E marte, 30.04.2024, 11:59 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Forumi Pan-Shqiptar i nevojshëm për shpejtimin e Integrimit dhe Çështjen shqiptare

E diele, 14.11.2010, 08:58 PM


Forumi Pan-Shqiptar i nevojshëm për shpejtimin e  Integrimit dhe Çështjen shqiptare

 

Nga Pirro Prifti, analist

 

Nuk është  hera e parë që në momente të caktuar shqiptarët  qiftë të shtetit mëmë qoftë diaspora duhet të konsultohen për problemet e rëndësishme të këtij mijëvjeçari të ri: praoblemin e Integrimit pan-shqiptar pra të shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit duke  theksuar disa konsiderata të që nuk janë vlerësuar siçduhet nga partitë politike shqiptare në përgjithësi: me gjithatë në të njëjtën `urë ` qëndrojnë dhe partitë politike shqiptare jashtë vëndit tonë sin ë Kosovë dhe Maqedoni.

 

 Problemet janë serioze dhe të para në këndvështrimin e integrimit në BE të të gjithë shqiptarëve nuk është e mjfatueshme  të marrin pjesë vetëm politikëanët shqiptarë  qoftë këta brënda qoftë ata jashtë kufijve shtëtërorë.

 

 Argumenti që parashtroj për aktivizimin e çështjes së krijimit të një Forumi Pan-Shqiptar për integrim qëndron në tejkalimin e disa faktorëve negativë të cilët po nënvlerësojnë dhe po pengojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve brënda dhe jashtë vëndit.  Këta faktorë negative që po çfaqen si dhe disa të ttjerë po ri-çfaqen po i rreshtoj më poshtë:

 

-         Formimi i partive politike në Shqipëri u bë me urdhër të  drejtuesve të PPSH, dhe si të tilla këto parti gjatë këtyre 20 viteve nuk kanë qënë në lartësinë e duhur për të rivlerësuar faktorin shqiptar brënda dhe jashtë vëndit duke i vënë në vënd qoftë të drejtat dhe liritë e njeriut  qoftë në ngritjen e zërit sa herë që duhet në KE dhe në SHBA (qoftë se asnjë nga  njerëzit e përfshirë në politikën e drejtuar nuk kishte asnjë opozitar të vërtetë përveç P.Arbnorit); megjithatë dy partitë kryesore në momentëe të caktuara kanë vepruar ashtu siç duhet por në momente të caktuara, qoftë nga mungesa e eksperiencës qoftë nga mentaliteti ish-komunist e kanë destabilizuar vëndin në dy-tre raste ( 1992 dhe 1997 dhe 1998);

 

-         Prania e spektrit të ri politik shqiptar (ka shkaktuar përveç anëve positive) edhe probleme negative sidomosnë përfaqësimin e elektoratit shqiptar gjatë gjithë këtyre viteve, me njerëz jo-profesionistë dhe jo-të aftë;

 

-         Prania e fenomeneve të tilla me acarimin politik brënda spektirit politik shqiptar të cilat shqetësonin vëndin njëkohësisht me ngritjen e tensionenve ndërkombëtare me fqinjët ( problemet në Kosove, transporti I naftës në vitet1993-1995, 1997, vrasja e A.Hajdarit, problemet e korrupsionit 2001-2005, Gërdeci, etj, etj,),

 

-         Mungesa e koordinimit mbarë-shqiptar për problemet pan-shqiptare dhe lënia në dorë te elementëve jo përfqësues të Shqipërisë dhe të jot e zgjedhur,

 

-         Prishja e standarteve dhe mos venia ne drejtim e teknokrateve ka shkaktuar vështirësi ekonomiko-sociale ne përparimin e Shqipërisë dhe zgjatjen e tranzicionit,

 

-         Largimi I një numri popullate të madh nga Shqipëria dhe për më tepër vazhdimi I largimit të njerëzve tregon se Shqipëria krahas përparimeve të mëdha që ka bërë ngelet ende një vënd në zhvillim I sipër me plot probleme,

 

-         Prania e një lufte të vazhduar politike të krijon idenë se në Shqipëri ende nuk janë  zgjidhur shumë probleme sociale qftë që nga koha e diktaturës së proletaritatit, qoftë nga ri-shpëndarja e pasurisë shtetërore gjë që ka lënë shumë njerëz të pakënaqur, dhe ka çuar poullatën nëpër gjyqe (gjë që të kujton sikur po vazhdojnë porositë e R.Alisë ne Pleniumin e fundit në të cilën tha afërsisht.`. pasurinë shtetërore do ta marrin ne, të tjerët le të harxhojnë kohën me gjyqe…`)

 

-         Mos-zgjidhja dhe vonesa në zgjidhje  (qoftë nga pa-aftësia qoftë dhe nga mosdashja e qëllimtë në disa raste) detyrave kryesore të lëna nga KE  si: rregjistrimi i rregullt popullatës dhe inventarizimi i pasurisë të patundshme, realizimi I standarteve baze (si kriteret e futjes ne pune p.sh,),

 

-         Problemet e rënda që dalin gjithmonë pas-zgjedhjeve kryesisht në numurim megjithë përmirësimet, tregon se  në ligjet për zgjedhjet duhen future elektronika në numurim.

 

Gjëndje të tilla social-politike edhe në momentet kur janë të stabilizuara si në filimet e viteve 2005-2010, gjithmonë destabilizohen qoftë nga faktori I jashtëm fqinjë I cili vepron në një mënyrë që nuk vërtetohet dot, por kryesisht nga individë të cilet   kanë shitur shpirtin e tyre për para dhe nuk ndalen para asgjëje për të arritur qëllimin, qoftë dhe me dëmtimin e imazhit të Shqipëriëse brënda dhe jashtë vënditr. Shëmbuj të tillë kapatur dhe në të kaluarën si p.sh, A.Zogu I cili përdori pozitën e tij për të bërë dhurata të tokës fqinjve (dhe njerëz të tillë ka patur dhe ka dhe pas asaj periudhe).

 

 Gjëndja në Shqipëri krahas përparimeve të dukshme dhe projekteve shumë të mira për kalimin e Shqipërisë në një vënd të përparuar (energjitika, rrugët, rritja e rrogave), nuk ka kaluar pa tronditje të mëdha ekonomiko-financiare dhe deri diku sociale për shkak të mungesës së mos zbatimit të porosive të BE për standartet (pra për shkak të mos-vënies së teknokratëve në krye të vëndit (egzekutiv dhe vendor): gjë që këto tronditje kanë ashpërsuar luftën e pa principtë midis maxhorancës dhe opozitës. Në këtë ashpërsim ka luajtur rol të madh prania në këto parti politike e militantëve dhe e personave jo-teknokratë (në të dy partitë kryesore) por dhe mos largimi nga partia socialiste e individëve të PPSH, dhe aq më keq e pranimit të deputetëve të rinj të bijve dhe të kushurinjve të ish-anëtarëve të KQPPSH dhe të Byrosë Politike gjë që tregon se nuk është rastësi.

 

 Në analizë të gjëndjes së Shqipërisë nuk mund të mos përmëndet mungesa e stabilitetit çdo  9-12 vjet që nga formimi I shtetit shqiptar gjë që të jep përshtypjen se ka faktorë të brëndëshëm që nuk e duan stabilitetin e Shqipërisë pa përmëndur faktorët e jashtëm të cilat jo vetëm kanë qënë, janë dhe do të jenë të pranishëm por dhe ndikojnë negativisht nëpërmjet strategjive të tyre të qarta.

 

 Formimi i një Forumi Pan-Shqiptar për integrimin sa më të shpejtë të Sqipërisë në BE  dhe të çështjes shqiptare për liritë dhe të drejtat e njeriut në disaporë dhe tek emigracioni i fundit i shqiptarëve në Europë e gjetkë, mendoj se është një zgjidhje e drejtë duke parë se:

 

-         Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk po luan ndonjë rol në argumentimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare me fakte e shifra (siç ka thënë Gëte: `numrat nuk drejtojnë shtetet, por pa numra nuk drejtohet shteti),

 

-         Politika gjatë këtyre 20 viteve nuk ka treguar gjë tjetër përveçse ka nxjerrë me shumicë,  ka inkorporuar politikanë të korruptuar, të pa-aftë dhe pa moral,

 

-         Njerëzit  e promovuar nga politika dhe nga media e shkruar dhe ajo Televizive+Radio në shumë raste kanë qënë, janë dhe po mbeten individë të cilët e kanë blerë vëndin me para sesa me merita për të folur për probleme të veçanta. Po vërehet se në disa raste teknokratët gjithmonë kanë bërë diferencën në shtrimin dhe zgjidhjen e çështjeve disa herë shumë të rëndësishme për vëndin, kurse njerëzit e media e kanë bunkerizuar median vetëm me dy-tre fytyra analistësh dhe me disa miss-e e këngëtare apo politikanw të rekomanduar,  duke mbytur fjalën e lirë, dhe problemet që kërkohen të zgjidhen,

 

-         Ceshtja shqiptare ka ngelur për në `kalendat greke` megjithë dëshirën e mirë të SHBA dhe të BE; megjithatë asnjëherë dhe në asnjë rast në parlamentin europian nuk është folur për: një kërkesë faljeje nga ana e Sërbisë ndaj Kosovës, ose p.sh, për ceshtjen came, ose për të ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë të cilët janë të shpërndarë si zogjtë e korbit qoftë nga partitë e shumta shqiptare në Maqedoni (në vënd që tu propozohej një), ose pwr tw ndihmuar 1.5 milion emigrantwt  me rrugw shtetwrore,

 

Këto probleme mesa duket nuk mund të shtrohen mw vetëm nga politika e politikanët të cila vetëm i kanë nxjerrë probleme Shqipërisë se sa kanë zgjidhur, sepse jo vetëm nuk janë zgjedhur siç duhet nga populli, por kanë dalë mbi  teknokratët duke shkatërruar çdo reformë ekonomiko-sociale me neglizhencën e tyre, me korrupsionin e tyre, me prishjen e çdo standarti (që në BE nuk preken nga politikanët).

 

Le të shpresojmë që ky Forum Pan-Shqiptar të zërë vënd në rradhë të parë tek inteligjencia shqiptare, tek teknokratët dhe meritokratët (e jo ata që vetëlavdërohen në Tv me që kanë rastin), nga politikanët e pa përfshirë në të kaluarën dhe jot ë korruptuar, si dhe nga shoqëria civile (që përfshin inteligjencën dhe masat)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora