E merkure, 01.05.2024, 02:06 PM (GMT+1)

Mendime

“Bashkimi Shqiptar” bënë “fuqinë Shqiptare”

E marte, 16.11.2010, 10:39 PM


Të nderuar anëtar dhe simpatizues,

 

Shoqëria Bashkimi Shqiptar e themeluar me 30 maj 2010, Satutët dhe tekstët themeluese të së cilës u depozuan në Prefekturë në mesin e Shtatorit dhe e cila u njoh zyrtarisht si person moral me shpalljën në Gazetën Zyrtare të Republikës Franqeze të 30/10/2010 ka për gëzim t'ju njoftoj për hapat e shpejta me të cilët Shoqëria ka arritur planin mjaft ambiciozë gjashtë mujorë duke e tejkaluar atë.

 

Deri më sot, të pakta janë Shoqëritë të cilat janë zhvilluar aqë shpejt dhe kanë arritur të ngren strukturë, të nisin aktivitete dhe të gjejn infrastrukturë në një hark kaq të shkurtër kohorë, ndaj edhe ndajm me ju kënaqësinë  kur shohim se me ç'hapa të shpejt komuniteti Shqiptar në Lion përparon. Këto suksese natyrisht nuk janë të rastit, por rezultat i një reflektimi disa vjeçar dhe një pune të pakursyer.

 

Në Lion një organizim i kësaj përmase është ndërtuar vetëm me Shoqërinë Fan Noli pjesëmarrës të së cilës ishin edhe shumë nga anëtarët tanë në cilësin e anëtarit, nxënësit, veprimtarit(etj). Shoqëria Bashkimi Shqiptar sot  mbledhë veprimtar të rinjë dhe të vjetër të cilët janë bashkuar për ti dhënë një vrull të ri komunitetit Shqiptar në Lion e Evropë duke  synuar bashkëpunimin me të gjitha vullnetët e mira për të mirën e Kombit drejt realizimit të interesit të përgjithshëm dhe mirëqeniës Kombëtare dhe shoqërore për gjeneratat e tanishme dhe të ardhsme.

 

Siç tani e dini të dielën me datën 14/11/2010 nga ora 15h00 do të mbahët në ambientët e Universitetit Ndërkombëtar të Lionit një tribunë mbi arsimin e cila mund të quhët historike për komunitetin Shqiptar të Lionit.

 

Historike, sepse është hera e parë që nga mbyllja e shoqërisë Fan Noli që të mbahët një tribunë mbi këtë temë, e cila është në mendjën e secilit, bisedohët në çdo sallon por nuk ka gjetur më herët zgjidhje nga komuniteti.

 

Historike sepse nuk është vetëm një tribunë llafësh pa të nesërme, por hapja zyrtare e një aktiviteti konkret dhe të menduar e përgaditur mirë, hapja e shkollës shqipe !

Me këtë synim,  Këshilli Ekzekutivë ka përgaditur një staf vullnetarësh të përbërë nga së paku dhjet student anëtar të Shoqërisë me kualifikime të larta (2 deri 5-8 vjet fakultet nga të gjitha specializimët) të cilëve mund ti bashkohën edhe vullnetar të kualifikuar të rinjë.

Vullnetar, të cilët do mbajnë mësim për ti ndihmuar fëmijët tanë të mos harrojnë gjuhën e kulturën e nënës e të shkëlqejnë me gjuhë dhe kulturë Shqipe, njëkohësisht duke pasur sukses në shkollën republikane franceze fal edhe ndihmës për ti kryer detyrat që do vendosët.

 

Ky vrull mirësie, ky vrull vëllazërimi, ky solidaritet, ky  vullnet për ti plotësuar nevojat e komunitetit është në thelb të filozofisë së Shoqërisë; filozofi e cila është reflektuar gjithmon si në komunikata me publikun, si me institucione tjera.

 

Shoqëria ka arritur të organizoj gjithashtu edhe Festën e 28 Nëntorit siç e vendosur nga Kuvendi nismëtar i 30 majit 2010. Kuvend  i cili miratoj Deklaratën Themeluese, propozim-Statutin dhe Deklaratën e Synimëve të Shoqërisë. Siç ishte, gjithashtu, e planifikuar nga "plani i veprimit gjashtëmujor" i prezentuar nga Florin Lata dhe miratuar nga Kuvendi nismëtar, plan veprimi  i cili dukët sikur është tejkaluar sidomos me arritjën e sigurimit të lokalëve komode për të mbajtur në afatgjatë arsimin e rregullt në gjuhën Shqipe.

 

Kryesia e zgjedhur me këtë rast ka arritur brenda një periudhe tre mujore të kryen procedurat me të gjitha dokumentët, të rezervoj lokalët për mbajtjën e rregullt të mësimit në gjuhën Shqipe dhe për festimin e 28 nëntorit.

Prandaj le t’ju falenderojm dhe t’ju urojm të gjithë për këtë sukses të përbashkët i cili u mundësua fal punës së pakursyer dhe sakrificave të panumërta të anëtarëve.

 

Shoqëria gjithashtu ka arritur të krijoi besim të madhë nga komuniteti Shqiptar në Lion dhe Evropë, besim i cili çdo ditë shkon e rritët. Ky besim matët me shkëmbimët e shumta vëllazërore me Shoqëritë dhe komunitetët tjera Shqiptare në Evropë e Atdhe por edhe me mesazhët e shumta mbështetëse që marrim. Por mbi të gjitha, më shumë se çdo aludim i thatë, këtë e dëshmon pagesa e rregullt e anëtarësisë nga mbi  40 anëtar për tani më shumë se tetë muaj dhe bashkimi i rregullt i anëtarëve dhe kuadrove të rinjë Shoqërisë.  Një vrull i tillë sigurisht se nuk është parë në Lion që nga rënja e Shoqërisë mëmë Fan Noli dhe ndoshta në pak komunitete ndodhë aktualisht.

