E merkure, 01.05.2024, 12:41 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Një Marrëzi tjetër kosovaro-shqiptare-islamike me rastin e vrasjes së Sulltan Muratit

E hene, 15.11.2010, 10:58 PM


Një Marrëzi tjetër kosovaro-shqiptare-islamike me rastin e 621 vjetorit te vrasjes  së Sulltan Muratit I

 

Nga Pirro Prifti, analist

 

Shumëkush historian dhe jo-historian, patriot shqiptar, kosovar apo jo e njehe mirë ngjarjen historike të  betejes së Kosovës më 1389 dhe sipas mediave kosovare  qe sigurisht nuk do te jene pro-shqiptaro-kosovare historia është kështu sipas ëëë.trtalbanian.com:

 

‘’Sulltan Murati I, i cili u hapi dyert turqve drejt Evropës, u përkujtua në 621-vjetorin e rënies dëshmor me një ceremoni organizuar në Kosovë.

 

Ceremonia e 5-të përkujtimore e organizuar nga komuna Osmangazi e Bursës u mbajt në Prishtinë.

 

Beteja e Parë e Kosovës është një pikëkthesë e rëndësishme nga pikëpamja e historisë turke dhe botërore.

 

Ushtria e Perandorisë Osmane e komanduar nga Sulltani Muradi i I-rë korri fitore në luftën e zhvilluar në vitin 1389 me qëllim dhënies fund trazirave në Ballkan.

 

Si rrjedhojë kjo u hapi dyert turqve drejt Evropës.

 

Sulltan Muradi I ra dëshmor duke u goditur në shpinë me hançer nga ana një ushtar serb, i cili iu afrua Sulltanit për ti puthur këmbën gjatë vizitës që sulltani u bënte ushtarëve të plagosur pas betejës.

 

Në kuadër të ceremonisë përkujtimore u bënë vizita në Tyrben e Sulltan Muratit dhe u këndua mevlud.

 

Më vonë në ceremoninë e përbashkët të organizuar nga komunat e binjakëzuara të Obiliqit dhe Osmangazi të Bursës u bë syneti i qindra fëmijëve.

 

Është fshati Mazgit, i Obeliqit, toka ku prehet sulltan Murati, i vrarë në betejën e famshme të Fushë-Kosovës 618 vjet më parë. Tyrbja ose ndërtesa në të cilën është vendosur varri është e rrethuar me varre të personave e që e kanë ruajtur nëpër dekada.

 

Sulltan Murati, komandanti që më 1389 ishte vënë në krye të një ushtrie të madhe e kish ndalur marshimin e tij në fushën e gjërë të Kosovës për të pritur betejën e radhës. Ushtria e udhëhequr nga car Llazari, ishte ajo me të cilën do të ndeshej. Murati, sipas burimeve më të besueshme të historianëve të kohës, llogaritej se kishte një ushtri prej 27-30 mijë vetash, ndërsa Llazari 15-20 mijë. Serbët i kanë marrë të gjitha meritat për vete, por kronikat e hershme osmane të shek. XVI përmendin se shqiptarët ishin gjithashtu pjesëmarrës në ushtrinë e car Llazarit e, po kështu, edhe hungarezët dhe pjesëtarë të etnive të tjera të Ballkanit. Beteja thuhet se ishte shumë e egër. Humbjet ishin të mëdha në të dyja krahët. Të dy komandantët mbetën në fushëbetejë. Njëri i shenjtërua pas pak vitesh, Llazari, ndërsa Muratin duket se e shenjtëroi koha dhe legjendat për vrasjen e tij. Janë kaq të shumta këto legjenda, sa studiuesve, në mungesë të dokumenteve që lipset ta përshkruanin ngjarjen ashtu siç ka ndodhur, u është dashur të hamendësojnë mes fjalësh e faktesh. Sepse të vërtetën e fundit duket se e ka marrë në varr përgjithmonë. Por të gjitha historitë dhe legjendat kanë një pikë të përbashkët. Sulltan Murati ka vdekur nga dora e një ushtari të quajtur Millosh Kobiliqi. Sipas studiuesve ai, heroi, ishte hungarez. Kronikat osmane permendin një ushtar i cili iu afrua Muratit me dredhi ose në sajë të fatit. Disa thonë se ushtari ishte i fshehur mes të plagosurve, i mbuluar në gjak, dhe befas u çua në këmbë e ia nguli thikën sulltanit. Një tjetër thotë se "personi i pafe" ishte lutur që t‘ja puthte dorën, por në vend të saj i kishte ngulur thikën. Por studiuesit mendojnë se turqit nuk e dinin si kish ndodhur realisht vrasja. Ndërsa kronikanët e krishterë japin një tjetër version të ngjarjes. Një kalorës mes 12 të tjerëve që çan turmën dhe sulmi i guximshëm e çon te Murati ku dhe e vret duke e qëlluar me shtizë. Sa për Llazarin, ai u zu rob nga turqit dhe u vra fill pas vrasjes së Muratit. Fitues në këtë betejë ishte ushtria osmane’’.

