Mendime
Halit Bogaj: Përkitazi me komentin e z. Pjetër Domgjonit, përkitazi me shkrimin tim ''Rugova dhe Tuxhmani''
E premte, 12.11.2010, 10:58 PM
PËRKITAZI ME KOMENTIN E Z.PJETËR DOMGJONIT PËRKITAZI ME SHKRIMIN TIM’’RUGOVA DHE DOKTOR TUXHMANI’’, I botuar në faqet e ‘’Zemrës shqiptare’’më 08.11.2010
Nga Halit Bogaj
Komentit të Z.Pjetër nuk iu përgjigja me koment ngase doja edhe njëherë që ta sqaroja ecurinë e asaj që e kam shkruar në artikull.
E njoftoj Zotin Pjetër se qëllimi I shkrimit tim të sotëm është se edhe njëherë dua të tregoj më afërisht përkitazi me ato që I kam shkruar në artikullin e mëparshën. Zoti Pjetër vetë e pranon se nuk e ka shikuar emisionin ‘’Pa rrotulla’’ nga Milaim Zeka në të cilin është intervistuar Ali Aliu I cili tregon se në fillim të viteve ’90-ta, bashkë me Dr. Rugovën kishte qenë te Franjo Tuxhmani,I cili, perms gjeneralit të vetë , Martin Shpegell kishte kërkuar që Rugova ta fillonte Luftën në Kosovë, me ç’rast Shpegell/prapë sipas fjalëve të Ali Aliut/, u ishte drejtuar dy musafirëve nga Kosova’’Se shqiptarët frikësohen pak si tepër nga tankset por nuk duhet të frikësohen aq shumë ngase një tanks mund të asgjësohet, qoftë vetëm me një litër benzinë’’!!!.Deklarimi I Ali Aliut ndoshta mund të ketë qenë I rrejshëm , ashtu siç na thotë Pjetri se Tuxhmani kurrë nuk qenka takuar me Rugovën ,por nuk është faji im nëse ka gënjyer profesori ynë universitar.Unë I kam cituar vetëm fjalët e tij të cilat përputhen me ato të Martin Shpegelit të cilat I kam pasë lexuar në një shkrim të revistës’’Zëri javor’’.Kjo nuk është gënjeshtër por një e vërtetë e madhe ngase I kam lexuar vetë.Unë pajtohem plotësisht me Zotin Pjetër se Shpegel më herët do të ketë thënë se’’Kosova është problem serb’’, siç e ka dëgjuar Pjetri me veshët e vetë dhe e ka lexuar edhe ditarin e tij,por mund të jetë se gjenerali kroat I ka ndryshuar fjalët e veta vetëm atëherë kur I ka prishur marrëdhëniet me Tuxhmanin,e nëse është ashtu siç e mbajmë mend ne, vërtet I ka pasë prishur marrëdhëniet me ustashin kroat. Bile bile mund të jetë se në shenjë armiqësie me dr.Rugovën që nuk ka pranuar ta fillojë luftën atëherë kur I ka thënë Tuxhmani, ky I fundit/në shenjë hakmarrjeje/ na e reduktoi emisionin radifonik shqip nga gjysmë ore në 5 minuta.Pra, edhe këtë e mbajmë mend të gjithë.
Gjithashtu dua ta informoj Z.Pjetër se edhe Martin Shpegel disa vjet më vonë do ta ketë parë se Rugova kishte pasur të drejtë që nuk e kishte filluar luftën në atë kohë, ku pajtohemi pjesa dërmuese e popullit tonë, ku bëjmë pjesë edhe z.Pjetër dhe unë.
Të këtij konteksti mbesin edhe intervistat e z.Mesiq/dhënë televiziont RTK,të cilën e kam dëgjuar edhe unë/dhe ajo e Milan Kuqanit I cili /prapë sipas Ali Aliut/ u kishte thënë atyre gjatë takimit që e kishin pasur me të në Lubjanë.