Vrullë i cili arsyetohët me seriozitetin e punës, me të mirat që krijohën për komunitetin por edhe me një organizim profesional dhe shumë transparent përballë anëtarëve. Transparencë e cila shoqërohët edhe me një efikacitet të jashtëzakonshëm në menaxhimin e burimëve njerëzore, logjistike, financiare (etj) të Shoqërisë: në kuptimin se me shumë pak mundime për anëtarët fal menaxhimit dhe ndarjës së mirë të punës dhe me shpenzime financiare shumë të ulëta (ca dhjetëra euro që nga marsi) koordinimi  i anëtarëve të bashkuar në Shoqëri ka arritur të krijojë shumë të mira për komunitetin fal kualifimit të mirë dhe orientimit adekuatë të anëtarëve dhe kuadrove drejt punëve në të cilat janë më të specializuar.

 Shoqëria ka aspirata dhe objektiva që mund të dukeshin të vështira për tu arritur, të cilat janë vendosur shkurtimisht në “Deklaratën themeluese” dhe “Deklaratën e synimëve” të Shoqërisë. Synime të cilat u shpallën në një kontekst shumë pesimistë për organizimin Shqiptar si në Lion edhe në komunitete tjera. Por sigurisht, se suksesët e arritura ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë, shpresë e cila nuk duhët të jetë euforike e as e shëndruar në fjalime të mëdha boshë.

 Pra, le të vazhdojm të veprojm sikur vepruam deri tani : me shumë punë, me shumë pragmatizëm dhe realizëm duke shëndruar në suksese gjithmon edhe më të larta për komunitetin Shqiptar synimët dhe punën e Shoqërisë.

Shoqëria do vazhdoj të jetë e hapur për çdo vullnet të mirë, për çdo dashamirës të komunitetit Shqiptar i cili dëshiron forcimin e faktorit Shqiptar, forcim i cili qon, domosdoshmërisht, në përforcimin e çdo individi Shqiptar. Koordinimi dhe shkëmbimi i aftësive individuale brenda një institucioni të bazuar mbi një “kontratë shoqërore” është sot më shumë se kurrë i nevojshëm për t’ju përgjigjur nevojave individuale të secilit, ndryshe e thënë “bashkimi shqiptar” bën “fuqinë shqiptare”.

Shoqëria ndër synimët e saj kishte edhe bashkëpunimin me elementët individuale apo institucionët përparimtare dashamirëse ndaj komunitetit Shqiptar brenda komunitetit francezë.

Regjistrimi nga Prefektura e Republikës franceze dhe klasifikimi i Shoqërisë në gazetën zyrtare si organizatë “në mbrotje të drejtave themelore njerëzore” (défense des droits fondamentaux), “aktivitete qytetare” (activité civique), “mbrojtje e drejtave të personave të huaj ose të imigrantëve, të personave refugjate” (Défense de droits de personnes étrangères ou immigrées, de personnes réfugiées) tregon besimin në Shoqërinë dhe legalitetin e plotë të aktivitetëve të Shoqërisë Bashkimi Shqiptar përballë institucionëve publike në Lion.

Për më shumë besimi i administratorve të fakultetit ndërkombëtar të Lionit tregon imazhin serioz që ka fituar Shoqëria përballë institucionëve më të larta publike dhe private franceze dhe gatishmërinë e institucionëve më të larta arsimore të mbështesin nismën e ndriçuar të Shoqërisë.

Sot më shumë se kurrë Shoqëria ka nevoj për të gjithë dhe është e gatshme ti bënë një vend kontributit të secilit.

Një nga objektivave të semestrit të ardhshëm do jet sigurisht edhje krijimi i një grupi të ndërmarrësve shqiptar dhe zgjerimi i lidhjëve me ndërmarrës dhe kuadro franqeze përmes një grupi të ndërmarrësve Shqiptar të Shoqërisë.

Besojmë edhe në krijimin e një shërbimi -nevojë e shprehur nga vetë ndërmarrësit- që të ketë bashkëpunim ndërmjet ndërmarrësve dhe kuadrove të ndryshëm Shqiptar që ata të plotësojnë nevojat e tyre reciproke fal një grupi përbrenda shoqërisë, i cili do ndihmonte ndërmarrësit tanë të përforcojnë organizimin, promovimin apo edhe komunikimin e tyre me institucione private dhe publike.

Ky model i bashkimit të vullnetëve të lira individuale për të realizuar interesin e përgjithshëm dhe individual të faktorit Shqiptar sigurisht se ka dëshmuar efikacitetin e tij. Duke besuar se do jeni pjesëmarrës edhe në iniciativat e ardhshme solidare Shqiptare duke dhënë kontributin tuaj forcimit të faktorit Shqiptar, forcimit të vetës suaj.

 

Të nderuar bashkatdhetar,

 

Kemi të gjithë fatin e madhë të kemi marrë pjesë në ngritjën e kësaj drite lirie, e kësaj hapësire bashkimi e bashkëpunimi Shqiptar.

Fanari ndriçues në të cilin shëndrohët dita ditës Shoqëria do vazhdoj të jep kontributin e tij Rilindjës së Kombit Shqiptar në përgjithësi dhe të komunitetit Shqiptar jashta Atdheut në veçanti.

 Prandaj na leni edhe njëher t'ju përgëzojmë për pjesëmarrjën tuaj kësaj vepër njerëzore dhe kombëtare ndriçuese.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora