo Labi Tepelenasi”, “Kolinsi” dhe “Poradeci”), prape se prap ai nuk ka arritur t`na fshehe instiktin kafshus, kur haptas na ka kercnuare:
“Harrojnë këta zotërinj se duan apo s’duan ata drejtimi i vendit ose do të jetë proporcional duke ndarë tre postet kryesore të vendit sipas komuniteteve fetare, ose Shqipëria dhe trojet shqiptare mund të kantonizohen si Zvicra, nëse pabesitë e tyre zgjedhore gjatë rotacioneve politike do të harrojnë komunitetin ortodoks“.
Keshtu ai u drejtohet gjarperinjve dhe djajve te kuq , thuse vetem me ta ka llogari te hapura kur behet fjale per qeshtje kafshshimeshe. Kjo tregon pernjime hallin e madh qe ne kemi me keto qenje, qe duane te na ndajne tamam sikur ne te ishim delet e tyre. Dhe perse? Per kurbane te huaj!
Ketu te vie pytja, athua per z. Prifti, gjarprinje dhe djaje te kuq, a jane te gjithe ata qe ndjejne dhembje per fatin e Kishes Ortodokse Shqiptare dhe nese jo, atehere çfar jane keta te vujturit? Nese mund ti ndihmoj, per veteveten time i theme se jame, as me pak dhe as me shume se sa biri i Vaso Pash Shkodranit. Po ashtu nuk jame as komunist.
Ky kercnim i ardhur nga z.Prifti, ne kohen kur trojet tona kercnohen dhe kafshohen ne te gjitha artet e mundshme, qe ndoshta edhe mund te duket si i pa randesishem( mbase shtjellimi i ti edhe si paranojizem), tregon rreshqitjen e Kishes Ortodokse Shqiptare nga fryma dhe tradita e saj dhe orjentimin kah fryma e kishave tjera ortodokse, ne rajon dhe me gjere, perkatesishte ka profilizimi i gjelleberjes politike. Po te kihet parasyshe kush e kaleron kishen tone, nuk mund edhe te mos jete ashtu, qe ajo te mos i perngjaje kishes meme greke dhe tezeve te saja, kishes serbe dhe ruse. Ato te vrajne dhe te kthjellin ne politiken e vendeve te tyre, e kisha e jone te mbetet pa ate rol, kjo gje nuk mund te shkon.
Se mos na mungojne arsyete per kete se? Asesi jo! Zoti Prifti nuk eshte ai qe hyne ne mal pa nje sopate te mire. Si sherbtor i mire qe eshte, ai e ka per ndere ti sherbej
„ një komuniteti i cili është nga komunitetet më të civilizuara dhe më korrekti përsa i përket qoftë zbatimit të ligjit qoftë për përqindjen jashtëzakonisht të ulët përsa i përket kriminalitetit të çdo lloji. Është ky komunitet i cili është nga më punëtorët por dhe nga më të papërfaqësuarit qoftë në drejtimin legjislativ, qoftë në atë ekzekutiv apo dhe presidencial“.
Me shume se aq, eshte ne nderin dhe dobine tone, edhe ne te besimeve tjera, ti kapemi keti momenti historik dhe ti bashkohemi ketij civilizimi, sipas shembullit te vellezerve tane ortodokes, duke i dhene shqelmin e duhur prapambetjes tone. Mbase ashtu edhe mund ta mbysim njehere e pergjithmone fantazmen komuniste te ngujuare ne kokate e antikomunistve te hallakatur pas bemave mizore. Veq kesaj kemi dhe rastin historik per ta forcuar BOSHTIN ORTODOKS ne ate pjesen greke dhe ne ate menyre ta nderprejmi invadimin ISLAMIK kah perendimi. Sapo te ndodhe kjo mrekulli, dmth te forcohet boshti i djallit, bota perendimore do na bekoj edhe nje here, si ne kohen e „Georgis Kastriotis“, per rolin tone te shpetimtarit. Mbase, ne mirenjohje per kete rol, Vatikani dhe ato vendet e shkerdhyera, do njihnin edhe pavarsine e Kosoves.
Ajo qe dihet boterisht dhe qe edhe te tjeret na vlersojne, qe kure eshte themeluar Shteti Shqiptare, mosdiskriminimi religjijoz , kulturore dhe trajtimi dinjitoz i pakicave, ka qene dhe ka mbetur nder gjerat e pakta krenare te ketij vendi. Sa here kam kaluar neper Shqiperi, e kam ndjere veten mire dhe krenare qe shqiptaret nuk mbajne qendrim racist ndaj romve, ani pse gjendja e tyre vazhdon ne jete e rende, si dhe e vet shqiptarve. Kjo kryekput per shkake te nivelite te ulte te zhvillimit te shoqerise shqiptare. Per keto 20 vjet ne Shqiperine anarkiste, kam degjuar e çfar nuk kame degjuar, por edhe jo asnjehere per diskriminim komunitetesh!
Shtrohet pytja, prej nga kjo shpikje e z. Prifti? Ku e shehe ai “ disekuilibërin në stabilitetin e vendit“? Prej kur ati i duket komuniteti ortodoks si „ me i paperfaqesuari qoftë në drejtimin legjislativ, qoftë në atë ekzekutiv apo dhe presidencial“?
Ma merre mendja, zoterija ankesat nuk i ka nga halli, por nga malli. Paternalizmi i ti dhe i sivllezerve te besimit tjeter( islam), eshte nje shfaqje kercnuse per te ardhmen e kombit tone. Pasi ata kane marre guximin e dhene nga standartet e kohes, tash kane vendosur te na`i tregojne edhe dhembet. Fale perkrahjes greko-arabe protezate i kan te cilesise se larte kafshuse.
Dalja mbi shtetin dhe kombin tashma eshte pretendim i hapur i islamistve dhe ortodoksve. Me keto veprime keto dy fe jane duke u deshmuar si jo kombtare. Nese e para e ka patur ne tradite qe nga gjeneza, e dyta kete eshte duke e ushtruar qe nga koha kur kjo ra pre e helenizmit(megaliidese).
Per qendrimin e drejte qe ka mbajtur dhe po mbane feja katolike shqiptare, i fale pergezimet e mija. Ajo ka dhene prova te pa diskutushme se eshte e vetmja ne dinjitetin e nje feje kombtare.
Zoti Prifti me nje gjuhe urrejtje, pa fare kulture fetare, thrret ata te errtite e monarkise shqiptare, per te hjekur dore nga monarkija dhe andrra e tyre e lige“ të mbajë si shërbëtorë kaurët ortodoksë që ti shërbejnë si hyzmeqarë“. Keshtu flete dhe shkruan njeriu qe fale edukates fetare nuk ka mbetur“ djall i zgjuar“. Qe te mos jete vertete i till dhe qe ta shfaqe minimumin e respektit ndaj neve, qe nuk ja miratojmi pozicionin qe ka marre, e keshillojmi te pakten t`mos shkruaje dhe flase ne emer te shqiptareve, perderisa bene punen e grekut. Punen e grekut mund ta bene pa patur nevoje ta mbuloj koken. Zemergjersija e jone kete standart e ka garantuar qe moti. Ama edhe ai duhet t`na njohe te drejten tone per t`mos qene ne vathen e ti dhe edhe ne te kemi po aq te drejte te shqetsohemi per fatet e kishes tone. Po ashtu, perderisa e shohime z Prifti ta kete meni ngjyren e kuqe, e ftojmi te çlirohet nga brenga e shtypjes se kokave tone, se edhe ato te gjorat nga brenda gjak kan dhe jo qumsht.
Kur gjithe opinjoni shqiptare eshte i shqetesuar per fatin e Kishes Ortodokse dhe kur ka zera nga larte, siç ishte edhe z. Sabri Godo, qe tha te dyshonte te ishte kisha shqiptare, Ju z. Prifti, e lavderoni punen e Kishes Ortodokse, „e cila drejtohet përkohësisht por me shumë sukses nga Fortlumturia e tij Anastasios Janullatos“. Keshtu beni nga shpresa per t`na verbuar, ashtu qe t`mos i shohim gjerat e turpshme te kesaj kishe, e cila ta merre gjuhen, ta merre kombin, ti rrafshon varret, ti blene eshtrat per te bere ushtri varresh per nevoja te megaliidese. Keto qe une i thashe nuk jane gjera qe te shqetsojne. Jo, se jeni ne pozicion me qellimin e tyre.