Mendime
Skender Korça: Zgjedhjet në Kosovë
E premte, 12.11.2010, 10:58 PM
Zgjedhjet në Kosovë
Shkruan: Skender KORÇA
Realiteti politik në Kosovë sot duket edhe nga qielli lartë, pa dashur të futesh në analizë të asaj se çfarë po ndodhë dhe çfarë po projektohet në këto zgjedhje që na presin. Është bërë rrëmujë: kalime dhe aderime nga një krah në krahun tjetër politik, nga një subjekt në subjektin tjetër, nga një grup në tjetrin...lojë dhe garë e “fytyrave” të njëjta
Po ndalojmë këtu, po shohim me një prizëm më të gjerë problematikën dhe po japim një shpjegim të vogël në këtë rast:
I.
Lëvizjet e “personaliteteve” nëpër parti politike
Lëvizjet e “personaliteteve politike” në Kosovë , nëpër parti politike po bëhen më ritëm të shpejtë sa që edhe vet ata që po bëjnë këto lëvizje nuk e kanë idenë se çfarë po kërkojnë nga subjekti i radhës, çka e koncepton lëvizjen me “detyrim”, çka e detyron të bëjë këtë lëvizje?
Apo është mësuar “maksima refrene”: “ Jam i ngulfatur dhe nuk vija në shprehje për mendimin dhe të menduarit tim politik”. Sa e mjerë kjo thënie... Sikur mendojnë se ju beso populli..Jo, është plotësisht verbëri e tyre dhe shurdhim i tyre se kush nuk e ha më këtë petull, sado e shijshme që të jetë...
Në krizën politike të vendit, po manifestohet edhe kriza dhe egoja individuale e individit, “politik bërësit”, filluar nga rënia e qeverisë, apo më mirë të themi që në ditën që u formësua kjo qeveri e rënë... Sot subjekti politik është “pronë” e individit, është motorizim me ingranazhet monist të menduarit e që reflekton kinse në zhargonin demokratik...Sa e rëndë, vërtetë e rëndë kjo gjendje... Besohet se po ndryshojnë pronarët e partisë e jo politikat e të menduarit politik. Kjo na jep idenë se në Kosovë ka të formuar ide e “ E kam gjet bosin, apo e lëshoj bosin tim politik me qera”...Oferta e dhënë apo e marrë, kalon në pazarllëk që koston e saj e paguan populli. Popull besoj se ty e di këtë mesele se me këto mesele na mashtruan me vite e vite të tëra....
Ikja nga subjekti politik kërkon arsyen, kërkon racionalen e të vepruarit, kërkon elementet që atakohen me të vërtetën...Kurse kjo në Kosovë është
“Open trade” shit dhe blejë çka të duash...Mirëpo është harruar se mallrat janë po të njëjtat...sepse vetëm kësaj radhe nuk mund të gjykojmë faktorin ndërkombëtarë se na sollën edhe politikanët dhe elektoratin nga jashtë...
Kurse kësaj radhe vetëm që mallrat kanë edhe skadim afati të “politikanit”...sa shumë kemi bërë nga këta...stoqe dhe stoqe të mjaftuara, ekspansion njerëzish...me politikë... A thua kur do mendojmë t’i eksportojmë dika...?!!!
II
Përplasjet brenda subjekteve, retorika e fjalës për arsyetim...
Partitë në Kosovë, janë prona. Jam shumë i sigurt se sikur të fillonte i pari të hidhte në tender për privatizim subjektin - partinë, nuk do gjendej njeri për ta blerë, sepse askush nuk është i krisur nga politikanët të “shes” interesin e vet e askush nuk do guxon për ta blerë sepse “ Me sa mend me u fut kokën në zjarr, apo të shko koka menjëherë..”
Tërë ky marifet ka dy arsye:
E para: Prona dhe pronarët nuk ndërrohen, ndërron vetëm elektorati dhe pazarllëqet me te bëhen
E dyta: Nuk guxon me prek me ide dhe me mendim politik diçka të këtillë sepse sërish do mbetesh larg e më larg fokusit, si njeri, si intelektual, si kreator idesh, kreator mendjesh, kreator programesh...sepse këto në Kosovë nuk po i “duhen” me askujt...
Me një fjalë: Në Kosovë nëse nuk ke parti, apo nuk je pronë e një partie, apo vetë pronari, je njeriu që nuk do i duhesh askujt...
III
Konceptet politike, besueshmëria dhe racionalja në politikë
Askush në Kosovë nuk ka të drejtë të gjykojë mënyrën e lëvizjeve, nuk e gjykoj as unë, por po gjykojmë kësaj radhe konceptin dhe besueshmërinë politike të individit, anëtarit dhe të elektoratit, si terminalin e fundit në procesin e zgjedhjeve.
Njerëzit që lëvizin nga një subjekt politik në tjetrin, nuk janë më shumë se figura, nuk janë më shumë lakmitar, bajraktar, por kanë një të metë sepse politika dhe ata janë larg njëra tjetrës.
Gënjeshtra me e madhe sot në politikën e Kosovës është se të gjitha partitë politike në Kosovë,kinse janë të hapura,kinse janë të dedikuara sferës për integrimin e rinisë në subjektet e tyre,...., gjë që nuk ndodhë kurrë, sepse në këto subjekte shumë shpejtë kuptohet se të duan vetëm votën, e ty kushdo qofsh nuk i duhesh kurrë...
Partitë në Kosovë janë grupe odash, klanesh, lobe, që në orbitën e tyre shikojnë më vëmendje a thua mos po ju “turbullon ujin dikush”
Besueshmëria politike është një term që në Kosovë nuk duhet të përmendet kurrë, sepse kjo as që ekziston fare. Politika dhe politikanët në Kosovë madje shumë pak e thonë këtë gjë, sepse loja bëhet për interesin individual e asnjëherë kolektiv. Besueshmëria si koncept i takon sferës kolektive me arsyetimin se gara dhe fitorja politike vazhdon të jetë term vetëm ditor sa të numërohen votat dhe të shpallen rezultatet kurse në jetën praktike humbet menjëherë...për dallim që qytetari do duhet të i besonte edhe pas kësaj date...
Besueshmëria e brendshme është fatale, e nderë, e lodhur fare, apo nuk ekziston kurrë. Arsyetimi në këtë moment ka të bëjë me të kuptuarit se as politikani, as elektorati, nuk besojnë në asgjë.
Shembulli më i thjeshtë tregon me rastin e lëvizjeve politike të anëtarësisë të gjerë apo atyre “elitar”..
1. A janë të garë të gjithë kandidatët që kanë qenë deri më tani deputet të Kuvendit të Kosovës?
Përgjigja është e thjeshtë. Po. Dallojnë vetëm nga cili krah politik garojnë. A thua vallë ju bie në mend të kërkojnë falje atyre që i kanë votuar për të qenë deputet, duke ju kërkuar faljen “morale”: Më falni që vota e juaja më dha dritë në karrierën time politike
2. Cilin nga këta politikanë e kemi dëgjuar se largohen në mënyrë grupore nga lëmshi politik i Kosovës, sepse të bërat e tyre, nuk janë dhe nuk kanë qenë asnjëherë produktive
Përgjigja është më se e thjeshtë. Për të qenë realist, nuk ka grupe të këtilla por vetëm ca individë që u sollën në këtë mënyrë, madje jo nga pjesa morale politike por kur panë në fund se nuk janë sistemuar në asnjë formacion politik as në parti e as në garën për zgjedhje....
3. Sa ju besohet politikanëve të stilit “ Pjata fluturuese” që nesër në Kuvendin e Kosovës do janë “të gjithë të pavarur”, sikur po bëhen...?
Lum kryetari i Kuvendit kushdo që të jetë. Do jetë vërtetë “komandant i të gjithë komandantëve”
Kjo nuk do koment. Politika në Kosovë është qesharake, me asnjë formë kulture, me asnjë logjikë e të vepruarit. Nëse nuk do kishte pajtueshmëri grupi politik dhe politikani në cilën do hapësirë që veprojnë dhe atakohen, ata do e braktisnin njëri tjetrin.
Pse asnjë deputet nuk e la ulësen fare në parlament dhe as një orë të mos jetë i pavarur, sepse ashtu nuk shkuan aty por përmes subjektit politik...?
A më falni ju lexues se paskam harruar se këta po marrin paga aty.. A nuk është ky interes?
Sa fatale dhe e tmerrshme është kur thonë: “Jam zëri i popullit”....Zot shpëto o popullin o ....
Demokracia e përgjegjshme në botën moderne, jep shumë herë edhe këso shembujsh kur deputeti, kryetari i një subjekti, lënë çdo gjë nga karriera e politikës, çdo ofertë vetëm e vetëm të janë personalitete të besueshme dhe me autoritet e me ndikim, pa ndryshuar asnjëherë nga vetja :
bindjen, qëndrimin, besimin, programin dhe idealin për të cilin jeta i ka bërë të luftojnë gjatë gjithë kohës...
Kështu mos harroni janë njerëzit e sakrificës për çështje madhore, që janë të aftë për qëndrime dhe programe të tyre të bëjnë edhe revolucion qoftë atë : ushtarak apo edhe atë të bardhë...e paqësor.
Të vetmit njerëz janë këta që do mund të promovojnë demokraci të sigurt, të arsyeshme, të moderuar, të prosperuar dhe të shëndetshme, demokraci që do e këtë lakmi çdo njeri, sepse tendenca për të ndryshuar nuk kërkon as model kështu, as politikan kështu çfarë i kemi ne, e as nuk na kërkon neve të durojmë më kështu....