 

Ja farë thotë një grua sipas gazetës ‘Zemra Shqiptare’  Anife Podgorica, një grua 45-vjeçare. Shtëpia e saj është vetëm disa metra më tej. "Jam lindur e rritur këtu, por shumë rrallë kam ardhur", thotë ajo. A e shikoni këtë varr si diçka të shenjtë? Ngurron të flasë. "Nuk di në është i shenjtë...‘‘ A nuk ka qenë pushtues? - e ndihmoj. "Po thotë ajo, pushtues që na ka lënë 500 vjet mbrapa". Arsyetimi i zakonshëm i shqiptarëve kur flitet për pushtimin osman, që ka qenë dhe më jetëgjati. Por për disa komandanti i ushtrisë turke është një shenjt.

 

Kjo grua e mirë kosovare është më e mençur se disa tru-rrejedhur islamikë të cilët vazhdojnë ti kenë hypur gomarit mbrapsh. Turp për ta.

 

 Dhe keta janë ndonjë grup islamikësh të rinj që lëvdojnë trimëritë e një pushtuesi turk e ku.. këtu në facebook-un shqiptar, në gazeta shqiptare, Në kohën kur Shqipëria dhe Kosova i kanë lënë pas ditët e errta të pushtimit osman dhe komunist, sot kur duke shfrytëzuar hi-tek perëndimor, këta njerëz të marrë dëshërojnë dhe guxojnë të thonë që historia nuk është kështu si shkruhet në historinë zyrtare shqiptarë, biles dhe turke, latinë, e sllave.

 

Dihet qe ne betejen e Kosoves 1389 perveç Car Llazarit serb si komandant I ushtrisë së koalicionit ballaknik kanë marrë pjesë përveç hungarezëve, sllavëve, stratiotëve shqiptarë e grekë, edhe shumë shqiptarë (arbëreshë dhe eiprotas) si Gjergj Ballsha I II, Pal Katrioti (gjyshi I Skenderbeut), Gjergj Muzaka, e thuhet që gjysma e usjtrisë së koalicionit ishte me shqiptarë, midis tyre dhe fisniku. Kosovar Millosh Kobiliqi I cili vrau Sulltan Muratin duke bërë gjoja sikur u dorëzua por pastaj papritur e goditi me thike në zemër dhe në qafë, më 19 qershor 1389. Sot më 14 gusht festohet nga myslimanët kosovarë të cilët I bënë shumë reklamë në të gjitha mediat e shkruara dhe vizive vepra e Sulltan Muratit turk?! E shikoni se me ç’marrëzi po përbaLLET PUBLIKU SHQIPTARO-KOSOVAR SOT Më 2010 KUR Kosova u çlirua e së bashku me Shqipërinë po shohin drejt perëndimit duke mos e kthyer kokën më nga 500vite pushtim turk dhe nga 50 vite komunizëm. E disa individë kujtojnë një Sulltan pushtues dhe pretendojnë të thoën që historia e Shqipërisë dhe e Kosovës është ndryshe. O të marrë. Kthehuni dhe shikoni realitetin mos sfidoni progresin. Kaq mund t’ju them.

 

Shume  gabim qe nderoni e i beni homazhe nje Sulltani qe njihet si pushtuesi i Ballkanit. Nuk duhet te shtremberoni historine o njerz, o miq e vellezer kosovare myslimane. Perse te nderoni Sulltanin? sepse ai pushtoi Kosoven, Shqiperine e Ballkanin e sepse prej turqve ne vuajtem 500 vjet e deri as sot e kesaj dite mezi i beme te lire e po integrohemi drejt Europes. O myslimane te mire kosovare, mos krijoni histori ndryshe nga ajo qe ka ndodhur, mos nderoni pushtues vetem e vetem se jane myslmiane, mos beni synet spara nje vrasesi turk. Pak shqiptare myslimane, ka qe kane dhene jeten ndaj Atdheut? Mos beni marrezira vetem e vetem sepse doni te krijoni histori ndryshe nga ajo qe eshte shkruar. Nuk ju jep nder dhe identitet islamizmi, por shqiptarizmi. Kosova dhe Shqiperias njiehn si bij te Gjergj Katriotit-Skenderbeut. Nese do te ishim vetem myslimane vetem nuk do te kishim fare shtet.

 

Se fundmi. Mos sfidoni ata qe ju cliruan. Nderoni njerezit tuaj e jo te huajt.

 

Vetem nje mundesi ka. nese jeni me origjine turke atehere eshte problem tjeter.

 

Ja çfarë thotë Olsi Jazexhi për këtë problem:

Olsi Jazexhi: Piro vella. Ne jemi pasardhesit e Hamza Kastriotit, Esat Pashe Toptanit, Musa Qazimit dhe Haxhi Qamilit my frined. Jemi kunder kaurit Gjorgj Kastriota Skenderbe. Jemi me pushtuesin turk vella Piro, kunder kaureve te Gjorgjit. Beji ndonje leter Bamir Topit dhe kerkoji qe te na damkose si tradhetare. selam aleikum

Olsi Jazexhi: lufta e Kosoves eshte lufte e jona kunder kaureve. Ne ishim ne krah te sulltanit. Ju kauret ne krah te shqahut. ne fituam luften dhe sunduam per 500 vjet. i bem golin serbeve.

 

Ja dhe nje përgjigje e z. Lekë Pepaj këtyre islamikëve të rinj që mohojnë Shqipërinë:

 

"Ne te gjith kyte konfuzion te mos njohjes se vertetes historike nga Juve!. Perseri  Une Juve Mohuesve dhe denigruesve te cdo gjeje Shqiptare (Kombetare pamvarsisht besimit) Ju pershendes !!. Pse Ju pershendes !?. Sepse   e thate acik  se jeni  ata qe jeni dhe pse jeni e cfar ju shtyne te jeni !?.(Kyt te fundit ndoshta jo te gjithen?.Ana finaciare mbetet enigem peshon ma shume apo ma pake se vetebindja ne ate qe predikohet ne mohimin e vetvetes nga Ne Shqiptaret!!.)  Simbas Juve pakices absolute perfajqesues te mohimit dhe denigrimit Tone, qe besoj kaq me kambengulje dhe haptas pa doreza as vete Turqit  Armiqt ma te medhenj ne historin ton, ne faza te caktuara te pauzave disa vjecare te paksimit te dhunes se skajshme gjate atij pushtim te kobshem e tejzgjatur pothuaj 5  shekullor mundoheshin te dukeshin ndryshe ne varsi te baticave dhe zbaticave ne perplasje me fuqit e kohes e rezistencen e brendshme Tonen?.Pergjegjen sa ka ndikuar feja (e Sudhtan Muratit ) Muslimanizmi  per te ruajtur Identitetin Nacional ?. Pergjegjen e marim nga popullsia e Sanxhakut dhe e rrethinave te Nishit ,qe ishte pothuj 100% Shqiptar deri me 1878  kur Kryekalifi dora vete Sudhtani nga Shen Stefani filloi nga kurbani i tokave te Shqiptarve!?. Sa Shqiptare ndihen sot keta Musliman dhe sa e flasin gjuhen e te parve besoj e dini!?. Arvanitasit ne Greqi me gjithse Ortodoks  kane ruajtur Gjuhen dhe zakonet ndersa Arberesht ne Itali kane ruajtur Gjuhen besimin e kan dhane kontribut te medha ne rilindjen Kombetare ,s'bashku me Arvanitsit. Megjithse Musliman  miljona Shqiptar ne Turqi sa Shqiptr ndihen sot?. E sa ju ka ardh ne ndihme "Mikja" Turki te mos treten si kripa ne uij apo kjo nuk perben shqetsim  kur asimilohen nga nje Shtet me besim Muslima!!??. F.konica reflektoj  ne thedhsi te historis  e dha me vepra e jo me fjale kahun e levizjes!!?.Ai  ka shume  thanje  e vlersime te  tjera per pushtuesit dhe terrin  qe na lan!. Ndersa  M.Krasniqi  si  shume prej Nesh qe ju na shpadhni armiq duke menduar  e vepruar ne afrim  te pandalshem ne mes nesh qe  besimi  ndryshe ne Zot te mos na ndaj shprehet keshtu !. Ai  e din mjaft mir se cila esht e Vereteta  deshmi e kesaj jeni edhe Ju qe edhe pse 100  vjet mbas shporrjes se Turqve PUSHTUES  e Mizor  beni me zedh te madh  ate pune ,qe veshtir nga shume Shqiptar te besohet se Juve kini gja te perbashket me ta ,ndoshta me Turko -Arabet po !. Juve na cfaqeni si Komunistet  Internacional  per Ju nuk ka randesi  Kombesia  ,ne rende te pare besimi !. Per Ne  rend te par Atdheu ne rend te dyt e me radhe besimi !.Une nuk ju kam armiq sepse besoni ne Muhametin, Une Ju kundershtoj se mohoni Vetvetin  ne qoftese jeni Shqiptar e nuke jeni mbeturina te pushtuesit  500 vjecar qe aty ketu kane mbete deri edhe me Komunitete pakice si ne Prizren e pika pika ne  shume pjese te Shqiperis Natyrale nese jeni te tille ju lumte  se ju thrret gjaku i  te parve per te realizuar andrren e stergjysherve e babadhrve tuaj Turq !.Na e thoni  hapur jeni Shqiptar apo Turko- Arab!?. "

 

 Së fundmi problemi qëndron sepse këta të ashtuquajtur shqiptarë po dëmtojnë imazhin e shoqërisë sonë e duke mos qënë të mirëarsimuar po japin vlera negative ndaj BE, intëgrimit, sepse përdorin vlerat e hi-tek perëndimor, hanë bukë me ne, sfidojnë ndërkombëtarët dhe tallen me historinë e Shqipërisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora